3 taktika manipuluese që përdorin miqtë toksikë për t’ju mbyllur gojën dhe nxirë jetën

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Shiko fotografinë 1759639


Jo të gjithë miqtë vijnë në jetën tonë si burim paqeje dhe gëzimi, në fakt disa do tentojnë “të mbjellin” krejt të kundërtën e kësaj. Pjesa më e keqe është se shpesh nuk e kupton dot se sa toksike janë këta pseudomiq derisa arrijnë t’ju helmojnë. Ju mund ta mbroni veten duke mësuar më shumë rreth taktikave që njerëzit toksikë shpesh përdorin për të futur njerëzit në një rrjetë konfuze.

1.Procesi i manipulimit përmes situatave të cilat arrijnë të vënë në pikëpyetje idetë tuaja, virtytet apo aftësitë tuaja. E para është faza e mosbesimit, në të cilën individi toksik bën diçka që duket e çuditshme për ju. Kjo pasohet nga faza e mbrojtjes. Viktima reagon ndaj sjelljes së çuditshme, vetëm për t’u thënë që ata janë “shumë të ndjeshëm”. Ju mendoni se keni qene nismëtarët e gjithë kësaj situate “histerike” dhe gjithçka që ata kanë dashur e kanë arritur, ju kanë bërë të besoni se ju keni faj.

2. Një taktikë që përdorin miqtë toksikë për t’ju bërë të ndjeni keqardhje për ta ose për të dalë aty ku duan është përmes lojërave të fjalëve dhe kapërcimeve. A janë të përqendruar në atë ç’ka ju thoni, apo gjithmonë vendosen në qendër të botës, duke i kushtuar rëndësi vetëm asaj që ata duan? Nëse asnjëherë nuk ndiheni të mbështetur nga një person, ai nuk është thjesht egoist, por toksik, sepse mendon që vlen më shumë nga çdokush tjetër.

3.Një tjetër mënyrë që njerëzit toksikë është t’ju bëjnë të ndiheni keq për veten. Deklarata të tipit: “Nuk duhet të habitem”, ose “E mendova se do ta thonit atë” janë shenja që një shoqe toksike po përpiqet t’ju helmojë, duke ju bërë të ndiheni në faj. Është një formë e arsyetimit delusional që thjesht nuk i përgjigjet logjikës apo ndjenjës së shëndoshë./ real news
 

Marla

¯\_(ツ)_/¯
Themelues
Ne fakt keta i bie te mos quhen miq por thjesht perfitues interesaxhinj egoiste njerez bosh.

Miqesi quhen ato lloj mardheniesh shoqerore qe i mbijetojne kohes viteve pavarsisht zenkave mosmarveshjeve te momentit dhe qe jane gjithmone aty per njeri tjetrin si do qe te ndodhe.
 

Hera

Banned
Po te jene miqte keshtu cfare I dua armiqte atehere ?
 

Hope

◕‿◕
Njerez toksik ka gjithandej, por eshte "detyra" seclit ti largohet njerezeve qe nuk i sjellin asnje dobi.
 

Desa

Felix - Culpa
Më lëndove një herë, turp për ty.
Më lëndove dy herë, turp për mua.
 

Endrra

VIP
V.I.P
As hic fare skam frik .. nuk e di skam miq sepse jam mikja me e mire e vetes.. por jam mike per te tjeret.
Nuk di te manipuloj .. po fal tim eti .. manipulimin e njoh me km larg ?
 
Top