30+ mesazhe tipike të mamave

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Se harrova kjo tema s'eshte vetem per mua ...apo skeni femije ju? :p
Skemi arrit akoma ne keto kercenime se i Kemi te vegjel,jemi akoma;mam hajde se u be 30 minutshi(ne rast se vete Te shoku)
-hajde se Po qan vellai per ty ?
Kaq se ne dhomen tjeter vete max???
 

MoOgli

Patronazhist i grave te FV
Shiko fotografinë 1913493
Nisur nga një pyetje në Twitter, Margò, administratorja e profilit të Anabel në Instagram, pyeti ndjekësit se cili është mesazhi më i shpeshtë që mami/babi u nisin më shpesh.

Shiko fotografinë 1913494

Nisur nga mesazhet, duket se pjesa dëmrruese u referohen mesazheve të mamave, të cilat janë këto:

1. Te frigoriferi anash të kam lënë (fillon lista e ilaçeve të fëmijëve).

2. Kur do vish?

3. Çfarë hëngre?

4. A ke ngrënë?

5. E ke bërë shtëpinë hotel.

6. Merr një bukë kur të vish.

7. Ku je?

8. Kur ke ndërmend të vish në shtëpi?

9. A e di rrugën për në shtëpi?

10. Sa e ke orën?

11. Do rrish edhe shumë?

12. Shkruaji pak x-it se ka ditëlindjen djali/vajza.

13. Del nga shtëpia dhe s’di më të kthehesh.

14. Do vish për drekë?

15. Të dua shumë.

16. Ku humbe?

17. Je veshur?

18. Merr tët vëlla në telefon të vijë në shtëpi se ty të dëgjon ai.

19. A ke arritur në shtëpi. E shkruan çdo natë (unë jetoj në shtëpi më vete).

20. Ngele rrugëve.

21. Akoma nuk je zgjuar?

22. E paske bërë shtëpinë dritë.

23. Mos harro bëj punët.

24. Ok.

25. A ka bukë?

26. Për pak e mbyllim hotelin.

27. Vajti ora 8, do hash gjobë.

28. Për të larë i ke rrobat mbi krevat?

29. Mos ec shpejt me makinë.

30. Mos fli vonë.

31. Hajde ha bukë.

32. Si e kam kodin e Facebook-ut.

33. A ke nanë/babë?

34. Për darkë do rrish në kafe?

35. Mos u vono se babi është me nerva, do të bërtasë (gjithmonë gënjen se babi më flet si zakonisht).
Kur isha ma i vogel kisha telefonate :vec mos me ardhsh ne shpi se te rregulloj un ty ???
 

Baba nga Durrsi

Antarë i Respektuar
Une: mome po dal t'luj me top ⚽ me çunat e lagjes!
Plaka ime: mir t'keqen nona dil è luj por mos vrapo dhe mos u bo me djersë???!!! ? ? ?
-Kam përshtypjen që nga ky koncept absurd i momës time ka marrë jetë edhe "Replay" ose "Moviola" që njihet sot në botën sportive! ? ? ?
 

Baba nga Durrsi

Antarë i Respektuar
vazhdimi neper dhembe:

Se semuresh e te bej une yzmet masanej lool
Po pra... ? ? ?
- edhe pse në moshën 5 vjeçare peshojshe 80 kg, prapëseprapë prindi të thoshte :
"ha ke moma se je I dobët, nuk e shef që të duken brinjët? ? ? ?
Sipas stilit të sotëm :
- kur bateria e cellit ? osht 97% è karikuar mirpo ti vazhdon hala ta karikosh... ? ? ? ?️

Screenshot_20210524_112343.jpg
 
E imja sdi me shkrujt sms po me merr ne tel e me qorton qe nuk e mora kur arrij ne destinacion :p
Une: he moj mam se ke marketi lagjes dola, nuk vajta ne kine :p

Ehh mamat❤️

E imja din por vazhdon te me shkruaj akoma nga whatssap i babit...
Heren e pare me kapi infrakt... per nje cast sdi cmendova.

I thash perseri por nuk mbush ?
 

Crown

La niña
Staf në FV.AL
Mod
E imja me shkruan edhe me qene te dhoma tjeter, me dergon edhe emoji ???
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kur dal larg psh me takuar njeri:
"Ku je ti mam? Kur vjen ti mam."

Kur shkoj nga nona mbasdite:
"Se mos kujtohesh me ardh ne shpi!"
 

jana80

Super Moderator
Themelues
Ndersa mami im kur jam ne pune me shkruan dhe jo gjithmone i pergjigjem shpejt..
Po kaluan 10 min me tel , nderkoh nuk pergjigjet..
Alo, mami..mamiii ...
Nga menyra si i flas me thote mos u stresso, paske shume pune, qenke lodhur etj etj... une akoma sot nuk e di si e kupton pasi gjithmone mundohem te kamufoj ..
Por mesazhi tipik i saj eshte ..
desha te di si je..
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Nena ime nuk ja thoshte fort letersise a dajakut ja dinte rendin :)
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Nga ato ne liste ka qene te gjitha, po avash avash jan zhdukur te gjitha. Ka mbetur vetem ajo e ditelindjeve 😅😅 edhe me kete rast i fut dhe nje kur do gjesh nuse 🤣🤣
 
Top