20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!

Dëshiron që të të shkëlqejnë flokët, fillo të kujdesesh për to që tani!Përgatiti: Valbona Duga

1. Sa më shumë që t'i lash flokët, ato do të jenë më të shëndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mendon. Flokët laji së paku dy herë në javë.

2. Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.

3. Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.

5. Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.

6. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!

7. Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.

9. Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.

11. Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.

12. Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.

13. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.

14. Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.

16. Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

17. Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

19. Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.

20. Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha.

Telegrafi
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Miqtë e flokëve

• Krehrit me dhëmbë të mëdhenj
• Brushat e buta për flokë
• Balsamet dhe regjeneratorët
• Mbrojtësit nga nxehtësia
• Nënqethja e rregullt.

Armiqtë e flokëve
• Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit
• Ajri i ndotur
• Ngjyrosja
• Feni i papërshtatshëm
• Llastikët elastikë për flokë
• Dietat e papërshtatshme, posaçërisht ato në të cilat shmanget ushqimi i pasur me vitaminën B, që është më se e domosdoshme për flokë.

KeSHILLe + USHQIMI PeR FLOKeT

Menyja për flokët të shëndoshë

Sa herë ke pasur rast të dëgjosh fjalën e urtë: "Bukuria buron nga brenda!? Kjo vlen edhe për bukurinë flokëve, sepse atë që e hamë (apo nuk e hamë) ndikon në pamjen e flokëve. Flokët patjetër duhet të furnizohem me sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe ndërtuese që janë tepër të domosdoshme për rritjen dhe cilësinë e tyre. Burimet më të mëdha të elementeve të tilla të rëndësishme gjenden në vitaminat dhe mineralet. Andaj, kujdes të plotë kushtoji ushqimit tënd!

Cilat vitamina dhe minerale ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e flokëve:

Vitamina B5: vezët, mishi, mish peshku, drithërat, tharmi
Vitamina H: të kuqtë e vezës, kërpudhat
Vitamina A: mëlçia, gjalpi, vezët, karota, spinaqi, kajsia
Vitamina C: magdanazi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli
Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi
Zinku: guacat, peshqit, mishi
Bakri: bananet, dardhët, kumbullat, tharma e birrës, kakaoja
Hekuri: pemët e thara, spinaqi, vezët.

A E DINI SE?
- Flokët tona përmbajnë mesatarisht 120 mijë qime, ndërkaq është e natyrshme që në ditë të bien deri në 100 sosh.

- Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri - më shpejt rriten verës sesa dimrit.

- Flokët ngjyrë të errët përherë duken më të shkëlqyeshme, nga ato ngjyrë të çelët, sepse ngjyra e errët është më e dendur dhe thith më shumë dritë.

- Frizeri nga distanca prej një kilometri mund të zbulojë femrën që pi shumë duhan, jo vetëm nga aroma e flokëve por edhe nga pamja e tyre. Pirja e duhanit i than flokët dhe i bën më pak të shkëlqyeshme.
 
Last edited by a moderator:
Sekrete per mirmbajtjen e flokeve te bukura dhe te shendosha

Sekrete per mirmbajtjen e flokeve te bukura dhe te shendosha
*Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.

*Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.

*Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.

*Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.

*Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!

*Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

*Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.

*Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.

*Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.

*Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.

*Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.

*Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.

*Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.

*Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.

*Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

*Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.

*Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

*Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.

*Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha



forumishqiptar
 

era*d

Anëtar i ri
interesante...por per flokun tim asnje keshille nuk vlen :mah jo per gje, por eshte cik si i vecante... :kercim:

por ja kam gjet vete une rregullat... tere kto vite qe i mbaj :)
 
Dieta për flokë të shëndetshëm dhe të bukur

Dieta për flokë të shëndetshëm dhe të bukur

Doktorët insistojnë se shëndeti I flokëve varet në qarkullimin e gjakut dhe në dietë. Gjithashtu varet dhe në mirëqënien e tiroides, mëlcisë, dhe nivelit të stresit. Nuk ka rëndësi nëse vuani nga rënia e flokëvë ose dëshironi t’a parandaloni atë, këto këshilla të mëposhtme të profesionistëve të ndryshëm do t’ju vijnë në ndihmë.

Fruta dhe perime të freskta për shëndetin e flokut​

Duhet të kontrolloni të gjithë përbërsit në ushqimet që hani. Shumë ushqime nuk kanë mjaftueshëm vitamina, minerale dhe ushqyes. Për ktë arsye, të konsumuarit e ushqimeve organike ju ndihmojnë të përmisoni shëndetin e flokut tuaj. Frutat dhe perimet e freskta janë vecanërisht të shëndetshëm, pasi përmisojnë shëndetin e flokut dhe lëkurës tuaj shumë shpejt.

Squfur për flokë të bukur​

Ushqimet të cilat janë të pasura me squfur dhe silikon, si qepa, hurdha, perimet jeshile dhe vezët janë gjithashtu shumë të shëndetshme. Squfuri që shpesh konsdierohet si “minerali I bukurisë” gjëndet në përqëndrim të lartë tek flokët, lëkura dhe thonjtë, dhe përmison shumë qarkullimin dhe ul proceset inflamatore. Ekziston një teori se një sasi e mjaftueshme squfuri mund të sjellë rritje floku tek njerëzit që vuajnë nga tullacllëku ose rënia e flokut. Dhe ushqime të pasura me jod dhe kalcium, si psh algat, asistojnë në rritjen e flokut dhe rritjen e dëndësisë së flokut.

Dieta e përgjithshmë e shëndetit të flokut​
Më pak kafe, ëmbëlsira dhe kripë ndihmojnë që flokët tuaj të jenë më të shëndetshëm dhe të bukur. Në vënd të kafes dhe ujit të gazuar pini ujë mineral pasi trupi I njeriut konsiston 60-80 përqind me ujë. Mungesa e ujit mund të sjellë degradimin e qelizave, dhe si rezultat shëndeti dhe bukuria e flokut përkeqësohen.

beauty.al​
 
Ja dhe disa keshilla per tu kujdesur me mire per floket tuaja:

Flokët tuaj ju bëjnë të ndjeheni të mrekullueshëm, tërheqës dhe të bukur. Janë flokët tuaj ato të cilët tërheqin vëmëndjen e të tjerëve. Për këtë arsye është normale që ju prisni që flokët tuaj të duken bukur dhe njerëzit e tjerë ti pëlqejnë ato. Sigurisht flokët tuaj nuk mund të jenë në formën e tyre më të mirë cdo ditë. Arsyeja është e thjeshtë; është e pamundur që ti mbani ato si dëshironi dhe të tjerët tjua pëlqejnë ato. Në një situatë të tillë ju sigurisht do të donit të harxhonit pak kohë me flokët tuaj dhe të mësonit për përkujdesjen ndaj tyre.
Por përpara se të hidhemi në disa këshilla për flokët tuaj është shumë e rëndësishme të dini se cilët janë faktorët që ndikojnë në flokët tuaj dhe kujdesin ndaj tyre.

Biologët thonë se karakteristikat e flokut të një personi varen në disa faktorë të ndryshëm disa prej të cilëve janë të trashëgueshëm. Disa faktorë janë gjenetikë cka do të thotë që përgjegjës për flokët tuaj se si ato duken është zbërthimi ADN-së. Disa faktorë të rëndësishëm që ndikojnë tek flokët tuaj janë niveli I yndyrës, I gjithë mjedisi rreth jush vecanërisht ajri dhe uji. Ja pra, përse shumë njerëz përjetojnë një “ditë të keqe flokësh”. Por nëse do t’u kujdesnit pak për to, mund ti thoni lamtumirë “ditës së keqe të flokëve tuaj” e cila nuk ka pse të jetë e përhershme dhe ka nevojë për vëmëndjen tuaj herë pas here.

* Bëhuni pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. Lini duhanin, bëni ushtrime rregullisht, hani sipas një diete të balancuar dhe kur të jeni i/e stresuar përdorni ndonjë teknikë qetësuese.

* Bëni një gjumë sa më të rehatshëm në darkë dhe mos mbani lidhëse flokësh shumë të shtrënguara sepse do bëni një gjumë shumë të parahatshëm dhe në mëngjes do jeni në fillimin e nje dite mjaft “të keqe” për flokët tuaj.

* Nëse jeni duke përdorur produkte stilimi për flokët tuaj, mundohuni ti shmangni produktet që përmbajnë alkool vecanërisht ato me përqëndrim të lartë.

* Mos vendosni produkte stilimi flokësh në skalpin tuaj, pasi kjo bllokon poret në kokën tuaj dhe mund t’ju dëmtojë kokën dhe flokun gjithashtu.

* Të notuarit është gjithashtu një ushtrim I mirë, bëjeni atë. Por përpara se të hidheni në një pishinë, njomini pak flokët tuaj me ujë të bollshëm. Uji I pishinës përmban klor cka e dëmton flokun tuaj.

* Gradojeni tharësen tuaj në opsion të freskët, I nxehti nuk është për flokun tuaj.

* Mbajeni tharësen tuaj në lëvizje teksa I thani flokët, mos e mbani atë në të njëjtin vënd për shumë kohë.

* Perpara se të përdorni tharësen tuaj, përdorni një peshqir me kualitet të mirë për ti tharë flokët tuaj, më pas përdoreni tharësen.

* Përdorni një krëhër mëndafshi, do të jetë I butë mbi flokët tuaj.

* Gjithmonë përdorni krëhër ose furcë të pastër. Pastrojeni krëhërin ose furcën tuaj rregullisht me sapun ose shampoo.

*Gjithmonë krihini flokët tuaj në drejtim poshtë.

*Të lani flokët tuaj me shampo është shumë e rëndësishme. Gjithmonë përdorni produkte sa më cilësore.

beauty.al​
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
5 shenjat per floke te shendetshem

Nje kerkim i fundit ka identifikuar 5 shenja per nje shendet te mire te flokeve.

230595_f520.jpg


1- Shkelqim: perdorni nje balsam me silikon smart dhe aplikoni maska per rindertimin e flokut.

2- Fortesia: shpesh floket keputen per faj te piastres apo te thareses se flokeve, keshtuqe perdorni vaj bajamesh.

3- Butesia: per te pasur floke te bute dhe te shendtshem eshte e keshillueshme te ndryshoni produktet qe perdorni duke i zevendesuar ato me produkte jo agresiv.

4- Pa maja te dyfishta: per te parandaluar majat e dyfishte beni masazh flokeve me balsam per 20 minuta vetem ne majat e tyre nje here ne jave.

5- Te mos elektrizohen: perdorni kreher me material druri, jane me delikat dhe minimizojne ndjeshem problemin./burimi: ikubINFO/
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Flokë të shëndetshëm

Mënyra jonë e jetesës reflekton në lëkurën tonë, në flokun tonë, dhe kjo mund të jetë pikënisja nga e cila mund të arrijmë në shumë konkluzione. Ndonjëherë problement e lëkurës mund të trasnmetohen gjenetikisht, por kur vjen puna tek flokët, vetem ne jemi përgjegjësit.
Floku është një pjesë shumë e rëndëshishmë e trupit tonë, na bën të jemi ndryshe dhe na bën të ngjajmë sharmues, të thjeshtë, të sofistikuar, ekstravagantë, në varësi të asaj cfarë zgjedhim. Shëndëti I flokut varet në shumë gjëra, të cilat nëse nuk bëhën në mënyrën e duhur lënë shenja negative në flokët tonë.

Këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin e flokut tuaj dhe të rregullojë ato të dëmtuar:
  • Një dietë e shëndetshme dhe e ndryshme mund ti mbajë flokët të shëndetshëm, duke e parandaluar atë që të dëmtohet shpejt. Ushqyesit dhe vitaminat që merren nga ushqimet e shëndetshme mund t’ju ndihmojnë në përshpejtimin e rrijtes së flokut dhe ti bëjë flokët të jenë të butë dhe me shkëlqim
  • Masazhet e skalpit janë shumë të dobishme për flokun sepse ato ndihmojnë në përmisimin e qarkullimit të gjakut, në këtë mënyrë duke rritur nivelin e oksigjenit I cili arrin në skalp.
  • Produktet me mbrojtje ndaj nxehtësisë, duhen përdorur kur përdorni mjete stilimi si mashë, piaster dhe tharëse.
  • Një rutinë përkujdesjeje ndaj flokut e papërshtatshme mund t’a dëmtojë flokun tuaj. Më e mira është të zbuloni llojin e flokut që keni dhe të përdorni produkte enkas për të. Në këtë mënyrë flokët tuaj do të jenë të mbrojtur nga dëmtimi
  • Përbërësit natyrale janë shumë të efektshëm në flokë. Ato mund të rikuperojnë shëndetin e flokëve dhe t’a parandalojnë atë nga dëmtimi. Ka shumë receta enkas për llojë të ndryshme flokësh.
  • Lajini flokët tuaj rregullisht dhe butësisht duke shmangur dëmtimin e tij. Mos e lani shumë here me shampo, sepse ju largon yndyrën e duhur të flokut, duke e bërë flokun të humbë mbrojtjen.
  • Mbrojini flokët tuaja nga faktorë të jashtëm që I dëmtojnë si rrezet UV, I ftohti ose era. Mbani një kapele dhe shall mbi flokë që të ruajnë shendetin e tyre.
  • Shmangni krehjen e ashpër dhe të shpeshtë. Vetëm sa do ti bëni flokët të dëmtohen.
  • Pritini majat e flokëve tuaj cdo 4-6 javë që të hiqni fundet e ndara
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!

Floket dhe trajtime


loku i gjate:Kujdesja për flokun e gjatë fillon që me lyerjen.
Ngjyra që preferohet më shumë në këtë periudhë dimrore është kafe me nuancat e saj si; kafe e errët, e hapur, ngjyrë çokollatë me fije. Në modë është përdorimi I teknikës së nxjerrjeve të fijeve që dalin në formën e shiritave. Nuk janë më në modë fijet e shumta në të gjithë kokën por fijet e theksuara në formë shiriti që në gjuhën e parukierisë quhen Flash. Emërtimi vjen lidhur me kontrastin që krijojnë me pjesën tjetër të flokut. Nuancat e bumerakut kryesisht janë në ngjyrë, bezhë, platini, të kuqe, në ngjyrë të florinjtë.
Ky trajtim mund të bëhet në flokun e gjatë por edhe atë të shkurtër. Një formë e tillë floku shoqërohet me një truk të lehtë të nuancave të ngjyrës kafe. Moda e fundit e trukut janë ngjyra të afërta me ngjyrën e flokut.Nëse moda është kafe edhe tualeti i syrit varion po në këtë kolor. Pjesa e poshtme e vetullës zakonisht bëhet në kolorin e errët të flokut, ndërsa lyerja e bishtit të syrit duhet të harmonizohet dhe të kombinohet me kolorin e fijeve- shirit. Buzët me kontur të lehtë floriri dhe I kuqi I buzëve në ngjyrë kafe të lehtë e shkëlqyese. Për pjesën e mollëzave të faqeve, ndryshe e quajtur pjesa ruzh këshillohet të përdoret krem pudër gjithnjë e kombinuar me lyerjen e buzëve dhe ngjyrën e flokut.
Floku i shkurter
Një tjetër prerje praktike dhe që nuk kërkon kujdes maksimal është prerja e shkurtër e flokut,me shkallëzim të theksuar. Kolori mund të jetë në ngjyrën kafe, në nuanca të ndërthurura të kafes, në vishnje, në të zezë me nuancë vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose të errëta të ngjyrës kafe. Një prerje praktike si për vajza të moshës së re ashtu dhe për femra që janë amatore të flokut të shkurtër.Kjo prerje përshtatet në çdo veshje dhe shoqërohet me një makiazh tepër të lehtë
Floku me onde
Ndryshe nga floku i drejtë, floku me onde, i shkurtër apo i gjatë qoftë ai, gjithmonë ka nevojë për një trajtim më të kujdeshëm. Këtë gjë ju mund ta realizoni lehtësisht dhe të bëheni profesionistë në trajtimin e tyre të përditshëm. Në qoftëse pas lyerjes flokut i bëjmë një larje shumë të mirë dhe ky proces shoqërohet me Final color, i cili duhet të përdoret gjithmonë pas lyerjes, do të shohim se floku, edhe në ditët më pas, do të ketë një ngjyrë më të qartë, më të ëmbël. Për flokun me onde këshillohet përdorimi i shkumës së flokut që i mbron nga rrezet e diellit.Në përgjithësi për flokun e lyer, të gjatë, të shkurtër, të drejtë apo me onde, këshillohet krem flokësh që përdoret pas larjes.Ikubinfo
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!

Flokët, ndiq këshillat për to!

Flokët duken të dëmtuar e pa shkëlqim? Ndiq këto këshilla dhe ato do fillojnë të reflektojnë dritën dhe ty do të të ndriçojnë sytë nga gëzimi.Orët që kalojmë duke u marrë me flokët nuk janë pak, po shumë janë edhe ankesat që kemi. Mungesa e shkëlqimit me siguri është ndër të parat e listës. Të panumërta janë produktet që reklamojnë pikërisht vënien në vend të kësaj vetie kaq të rëndësishme për pamjen. Jo gjithmonë ama ajo çfarë reklamohet, rezulton e vërtetë. Po si t’i zgjedhim të duhurat? Dhe cilat janë gjestet që nuk japin efektin e kundërt të asaj që duam të arrijmë? Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.
1. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i çuar drejt këputjes. Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët.
foto-1sekret.jpg

2. Shmang produktet që përmbajnë alkool. Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral. Shumë shkuma përmbajnë alkool, kështu që, nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum
3. Laji në mënyrën e duhur. Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë. Specialistët i këshillojnë ato që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shamponi vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin e saj.
4. Shpëlaji me ujë të ftohtë. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.
5. Lufto flokët kaçurrelë. Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh, që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.
foto-2sekret.jpg

6. Përdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Por, si çdo gjë tjetër, dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar. Të përdorësh shumë prej tij do bëj që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm, këshillojnë parukierët. Ata këshillojnë gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes spray.
7. Provo një trajtim në të nxehtë. Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar.“Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve, tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë.
8. Investo për pajisje jonike. Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës.
9. Kujdes flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë. Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë, kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.
foto-3sekret.jpg

10. Jepu shkëlqim ondeve. Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara. Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim. Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta. /Telegrafi/

---------- Post added at 17:23 ---------- Previous post was at 17:18 ----------

Mjeshtëritë (marifetet) e vogla për frizurë të bukur

Shumica e grave nuk janë të kënaqura me flokët e tyre. Pritjet te sallonet e floktareve na marrin shpesh energjinë, sepse disa frizura kërkojnë mundime të mëdha, humbje kohe dhe para. Jam e sigurt se të gjitha ne e pyesim veten: a ia vlen gjithë ky mundim për frizurën që zgjat vetëm një ditë?Tokëzat e sajuara të çastit
Provoni disa mjeshtri (marifete) të vogla me ndihmën e të cilave do ta kurseni kohën, kurse flokët tuaj do të duken të përsosura.
Tokëzat e sajuara
Për t’i sajuar tokëzat e vërteta të çastit ruani kartonët e letrës së tualetit dhe veproni në këtë mënyrë:
* Ndani flokët e porsalara në dhjetë pjesë, merrni rolet e kartonit, mbështillni flokët dhe përforconi anash. Pastaj flokëve ua vini llakun dhe i lini të thahen për 30 minuta.
* Zhdridhni kartonët, shkundni ngapak flokët me gishta dhe bëni formën e frizurës.

Birra për flokë të bukura
I keni flokët jo të drejta, nuk dëshironi t’i shkurtoni, kurse frizura, megjithatë ju duket e njëtrajtshme. Receta e vjetër për flokë të bukura është birra. Në flokët e thara hidhni birrë dhe më rastin e tharjes së flokëve kthejeni kokën së poshtmi. Me zhubravitje të flokëve do t’i arrini efektet, sikurse, vërtet, të kishit dalë nga salloni i floktares.
birra.jpg

Stolitë për flokë ia ndërrojnë pamjen frizurës
Shfrytëzojeni modën e sivjetme, stoliseni flokët me shirita, karfica (rajfe) dhe me filketa interesante ثshtë njësoj se a bëheni gati për të shkuar në punë, në shkollë, për dalje të mbrëmjes ose vetëm për kafe me shoqet, nuk do të gaboni, nëse në flokë keni vënë karfica stolisëse, që kushtojnë 10 deri 20 euro. Për variantet ditore floktaret propozojnë karfica dhe shiritat të thjeshtë njëngjyrësh, kurse për rastet e mbrëmjes flokët tuaja mund t’i zbukurojnë shiritat dhe karficat (rajfet) glamuroze me përla të vogla dhe me pupla. /Telegrafi/
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!

Mirëmbajtja e flokëve të lyer

Të gjithë do të dëshironim flokë të bukur dhe të shëndetshëm, por, që flokët të jenë në një gjendje të tillë (pavarësisht nëse kemi trashëguar flokë të tillë ose jo), një rol të veçantë luan edhe mënyra se si kujdesemi për ta.


Flokët e lyer
Flokët e lyer janë grupi i flokëve që kërkon më shumë kujdes. Mbas lyerjes, flokët nuk janë asnjëherë në gjendjen e mëparshme, pavarësisht nga kujdesi që tregon tekniku i bojës (parukieri/ja): flokët ashpërsohen dhe në rastet kur nuk lyhen nga një profesionist, mund të pësojnë dëme të mëdha e të pandreq¬shme. Pra, është mirë që flokët të lyhen tek profesionisti, parukieri, por, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do t’ju japim disa këshilla se çfarë mund të bëni që t’i afroheni lyerjes profesionale.

Lyerja e flokëve në kushtet e shtë*pisë
Në radhë të parë, në zgjedhjen e bojës nuk duhet të na joshë çmimi i lirë. Duhet të jemi të kujdesshëm që boja të jetë e një firme e cila është e miratuar nga tregu profesionist.
Bojërat mund të jenë bimore, mi¬nerale ose të ndërthurura. Bojërat bimore nuk i mbulojnë thinjat, por i lënë flokët në një gjendje “të mirë” pas lyerjes. Gjithashtu ka edhe disa bojëra natyrale, si kënaja, me të cilat nuk është e lehtë të punohet, p.sh. nëse dëshiron hapjen e ngjyrave të flokëve, kjo gjë është e pamundur dhe duhet pritur derisa kënaja të jetë larguar plotësisht nga flokët.
Bojërat e ndërthurura minerale nuk përdoren nga profesionistët. Flokët ku janë përdorur bojëra minerale janë pa ndriçim, të ashpër dhe qimja këputet lehtë. Duhet të kemi kujdes që boja e zgjedhur të mos ketë edhe kripëra minerale, edhe përbërje bimo¬re, sepse i ashpërson flokët. Flokët nuk kanë shumë ndriçim dhe qimja këputet më lehtë. Nëse nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë këto përbërje, atëherë është më mirë të zgjedhim një bojë e cila është e këshi¬lluar nga profesionistët/parukierët.

Disa këshilla në raste alergjie apo djegie gjatë lyerjes së flokëve
Boja mund të shkaktojë alergji dhe për këtë arsye bëhet një test, duke vënë në lëkurën tonë në zonën pas veshit pak bojë të gatshme. Duhet pritur reagimi i lëkurës për 24 orë. Në rast alergjie, flokët nuk duhen lyer, por nëse ndodh që alergjia të shfaqet gjatë kohës së lyerjes, atëherë duhet të shpëlaheni me ujë jo të ngrohtë, pa shampo dhe të përgatitet përzierja e mëposhtme:

1 litër ujë
150 g kripë gjelle
50 ml oksigjen farmacie

Përgatiteni përzierjen dhe lahuni 4 herë me të. Nëse alergjia nuk ka shenja largimi brenda 24 orëve, duhet të drej¬toheni tek mjeku. Testin e mësipërm e bëjmë sidomos kur duam t’i lyejmë flokët për herë të parë dhe nuk e dimë se si do të reagojë boja në flokët tanë. Kur i lyejmë flokët për herë të parë, por edhe në vazhdim, mund të përdorim edhe ampula mbrojtëse.

Kalimet e menjëhershme nga një ngjyrë në një ngjyrë tjetër ekstreme
Nuk sugjerohen kalimet në ngjyra ekstreme (p.sh., nga një ngjyrë e kuqe në të zezë) krahasuar me ngjyrën që kemi, sepse flokët, por edhe lëkura e kokës, mund të pësojnë dëme të pandreqshme. Brenda pak orëve mund të kemi një ngjyrë tjetër që na pëlqen dhe një pamje që dëshironim, por njëkohësisht mund të kemi edhe flokë të dëmtuar, të djegur, të ashpër, pa ndriçim etj. Dëshira e madhe për ndryshim le të mos na çojë në humbjen e “thesarit” tonë, pra flokëve tanë të shëndetshëm. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa një ngjyrë moderne në flokë të “dobët”. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk përbëjnë problem, ndërsa ndryshimet e shpeshta të ngjyrës janë të rrezikshme!

Si t’i mirëmbajmë flokët e lyer?
Pas lyerjes, flokët duhen larë me shampo përkatëse dhe me balsam/krem flokësh ose ampula që janë posaçërisht për flokë të lyer, me qëllim që të ulet përqindja e alkoolit dhe të stabilizohet përqindja e pehashit (PH). ثshtë e nevojshme që një herë në 15 ditë të bëhet një maskë hidratante dhe sidomos herë pas here të priten majat e flokëve. Flokët duhet të lahen me një shpeshtësi jo më të vogël se 1 herë në 2-3 ditë. Duhet të shpëlahen në fund me ujë të vakët në të ftohtë, për të mos ia humbur ndriçimin. Flokët e lyer duken më bukur gjithmonë kur janë të krehur, por duhet të bëni kujdes, sepse temperatura i “lodh” dhe bën që shkëlqimi i tyre të largohet me shpejtësi.

Përgatitit për Bukuri.com Blerina Aliaj
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!

Nese keni flokt te erret lyejini buzet m kuq te hapur ose te erret pasi dukeni m bukur
Nese keni flok ne ngjyr te verdh te hapur ose tmbyllur lyjini buzet m ngjyr kafe ose m ngjyren e lekures se buzeve
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Perdorni Vitaminen B me sasine e duhur dhe pa egzagjeruar.
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ne c'do shampo te sapo blere...duhen hedhur brenda saj vitamin E

varet nga sasia sa ml eshte shampo..por hidhen nga 5 deri ne 10 kapsula vitamin E

kam vite qe e perdore kete metod dhe kam floke te shendetshem...

pa harruar edhe maskat bio..

vaj ulliri-te verdhe veze-kos-mjalte...maske shuume e shendetshme...

dhe maska me avokado-floke dhe fytyre...super...
 
Top