10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Për të apasionuarit pas turizmit malor Shqipëria po ju pret.
70 km larg qytetit të Shkodrës, në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme.

Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete.
Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën.

Në juglindje të Shqipërisë Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t'i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.

Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit.

Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve. Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur.

Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik.

Në bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të.

Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t'i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.

Jala është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund.
Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar e virgjër e gati-gati e panjohur për shumë kënd.

Kombinimi pamjeve mahnitëse në mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që natyra i ka dhuruar Shqipërisë.

B;t.chanel
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

E po ku ka si VLORA...? :lov1:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

E po ku ka si VLORA...? :lov1:

Gjithe bregu eshte i bukur.( patjeter Vlora cik me shume:p)
Rendesi ka mos e shkatrojme me....

E per "perlat" e fshehura te Shqiperise, ekzistojne dhe vendasit i dine me se miri....

Mbase nje dite, do vlersohet e Shqiperia tamam ne menyre turistike.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

Me këto pushime që bëra sivjet e them me bindje të plotë si bregdeti jugor nuk ka në botë .. :plazh
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

na marrshi t'keqen ku ka si Veriu :p
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

Shpella e Mermert ne Gadime te Lypjanit - Kosove:

805348_GadimeCave.jpg


754.jpg


0xsf6j69784402ve9.jpg
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

Ujevara e Mirushes, Istog - Kosove


4472975924_11d9f2f628.jpg


1297957640_514_FT82570_bafiefne_.jpg


224332585_2d655fe5ea_b.jpg
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

Ujevara e Mirushes, Istog - Kosove


4472975924_11d9f2f628.jpg


1297957640_514_FT82570_bafiefne_.jpg


224332585_2d655fe5ea_b.jpg


O Ylli i sabahit, Ujvara e Mirushes nuk eshte ne Istog, madje eshte shume larg Istogut.

Ujevara e Mirushes ndodhet ne fshatin Mirushe mes Klines dhe Malisheves. Keto dy komuna kan probleme se ciles komune i takon ujvara. Deri me sot i takon Malisheves.
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

Kudo eshte mbrekulli Shqiperia, nga gjiri i Shkeputur e deri ne gjirin e Ndarte...

10 vendet qe duhen vizituar, jane i njejti vend 10 here...
 

Hera

Antarë i Respektuar
Mendoj cdo qytet dhe cdo vend i jone ka histori dhe ka vlere te shikohet po jemi ne njerezit qe nuk i japim vlere shqiperise sone
 

lovely

Anëtar i ri
Titulli: 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

na marrshi t'keqen ku ka si Veriu :p

thote Mithat frasheri ne nje liber botuar vite me pare
si meshkujt e gjate bjond verior me shtatin e kolme nuk ka bukuri qe ti afrohet

edhe pse une jam labe vlore detajet e diferencat di ti cmoj ...
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Shume vende te bukura ka ne shqiperi por dhe kosova ka shume. Pelqej jashte mase te shkoj shpesh ne nje vend mes malesh qe quhet Trofta drinit . Dhe aty ku prodhohet birra peja .
 
Shume vende te bukura ka ne shqiperi por dhe kosova ka shume. Pelqej jashte mase te shkoj shpesh ne nje vend mes malesh qe quhet Trofta drinit . Dhe aty ku prodhohet birra peja .
Trofta Drinit eshte te Ura Shenjte ne Gjakove.
Birra Peja behet me uje Rugove, pra Bjeshket e Rugoves.

Te lutem per informacionin 😋
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Shume vende te bukura ka ne shqiperi por dhe kosova ka shume. Pelqej jashte mase te shkoj shpesh ne nje vend mes malesh qe quhet Trofta drinit . Dhe aty ku prodhohet birra peja .
Me thuaj qe je futur edhe tek shpella ?
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Ne fakt ne mos gabohem ajo quhet “Vala e Drinit”. Isha me pune ne Gryke te Rugoves, edhe ne kthim na priti kryetari i bashkise se Pejes, edhe ai na dergoi aty.
Nuk e dija me pare, edhe me pelqeu shume pervec ushqimit, nuk e di me jep nje ndjesi te mire ushqimi ne Prizren.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ne fakt ne mos gabohem ajo quhet “Vala e Drinit”. Isha me pune ne Gryke te Rugoves, edhe ne kthim na priti kryetari i bashkise se Pejes, edhe ai na dergoi aty.
Nuk e dija me pare, edhe me pelqeu shume pervec ushqimit, nuk e di me jep nje ndjesi te mire ushqimi ne Prizren.
63076B9B-FB9A-4229-8F60-5D4271DAD7CD.pngCABF17F7-5280-4261-8662-552DA4F3AA7C.png Ky eshte lokali. Ne fb e pata marre dhe nr e cel dhe adresen . Trofta drinit
 
Shqiperia eshte nje vend aq i vogel sa ne nje dite mund ta vizitosh te teren, kuptohet me nje infrastrukture te mire rrugore ....

Vermosh Konispol s`te del llogaria ta besh me makine per 1 dite.. jo me ta vizitosh Shqiperine per 1 dite sic pretendon ti.. apo ja fut kot ngrusht.. ose mjafton qe shkruan dicka qoft dhe pa vlere.
 
Top