13 vite nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec, asnjë në burg për 26 viktimat e mbi 300 të plagosurit

1615815233418.png

GËRDEC- 15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë.
Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

Sot 13 vite më pas, ai shpërhim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave.

Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

13 vite nga krimi shtetëror i Gërdecit', Balla: Vendimi amerikan për fajësinë e familjes Berisha, referues për rihapjen e hetimit

Kur bëhen plot 13 vite nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon edhe një herë rihapjen e hetimeve.
Ai i referohet vendimit të Gjykatës amerikane që rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës i cili pretendoi si mashtrime faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.
"Edhe pse drejtësia shqiptare ka dështuar deri më sot ta hetojë plotësisht, vendimi pak kohë më parë i drejtësisë amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit. Vendimi i gjykatës amerikane mbetet referues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit. Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën. Gjyqtarët amerikanë në vendimin e tyre, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat." Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë", shkruan Balla.

/Reporter.al
 
Last edited by a moderator:
Ore se Fatmiri u fut prap në valle po Bumçi i disati ishte në listën e PD?!
Një nga dëshmitarët kryesor për favorizimin e shkresave juridike nëpërmjet dy ministrive midis asaj të mbrojtjes dhe Drejtësisë të drejtuar përkatësisht nga z.Bumci dhe Mediu, por realisht nga Familja. (Të paktën këto ishin akuzat e opozitës dhe shtypit asokohe...)
 
Top