12 këshilla për të evituar pagjumësinë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
A duhet të flemë njësoj gjatë gjithë jetës sonë? Ne shpenzojmë një kohë të madhe të jetës duke fjetur. Foshnjat flenë praktikisht 24 orë në ditë. Fëmijët e vegjël bëjnë dremitje të vogla. Të rinjtë dhe adoleshentët flenë nga 8-9 orë në natë, ndërsa të rriturit flenë 7-8 orë ose edhe më pak. Shumë persona më të moshuar kanë nevojë për më pak orë, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kanë tendencën për ta pasur gjumin shumë të lehtë.
Pse të moshuarit flenë më pak?
Personat në moshë të thyer, ndoshta nuk kanë nevojë të flenë shumë ose janë të aftë të flenë po aq sa edhe të rinjtë. Kjo mund t’i dedikohet stilit të jetesës sepse ata flenë më shumë gjatë ditës, për shkak të kohës së lirë. Gjumi i ditës i bën ata të mos flenë natën.
اfarë është pagjumësia?
Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë. Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.
اfarë masash duhet të merrni kur përdorni pilulat?
Ka shumë lloje pilulash që përdoren për të fjetur gjumë. Megjithatë është e rëndësishme që të mos përdoren pilulat për të fjetur. Kjo mund të ndodhë sepse trupi juaj fillon të varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohës ju do ta keni të vështirë për të ndaluar së marri tabletat që ju sjellin gjumin. Ndoshta do t’u duhet të merrni shumë dhe gjithmonë edhe më shumë për të arritur efektin e dëshiruar sepse trupi juaj bëhet shumë tolerant. Ato mund t’i lënë ndjenjat tuaja të përgjumura dhe letargjikë në mëngjes.
Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:
1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
2. Shkruajini shqetësimet tuaja në vend që të filloni t’i risillni ato në mend ndërsa përpiqeni që të flini gjumë.
3. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
4. Konsumimi i alkoolit mund të shqetësojë gjumin tuaj të natës, kështu që një çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.
5. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
6. Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.
7. Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.
8. Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.
9. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
10. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.
11. Zgjohuni në mëngjes në të njëjtën orë çdo ditë. Vini orën në zile dhe çohuni menjëherë nga shtrati, edhe nëse natën e shkuar keni qëndruar zgjuar deri vonë. Në këtë mënyrë, në fund të ditës ju do të ndiheni më të lodhur dhe do të flini në kohën e duhur. Nëse e bëni këtë gjë për disa ditë të mjaftueshme, do të sistemoni me sukses kohën për gjumë.
12. Për udhëtime të gjata me avion apo ose autobus, do të ishte mirë që të merrni një pilulë për gjumin nëse keni probleme me gjumin. Kjo duhet të jetë një pilulë shumë shpejt e efektshme me një efekt të limituar nga 5-6 orë. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj personal para se të merri medikamentin.
Shumë njerëz kanë gjetur si zgjidhje mjekime barishtore për të fjetur, në vend që të përdorin ilaçe. Ata përdorin agnushe, sanës ose vajra aromatikë, si një mënyrë për t’u qetësuar para se të shkojnë në shtrat. Këto janë më të vështira për t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si një eksperiment personal. Njerëzit mund të gjejnë zgjidhjen e pagjumësisë së tyre duke përdorur mjekimet e lartpërmendura, por duhet të konsultohen me mjekun për shkak të ndonjë efekti anësor.
Sëmundja e narkolepsisë
Një formë e hipersomnisë, narkolepsia është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend të gjumit gjatë ditës. Personin e zë gjumi në mënyrë te paparashikuar gjatë ditës. Përgjithësisht është një gjendje që prek të moshuarit ose të rriturit mbi moshën 45-vjeçare. Personi i prekur nga ky çrregullim bie drejtpërdrejt në gjumin LSHS dhe përderisa kjo etapë lidhet me paralizimin muskulor, përbën një rrezik për individin. Shkaktohet nga një goditje e fortë si emocion i fortë, të qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Një simptomë e narkolepsisë janë dhe haluçinacionet hipnagogjike.
Pagjumësia dhe truri
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj, janë krahasuar kafshët e lodhura prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel me të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru dhe pikërisht në zonën e quajtur hipocampus.
اrregullimet e gjumit
اrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë. Në disomnitë, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në këto kushte trupi juaj do të jetë gjithmonë i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakonte që çrregullon gjumin. Ky është një çrregullim që në pjesën më të madhe të rasteve prekin fëmijët e vegjël, gjendje e cila mund të zgjasë deri në moshën 15-vjeçare.
اfarë është insomnia
Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj çrregullimi të gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniakë i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë kur zgjohen, ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t’i zërë gjumi për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniakë vuajnë nga një gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër.
To
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pagjumesia (Insomnia)

Cfare eshte Insomnia?

Insomnia eshte crregullimi i regjimit te gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar ne gjume. Pacientet qe vuajne nga Insomnia kane keto simptoma:

Veshtiresi per te rene ne gjume
Prishje te gjumit shume here gjate nates dhe veshtiresi per te shkuar serisht ne gjume
dalja e gjumit heret ne mengjes
ndjehen te lodhur kur zgjohen
Llojet e Insomnias

Insomnia Primare. Kur pacientet kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor tjeter.
Insomnia Sekondare. Ku pacientet nuk mund te flene per shkat te ndonje shqetesimi mjekesor (azma, depresion, kancer) kane dhimbje, jane ne disa ilace te caktuar ose ndodhen nen influencen e ndonje substance tjeter (p.sh. alkolit).
Insomnia Akute dhe ajo Kronike

Pagjumesia varion ne sa shpesh dhe sa kohe zgjat. Mund te jete per periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin. Insomnia akute quhet kur nje person ka probleme per nje nate deri ne nje jave, Ndersa kronike quhet kur personi ka probleme pagjumesie tre dite ne jave per nje muaj ose me teper.

Shkaqet e Insomnias

DIsa nga shkaqet e pagjumesise akute jane;
Stress i madh ne jete (ndryshimi apo humbja e vendit te punes, vdekje ne familje, divorci , etj)
Shqetesim emocional ose fizik.
Faktore te ambjentit, zhurmat dritat, temperaturat (nxehte ose ftohte) qe nderhyjne ne gjume.
Disa lloj mjekimesh mund te ndikojne tek gjumi (mjekimet e azmes, alergjive, ilacet per depresioni, per te ftohtin, per tensionin e gjakut)
Prishja e orarit te gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e turnit te punes)
Shkaqet e Pagjumesise kronike

Depresioni ose ankthi
Stresi kronik
Dhimbje ose shqetesim naten
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Simptomat e Insomnia

Disa nga shenjat e insomnias jane:

Pergjumesi gjate dites
Te ndjehurit i lodhur ne pergjithesi
Irritim
Probleme me perqendrimin ose me memorien
Diagnostifikimi i Insomnias

Mund te behet nga mjeku juaj, dhe mund te perfshije nje egzaminim fizik, historine mjekesore dhe historine tuaj te gjumit. Mund tju kerkohet nga mjeku qe te mbani nje ditar per nje jave ose dy per orarin e gjumit dhe si ndjeheni gjate dites. Gjithashtu mjeku mund te kerkoje nje interviste me personin qe flini per te mesuar cilesine dhe sasine e gjumit tuaj. Ne disa raste egzaminimet ne qendra te specializuara per gjumin mund te jete e nevojshme.

Kurimi i Insomias

Pagjumesia akute nuk eshte e nevojme te trajtohet me ndonje ilac. Zakonisht nje regjimit i rregullt gjumi eshte efektiv. Ne qofte se pagjumesia ju pengon funksionimin normal gjate dites, atehere mjeku mund tju rekomandoje ilace qe ndihmojne gjumin, zakonisht keto jane ne doza te lehta dhe me efekt te shkurter per te mos shkaktuar pergjumje gjate dites. Evitoni blerjen dhe pirjen e ilaceve te gjumit sepse mund te kene efekte dytesore dhe perdorimi i tyre per nje kohe te gjate ben qe te humbasin efektin.

Kurimi i pagjumesise kronike behet duke kuruar shqetesimet mjekesore qe e shkaktojne si psh dhimbja. Ne qofte se insomnia vazhdon pas trajtimit te problemeve mjekesore atehere mjeku mund te sugjeroje nje terapi per regjimin e gjumit. Regjimi eviton veprimet qe mund te shkaktojne pagjumesi, dhe meson pacientit si te praktikoje veprime pozitive per gjumin. (teknika per relaksim, etj.)
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Zakone te mira per te fituar mbi pagjumesine

Ja disa keshilla per te mundur insomnian dhe per te mundesuar nje gjum sa me te plote, gjithashtu te quajtur dhe “higjena e gjumit”:

Perpiquni te shkoni ne te njejten ore per te fjetur dhe zgjouni ne te njejten ore. Marrja e dremkave gjate dites nuk rekomandohet sepse mund tju mbaje zgjuar gjate nates.
Evitoni konsumin e Kafeines, Alkolit dhe Nikoties gjate pasdites. Kafeina dhe Nikotina jane simulante dhe ju pengojne qe te flini. ALkoli mund te shkaktoje nderprerje te gjumit gjate nates dhe prish cilesine e gjumit.
Beni ushtrime fizike por jo para se te flini sepse mund te simuloni trupin per te qendruar zgjuar. Ekspertet mendojne qe nuk duhet bere aktivitet fizik me vone se 3 ore para gjumit.
Mos hani rende para gjumit, ne te kundert Dicka e lehte mund te ndihmoje.
Ndiqni nje regjim relaksimi para gjumi, lexoni nje liber, degjoni muzike apo beni nje banje.
Mos e perdorni krevatin per asnjegje tjeter pervec se gjumit dhe seksit.
Ne qofte se nuk mund te flini apo nuk jeni pergjumesh cohuni dhe beni ndonje aktivitet te vogel.
Ne qofte se vrisni mendjen dhe shqetesoheni per gjera te ndryshme, beni nje liste me ato gjera qe keni per te bere para se te shtriheni per te fjetur qe te mund te qetesoheni kur te jeni ne krevat.


shendetionline.com*
 

T-Ghost

RossoNero
Te jap une nje keshill nga mendja time???
Mos mendo qe nuk do te zere gjumi ,dhe mos mendo shume as per gjera te tjera.Evitoi mendimet e keqija.Shkurt : perdorni trurin per te evituar pagjumesine.
 
Redaktimi i fundit:

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shtate sekretet per te mundur pagjumesine


Shtate sekretet per te mundur pagjumesine
Nuk ju ze gjumi? Nese vuani nga pagjumesia me siguri po ndiqni disa nga rregullat tradicionale per ta meposhtur kete semundje: Mos pini kafe, sidmos gjate pasdites, mos beni aktivitete sportive gjate nates, mbani dhomen e gjumit te ajrosur dhe ne temperature normale dhe sigurohuni qe krevati, jasteku dhe carcafet te jene te rehatshem.

Keto jane keshilla shume te mira, por ka edhe disa gjera me pak te njohura qe mund te provoni per te pasur me shume ore gjumi.

1. Vendosni alarmin para gjumit

Keshillen e jep mjeku ekspert, Michael Breus autor i librit “Beauty Sleep: Look Younger, Lose Weight, and Feel Great Through Better Sleep”. Ai u rekomandon pacienteve te tij qe te vendosin alarmin nje ore perpara se te shkojne ne shtrat gje qe u kujton atyre se ka filluar procesi i veprimeve qe bejne zakonisht njerezit perpara se te flene gjume, si larja e gojes apo pergatitjet e fundit per te nesermen.

2. Mos u perpiqni te cliroheni nga mendimet e dites

Nje nga shkaqet kryesore te pagjumesise eshte ankthi dhe depresioni. Shume persona perpara se te flene mendojne per ankthet dhe ngjarjet qe u kane ndodhur gjate dites dhe nuk arrijne te flene. Mos u perpiqni te largoni keto mendime nga mendja. Nese ja arrini vazhdoni, por nese jo, atehere mos u sforconi me tej pasi s’do te bente gje tjeter vecse do te shtronte stresin dhe pagjumesine.

3. Numeroni shifra dhe jo dele

Nje tjeter menyre per te te zene gjumi eshte te numerosh mbrapsht nga 300 deri ne 3. Vetem nese jeni nje as matematike, ne te kunderten s’do te arrini te perqendroheni ne asgje tjeter pervecse numerimit. Kjo do te sillte edhe largimin e mendjes nga mendimet stresuese te dites.

4. Zgjohuni nga gjumi gjysme ore perpara

Nese vuani nga nje pagjumesi kronike, perpiquni te zgjoheni gjysme ore perpara orarit qe coheni zakonisht. Kjo funksionon pasi mesoni trupin tuaj me zgjimin me shpejt ne mengjes dhe si rrjedhoje ndiheni me i fresket gjate dites.

5. Mundohuni te konsultoheni me nje psikolog

Nje psikolog i specializuar per pagjumesine do t’ju ndihmonte qe te mundnit me shpejt pagjumesine.

6. Mos u shqetesoni nese nuk arrini te fleni menjehere

Nuk duhet te mburreni nese ju ze gjumi menjehere sa vini koken ne jastek. Nese kjo ndodh shpesh, eshte shenje se po flini i kapur nga stresi. Koha ideale qe nje person ta zere gjumi eshte 15-25 minuta pasi shtrihet.

7. Shkoni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur

Nese keni probleme te vashdueshme me gjumin, mos u shqetesoni se eshte mesnate dhe se duhet te zgjoheni ne oret e para te mengjesit. Sforcimi i te ndenjurit ne shtrat do te sillte vetem rrotullime dhe perpjekje te kota. Ne vend qe te shtriheni, me mire shkoni dhe beni dicka qetesuese dhe kthehuni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur.
tch

gjumi.jpg
 

ida angel

:)
V.I.P
Une kam probleme me pagjumesine ,por se quaj problematike ...jam pajtuar me kete fakt.
Ate menyren e numerimit e kam provuar disa here ,eshte efektive.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: 12 këshilla për të evituar pagjumësinë

Këshillat e ekspertëve për të gjithë ata që kanë çrregullime me gjumin Rituale të shëndetshme të dobishme në kohën para gjumit
Në ditët e sotme pjesa më e madhe e njerëzve, sidomos ata mbi 45 vjeç, ankohen çdo ditë e më shumë për çrregullime të gjumit. Këto çrregullime shfaqen kryesisht në formën e vështirësisë për të fjetur, zgjimin disa herë gjatë natës, apo fjetjen me lehtësi dhe zgjimin pas disa orësh duke mos mundur për të fjetur sërish.
Duke qenë se këto çrregullime janë tepër të shpeshta, ekspertët rekomandojnë disa udhëzime, të cilët ndihmojnë për të rregulluar problemet e gjumit përfshijnë. Formoni rituale të shëndetshme në kohën para gjumit. Mundohuni të shkoni në gjumë në të njëjtën kohë, mundësisht edhe gjatë fundjavës. Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur. Kjo mund të përfshijë meditimin, ushtrime për frymëmarrjen, një banjë e ngrohtë apo të dëgjoni muzikë relaksuese. Në darkë i duhet kushtuar veçanërisht kujdes ushqimit. Para se të bini për të fjetur duhet të hani pak, ngrënia e sasive të shumta të ushqimeve interferon me ciklet e gjumit. Një gotë qumësht iu ndihmon para gjumit, sepse përmban triptofan, një stimulues natyral i gjumit. Përdorni imagjinatën tuaj që të ndihmoni veten për të fjetur. Nëse s‘flini dot, çohuni nga krevati, bëni një aktivitet relaksues, derisa të ndiheni përgjumësh. Të dëgjoni lajme apo çështje që iu shqetësojnë mund t’iu sjellë probleme me gjumin. Edhe nëse këni probleme me gjumin çohuni dhe hani diçka që përmban triptofani cili bllokon serotoninën që është një neurotransmetuese.
1
Flini tetë orë gjumë
Nëse flini tetë orë gjumë në natë ju mund të përfitoni sa më shumë, pasi shtoni tre vite jetë moshës tuaj të vërtetë. Privimi nga gjumi, nga ana tjetër, ul qarkullim e gjakut, duke shkaktuar faktin që të dukeni të zbehtë. Ja se si të merrni një gjumë të rehatshëm dhe të zgjoheni të kënaqur me gjumin e bërë. Ekspertët japin disa këshilla të thjeshta që duhet t’i zbatoni për të larguar pagjumësinë. Për këtë ata rekomandojnë këshillën e parë që është të mos përgatisni apo mendoni një listë të punëve që duhet të bëni të nesërmen. Shkruani listën ditën tjetër herët në mëngjes, kështu që mendimet e gjata nuk do ju lënë pa gjumë dhe të tensionuar.
2
Pini diçka të ngrohtë
Ndonjëherë, nëse merret me shkelm pagjumësia dhe mund të kthehet një cikël gjumi më i mirë, të gjitha çka ju duhet është të ndiqni një model të ri. Një teknikë super e thjeshtë është të merrni një antihistaminë 30 minuta para se të vini kokën në jastëk. Nga ana tjetër, provoni çaj agnushe bimor ose kamomil dhe sanëz çka ju qetëson dhe sjell gjumin. Kjo patjetër ndihmon disa njerëz. Nëse keni pagjumësi të theksuar ka shumë gjasa që ju të keni një mungesë melatoninës, ju thjesht duhet të krijoni më mirë zakonet e gjumit. Nëse keni probleme me gjumin provoni duke marrë disa rrezet diellit në mëngjes, bëni disa stërvitje gjatë ditës, mos qëndroni deri vonë në mbrëmje duke u marrë me pastrimin e shtëpisë, duke vënë mënjanë kohë për të pushuar para gjumit.
3
Provoni një ëmbëlsirë para gjumit
ثmbëlsirat më drithëra apo lajthi janë të dobishme, duke ndikuar për një gjumë të mirë. Kjo vjen si pasojë e efektit pozitiv që japin karbohidratet komplekse dhe një proteinat, e ato ushqime që përmbajnë pak kalcium. Kalciumi ndihmon trurin duke e qetësuar atë si pasojë e përdorimit të triptofanit, amino acidit i cili e nxit organizmin të prodhojë melatoninë. Kjo shpjegon pse produktet e qumështit, që përmbajnë të dyja triptofan dhe kalciumit, janë të dobishme për të nxitur një gjumë të lartë dhe të rehatshëm, përfshi rastet kur këto produkte janë të përfshira në ushqime. Dhe duke kombinuar karbohidrate së bashku me një sasi të vogël të proteinave, truri juaj prodhon serotoninë, hormonin e kënaqësisë që ka lidhje të forta me humorin.
4
Dilni nga dhoma gjumi
Ne të gjithë mendojmë se në qoftë se ne shtrihemi në krevat aq sa duhet, gjumi do të vijë patjetër. Në vend të kësaj, mendjet tona priren për të marrë mendime nga më të ndryshmet dhe muskujt tonë tensionohen gjatë kohës që jemi të zgjuar. Merrni një pushim. Nëse ju nuk mund të arrini të flini brenda 20 minutash, çohuni nga shtrati dhe të shkoni në një strehë të sigurt, një vend që është i qetë, ka ndriçim i zbehtë, dhe nuk faktorë bezdisës. Rrini të qetë. Kjo e ushtron frymëmarrjen tuaj. Ose lexoni diçka. Shihni e-mail-et, televizion apo merruni me diçka tjetër që mund t’iu angazhojë. اështja është që të përqendroheni në diçka dhe duke u lodhur edhe gjumi mund të vijë ngadalë pa u tensionuar, kështu mund të ktheheni sërish në dhomën tuaj të gjumit. Pas 20 minutash apo më shumë, shkojnë prapë në shtrat dhe të shihni se çfarë ndodh kur ju jeni më të relaksuar. Përsëriteni një herë apo dy herë, nëse është e nevojshme.
5
Bëni joga
Duke supozuar se joga është shumë e dobishme për shëndetin mendor, dhe jo vetëm por jep efekte pozitive edhe në shëndetin fizik. Për këtë qëndroni shtrirë me shpinë, dhe përpiquni të relaksoheni dhe të rrini të qetë. Pak a shumë do të duket sikur jeni “pa frymë, si i vdekur”. Në thelb, ju shtrihuni me shpinë mbi një sipërfaqe të drejtë, më krahët dhe këmbët e shtrira drejt por jo duke prekur trupin tuaj, pëllëmbët duhet t’i drejtoni për lart. Pastaj ngadalë zhytuni në përqendrim, rregulloni ritmin e frymëmarrjes dhe natyrisht duke i gjithë trupi yt te eci me mundim. Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta, ose për aq kohë sa ju pëlqen. Kjo do të ndihmojë të relaksoni shpirtin dhe trupin tuaj.
6
Relaksohuni
Relaksimi progresiv, është një teknikë efektive që është përdorur që nga 1930, por në të vërtetë nuk mund të jenë teknika shumë të thjeshta. Shumë njerëz që vuajnë nga pagjumësia do të donin të relaksoheshin, por nga njëherë kjo teknikë bëhet shumë e vështirë për t’u realizuar në kohën kur e dëshiron. Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur. Kjo mund të përfshijë meditimin, ushtrime për frymëmarrjen, një banjë e ngrohtë apo të dëgjoni muzikë relaksuese. Në darkë i duhet kushtuar veçanërisht kujdes ushqimit. Para se të bini për të fjetur duhet të hani pak, ngrënia e sasive të shumta të ushqimeve interferon me ciklet e gjumit. Një gotë qumësht iu ndihmon para gjumit, sepse përmban triptofan, një stimulues natyral i gjumit.
7
Aromatizoni dhomën tuaj të gjumit
Aromat konsiderohen gjerësisht të jenë relaksuese, si livando, vanilje dhe aromë limoni, por ato kanë ndikime të ndryshme për njerëz të ndryshëm (disa njerëz të gjejnë livando stimuluese). Nëse një bën mirë mbani një aromatizues pranë jastëkut tuaj. Sigurohuni se shtrati juaj është i madh mjaftueshëm dhe i rehatshëm. Provoni lloje të ndryshme krevatesh. Përdorni mbulesa pambuku. ثshtë e gabuar ideja që dhomën e gjumit mund ta shfrytëzojmë edhe për punë. Bindeni veten dhe trupin tuaj se ai ambient është për të fjetur dhe duhet të jetë i qetë dhe i rehatshëm. Një orë e madhe, e ndriçuar, digjitale mund të shkaktojë fokusimin tuaj tek ajo, e për rrjedhojë ju mund të ndjeni ankth, stres. Prandaj vendoseni orën diku ku ju nuk mund ta shihni gjatë orës së gjumit.TO
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: 12 këshilla për të evituar pagjumësinë

Mungesa e gjumit shkakton shume problema shendetcore....keshtu qe ju te 2 mundohuni te gjeni nje solucion per pagjumsine tuaj.
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Keshilla Gjumi

Ashtu sikur shumë njerëz anembanë botës që kanë probleme gjumi edhe unë, si shumë të tjerë, e kamë nganjëherë të vështirë të bie në gjumë ose edhe nëse më zë gjumi prapë nuk bëj gjumë të rehatshëm dhe zgjohem shpesh dhe nuk mundem prapë ti kthehem gjumit. Këshillat në vijim, të mbledhura nga burime të ndryshme, ndoshta mund të ju ndihmojnë edhe juve që të ju zë gjumi.
gjumi.jpg
* Shtratin përdor vetëm për të fjetur dhe për…, e jo për të lexuar, punuar, shikuar TV, ngrënë apo për të bërë telefonata.
* Nëse je i shtrirë dhe po filloni të frikoheni se nuk do të mund të flini, provo disa prej këtyre teknikave: Numëro dele apo numëro nga prapa prej 100 (këtë e pëlqej më së shumti) për të ndaluar vetën së menduari për problemet e së djeshmes apo të nesërmes; merr frymë thellë për ca kohë (edhe kjo më ndihmon) ose imagjino një vend të qetë.
* Nëse nuk mundeni të flini i shtrirë për 30 minuta apo më shumë, ngrihu nga shtrati për pak kohë. اka duhet të bëni është të lexoni diçka të mërzitshme.
* Bëj një rutinë gjumi. Me fjalë tjera mundohu të shkoni për të fjetur gjithmonë në të njëjtën kohë e gjithashtu të zgjohesh në të njëjtën orë.
* Para gjumit shmang duhanin dhe pijet si kafeneja… jo vetëm kafeja por edhe pijet tjera si coca cola dhe shoqet e saja e bile edhe çaji.
* Shmang alkoolin pak para se të bini për të fjetur – një gotë e vogël ndoshta të trullos mendjen aq sa për të vënë në gjumë por një gjumë i tillë mund të ndërpritet nga periudha zgjimi.
* Mundohu që gjithashtu të zgjohesh në të njëjtën kohë edhe ditëve të pushimit (vikendeve) e jo të vazhdosh gjumin derisa mendon se je ngopur.
* Bli një dyshek të fortë dhe mbaj dhomën mirë të ventiluar, unë nuk mund të fle kur është ngrohtë. Më shumë më flihet në temperaturë të ftohët. Tek dikush është e kundërta por te unë funksionon ashtu. Mundohu të gjesh temperaturën që tu përshtatet.
* Ju gjithashtu mund të provoni këto: një dush të ngrohtë, një gotë qumësht të ngrohtë, meze të lehtë, masazh apo muzikë të lehtë qetësuese që në fund fiket automatikisht.
* Për ju që dëshironi qetësi maksimale përdorni kufje për ti mbyllur veshët.
* Nëse keni dhimbje në nyje apo kokëdhembje, merr një hap kundër dhembjes para kohës së gjumit (sigurohu që nuk përmban kafeinë)
* Shmang leximet stimuluese apo show televiziv vonë gjatë natës. Nata është për gjumë e kështu le të mbetet.

Nëse pagjumësia këmbëngulë me kokëfortësi atëherë vizito mjekun për të parë nëse ndonjë problem shëndetësore (si depresioni, ankthi, hipertiroidizmi, dështimi i zemrës, apo që sëmundja kronike pulmonare obstruktive) nuk po ju mbajnë të zgjuar. Nëse gjithçka është në rregull pas kontrollit, ju mund të pyesni mjekun për të përshkruar ndonjë hap gjumi që mund të jetë i dobishëm për një periudhë të shkurtë.
A keni edhe ndonjë këshillë gjumi që do të ishte mirë me nda me ata që kanë probleme gjumi e që shumë do të donin të dinin si të flinin?
•sherohu.com•
 

Attachments

  • gjumi.jpg
    gjumi.jpg
    77.4 KB · Shikime: 0

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: 12 këshilla për të evituar pagjumësinë

Une nuk fle shume,skam fjetur kurr shume se di pse...Max 5-6 ore mund ti bej,edhe ato ndoshta me shkeputje,deri tani sme ka sjell ndonje crregullim apo ndonje lodhje,ndoshta eshte mesuar trupi me kete gje..por une dihem ok,ka raste qe fle dhe vetem 4 ore dhe jam shume ok...Ka raste qe vertet dua te fle por sme flihet ose ose me ndodh qe syte ti kem te renduar dhe i kam te mbyllur pothuajse gati per gjume,por e kam trurin ne pune,mund te shtrihem te mbyll syte por truri ka nje aktivitet te vetin,pse ndodh kjo gje se di...E kam bere prove te lexoj me keq eshte,me zgjon kureshtjen te vazhdoj leximin me shume,kam bere prove edhe me ushqimet te ndryshoj dieten,mos perdorim kafeje ne darke apo ndonje konsumi tjeter qe permban kafeine por e kote,pagjumesia vazhdon terezine e vet...
 

sensuu

sweet
V.I.P
Titulli: 12 këshilla për të evituar pagjumësinë

po kur je ne gjume......zgjohesh per ndonje arsye..pastaj nuk te ze me me ore te tera.......bohhh mua kshu po me ndodh....
me del gjumi edhe sme ze me....:(
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Pothujse s`kam pas asnjehere probleme te dukshme me gjumin.
Por dhe e kujdes qe mos te kem,kujdes pak oraret,relaksin e trurit para se te flej ,mundohem te le cdo gje jashte mendjes kur vjen ora e krevatit dhe e gjumit.
Nje caj e ngrohte kamomili apo fruta pylli ne dimer,ose nje gote vere dhe is ok.
 
Top