1922, kur Shqipëria përpiqej të furnizonte me libra shkollat shqipe jasht vendit

Senseo

.
Staf në FV.AL
3812C644-F7D6-40C6-A9A2-0E01C6F70292.jpeg


Shqipëria u anëtarësua në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të 1920 dhe pas vendimit përfundimtar të Konferencës së Ambasadorëve shteti shqiptar u angazhua plotësisht për njohjen e qeverisë dhe gjetjen e mundësive ekonomike për ndërtimin e shtetit.
Por krahas këtyre përpjekjeve për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare e për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj.
Shumë domethënëse janë përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të siguruar libra për mësimin e gjuhës shqipe dhe mësues të gjuhës shqipe për të rinjtë shqiptarë jashtë vendit, të cilët shihnin tek shteti shqiptar një burim të sigurtë mbështetjeje në përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.
Gjatë korrespondencës mes konsullatave në Sofje dhe Stamboll vihet re gatishmëria e shtetit për arsimin e të rinjve jashtë.
“Detyra më e madhe e shenjtë e ministrisë sonë por edhe e shtetit asht që populli të ketë nji kulturë komtare, asht që populli të ndiejë se asht shqiptar; kët qëllim përpiqemi t’a arrijmë me të vetmin mjet që kemi, d.m.th me shkolla”, thuhet në një letër që ministri i Arsimit i kohës i dërgonte ministrit të jashtëm.

C24D2161-952C-4DE4-ADC1-0FDE31E0F902.jpeg


Sipas tij në Stamboll të Turqisë kolonia e atij qyteti ka mbajtur shkollat me mjete private, por për shkak se nuk munden më nevojiteshin 11.500 franga ari. Në Jugosllavi nga një shkollë në Shkup, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë e Dibër, ndërsa në Çamëri të Greqisë duheshin dy shkolla.


60180E53-FFFC-4626-9A2F-CBE2B9919CB2.jpeg


Ndërsa në letrën e dërguar ndaj ministrisë së Jashtme nga shqiptarët e Bullgarisë thuhet se që në kohërat e Ali Pashë Tepelenës në Sofje jetonin shqiptarë të emigruar nga Vithkuqi i Korçës. Për ta dhe të tjerë të ardhur më pas kërkoheshin me patjetër shkollë e libra shqip, pasi rrezikonin të asimiloheshin./Diaspora Shqiptare

Posted on November 17, 2020 by Monitor
 
Top