187 holandezë nisin pushimet e pazakonta në ishullin grek, por njerëzit thonë se është ‘si burg’

E669D29E-F5FA-48AD-B518-F10E56E6C704.jpeg


Pas muajsh izolim, pas një pandemie që po shkon drejt fundit, ndonëse dukshëm e pranishme, pushimet në plazhet piktoreske të Greqisë duken si parajsa vetë, por ja që mund të mos jenë edhe aq marramendëse.
Euronews raporton se 187 turistë holandezë mbërritën në ishullin e Rodosit. Në kërkim të diellit, holandezët e moshës 18-70 vjeç u dërguan në hotelin me pesë yjë Mitsis Grand pasi u testuan dhe rezultuan negativisht për Covid. Deri këtu, gjithçka duket mirë e bukura.

Kohëzgjatja e pushimeve të tyre do të jetë 7 ditë dhe gjatë kësaj jave të shumëpritur në një vend me diell, ata nuk mund të largohen nga hoteli. Po, është e ndaluar. Mund të notojnë në pishinën e hotelin, por s’kanë as mundësinë më të vogël që të shijojnë ujrat e Mesdheut.


Euronews thotë se karantina e hotelit për turistët po zhvillohet si pjesë e një programi pilot mes qeverisë greke dhe holandeze. Një zyrtar i ministrisë greke të turizmit konfirmoi për Agence France-Presse se këta turistë "do të respektojnë masat e kufizimit në fuqi në vend dhe do të qëndrojnë për një javë në një hotel në Rodos pa u lejuar të dalin".

Projekti pilot shkaktoi reagime në rrjete sociale. Disa grekë e krahasuan me burgun. “Ata po paguajnë për të parë muret,” ironizoi dikush. Ndërkohë që të tjerë e kanë mirëpritur si ide.

Sidoqoftë, në momentin që flasim, holandezët po shijojnë mëngjesin në hotel. Ju ç’po bëni?

SHKRUAR NGA ANABEL
 
Top