• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

10 ushqime në natyrë, të nevojshme në tryezën tuaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Studimet e shumta të realizura nga ekspertët dhe shkencëtarët kanë treguar mbi aftësinë e disa ushqimeve për të qenë nxitës të shumë proceseve që ndodhin në organizmin tonë. Për disa nga këto bimë ju mbase nuk keni dagjuar kurrë e disa të tjera mund t’i keni çdo ditë në tryezën tuaj. Ato janë të pasura më përbërës ushqimorë e antioksidantë të ndryshëm. Antioksidantët janë substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit. Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit dhe kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas eksperteve nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh por të mundohesh të mos shëndoshesh.
Rrepa

Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.

Lakra

Edhe pse mungon në tryezën amerikane, kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.

Gujava

Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane.

Lakra zvicerane

Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.

Kanella

Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

Purslana

Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

Shega

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
Farat e frutave
arat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

Kumbulla e thatë

Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

Fara kungulli

Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.
To
 
Top