10 gjërat që ndryshojnë tek çdokush nga ne, kur humbasim prindërit

Të gjithë e dimë se vdekja është një proces natyral dhe pjesë e pashmangshme e jetës, por dhe pse e dimëkëtë fakt, prapë humbja e një prindi, nuk është e lehtë për t’u përballuar. Është e vështirë të mësosh tëjetosh pa ta, si në rastet kur kanë ndërruar jetë të moshuar, si kur kanë vdekur të rinj.

Sido të jetë marrëdhënia e ndërtuar me prindërit, humbja e tyre lë një dhimbje të madhe përbrenda. Nëse ke humbur njërin prind së fundmi, dije se zemrat tona janë me ty dhe të urojmë shumë forcë për të ecur përpara. Mos u acaro me veten tënde. Është në rregull të ndjesh inat përbrenda për çfarë ndodhi, por asnjëherë mos u inatos me veten.
Ja çfarë ndodh me ne, kur humbasim ndonjë prej prindërve tanë.

1. Ndiejmë ankth dhe depresion.
Çdo gjë e rutinës së përditshme na duket e kotë pas humbjes së një prindi. Edhe gjërat e vogla na sjellin në mëndje një sërë kujtimesh të lidhura me babanë ose mamanë e humbur. Ndonjëherë ndjen sikur ke bërëgjëra të gabuara, ose sikur vendimet e tua po i largojnë të tjerët nga jeta jote. Kërkimet tregojnë se humbja e një prindi të bën më të prirur të vuash nga ankthi, depresioni dhe abuzimi me substancat.

2. Ndjen inat brenda vetes.
Ndjesia e inatit mund të shkaktojë ndryshime fizike. Mund të duket e çuditshme, por trupi sëmuret fizikisht nga ndjesia e inatit prej humbjes së njërit prej prindërve. Kjo për shkak se në kushtet e stresit, bie shumë imuniteti i trupit duke na bërë më të prirur të sëmuremi fizikisht. Është vënë re se meshkujt janëmë të predispozuar ndaj ndryshimeve të tilla, krahasuar me femrat. Mundohu gjithmonë të kujdesesh për veten.

3. Acarohesh kur të tjerët ankohen për prindërit e tyre.
Shumë njerëz ankohen për prindërit e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata nuk i duan mjaftueshëm. Mirëpo ankesa të tilla të acarojnë kur vetë nuk e ke njërin prind, pasi të duken si padrejtësi të bëra ndaj tyre. Ështënormale të ndihesh kështu, apo të ndihesh xheloz që të tjerët i kanë prindërit dhe mund të ankohen për ta. Edhe ti dëshiron t’i kishe dhe të mund të ankoheshe në po të njëjtën mënyrë.

4. Mëson të jetosh me trishtimin.
Asnjëherë nuk mund të mësohet plotësisht se si është të jetosh pa njërin prind. Vetëm se një ditë të caktuar mëson ta pranosh faktin se ata nuk janë më. Do të kalosh ditë të mira dhe ditë të këqija, por do tëvazhdosh përpara. Nëse dhimbja nuk kalon dhe fillon të ndërhyjë në aktivitetin tënd të përditshëm, mundohu të kërkosh edhe ndihmë mjekësore apo psikologjike.

5. Festat nuk janë të njëjtat.
Shumica e festive dhe mënyra se si ato festohen, janë krijuar nga prindërit tanë. Këto tradita vazhdojnë tërespektohen edhe sot. Festat e para që do të kalosh pa prindërit mund të të duken ndryshe. Do të ndihesh i vetmuar, i mërzitur, ose do të mundohesh të evitosh disa tradita që ta kujtojnë prindin tënd më tepër. Por me kohën do të mësosh se si t’i japësh kuptim festave përsëri, edhe pse nuk do të ndihen po njësoj.

6. I fal ata.
Si fëmijë, prindërit të duken të pamposhtur. Të duket sikur ata dinë gjithçka, sikur mund të ndreqin gjithçka dhe se janë heronjtë e jetës sonë. Por me kalimin e viteve, fillojmë t’i shohim si njerëz normalë, si vetja. Ata kanë të meta dhe bëjnë gabime. Nuk janë perfektë. Por me humbjen e tyre, fillon dhe i pranon më lehtë të metat dhe ia fal gabimet që mund të kenë bërë, por që ty mund të kenë shkaktuar dhimbje.

7. Emocionet që ndjen janë të komplikuara.
Nuk ndihesh thjesht i mërzitur, ndihesh i acaruar. Ndjen nga pak për çdo gjë. Mund të ndihesh fajtor, ose i frikësuar. Është normale të kesh brenda vetes ndjenja negative. Kjo është pjesë e procesit të shërimit. Ndjeji ndjenjat e tua, cilatdo qofshin ato.

8. Marrëdhënia me vëllezërit apo motrat e tua ndryshon.
Nëse ke qenë apo jo i afërt me vëllezërit apo motrat përpara ndarjes nga jeta të prindit tënd, nuk ka rëndësi. Humbja e një prindi përgjithësisht i bashkon më tepër njerëzit, edhe ata që kanë pasur prej kohësh inate me njëri tjetrin. Kjo sepse askush nuk arrin t’i kuptojë ndjenjat e tua në ato momente, mëmirë se sa vëllezërit apo motrat e tua që po përjetojnë të njëjtat ndjenja.

9. Mund të harrosh dhe t’i telefonosh ata.
Kjo ndodh zakonisht në ditët e para, kur të del nga mendja se ata janë larguar nga kjo botë dhe i telefonon apo i shkruan pa e menduar se ata kanë ndërruar jetë. Ky është një zakon që kërkon kohë të zbehet. E mira është t’i fshini kontaktet që keni me ta, pasi kështu dhimbja do të ndihet përherë e freskët dhe procesi i kalimit të një sfide të tillë do të jetë edhe më i vështirë.

10. Do të mësosh se sa e fortë është dashuria.
Edhe pse ndonjë prej prindërve të tu është larguar, ke për ta kuptuar se dashuria që ndjen për ta dhe dashuria që të kanë falur, vazhdon të ekzistojë në këtë botë. Ajo qëndron në kujtimet që ke për ta. Ajo qëndron në traditat që keni ndërtuar. Kjo ndjesi e të diturit se dashuria për ta vazhdon, mund t’ju sjellë mëshumë rehati brenda vetes suaj dhe kjo gjë të ndihmon shumë, sidomos në ditët e para pas humbjes sëtyre.
B;bota.al
 
Meson se ata qe nderruan jete e qe gjithe jeten te keshilluan e kur te shihnin ne sy ndjeje se fuqine e nje mbinatyre te bukur qe ne forme urate te mbante e te mban lark se keqes dhe prapesise......se ata ishin te vetmit qe te deshen pa interes. Te vetmit qe te dhuruan dashuri engjellore e nga ku buronte miresi dhe perkushtim fisnik.
Meson se sa i padrejte ke treguar me ta kur nuk i ke degjuar, kur u ke treguar shpinen dhe nuk u ke folur kushedi sa kohe.
Kupton se edhe ti do te behesh si ata, dhe ul koken ne nje lutje te madhe ofshame qe vetem dielli ta kupton.
 
Mos u ndiej me peng per ta, thjeshte eshte nje energji e bukur qe transferohet praj tyre tek ju, e prj jush tek femijet tuaj. Nje rrotacion i bukur qe gersheton madheshtine e kompleksitetit me perfekt ne kete gjithesi, ate te te qenit prind dhe cfare le si trashegimi.
 
1. Ndiejmë ankth dhe depresion.
Mu desh kohe te kuptoja se nuk isha ne enderr , se gjithcka ishte nje realitet me te cilen duhej te beja paqe dhe duhet ta pranoja.
Lufta qe behet me refuzimin eshte e gjate dhe e lodhshme .
2. Ndjen inat brenda vetes.
Inat me boten , me zotin , 1000 pyetje dhe asnje pergjigje
1000 sikur do mbushin ditet e tua dhe e gjitha perkthehet - refuzon te pranosh ate ngjarje te jetes tende dhe te ecesh para
3. Acarohesh kur të tjerët ankohen për prindërit e tyre.
Acarim jo ndoshta , por keqardhje per ata qe nuk vleresojne pasurine qe kane , prinderit, motrat apo vellezrit
Personalisht do jepja gjithcka vetem te isha nje 24 oresh me ata te dy dhe ti thoja se i dua pafund dhe se me mungojne sa nuk ka fjale ta pershkruaj
4. Mëson të jetosh me trishtimin.
trishtimin se pranoj sepse kam aq shume kujtime te bukura sa , trishtimi ze vendin me te vogel...mall po pafund
5. Festat nuk janë të njëjtat.
Sidomos kur zgjedhin te largohen ne dite festash...psh kriishtlindjet qe shume kush feston ardhjen e krishtit ne jete , une kam diten kur im ate u shkeput nga kjo jete . Dhjetori eshte sa i dashur per mua , po aq edhe i mbushur me kujtime te dhimbshme

6. I fal ata.
Pasi kalon fazen e refuzimit te realitetit, ku brenda perfshihet edhe kjo faze e "faljes " , i kerkon ti falje qe ndoshta i rendove me ate qe, ata se nuk e zgjodhen , dhe nuk ishin ata qe te braktisen ....por ishin ata qe te falen dashuri pa kushte , pa kerkuar asgje mbrapsht

8. Marrëdhënia me vëllezërit apo motrat e tua ndryshon.
Kur humba tim ate marredhenia mes meje dhe motres u be me e afert dhe ndryshoi nga protektive qe ish ime moter kundrejt meje, ne ate qe duhet te ish me heret ....bashkpunuese, mirekuptuese dhe tolerante
me humbjen e saj ....ndjej se i drejtohem hapsira boshe
9. Mund të harrosh dhe t’i telefonosh ata.
e kam bere shpesh kete periudhen e fillimit , me pas numrin e motres e mori mami , kshuqe justifikoja veten se merrja mamin.
edhe sot dita numrin e saj e kam te rregjistruar ende me emrin e saj
10. Do të mësosh se sa e fortë është dashuria.
Jam rritur me dashuri , dhe ja kam ditur tere kohen peshen ...me kohe mesova se dashuria e familjes apo femijve eshte e vetmja ndjenje qe nuk vdes kurre!


PS: Disa momente debolese , mos merrni kot
 
Redaktimi i fundit:
Nuk e di ndoshta do te isha shum me ndryshe nese di te isha rritur ne hapat e tua te jetes..Nuk e di ne do i beja gjith kte qe kam ber deri me sot nese une do te kisha udhetuar bashk ne ty...Nuk e di sa vler do kishte prezenca jote pran meje .. Di vetem qe sapo mesova te vrapoja paksa ,sapo mesova te lidhja dy fjal bashk ,fillova te ndjeja ledhatimet e tua te shikoja buzqeshjen ne fytyren tende ,sapo fillova te degjejoja zerin tend tek me therriste eja ktu biri im, tek me mbaje ne preher ..Kto jan ato pak kujtime qe kam nga prania jote babai im pasi ti nje dit ike dhe kurr nuk u ktheve me..isha vetem 3e gjysem atere e tani jam ber 34 Nuk e di ne jeta ime do ishte e njejet me pranin tende babai im...Di qe brenda vetes time ndjej nje boshllek te madh qe kurr nuk do mund dot ta mbush ate boshllek qe me le ,jam munduar gjithmon te mbaj gjall ato copza kujtimesh qe me kan mbet paksa ne mendje time qe me kan shoqeruar gjat gjith jetes time ..Di vetem qe me ke munguar ne cdo aspket ndose nuk di ta shpreh me fjal mungesen tende,por di te them qe mungesa jote per mua ka qen nje ndeshkim ne jet nuk arrita kurr te kuptoj plotkuptimin e fjales Baba ,nuk arrita te kuptoj keshillat qe nje baba i jep djalit te ti...Ti nuk e di baba po une nuk kam qen asnje her i mir te shpreh ndnjejat e mija me fjal..

A e di Baba sa me mungon nje bisedim me ty ? Nje shtrengim dore ,nje perqafim ..Ahh Babai im qe kurr nuk e mesova cdo te thot emri yt Baba...
 
Top