10 histori të pabesueshme WhatsApp-i

Nga peshkopi që i dërgoi gabimisht foto të organeve gjenitale bashkëshortit të një anëtareje të kishës te bashkëshorti që dërgoi në polici gruan e tij për varësi ndaj WhatsApp-it.

1 – Dy persona që u dënua për pornografi në WhatsApp

Në gusht të 2014-s, dy persona u dënua për shkëmbim imazhesh pornografike në celularët e tyre, të dërguara nëpërmjet WhatsApp-it, edhe pse deklaruan se nuk kishin parë çfarë kishin dërguar. Gary Ticehurst dhe Mark Kelly, të dy nga Essex, u shpallën të dy fajtorë. Ata paguan një gjobë 500 paund.

2 – Bashkëshorti që dërgoi në polici gruan e tij për varësi ndaj WhatsApp-it

Një bashkëshort nga India vendosi ta çojë në komisariat gruan e tij pasi nuk po i kushtonte vëmendje, dhe rrinte gjatë gjithë kohës në Whatsapp.

“Kthehem nga puna, dhe ajo as nuk denjon të më shërbejë një gotë ujë. Rri gjatë gjithë kohë në telefon,” tha Vijay Nagar në polici. Por gruaja e tij, Payal, akuzoi bashkëshortin në polici se ai e dhunonte psikologjikisht.

3 – Gruaja që u shtrua në spital pas qëndrimit shumë në WhatsApp

Një grua e përdori aq shumë WhatsApp-in gjatë Krishtlindjeve të 2013-s sa që përfundoi në spital. Ajo nuk kishte ndërmarrë ndonjë aktivitet fizik ditët e fundit dhe kështu përfundoi në spital. Ditën që u shtrua kishte qëndruar për 6 orë pa pushim në celular duke dërguar mesazhe në WhatsApp.

4 – Të burgosurit që u arratisën, ndërkohë që roja përdorte Whatsapp

Një roje burgu në Zimbabve po përballet me akuza disiplinore pasi dy të burgosur arritën të arratiseshin ndërkohë që ai ishte hutuar duke qëndruar me celularin e tij në dorë në WhatsApp. Atij i ishin vënë në patrullim 5 të burgosur. Por pasi kishte marrë një celular ai ishte i tëri i përqendruar në WhatsApp sa që kishte harruar t’i hidhte një sy të burgosurve.

5 – Peshkopi që i dërgoi gabimisht foto të organeve gjenitale bashkëshortit të një anëtareje të kishës.

Një peshkop i premtoi një anëtareje të kishës se do t’i dërgonte një dhuratë surprizë dhe i çoi një foto të penisit të tij në WhatsApp.

Por Bukeka dhe bashkëshorti i saj po qëndronin në shtrat në momentin kur erdhi mesazhi. Kur ata kontrolluan telefonin panë Peshkopin Felix Khumalo, me organin e tij gjenital. Bashkëshorti i Bukekas, Given, ia dërgoi fotot të gjithë liderëve të Kishës.

6 – Dy femrat myslimane që u dënuan pasi hoqën perçen në WhatsApp

Në korrik të vitit 2014, një gjykatë saudite dënoi dy gra me 10 ditë burg pasi i kishin zbuluar fytyrën njëra-tjetrës në një bisedë në WhatsApp. Ky ishte një nga dënimet e shumta të këtij lloji në Arabi Saudite

7 – Hajduti pa tru që i vodhi telefonin një 12-vjeçari dhe më pas bëri një selfie

Në tetor të vitit 2013, një piktor u arrestua për vjedhje pasi i mori BlackBerry-n një 12-vjeçari. Daniel Smith, 23, përfundoi në pranga pasi policia arriti të identifikonte vendndodhjen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pasi i kishte vjedhur telefonin të voglit, ai bëri foto të vetat me atë telefon. Ishte një foto që ai bërië në Whats App që ia lehtësoi punën policisë.

8 – Policia e Dehlit nisi linjën anti-korrupsion në WhatsApp

Smartphone-t me WhatsApp tani janë kthyer në një armë efektive kundër policëve të korruptuar, pasi Policia e Dehlit lançoi një linjë të re anti-korruptimi ku çdo kush të dërgonte mesazhe, klipe, apo audio nëse ndonjë polic kërkonte ryshfet.

9 – Dy familje dëgjuar për vdekjet e djemve të tyre nëpërmjet WhatsApp-it

Përpara se familjet të njoftoheshin për 13 ushtarët e vrarë në Gaza më 19 korrik 2014, zëra rreth vdekjeve u përhapën në WhatsApp, dhe pikërisht aty, dy familje dëgjuan për humbjen e djemve të tyre.

10 – Personi që u shpëtua pas 10 orësh nëpërmjet një mesazhi në WhatsApp pasi ra nga 91 metra

Rënia e 24 vjeçarit Gaurav Arora nga 91 metra teksa ngjitej në një shkëmb në Madhugiri bëri që ai të qëndronte i bllokuar për gati 10 orë.

اfarë e shpëtoi atë ishte një foto e vendit ku kishte rënë, e dërguar drejt një shoku të tij në WhatsApp, i cili njoftoi policinë.

Dita
 
Redaktimi i fundit:

Monique

With or Without u
Me pak fjale Whatsapp qenka me i demshem se Duhani?

Ok une nuk futem me ne whatsapp ..kush do te me shkruaj ne Viber :p
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Do me thene une qenkam mire qe paskam nje telefon pa opsion neti fare..:p
Ma mire ska hahahahahaha
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ti me ket lloj tel,je spicie ne zhdukje :p

Tani vetem dy personat qe komunikojn i shohin..te pakten keshtu kane thene

pse me perpara si i shikonin grup hahahahaha :p

Abis mendoj qe kam rene dashuri me telefonin tim te thjeshte...:p
 
Top