18% të punësuarve burra dhe 31% e grave janë të punësuar pa pagë

images-153x230.jpg
Norma e të punësuarve për popullsinë 15-64 vjeç është 62% për burrat si 50% për gratë. Por INSTAT publikon se struktura e të punësuarve numëron se 31,2% e grave të punësuara janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes, kundrejt 18,2% të të punësuarve burra.

Një pjesë e konsiderueshme e burrave të punësuar janë të vetëpunësuar, pra të punësuar me pagë (38,3 %), kundrejt 24,4% për gratë.

Në vitin 2016, rezulton se sektori bujqësor punëson 40,2% të të punësuarve duke pësuar një rënie me 1% krahasuar me 2015. Rënia e të punësuarve në këtë sektor i atribuohet rënies së të punësuarave gra në këtë sektor me gati 2% krahasuar me 2015.

Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave pas sektorit të bujqësisë është ai i shërbimeve jo të tregut (20%) Dhe për burrat e moshës 15-64 vjeç, punësimi mbizotëron në sektorin e bujqësisë, por në një shkallë shumë të ulët sesa për gratë.

Më pas burrat janë të punësuar në sektorin e shërbimeve të tregut me 27,8%. Të dhëna të përllogaritura mbi numrin e orëve të punës, na tregojnë se 36,5% e grave punojnë nën 40 orë në javë kundrejt 27,6 % të burrave.

Duket qartë se burrat janë ata që punojnë punë të paguar shumë më tepër sesa gratë (50% e burrave punojnë 40-48 orë në javë përkundrejt 46% të grave). Kur orët e punës rriten në 49 orë në javë, përqindja e grave që punon është sa gjysma e atyre të burrave (23% burra dhe 11,2% gra).

Gratë kanë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës. Për sa i përket popullsisë 15- 64 vjeç, treguesi për burrat ka qenë relativisht i pandryshuar, ndërkohë kemi një përmirësim të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës që prej vitit 2013, nga 50% në 58% për vitin 2016.

Duke parë arsyet e inaktivitetit, përgjithësisht gratë mbeten jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë në pension ose pension të parakohshëm (40%), duke përmbushur detyrat shtëpiake (21,5%). Ndërkohë, përmbushja e detyrave shtëpiake për burrat është vetëm 1,0%.

Jashtë tregut të punës për grupmoshën 15-64 vjeç janë 42% e grave, krahasuar me 26% të burrave. Krahasuar me vitin 2015, kjo përfaqëson një përmirësim si për burrat ashtu dhe për gratë. monitor
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Paskemi goxha te punesuar ne sektorin bujqesore,mbi 40%.
Atehere pse importojme domate nga Maqedonia?!
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
...vetem domatet, para disa vitesh isha ne Shqiperi dhe nga deshira per ta pare produktet Made in Albania shikoj nje pako miell... Made in Serbia!!!

-Nuk e di, te qesh a te qaj me keto hallet tona!!!
 
Top