20 lojërat më të bukura të fëmijëvë të viteve ’90 që janë harruar

auto_Screenshot_231550835668.jpg
Loja ‘Hapa dollapa’
Luhet me dy persona dhe më shumë.Teksa njëri mbyll sytë dhe mbështetej në mur me njërin krah para ftyrës të tjerët duhet të fshiheshin.’Hapa dollapa’ kush është fshehur mbrapa ishin fjalët që personi që kishte mbyllur sytë duhet të thoshte.


auto_Screenshot_151550835642.jpg

Loja ‘Ngriva shkriva’
Një person duhet të ndiqte të tjerët nga pas dhe duhej ti prekte para se ato të thoshin fjalën ngriva.Kur lojtari thoshte ‘ngriva’ ai bëhej imun dhe nuk mund të prekej.Loja vazhdonte sërish derisa lojtari thoshte fjalën ‘shkriva’.


auto_Screenshot_211550835712.jpg


Loja me ‘Guzhineta’
Karroca me guzhineta ishte loja me e preferuar e fëmijëve të asaj kohe. Ata më një copë dërrasë apo me një arkë të vendosur në guzhineta krijonin automjetin e tyre dhe shëtisnin rrugëve duke i shtyrë dikush nga pas.


auto_Screenshot_201550835735.jpg

Gjuajtje me llastiqe
Një llastik i lidhur në dy degë druri në formë ‘Y’ shërbente si hark për të gjuajtur, të cilat zakonisht ishin gurëz të vegjël.

auto_Screenshot_191550835774.jpg

Loja me litar
Dy persona qëndronin në të dyja anët e litarit dhe e tundnin me të njëjtin ritëm ndërsa në mes kërcenin një ose më shumë persona.

auto_Screenshot_181550835641.jpg

Loja me llastik
Llastiku i gjatë lidhjen në formën e një rrethi dhe dy persona e mbanin të fiksuara me këmbë e hapura përballë njeri tjetrit ndërkohë që lojtari duhej të hidhej e të manovronte mbi llastik.

auto_Screenshot_171550835640.jpg

Loja me peta
Në dysheme vizatoheshin katrorë me numra të ndryshme dhe vendosej një pafkë të cilën duhej ta shtyje me njërën këmbë, nga fillimi deri në fund të kuadrateve.

auto_Screenshot_161550835641.jpg

Loja ‘Telefoni i prishur’
Një varg njërëzish transmetonin tek njëri tjetri një fjalë të thënë në vesh, nga i pari tek i fundi i lojës. Qëllimi ishtë që fjala të diltë ashtu si ishte thënë në filllim. Nëse gabohej personi që e kishte thënë gabim skualifikohej.

auto_Screenshot_151550835642.jpg

Loja ‘E ka kush e ka’
Loja konsistonte në një grup fëmijësh që vraponin për ti shpëtuar personit që e ndiqte. Kur ky i fundit kapte një fëmijë i kapuri duhet ta niste lojën sërish në ndjeke të të tjerëve duke i lënë stafeten një tjetri.

auto_Screenshot_141550835642.jpg

Loja ‘Roza rozina’
Disa fëmijë kapeshin prej dore me njëri tjetrin dhe dhe vinin rrotull duke krijuar një rreth ndërkohë që këndonin:’Roza rozina çelin trëndafila. Bashkë me zambakun edhe lule të tjera.Kush i do këto lule tasi me fasule, gotat me raki ‘Gëzuar Vitin e ri’ dhe në përfundim të këngës të gjithë uleshin.

auto_Screenshot_131550835642.jpg

Loja ‘Topa djegësi’
Loja luhej me tre ose me më shumë persona. Në lojë vendoseshin 2 porta përballë njëra tjetrës ku në secilin prej tyre qëndronte një lojtar, ndërsa një ose më shumë kundërshtarë futeshin në fushë.Personat brenda në fushë duhet të qëlloheshin me top dhe nëse prekeshin nga topi duhet të skualifikoheshin. N.q.s personi arrinte të kapte topin me duar atij i shtohej një jetë.

auto_Screenshot_121550835643.jpg

Loja me numërim
Loja bëhej me 10 gishta të një personi.Teksa këndohej kënga personi tjetër shoqëronte me gisht secilin gisht të lojtarit dhe në përfundim të këngës gishti që përkonte me fjalën e fundit duhej të fshihej brenda pëllëmbës derisa mbetej gishti i fundit fitimtar.

auto_Screenshot_111550835644.jpg

Loja gur tresh
Dy kundërshtarët mbanin kopsa të dy modeleve të cilat duhet ti vendosnin njëri pas tjetrit në një kuti me 9 kuadrate.I pari që arrinte ti vendoste në vijë të drjetë tre kopsa të njëjta fitonte lojën dhe kopsat e kundërshtarit.

auto_Screenshot_101550835644.jpg

Loja me zare
Lojtarët krijonin një fushë më kuadrate dhe vendosnin një numër në çdo kuadrat.Krahas saj shkruhej një listë me veprimin që duhej të zbatohej për secilin numër ku lojtarët vendosnin gurin, pasi kishin marrë numrin e lëvizjeve nga zarat e hedhura.Në bazë të urdhërit të dhënë në fletë lojtarët lëviznin gurët e tyre në fushë dhë ai që arrinte i pari të përshkronte tërëshis trajektoren e kuadrateve shpallej fituesi i lojës.

auto_Screenshot_91550835645.jpg

Loja me zarë plumbi
Në një trekëndësh të vizatuar në tokë vendoseshin tre zarë prej plumbi dhe një zar tjetër të njejtë me to duhej ti godiste me gisht në mënyrë që ti rrëzoj zarat e vendosur në trekëndësh transmeton ‘Xing.al’.Nëse arrije ti largoje tre zarat nga trekëndëshi ishe fitimtar.

auto_Screenshot_81550835645.jpg

Loja me cinlga
Loja konsistonte në dy shkopa prej druri njëri më i gjatë dhe tjetri më i shkurtër. Shkopi më i shkurtër vendosej mbi dy gurë apo tulla të mëdha ose në një gropë të vogël të hapur në tokë. Shkopi më i gjatë futej në hapësirën poshtë shkopit të vogël dhe e godiste këtë të fundit, duke e hedhur sa më lart në ajër.

auto_Screenshot_41550835647.jpg

Loja polici hajduti
Loja luhej me katër lojtarë. Secili prej tyre merrte rolin që zgjidhte pa e parë në letrën e palosur të vendosur në tavolinë. Njëri prej lojtarëvë ishte në rolin e hajdutit, njëri në rolin e spiunit, nëjri të policit dhe tjetri atë të gjyqtarit. Pa parë letrat e kundërshtarëve dhe pa e ditur se ç’role kishin ata duhej të gjenin midis tyre se ç’rol kishte secili dhe pasi ishin gjetur të gjithë, gjykatësi jepte dënimin për hajdutin.

auto_Screenshot_61550835646.jpg

Kala Dibrançe
Marrin pjesë persona të ndarë në dy grupe. Njëri grup vendoset në mesin e fushës duke formuar kalanë të përkulur me shpinë dhe të kapur dorë për dore më njëri tjetrin. Grupi kundërshtar nisen të hidhen një nga një mbi personat që kanë formuar kalanë deri sa ti shembin atë. Kalaja nuk duhet të lëvizte gjatë lojës.

auto_Screenshot_51550835647.jpg

Loja me duar
Dy persona përballë njeri tjetrit trokasin pëllmbët e duarëve duke i kombinuar me levizje të ndryshme që shtohen në numër. Personi që ngatërron i pari lëvizjen quhet humbës.

auto_Screenshot_41550835647.jpg

Kriporja
Mbi një letë shkruheshin 4 numëra dhe nga një cilësi për secilin numër për shembull ( i bukur, i shëmtuar). Letra palosej në formën e kripores dhe fëmijët duhet të zgjidhnin njërin numër dhe sa herë e dëshironin për të mësuar më pas një cilësi që shkruhej në kripore.

/Faktditor
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
Loja ‘Topa djegësi’
Loja luhej me tre ose me më shumë persona. Në lojë vendoseshin 2 porta përballë njëra tjetrës ku në secilin prej tyre qëndronte një lojtar, ndërsa një ose më shumë kundërshtarë futeshin në fushë.Personat brenda në fushë duhet të qëlloheshin me top dhe nëse prekeshin nga topi duhet të skualifikoheshin. N.q.s personi arrinte të kapte topin me duar atij i shtohej një jetë.
Behuni gati kur te vi ne alb ?
 

Endrra

VIP
3 muaj vere .. o nene o nene.. ajo loja me cingla ishte me shume per djem.
Por ngaqe kisha gati te gjith lagjen e kushot djem , ja kisha marre doren goxha.
Aq sa i cahej edhe balli ndonjerit , kur e kisha inat ?
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Te gjitha i kam luajtur femi por dhe me vajzat i kam luajtur dhe luajme shpesh te gjitha me siper, pervec Cinglave, lojes me kuzhineta dhe lojes me llastik.
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Te gjitha i kam luajtur femi por dhe me vajzat i kam luajtur dhe luajme shpesh te gjitha me siper, pervec Cinglave, lojes me kuzhineta dhe lojes me llastik.
Paske lon tre mo te bukrat ? nejse normal tipike goc
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Paske lon tre mo te bukrat ? nejse normal tipike goc
ne fakt kete me cingla do ua mesoj por te rritet dhe pak e vogla.
kuzhinetat dhe llastiket s'kemi ku me i gjet ?
 
Top