10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

cent

...Lontano
Policia lokale e cilëson si situatë me rrezikshmëri të lartë, për shkak të fluksit të madh të tifozëve

Stadiumi i Lucernës, me kapacitet 16 800 vende, duke shumë i vogël përballë interesimit të stërmadh për ndeshjen midis Zvicrës dhe Shqipërisë.Ndeshja e dytë e Grupit E të kualifikueseve të Botërorit Brazil 2014 luhet nesër në mbrëmje, në orën 20:30.

uobxy.jpg
Ai që bie në sy është interesimi i jashtëzakonshëm për ta parë nga afër këtë sfidë. Lufta për një biletë pothuajse ka mbaruar, meqë sipas organizatorëve biletat tashmë janë shitur në kohë rekord. Grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares Shqiptare, “Tifozët Kuqezi” nuk do të mungojnë as kësaj radhe në stadiumin e Lucernës.

Numri i madh i shqiptarëve që pritet ta ndjekin këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit do të jetë aq i madh sa vështirë se do duket ndeshje në transfertë për Shqipërinë! Artim Elmazi, njëri nga përfaqësuesit e “Tifozëve Kuq e Zi”, ka thënë për asport.info se përgatitjet janë në përfundim e sipër, pavarësisht shumë problemeve që ata kanë hasur te drejtues të federatës dhe me policinë zvicerane.

“Përveç tifozëve që vijnë nga Evropa, një pjesë e konsiderueshme pritet të vijnë edhe nga trevat shqipfolëse” ka thënë Elmazi. Ai më tej shtoi se gjatë negociatave që kanë pasur me Federatën Zvicerane të Futbollit dhe me policinë e qytetit janë informuar se këta të fundit presin dyndje shqiptarësh më 11 shtator.

“Gjatë takimit me policinë e qytetit dhe me Federatën Zvicerane na kanë thënë se kjo ndeshje është më rrezikshmëri të lartë, pasi ata presin që të jenë rreth 10.000 shqiptarë në “Swissporarena””. Ai ka njoftuar se nga i gjithë kapaciteti i stadiumit, 500 vende nuk kanë qenë në shitje. “Ne, si Tifozët Kuq e Zi kemi pasur në dispozicion 1200 bileta, të cilat janë shitur në kohë rekord, por kërkesa ka qenë shumëfish më e madhe”.

Elmazi nuk lë pa përmendur edhe një fakt që flet për injorimin e federatës zviceranë karshi tifozëve shqiptarë. “Për sa i përket organizimit të ndeshjes, Federata Zvicerane nuk na ndihmoi fare, madje as nuk na pajisi me ID për hyrje në stadium dhe as nuk na dha kurrfarë privilegji,siç japin zakonisht federatat për përfaqësuesit e tifozerive, dhe pavarësisht kësaj në rast të ndonjë incidenti ata do na quajnë përgjegjës”.

Përveç përkrahjes së kombëtares në ndeshje me Zvicrën, Elmazi ka thënë në fund se ata si grup kanë organizuar edhe shënimin e 8-vjetorit të themelimit të “Tifozëve Kuqezi”.







Facebook

Mavraj sfidon

“Harrojeni fitoren. Ndoshta edhe do te vdesim në fushë, por nuk do ju lejojmë të fitoni”. Kjo është sfida që i përcjell kundërshtarit mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nga faqja e tij në Facebook.





Fanellat e tifozëve,

sfidë dhe homazh



Ndjekësit e kombëtares sfidojnë “armiqtë”, por edhe nderojnë ata që zgjodhën me zemër



Tifozët shqiptarë në stadiumin e Lucernës do të vishen me një fanellë të posaçme për ndeshjen kundër Zvicrës. Më tepër se kundër skuadrës vendase, kjo shihet si një sfidë patriotike kundrejt pesë lojtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën. ثshtë e qartë e drejta e gjithsecilit për të zgjedhur, megjithatë tifozët nuk mund të rrinë pa u kujtuar prejardhjen. Gjë që, nga ana tjetër, është edhe një homazh i madh për ata lojtarë që kanë pasur mundësi të tjera zgjedhjeje, me më tepër shanse suksesi sportiv, por nuk kanë ngurruar për të dëgjuar vetëm zërin e zemrës, duke veshur ngjyrat e Shqipërisë.
/sportishqiptar
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Me pelqen se do te jete nje perballje mes shqiptareve ku do te mbizotroje shpirti luftarak.

Perfundimisht do te jete nxehte dhe ngushte.

Dua barazim gjithsesi dhe do e luaj ne bastore barazim :top::top:

Perpara KUQ E ZI
 
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Po humb 2: o more Shqiperia , cfare fitore !!!!!!!!!!!
 

My Self

Born To Be Happy
Re: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Aman Shqiperia po nuk mesoj te luaje me qetesi dhe te lere "dajakun" menjane s'fiton gje ;)
 

Marla

Themelues i Forumit
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Mendova mos luhej ke Q.Stafa ndeshja
 
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Edhe pse me 10 mije Shqiptare ne fushe bashke me ta edhe 11 lojtare , Shqiperia s'mundi te bej asgje ! Jane te dobet , ndoshta kane mi fajesu Shiptaret qe luajn per Kombtaren e e Swicerres , por ata vallahin nuk ja kane fajin kur vete nuk din te luajn futebolle .
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Cka ndodhi se nuk e pash ndeshjen ,humben apo?

Veq e pash qe kishin fillu me ''i sulmu'' me sharje ata lojtart shqiptare qe lujn per kombtaren Zvicrrane.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

E shqiptari 2 hapa para 10 mbrapa
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Une ndeshjen se pashe por me bene pershtypje komentet injorante neper net qe bejne njerzit per ate Shqiptarin qe luan me Zvicren. Perfundimisht, mjer interneti nga kush eshte zaptuar.
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Ku jemi majt ne per futboll qe po prisni fitore ju pffff , ne jemi futja kot per futboll per lloqe jemi te paret .
 

cent

...Lontano
Titulli: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Shpresat Nuk Duhen Humbur Cuna Goca Dashamires Te Futbollit Shqipetar.Zvicra Dihej Pak A Shume Qe Do Fitonte Ne Fushen E Vete Se Esht Skuader Goxha Impulsive,Sado Qe Sot Loja E Tyre Ishte Shume E Vrazhed.Mos Harroni Qe Na Presin 2 Ndeshje Ne Shqiperi Dhe Ato Jan Tonat. FORCA KUQ E ZI
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: 10 mijë shqiptarë, Lucerna ngjyroset kuqezi

Nuk eshte turp qe Shaqiri me Co/ luajn me Zvicren por turp eshte qe Armando Duka president i FSHF-se kerkon lek me lujt me kombetaren dhe kete gje tashme e din te gjithe .... dhe dihet qe kete rregull Berhami nuk e ka pranu.....

E keqja e futbollit shqiptar eshte Duka ky eshte nje LEGEN me plote kuptimin e fjales
 
Top