10 këshillat e përjetshme të Coco Channel për një grua

Jetmira

Antarë i Respektuar
7- Këpucë me stil janë ato që kanë dy ngjyra.
Dmth,nuk qenkam e cuditshme se marr kepuc me dy ngjyra :)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
10 këshillat e përjetshme të Coco Channel për një grua
52400.jpg

Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën por kishte në shpirtin e saj të mbledhur sin ë një bace gjithë stilin e botës së veshjes. Gruaja që zhduku nga historia burgosjen e korseve dhe veshi fustanet e lirshëm, zëvëndësoi gjerdanët e rëndë me perlat e bardha. Bluzat me vija të cilat I veshim sot pas më shumë së një gjysëm shekulli janë të një gruaja të imët e të hollë që dikur ka thënë shprehjen e madhe :”Moda kalon, vetëm stili mbetet”. Thjeshtësia thoshte Coco ishte vetë bukuria gjë që shpjegon pse gjithë ato T-shirt, balerina (këpucët e sheshta) fustanet me perla dhe xhaketat me 4-ter kopsa janë sot muza e të gjithë femrave me klas.
Më poshtë do të lexoni 10 këshillat e legjendës së modës që një grua duhet t’i ketë parasysh gjatë gjithë jetës së saj.

1- Veshjet lluks duhet të jenë domosdoshmërisht të rehatshme se përndryshe nuk quhen lluks.
2- Pantallonat e bëjnë një grua të lirë. Mbani gjithmonë disa të tilla në garderobë.
3- Një fund perfekt duhet ti mbuloj gjunjët.
4- Fustani i zi dhe i thjeshtë nuk është vetëm për ditë të zezë. Ai është vetë eleganca juaj (për herë të parë Coco Channel futi përdorimin e fustanit të zi).
5- Një kostum perfekt duhet të ketë edhe pak grua edhe pak burrë brenda.
6- Sa më shumë aksesor aq më mirë! Por mos harroni para se të dilni hiqni aksesorin e fundit. Wshtw gjithmonë një që del tepër.
7- Këpucë me stil janë ato që kanë dy ngjyra.
8- Cantat që mbahën të varura në krah “Shoulders bags”janë më të mirat në botë.
9- Xhaketa duhet të jetë detyrimisht e një materiali të butë.
10- Nëse nuk keni hedhur parfum më mirë zhvishuni dhe rrini në shtëpi.
(mk/Shqiptarja)
 
Top