• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

10 gjërat që fëmijët kujtojnë gjithmonë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Në këtë artikull do të njiheni me një listë të thjeshtë kujtimesh që mund të krijoni për fëmijën tuaj

femije-4Të gjithë ne mbajmë në zemrën tonë kujtime të bukura dhe emocionuese nga fëmijëria jonë. Por si t’ia bëjmë që edhe në kujtesën e fëmijëve tanë të krijohet një thesar i çmuar kujtimesh të ëmbla të lidhura me fëmijërinë?! Më poshtë do të njiheni me një listë prej 10 momentesh me të vërtetë unike që fëmijët tanë mund t’i kujtojnë përgjithmonë.





Lexoni së bashku me fëmijët

Momenti që ju i lexoni një përrallë fëmijës tuaj është magjik, që lë ndjesi të pëlqyeshme dhe krijon kujtime të pashlyeshme. Nuk ka rëndësi se sa vjeç është fëmija, pasi libra ka për të gjitha moshat.
Dëgjojini fëmijët

Ritmet e përditshme janë të “çmendura” dhe shpesh duket se nuk ka kohë për të dëgjuar fëmijët. Por në të vërtetë, mjafton qoftë edhe një minutë për t’u bërë të qartë fëmijëve se po i dëgjojmë me të vërtetë. Shpesh për ta është e rëndësishme të kenë sigurinë se jemi të gatshëm për t’i dëgjuar. Kështu që duhet të filloni të pushoni së thëni: “prit pak”.

Përqafohuni shpesh

Të gjithë fëmijët e çdo moshe kanë nevojë për një përqafim dhe kur të rriten mund t’u themi pa problem se jemi ne ata të cilët kemi nevojë për një përqafim. Përqafimi është siguri, mbrojtje, dashuri, lumturi.

Krijoni tradita familjare

Krijimi i këtyre lloj traditave është një praktikë e veçantë për t’u lënë fëmijëve kujtime të bukura nga fëmijëria e tyre. Për shembull, mbrëmjen e së premtes mund t’ia kushtoni shikimit të një filmi të gjithë së bashku, për të ndarë një rast të veçantë që përsëritet çdo javë.

Hani familjarisht

Të darkoni të gjithë së bashku, apo të hani mëngjes ose drekë është njëlloj. ثshtë e rëndësishme që të krijohet një zakon e që më pas të kthehet në një traditë familjare, në një moment “shkëmbimi” të rëndësishëm ku televizori të qëndrojë i fikur dhe bisedat e ndezura.

Bëjini të ndihen të veçantë

Mos harroni asnjëherë që t’i thoni fëmijës se sa i veçantë është, në çdo moshë. Cila është dhurata më e çmueshme për fëmijët tanë? Të rriten në një mënyrë të tillë që të thonë: “Në familjen time kemi qenë të preferuarit”.

Festoni arritjet

Edhe në këtë rast, çdo fëmijë është unik dhe ata duhet të mbështeten pa marrë parasysh cilësinë e talentit të tyre personal. Një fëmijë mund të dijë të vizatojë, tjetri të luajë me top, por të gjithë kanë nevojë për t’u mbështetur dhe duartrokitur nga prindërit. Me pak fjalë, ju duhet të besoni gjithmonë dhe duhet t’u tregoni atyre se jeni krenar për ta.

Luani me ta

Fëmijët luajnë gjatë gjithë ditës. Për ta të luash do të thotë të rritesh. Pra t’u sigurosh atyre një ambient ku mund të luajnë dhe të argëtohen është e rëndësishme. اdo aktivitet që i argëton fëmijët duhet të mirëpritet nga ju, sepse kur të rriten ata do të kenë mundësi të thonë se në familje kishte shumë argëtim ku të gjithë bëheshin bashkë për të luajtur një lojë.

Kujtojuni momentet më të rëndësishme

Një garë sportive, por edhe ditëlindjet, provat, apo mbledhjet shkollore janë momente të veçanta që mbahen mend. Këto janë momente që ju duhet t’u jepni rëndësi, mbështetje dhe dashuri në mënyrë që fëmijët të rriten duke thënë: “Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë pranë meje”.

Jepuni sa më shumë dashuri fëmijëve

Duket e lehtë dhe në fakt është. Por duhet të kujtoni se nuk duhet të thoni se e doni dikë dhe më pas ta injoroni dhe ta lini pas dore. Kur dikush duhet me zemër, gjithçka keni ndërtuar nuk duhet ta shkatërroni, sepse dashuria është e bërë nga dashuria.



Momenti që ju i lexoni një përrallë fëmijës tuaj është magjik, që lë ndjesi të pëlqyeshme dhe krijon kujtime të pashlyeshme
Ritmet e përditshme janë të “çmendura” dhe shpesh duket se nuk ka kohë për të dëgjuar fëmijët. Por në të vërtetë, mjafton qoftë edhe një minutë për t’u bërë të qartë fëmijëve se po i dëgjojmë me të vërtetë
Këto janë momente që ju duhet t’u jepni rëndësi, mbështetje dhe dashuri në mënyrë që fëmijët të rriten duke thënë: “Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë pranë meje”
g.shqip
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: 10 gjërat që fëmijët kujtojnë gjithmonë

Sa i bukur ky artikulli... dhe une ne familje i kam pas shumicen e ketyre dhe vertet qe i mbaj mend.. psh:
Babin e kujtoj gjithmone si personin qe kam perqafuar me shume qe femije e deri me tani..
Ndersa mamin si personi qe ka qene prezente gjate gjithe arritjeve te mia, ska lene rast ma me shoqeruar...
E si familje me kujtohen zakonet qe kishim krijuar dhe ca rregulla, nder to dhe ngrenia te gjithe se bashku sidomos darken...
 

Aver

VIP
Titulli: 10 gjërat që fëmijët kujtojnë gjithmonë

Ne nje familje te shendoshe te gjitha keto ndodhin natyrshem.
 

Endrra

VIP
Staf në FV.AL
Titulli: 10 gjërat që fëmijët kujtojnë gjithmonë

Ahaha te jene te vecante thote lol

Edhe une i them djalit: ti je djali me i mire qe ka Mami , ai pergjigjet: natyrisht, se ske tjeter :)
 
Top