20 golashënuesit më të mirë në 5 ligat kryesore këtë sezon, mungon Messi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
20 golashënuesit më të mirë në 5 ligat kryesore këtë sezon, mungon Messi.

1450292408vardy.jpg


Ligat kryesore në Europë janë thuajse në fund të fazës së parë për sezonin 2015-2016 dhe sigurisht që disa lojtarë kanë bërë diferencën deri tani me golat e tyre.

Goal.com ka publikuar një listë me 20 golashënuesit më të mirë deri tani në 5 ligat kryesore, ku bie në sy mungesa e Messi-it cili këtë sezon në La Liga ka realizuar vetëm 5 gola, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjeve nuk është aktivizuar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të sezonit.

Megjithatë, në këtë listë Barcelona përfaqësohet me dy lojtarë, Suarez dhe Neymar. Po ashtu edhe Bayern Munchen, me Robert Lewandowski e Thomas Muller. Ndërsa nuk mungon as portugezi i Realit, Ronaldo.

Në krye të kësaj liste është lojtari i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, me 18 gola, i cili ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme deri në këtë fazë të kampionatit gjerman.

Lista e plotë:

20 - Edison Cavani (PSG) 10 gola

19 - Aritz Aduriz (Bilbao) 10 gola

18 - Javier Hernandez (Bayer Leverkusen) 10 gola

17 - Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 10 gola

16 - Eder (Sampdoria) 10 gola

15 - Odion Ighalo (Watford) 10 gola

14 - Lucas Perez (Deportivo La Coruna) 11 gola

13- Benjamin Moukandjo (Lorient) 11 gola

12 - Michy Batshuayi (Marseille) 11 gola

11 - Riyad Mahrez (Leicester City) 11 gola

10 - Imanol Agirretxe (Real Sociedad) 12 gola

9 - Romelu Lukaku (Everton) 12 gola

8 - Luis Suarez (Barcelona) 13 gola

7 - Thomas Muller (Bayern Munich) 13 gola

6 - Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain) 14 gola

5 - Gonzalo Higuain (Napoli) 14 gola

4 - Neymar (Barcelona) 14 gola

3 - Jamie Vardy (Leicester City) 15 gola

2 - Robert Lewandowski (Bayern Munich) 15 gola

1 - Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund) 18 gola

/ Top Channel
 

dassa

Anëtar i ri
Titulli: 20 golashënuesit më të mirë në 5 ligat kryesore këtë sezon, mungon Messi

Ktu ish kan paraja e hajt
 
Top