3 kile më pak për një javë dietë

cent

...Lontano

k1b5sg.jpg
Në qoftë se e gjykon veten të shëndoshë me rrobe banje dhe nuk je e kënaqur me linjën tënde, ja një zgjidhje e duhur për të eliminuar ato tre kile të tepërta që të mërzisin! Këtë herë mund t’ia dalësh mbanë pa vuajtur nga uria. Kjo është një dietë, që në ditë të caktuara të lejon të hash gjithçka. Je duke pyetur veten sesi funksionon? ثshtë e thjeshtë: Gjithcka është ndarë në dy grupe ditësh; ato të kuqe dhe ato jeshile. Në të parat duhet t’iu përmbahesh me përpikmëri sasisë së këshilluar. Ndërsa në të dytat, mund t’i hash ushqimet e këshilluara në sasinë e dëshiruar, madje mund të shkëmbesh edhe drekën me darkën. Në këtë mënyrë, do ta kesh më të thjeshte të respektosh dozat e menusë së kuqe, pa t’u dashur të grisësh ndonjë fletë. Dieta është me regjim të ulët;rreth 1.200-1.300 kalori në ditë. E varfër me yndyrna dhe sheqerna, dhe e pasur me të gjitha substancat e tjera që i duhen trupit për të qenë mirë. Mbi të gjitha, vitamina dhe minerale, që në këtë periudhë janë të rëndësishme edhe për të favorizuar një nxirje të shëndetshme e ngjyrë ari. Në një dietë strategjike nuk duhet të mungojë misri. Kohët e fundit është treguar se ky frut ndihmon në humbjen e peshës, sepse lejon eliminimin e sheqernave të grumbulluara, dhe bën të mundur që sheqernat e papërdorura nga organizmi të mos shndërrohen në dhjamë. Janë të rëndësishme edhe frutat dhe perimet, sepse përmbajnë dy vitamina (A-në dhe C-në) që, përveçse e hidratojnë dhe e forcojnë lëkurën, stimulojnë melaninën, pra ndikojnë në nxirje. Frutat dhe perimet gjithashtu, bëjnë që qelizat të rinovohen dhe i kundërvihen mplakjes. Në cilat fruta dhe në cilat perime ndodhen? Vitamina A është e pranishme mbi të gjitha te kajsitë, mushmolla, shalqiri dhe te boronica. Por edhe te spinaqi, karrota, piperi dhe te lulelakra. Ndërsa vitamina C, gjendet te luleshtrydhet, misri, pjeshkët e verdha, pjepri, domatet, sallata jeshile, spinaqi dhe në të gjithë familjen e lakrave. Pjekja Që dieta të funksionojë, është e domosdoshme që të dini diçka për pjekjen e ushqimeve. Nxehtësia në fakt, nuk është vetëm një mënyrë për ta bërë më të shijshëm dhe të tretshëm ushqimin. Ajo duhet të shërbejë edhe për të konservuar e për të nxjerrë vlerat ushqyese. Përbërësit që rrezikojnë më tepër të humbasin vlerat e tyre ushqyese janë zarzavatet, të cilat duhet të përgatiten gjithmonë në avull ose në tenxhere me presion. Nje alternativë tjetër është edhe tenxherja e zakonshme, por me pak ujë brenda, në të cilën zarzavatet duhen hedhur vetëm kur uji të jetë duke valuar, asnjëherë më parë. Mos harro që zarzavatet e pjekura duhen marrë me kujdes, pa i kulluar, në mënyrë që të mënjanohet humbje tjetër vlerash ushqimore, siç janë vitaminat dhe mineralet. Përsa i përket brumërave dhe orizit, është e nevojshme që t’i përgatisësh në zjarr pa i lënë për një kohë të gjatë, për të qenë më thjesht të tretshme. Arsyeja është e thjeshtë : Transformimi i karbohidrateve (elementet bazë të makaronave dhe orizit), fillon në gojë me përtypjen dhe përfundon në stomak me tretjen. Ky operacion do të jetë më i shpejtë dhe më pak impenjativ për aparatin tretës, nëqoftëse substancat nuk kanë qenë të dekompozuara më parë nga një pjekje e gjatë. Në të kundërt, veprohet me mishin dhe
peshkun, të cilët duhen përgatitur në zjarr, në avull ose në furrë . Në veçanti për mishin, idealja është pjekja në qeramikë ose në tigan. Eshtë një pjekje që përveç shijes së
shkëlqyer, është e mjaftueshme yndyra që lëshon vetë mishi gjatë pjekjes. Para se të shërbehet, mjafton t’i shtojmë edhe dy pika limonidhe pjata është gati.
Për mëngjes të alternohen:
Një gotë qumësht i skremuar, 30g bukë dietike me një lugë të vogël mjalti ose reeli.
Një lëng karrote, një kos të vogël dietik, 20 g biskota të thata.
Një kafe dhe 200g fruta të freskëta
Në mesditë dhe pasdite, mund të pish lëng misri ose mund ta hash frutin e tërë.
E Hënë(e kuqe)
-> Për Drekë: 50 g makarona me domate dhe me borzilok; 250g spinaq , qepë dhe karrota të grira të përziera me një lugë vaj ;një
frut.
-> Për Darkë : një sallatë me fasule(50g); bizele dhe një vezë të vetme, përzier me një lugë vaj; 30g bukë dietatike; një frut.
E Martë(jeshile)
-> Për Drekë : Gjoks gjel deti, me zarzavate të pjekura në qeramikë ; fruta
-> Për Darkë : Pjeshkë sipas dëshirës, sallatë mikse; fruta
E Mërkurë(e kuqe)
-> Për Drekë : 50g spageti të përziera me dy lugë vaj , hurdhër dhe piper ; 250g zarzavate mikse; një frut
-> Për Darkë : Një miks me vezë dhe zarzavate e përgatitur në një tigan; 250g sallatë e përzier me një lugë vaj; 30g bukë dietike;
fruta.
E Enjte(jeshile)
-> Për Drekë : fruta të freskëta me bollëk , dy lugë fruta të thara.
-> Për Darkë : një sallatë me oktapod dhe me patate; zarzavate të grira ; një frut.
E Premte(e kuqe)
-> Për Drekë : 50g pilaf; 250g zarzavate të përziera ; një frut.
-> Për Darkë : 150g fileto ; 250g qepë dhe patëllxhane të pjekura në furrë ; 30g bukë dietike ; një frut.
E Shtunë, E Diel: Përsërit dy ditë të javës sipas dëshirës.
/BalkanWeb
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: 3 kile më pak për një javë dietë

Ahh prandaj nuk trashem une se e perdor shume misrin :D
Nuk e di pse por e kam ber si zakon qe cfardolloj sallate qe te bej nuk me shijon nese nuk ka miser ne te...

Per te mbajtur nje diete duhet disipline dhe te shkosh sipas rregullave te dietes, perndryshe besoj se nuk ka efekt... une per vete mendoj se nuk do ja kisha dal mbare me nje diete, se nuk me pelqen te ha me sasi te caktuara dhe aq me teper gjera qe nuk me shijojne...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 3 kile më pak për një javë dietë

Një gotë qumësht i skremuar, 30g bukë dietike me një lugë të vogël mjalti ose reeli.
Një lëng karrote, një kos të vogël dietik, 20 g biskota të thata.
Një kafe dhe 200g fruta të freskëta
Në mesditë dhe pasdite, mund të pish lëng misri ose mund ta hash frutin e tërë.

E leng misri skisha degjuar me deri sot.


Ahh prandaj nuk trashem une se e perdor shume misrin :D
Nuk e di pse por e kam ber si zakon qe cfardolloj sallate qe te bej nuk me shijon nese nuk ka miser ne te...

Per te mbajtur nje diete duhet disipline dhe te shkosh sipas rregullave te dietes, perndryshe besoj se nuk ka efekt... une per vete mendoj se nuk do ja kisha dal mbare me nje diete, se nuk me pelqen te ha me sasi te caktuara dhe aq me teper gjera qe nuk me shijojne...

Disiplina duhet per tere jeten, ska diete mrekulli qe te dobeson 5-10 kile, e pastaj te mirembahesh duke u rikthyher tek stili i meparshem.
Duhet te gjesh nje variant ushqimi, i cili te pershtatet me ty si njeri (ca te pelqen te hash), e qe te kesh aftesine ta zbatosh tere kohen, pa u limituar dhe pa u shtrenguar qe upsss jam ne diete e kete jo, ate jo, bej greve urije.
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: 3 kile më pak për një javë dietë

disa fjal ketu qe nuk i kuptoj une dhe disa qe nuk i perdori si p.sh "oktopodin" a ben ti zevendesoj me byrek me gjiz hahaha :D
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 3 kile më pak për një javë dietë

disa fjal ketu qe nuk i kuptoj une dhe disa qe nuk i perdori si p.sh "oktopodin" a ben ti zevendesoj me byrek me gjiz hahaha :D

Po, mund ta besh kete zevendesim, edhe i ke te garantuara 3 kilet (+)!
:p
 
Top