45 receta për të kuruar sëmundjet e zemrës, të gjakut, të veshkave, të stomakut

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Këshillat e fundit të mjekësisë moderne për shëndetin

Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Prandaj në jo pak raste shkenca mjekësore i është referuar përvojës nga disa mijëra vjet më parë e më pas me realizimin e ilaçeve. Po çfarë thotë mjekësia moderne, cilat janë kërkimet më të fundit shkencore? “Tirana Observer” sot publikon këshillat më të fundit nga shkenca mjekësore për sëmundjet që rrezikojnë organizmin dhe mirëqenien e njeriut. Në këtë suplement janë përmbledhur plot 45 të reja nga studimet shkencore për sëmundjet më të shpeshta në trupin e njeriut dhe këshillat për t’i njohur dhe shmangur ato. Duke filluar që nga këshillat për kancerin, sëmundjen e veshkave, diabetin, trombozën e shumë të tjera si këto. Shega ndihmon zemrën, gjakun dhe tretjen. Vaji i ullirit zgjat jetën dhe kuron sëmundjet kardiovaskulare. Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit. Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale. Në një speciale prej 5-faqesh ju do keni mundësi të mësoni të rejat nga mjekësia që nga mënyra e duhur për t’u ngritur nga shtrati, që nga aroma e trëndafilave që forcon kujtesën, që nga muzika e cila lehtëson frymëmarrjen, për kolesterolin i cili ndryshon sipas stinëve, që nga papjelloria te meshkujt e cila shkaktohet nga banjat me ujë të nxehtë e deri te punëtorët e zyrave të cilët rrezikohen të preken nga tromboza. Këshilla për të shmangur depresion, infeksionet, sterilitetin. Sëmundjet gjenetike në organizmin e njeriut. Të gjitha këto studime e zbulime mjekësore në suplementin e sotëm tregojnë se njeriu rrezikohet nga jo pak po rreth 6 000 sëmundje gjenetike.
Këshilla për të shmangur depresion, infeksionet, sterilitetin. Sëmundjet gjenetike në organizmin e njeriut. Fëmijët “pleq”, obeziteti, diabeti, kanceri, tromboza dhe sëmundjet e veshkave.
Cila është mënyra e duhur për t’u ngritur nga shtrati. Aroma e trëndafilave forcon kujtesën. Muzika lehtëson frymëmarrjen. Kolesteroli ndryshon sipas stinëve. Uji i nxehtë shkakton papjellori.
Shega ndihmon zemrën, gjakun dhe tretjen. Vaji i ullirit zgjat jetën dhe kuron sëmundjet kardiovaskulare. Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit. Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale.
Në suplementin e sotëm do të lexoni plot 45 të reja nga shkenca e mjekësisë për sëmundje të ndryshme që prekin organizmin e njeriut. Këshillat si të sillemi dobishëm për trupin dhe shëndetin tonë.

1-Aroma e trëndafilave forcon kujtesën
Aroma e trëndafilave forcon kujtesën dhe duket të jetë një aleat i mirë kundër sklerozës. Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash. Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit.

2-Cila është ana e duhur për t’u ngritur nga shtrati
Ngritja nga ana e majtë në shtrat është ana e duhur për të kaluar një ditë të mirë. Shkencëtarët e gjumit dhe psikologët kanë mbledhur kokat së bashku për të analizuar mënyrën më të mirë për t’u ngritur në mëngjes. Krahu i majtë është më i miri, diskutojnë ata në studimin e marrë përsipër nga zinxhiri hotelier “Premier Inn”. Eksperti Jan Cisek thotë se ana e majtë është e lidhur me gjithçka që është e shtrenjtë për njerëzit, familja, shëndeti, paratë dhe pushteti. Psikologu Pete Cohen thotë se kur flenë në anën e majtë njerëzit mendojnë në mënyrë të arsyeshme në ditën përpara.

3-Muzika lehtëson frymëmarrjen
Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirësojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkepneumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës. Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak aktivitet fizik (ecje të lehtë), ndikonte në zvogëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymëmarrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta paciente por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato.

4-Edhe muskujt “zemërohen”
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ.

5-Arsyet pse duhet te qeshim
E qeshura është ngjitëse. Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. E qeshura na bën të dukemi tërheqës. Na ndryshon humorin tonë. Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj. Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush. Eliminon stresin dhe forcon sistemin imunitar. Ul tensionin e gjakut dhe na bën të ndihemi pozitive.

6-Cannabis së shpejti ilaç
Studiuesit e Universitetit Heidelberg ne Gjermani kanë nxjerrë në pah pak kohë me parë që Cannabis, bima e ndaluar, vepron edhe si lëndë kuruese. Cannabinoidet janë substanca që ndodhen në këtë bimë, e prej tyre mund të prodhohen Cannabinoid-Medikamente.

7-اamçakëzët, armiqtë e dhëmbëve
Reklamat e çamçakëzëve, që shohim përditë në televizion, duket se na e kanë mbushur mendjen se ata mbrojnë dhëmbët nga kavitetet. Por mesazhin e këtyre reklamave e kundërshtojnë ashpër stomatologët, të cilët mendojnë se çamçakëzi është armiku numër një kundër i dhëmbëve. اamçakëzi rrëzon mbushjet e dhëmballëve dhe nuk është i këshillueshëm. Sipas tyre, çamçakëzi dëmton edhe smaltin, që, siç dihet, është shtresa mbrojtëse e dhëmbëve.

8-Aspirina e rrezikshme për fëmijët
Fëmijët me moshë nën 16 vjeç duhet t’i largohen përdorimit të aspirinës, për shkak të rrezikut dhe çrregullimeve që mund të shfaqen në punën e trurit dhe mëlçisë. Prej vitit 1986 deri sot, 18 fëmijë në Angli janë sëmurur prej sindromës Rey, pas përdorimit të Aspirinës. "Shkaqet e sindromës Rey ende nuk janë shpjeguar plotësisht, por këta fëmijë kishin marrë Aspirinë për shërimin e gripit", thuhet në agjencinë e kontrollit të barnave, e cila nga prodhuesit kërkon ta shënojnë në kutinë e ambalazhit këtë paralajmërim.

9-Studimi, një vezë çdo mëngjes çon në vdekjen e hershme
Konsumimi i përditshëm i vezëve e rrit rrezikun nga vdekja e hershme tek meshkujt e moshës mesatare. Ky është përfundimi i shkencëtarëve të cilët kanë arritur në përfundimin se konsumimi i shtatë apo më shumë vezëve në javë rrit rrezikun nga vdekja për 23 për qind. Ky hulumtim më i ri ka hapur sërish debatin për atë se sa vezë në fakt guxojmë të hamë. Dhjetë vitet e fundit shumica e ekspertëve të ushqimit vazhdimisht e evitojnë këtë çështje, pasi që rezultatet e shumë hulumtimeve janë kundërthënëse. Për vezët më së shpeshti flitet se janë përplot kolesterol, ndërsa shumë ekspertë vlerësojnë se shumicës së njerëzve të shëndetshëm kjo masë e kolesterolit nuk mund t’i bëj dëm.

10-Njeriu rrezikohet nga 6000 sëmundje gjenetike
Në ditët e sotme në botë ekzistojnë rreth 6000 sëmundje gjenetike e ngjitëse dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët arrijnë t’i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, sidomos ato gjenetike, mekanizmat e tyre dhe ç’është më e rëndësishmja të gjenden mënyrat e kurimit.

11-Njohuri mbi Tetanozi
Tetanozi është një infeksion toksik i ardhur nga një bakteri që është në gjendje të jetojë edhe në mungesë të oksigjenit. Ky bakter quhet në latinisht CLOSTRIDIUM TETANI. Bakteri i tetanozit mund të jetojë në tokë shumë gjatë, me dhjetëra e qindra vite, duke mos infektuar asnjë njeri, sapo ky bakter ka kontakt me plagën e një njeriu qoftë kjo plagë edhe minimale, shndërrohet në bakter infektues e lëshon një lëndë toksike që pushton me tepër nervat. Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri në 21 ditë infektimi. Fillon një lëvizje e nervave në pjesën e nofullës, e pacienti nuk mund ta kontrollojë këtë kontraktim.

12-Deodorandët favorizojnë kancerin e gjirit tek femrat
Disa kërkues biologjistë molekularë britanikë kanë zbuluar në disa mostra të tumorit të gjorit një numër të lartë të molekulave kancerogjen, që mendohet se vjen nga përdorimi i disa lloj deodoranteve. Këto molekula (parahydroxybenzoate) të quajtura gjithashtu parabene, përdoren si konservator në një numër të madh produktesh kozmetike, gjithashtu në disa prodhime ushqimore për t’i zgjatur atyre konservimin. Këto molekula imitojnë në trupin e femrës rolin e estrogjeneve (hormone që rregullojnë ciklin e femrës) dhe kështu favorizojnë kancerin e gjoksit.

13-Kolesteroli ndryshon me stinët
Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinët. ثshtë ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga universiteti amerikan mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim se nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt janë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U zbulua edhe se nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.

14-Fëmijët “pleq”
Shkencëtarët e quajnë një zbulim "me shumë fat". Një grup ilaçesh, "farnesyltranferase inhibitors" (FTIS), të testuara për sigurinë ndaj pacientëve me kancer mund të luftojë në të njëjtën kohë një sëmundje të rrallë dhe të tmerrshme: اrregullimet në organizmin e fëmijëve dhe atë që quhet një plakje e shpejtë. Në sëmundjen progeria, e cila prek një në katër milionë fëmijë, pasojat vijnë nga një mutacion i vetëm gjenetik. Fëmijëve fillon t'iu zhvillohen problemet e lëkurës dhe të nofullave, si dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ilaçi FTIS më në fund u jep këtyre fëmijëve një fije shpesë.

15-Dhëmballët e pjekurisë, rrezik për shtatzëninë
Sëmundja peridontale, e cila gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e një rezultati jo të favorshëm që përfshin lindjet e parakohshme dhe peshën e vogël të lindjes, mund të fillojë më herët nga ç'mund të mendohej. Sipas llogaritjeve të fundit të shkencëtarëve ajo nis që kur pacientët arrijnë moshën 20-vjeçare, kohë që përkon me daljen e dhëmbëve të pjekurisë. Përfundimi doli i njëjtë në sy studime të ndryshme. Dhëmbët e pjekurisë apo dhëmballët e treta janë një vend i përshtatshëm mbarështimi për bakterin "gram-negative" që shkakton sëmundjen peridontale.

16-HIV/AIDS dhe portokalli

Një kompani farmaceutike australiane tha këtë javë se elementet natyrore të nxjerra nga portokalli mund të përdoren për të trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARS-in dhe të ftohurën e zakonshme. Citrofresh International Ltd. tha se ka zbuluar se elementi "Citrofresh bioflavanoid" është efektiv kundër virusit HIV-1, virusit human të gripit A etj. Kompania "GlaxoSmithKline Plc" ka ndaluar përpjekjet për të prodhuar një ilaç kundër AIDS, si pasojë e dy rasteve të rënda të problemeve me mëlçinë te pacientët që kishin pranuar të eksperimentonin ilaçin e tyre të ri.

17-Temperatura "pa shkak", sinjal tumori
Temperaturë me origjinë të panjohur? Mund të përfaqësojë një kambanë alarmi për zhvillimin e një tumori. Të paktën kështu thuhet në revistën "Lancet". Kjo tip temperature zakonisht është më e lartë se 38 gradë, zgjat rreth 3 javë dhe është e vështirë të individualizohen shkaqet e shfaqjes së saj. Rreziku ka qenë më i lartë për tumoret hematologjike, por dhe për tumoret në mëlçi, tru, veshka, kolit dhe pankreas. Megjithëse i ulët, rreziku ka qenë prezent deri një vit pas shtrimit në spital. Madje dhe nivelet e vdekshmërisë kanë qenë më të larta te pacientët që kanë patur një histori temperature me origjinë të panjohur.

18-Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave

Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit.

19-Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore
Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të “Missouri-Columbia”. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.

20-Banja me ujë të nxehtë shkakton papjellori te meshkujt
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas specialistëve nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor.

21-Punëtorët e zyrave, në rrezik të madh të preken nga tromboza
Punëtorët e zyrave që qëndrojnë gjatë të gjithë ditës të ulur, janë më të rrezikuar nga tromboza se të tjerët që janë në lëvizje, madje ata janë më të rrezikuar edhe se viktimat klasike të trombozës, pasagjerët e fluturimeve të gjata. Punëtorët e zyrave të cilët ngjiten pas ekraneve të kompjuterëve janë më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut që formohen në këmbët e tyre. Studimi mbi trombozën ka zbuluar se 34 për qind e pacientëve që shtrohen nëpër spitale me mpiksjet e gjakut kanë qenë për një periudhë të gjatë në punë, që i impononte atyre qëndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrës mjekësore të Zelandës së Re.

22-Stop rinitit alergjik me “super vitaminën C”
Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Bëhet fjalë për një sëmundjeje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme.

23-Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i trupit 2.

24-Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku.

25-Kremi i tepërt shkakton infeksion
Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët. Madje po të njëjtën specialistët mendojnë se edhe gjatë stinës së verës, ku pluhurat janë me dendësi më të madhe.

26-Depresioni “zhvillon” sëmundjet e kockave
Sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në ndikimin e sëmundjeve fizike. Sipas specialistëve, dobësimi i kockave është pasojë e depresionit, veçanërisht kur personi që vuan nga krizat nervore ose stresi i ekzagjeruar është nën 40 vjeç. Një tjetër e veçantë e studimit rreth sëmundjeve mendore dhe atyre kockore ka të bëjë me femrat, sipas studiuesve, 30 për qind e grave që kalojnë menopauzën, por që para kësaj kohe kanë pasur probleme mendore, stres, depresion, vuajnë më pas edhe nga sëmundjet e kockave. Depresioni është stres që vazhdon për një kohë të tejzgjatur, kjo bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta dhe të rrezikshme. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë ata që kanë kaluar periudha depresioni të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave.

27-Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit
Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Dhe sipas të dhënave të para, tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme.

28-Uji mineral favorizon veshkat
Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. ثshtë një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se magnezi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve.

29-Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut.

30-Vaji i ullirit zgjat jetën
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.

31-Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike
Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Në Amerikë janë bërë analiza të sakta mbi përbërjen e kësaj bime dhe efektet e saj qendrore. Sipas tyre, është vërtetuar se të gjitha vajrat e lashta të saj të provuara janë ilaçe gjithëshëruese. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale.

32-Vitamina E parandalon sterilitetin tek femrat dhe meshkujt
Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi).

33-ثshtë më mirë tension i lartë apo i ulët?
Mjekët thonë se në përgjithësi është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Në rubrikën “Mjekësi dhe Shkencë” do të flasim edhe për tubat e vegjël që vendosen në zemër për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik.

34-Puna natën shkakton kancerin në organizëm
Puna natën mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri. Një njoftim shqetësues për ata që punojnë gjatë turnit të natës: Një studim i ri thekson se ata janë nën një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes së rezultateve të studimit që arriti në këtë përfundim, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime në Fushën e Kancerit, degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se së shpejti do ta klasifikojë punën natën si një ndër shkaktarët e mundshëm të kancerit. Dhe ka gjasa që një hap të ngjashëm të ndërmarrë edhe Shoqata Amerikane Kundër Kancerit, e cila në të kaluarën i ka parë me dyshim pretendime të tilla të ngjashme.

35-Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit.

36-Obeziteti, shkaktar për hipertensionin
Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension.

37-Pirja e alkoolit rrit rrezikun për kancer

Konsumimi i alkoolit, duke përfshire verën, shton rrezikun e disa kancereve më të zakonshëm, megjithëse shumë studime tregojnë që ulin rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. "Pirja e alkoolit në sasi më pak se 25 gram në ditë, ka një rol të favorshëm në sëmundjet e zemrës", thotë profesor Carlo la Veçhia, por kjo është e shoqëruar me një rritje të rrezikut të kancereve të zonave të larta të aparatit tretës si dhe të laringut, si dhe të kancereve të mëlçisë, zorrëve dhe gjoksit.

38-Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe
Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës, dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”. Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme.

39-Pickimet e mushkonjave, ikin me banane
Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor.

40-Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan
Marrja e përditshme e dozave të mëdha të kafes gjatë shtatzënisë shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dëshmuar studimi i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që njëkohësisht ka vërtetuar rezultatet e hulumtimeve të mëhershme. Shtatzënat do të duhej “të mendojnë për të ndaluar pirjen e pijeve të cilat përmbajnë kafeinë”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në numrin e fundit të gazetës amerikane për obstetrikë dhe gjinekologji.

41-Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve
Njerëzit, të cilët pinë rregullisht marihuanë, janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjellë deri tek paradentoza. Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.

42-Vitamina C, ilaçi për personat me diabet
Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Deri te shtimi i radikaleve të lirë te personat me diabet, vijnë për shkak të ndryshimit të mitohondrieve, pjesëve stacionare, që duhet ta prodhojnë energjinë. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit.

43-Specat djegës lehtësojnë dhimbjet
Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme.

44-Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare.

45-Ndryshohet tradita, pica kundër plakjes
Pica kundër rrudhave. ثshtë një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cënuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq.
•tirana observer•
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Si te kemi melci te shendetshme

Melçia, nese eshte e shendetshme, sherben kryesisht si filtrues dhe eshte fabrike procesimi per trupin tuaj. Detoksifikon substancat vdekjeprurese dhe zberthen eritrocitet e harxhuara. Perveç ketyre pune, ky organ gjithashtu sekreton lengun biliar per fshikezen e temthit. Kjo ndihmon ne tretjen e yndyrave ne zorren e holle. Perveç detoksifikimit, meçia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminen A dhe substancat qe jane instrumentale ne mpiksjen e gjakut.
thumbnail.php

Nocione te Gabuara

Ne industrine e mireqenies ka shume pohime se melçia duhet detoksifikuar (ç’helmuar). Ata pohojne se melçia juaj eshte bere toksike dhe duke perdorur dieten e tyre te veçante ju do ndihmoni qe te pastroni melçine tuaj. Fakti i kesaj pune eshte se melcia nuk ka nevoje te detoksifikohet sepse ne vetvete eshte makine detoksifikimi.

Nese melcia nuk behet toksike atehere çka behet? Epo, nese melçia mbi-ngarkohet dhe nuk mund te largoje te gjithe materiet toksike, trupi juaj do te absorboje te gjithe keto kemikalet e padeshiruara. Ne fund, trupi juaj eshte ai qe behet toksik.

Kujdesi ndaj Melcise

Pirja e tepert nuk i bene mire melçise tuaj. Kur ky shok i heshtur i trupit tuaj lendohet apo semuret nuk ka se si te ankohet gjersa te behet vone per ty. Kjo eshte per shkak se nuk ka nerva te veçante per te krijuar alarm. Me fjale tjera ska se si te te tregoje se eshte lenduar apo semurur nga moskujdesi juaj!

Duke marre nje qasje te kuptueshme per tu kujdesur per melçine dhe duke bere disa ndryshime sjelljesh ne menyren e te jetuarit tuaj, ju mund te zgjasni shendetin e melçise tuaj dhe te shmangni demtimin dhe semundjen e melçise.

1. Shmang alkoolin krejtesisht nese mundesh.

Qelizat e melçise jane te vetmit entitet qe mund te prodhojne nje tip te enzimave per te oksiduar ne menyre efektive alkoolin. Mjerisht per ata qe pine shume, melçia ka mjafte enzima per te procesuar vetem nje pije alkoolike ne ore. Nese do te pije disa pije alkoolike brenda ores, teprica e alkoolit do te qarkullojne ne rrjedhen e gjakut duke prekur secilin organ ne trupin tuaj.

Kur pini shume melçia vazhdon te punoj shume per te prodhuar mjaft enzima per te procesuar ate. Nuk do te kete kohe qe te metabolizoje acidet yndyrore dhe keshtu lejon qe ato te akumulohen. Struktura qelizore e melçise se nje pijaneci eshte tejet e prekur pergjithmone, po aq sa e humb aftesine per te metabolizuar acidet yndyrore. Kjo eshte edhe arsyeja perse keta njerez gjithashtu vuajne nga melçia e dhjamosur. Nese nuk mund ndalosh pijen krejtesisht atehere kufizo ate duke filluar qe sot dhe jepi rastin melçise tuaj te rimekembet (te kthehet ne vete). Sidoqofte, prape po te them qe te marresh hapa drejt shmangies se alkoolit pergjithmone.

2. Mos konsumo asgje qe mund te stresoj melcine.

Melcia e njeriut mund te stresohet me marrjen e tepert te pilulave apo medikamenteve. Mos u mundo te vete mjekohesh. Gjithmone eshte mire qe paraprakisht te konsultoheni me ndonje mjek per sasine e medikamenteve qe mund dhe guxon te marresh. Nese melçia stresohet atehere nuk do te jete ne gjendje te absorboje si medikamentet ashtu edhe materiet ushqyese te rendesishme.

Me ngadale me kafe dhe pijet tjera te kafenizuara. Keshilla e pergjithshme eshte qe te mundohesh te shkurtosh apo kufizosh sasine e ketyre pijeve stimuluese sa me shume qe mundesh. Ne vend te tyre, pi se paku 2.5 litra uje te fresket çdo dite. Kjo eshte me mire per melçine tuaj dhe shendetin tuaj ne pergjithesi.
Pirja e duhanit gjithashtu eshte e keqe per melcine tuaj per shkak se qelizat e melçise duhet te zberthejne 80% te nikotones ne kotinine.

Kur te hani ushqime deti sigurohu qe eshte mire i pjekur. Nuk eshte mire qe te hani ushqime pjeserisht te pjekura sepse niveli i baktereve ne ushqimet gjysme te pjekura mund te jete tmerresisht i larte dhe keshtu melçia juaj duhet te punoje jashte orarit per te mbytur keto baktere me lengun e saj biliar. Melçia juaj do te semuret nga ngarkesa e tepert e baktereve. Ne rastet ekstreme melçia do te lendohet dhe kjo eshte ajo qe e ndryshe e quajme ceroza apo ceroze. Edhe ushqimet e kontaminuara mund te shkaktojne komplikime te tjera mbi melçine dhe keshtu ju mund te vuani nga Hepatiti A, B dhe C.

Nderto shendetin e melçise tende

Qe te ndihmosh te forcosh dhe rindertosh qelizat e melçise tuaj ju duhet te mirembani nje diete te shendetshme. Me fjale tjera ju duhet te kujdeseni ne te ushqyer. Qe melcia te kryeje punen e detoksifikimit i duhen vitamina, minerale, amino acide dhe fotokemikale. Melcia e shendetshme ne menyre efektive merr kemikalet toksike dhe i shnderron ato ne radiale te lire me pak te demshem. Sidoqofte, nese trupi juaj ka shume prej ketyre radikaleve te lire, qelizat e trupit tuaj, duke perfshire ketu edhe ato te melçise, do te demtohen.

Degjo keshillen e pergjithshme – ha shume peme dhe perime qe jane tejet te pasura me fitokemikale, selenium, vitamin C dhe Vitamin E. Ha me shume domate te gatuara e ketu perfshihet edhe sosi shpagetes e gjithashtu edhe ketqapi (ketchup) keshtu qe trupi juaj te marr nivelet e larta te licopenit. Karotat, papaja dhe frutat tjera qe kane mjaft beta karotene jane te forte me antioksidant.

Per ti ndihmuar melcise tuaj ju gjithashtu keni nevoje per vitamina B sikur acidi folik. Tiamine, qe eshte Vitamine B1, mund te gjendet ne produktet nga drithera te plota, fasulet, soja, bizele, mish pa dhjam dhe peshk. Riboflavin apo Vitamina B2 mund te gjendet ne veze, arra, perime me gjethe te gjelberta dhe produktet e qumeshtit. Niacin apo Vitamin B3 gjendet ne mish te shpezeve, peshk, mish te kuq pa dhajm, veze dhe arra.

Siç e sheh te gjitha mineralet dhe materiet ushqyese te rendesishme gjenden ne produktet e zakonshme. Keshtu qe nese mbani nje diete te balancuar ju do te jeni ne gjendje te furnizoheni mjaftueshem me vitaminat dhe mineralet esenciale qe te keni melçi te shendetshme.

•sherohu.com•
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Magnez kundër astmës


Shkencëtarët amerikan të Universitetit në Kenmore këshillojnë konsumimin e rregullt të magnezit për të frenuar në një nivel të caktuar astmën.

Hulumtimi është zhvilluar në 50 pacientë të moshës nga 21 deri në 55 vjeçare të cilët vuajnë nga astma. Ata janë përcjellë për 6.5 muaj dhe rezultatet kanë treguar një përmirësim të jetës së tyre te personat që kanë konsumuar rregullisht magnez.
f.0301112218223_m.jpg
Funksioni i mushkërive është përmirësuar për 6%, ndërsa bronket janë bërë për 20% më rezistuese në ndikimin e faktorëve bronko-konstriktor (substanca të cilat ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes), që së bashku ka sjellë deri te ajrosja më e mirë e mushkërive dhe një ndjenjë e përgjithshme më e mirë.

Për një efekt të tillë, që është arritur në rastet astmës së lehtë ose mesatarisht të rëndë, ka qenë i nevojshëm konsumimi ditor i një sasie prej 340 mg të magnezit.
•Telegrafi•
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: 45 receta për të kuruar sëmundjet e zemrës, të gjakut, të veshkave, të stoma

6 ushqimet që duhet të përdorni për të luftuar diabetin

Të rejat më të fundit nga shkenca për sëmundjen e sheqerit

Nuk dihet ende se cili është numri i saktë i të sëmurëve me diabet, por personat që ankohen për shqetësimet që të sjell kjo sëmundje shtohen çdo ditë e më shumë. Ndërkohë që nuk ka ende një kurë të për diabetin, doktorët shprehen se mbajtja e një diete të rregullt, respektimi i saj në çdo detaj, është mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll gjendjen. “Marrja parasysh e lëndëve të përbëra natyrale, është një alternativë që mund të evitojë deri diku rekomandimin e ilaçeve”, thotë Richard A. Andreson, drejtor i shkencës në departamentin e Agrokulurës në Beltseville. “Mesazhi që po përpiqemi të dërgojmë, është se nuk duhet të mbështetemi vetëm në ilaçet që mund të ngadalësojnë apo parandalojnë diabetin, duhet në mënyrën më maksimale që të përpiqemi të ndryshojmë zakonet e të ngrënit”, shton ai.
اfarë duhet të konsumoni?
1. اaj. Kimikatet e njohura si “fonifenol” të gjetura në jeshilen, të zezën, ngrenë aktivitetin e insulinës.
2. Kanellë. Më pak se gjysmë luge çaji në ditë rrit metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme.
3. Hejdë. E përdorur tradicionalisht, hejda përmban përbërës kimikë që ulin nivelin e sheqerit në gjak.
4. Qershitë. Qershitë përmbajnë kimikate të quajtura “antokinë” që rrisin prodhimin e insulinës.
5. Gujava. Ekstraktet e mollës së gujavës ulin nivelin e sheqerit në gjak.
6. Kakao. Ul rezistencën e insulinës.
Karbohidratet dhe diabeti
Karbohidratet janë një nga tri miko-ushqyeset e gjetura në ushqim, dy të tjerat janë yndyrnat dhe proteinat. Karbohidratet mund të jenë të thjeshta dhe të komplikuara. Karbohidratet e thjeshta, ose sheqernat, kanë emra të ndryshme si fruktoza, laktoza dhe surkoza. Karbohidratet e thjeshta gjendjen në qumësht, fruta dhe, sigurisht, në sheqer.
Karbohidratet e ndërlikuara janë niseshteja, të cilat janë të përbëra nga shumë përbërje glukozash të përziera, ku mund të përmenden buka, ëmbëlsirat, makaronat. Saktësisht rritja e sheqerit në gjak është në përpjesëtim të drejtë me konsumimin e karbohidrateve. Disa drithëra dhe fruta përmbajnë fibra, të cilat në këtë rast janë një element shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë prezent të jenë fibrat, aq më pak e mundur është që ushqimi të prekë nivelin e sheqerit në gjakun tuaj. Disa drithëra të tjera janë lehtësisht të shndërruara në trupin tuaj në sheqer. Mbi 90% e drithërave të thjeshta dhe disa niseshte janë pjesë e kësaj kategorie dhe luajnë një rol shumë shkatërrues në nivelin e sheqerit në gjak. Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist, që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist.
Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Ilaçet
1-Tiazolidinedionet-veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2-Glinidet-ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3-Akarboza- është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.
Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor, nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen gjenet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.
Sulfoniluret luftojnë sëmundjen
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. ثshtë mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkoje deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimin, që çon në rritje të peshës trupore.
Insulina - E reja dhe e vjetra
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin tipi1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin tipi2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29% e diabetikëve të tipit 2 mjekohen me injeksione insulinë. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insulinë edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës dhe aktivitetit fizik tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lenë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt , brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën . Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës.
Diebeti, ndërlikon edhe organet e tjera
Përveç çrregullimit të sheqernave, në diabet çrregullohen yndyrnat, kripërat dhe çrregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte, të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit, shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbasë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës, shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe.
•tiranaobserver•
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: 45 receta për të kuruar sëmundjet e zemrës, të gjakut, të veshkave, të stoma

6 ushqimet që duhet të përdorni për të luftuar diabetin

Të rejat më të fundit nga shkenca për sëmundjen e sheqerit

Nuk dihet ende se cili është numri i saktë i të sëmurëve me diabet, por personat që ankohen për shqetësimet që të sjell kjo sëmundje shtohen çdo ditë e më shumë. Ndërkohë që nuk ka ende një kurë të për diabetin, doktorët shprehen se mbajtja e një diete të rregullt, respektimi i saj në çdo detaj, është mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll gjendjen. “Marrja parasysh e lëndëve të përbëra natyrale, është një alternativë që mund të evitojë deri diku rekomandimin e ilaçeve”, thotë Richard A. Andreson, drejtor i shkencës në departamentin e Agrokulurës në Beltseville. “Mesazhi që po përpiqemi të dërgojmë, është se nuk duhet të mbështetemi vetëm në ilaçet që mund të ngadalësojnë apo parandalojnë diabetin, duhet në mënyrën më maksimale që të përpiqemi të ndryshojmë zakonet e të ngrënit”, shton ai.
اfarë duhet të konsumoni?
1. اaj. Kimikatet e njohura si “fonifenol” të gjetura në jeshilen, të zezën, ngrenë aktivitetin e insulinës.
2. Kanellë. Më pak se gjysmë luge çaji në ditë rrit metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme.
3. Hejdë. E përdorur tradicionalisht, hejda përmban përbërës kimikë që ulin nivelin e sheqerit në gjak.
4. Qershitë. Qershitë përmbajnë kimikate të quajtura “antokinë” që rrisin prodhimin e insulinës.
5. Gujava. Ekstraktet e mollës së gujavës ulin nivelin e sheqerit në gjak.
6. Kakao. Ul rezistencën e insulinës.
Karbohidratet dhe diabeti
Karbohidratet janë një nga tri miko-ushqyeset e gjetura në ushqim, dy të tjerat janë yndyrnat dhe proteinat. Karbohidratet mund të jenë të thjeshta dhe të komplikuara. Karbohidratet e thjeshta, ose sheqernat, kanë emra të ndryshme si fruktoza, laktoza dhe surkoza. Karbohidratet e thjeshta gjendjen në qumësht, fruta dhe, sigurisht, në sheqer.
Karbohidratet e ndërlikuara janë niseshteja, të cilat janë të përbëra nga shumë përbërje glukozash të përziera, ku mund të përmenden buka, ëmbëlsirat, makaronat. Saktësisht rritja e sheqerit në gjak është në përpjesëtim të drejtë me konsumimin e karbohidrateve. Disa drithëra dhe fruta përmbajnë fibra, të cilat në këtë rast janë një element shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë prezent të jenë fibrat, aq më pak e mundur është që ushqimi të prekë nivelin e sheqerit në gjakun tuaj. Disa drithëra të tjera janë lehtësisht të shndërruara në trupin tuaj në sheqer. Mbi 90% e drithërave të thjeshta dhe disa niseshte janë pjesë e kësaj kategorie dhe luajnë një rol shumë shkatërrues në nivelin e sheqerit në gjak. Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist, që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist.
Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Ilaçet
1-Tiazolidinedionet-veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2-Glinidet-ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3-Akarboza- është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.
Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor, nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen gjenet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.
Sulfoniluret luftojnë sëmundjen
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. ثshtë mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkoje deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimin, që çon në rritje të peshës trupore.
Insulina - E reja dhe e vjetra
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin tipi1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin tipi2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29% e diabetikëve të tipit 2 mjekohen me injeksione insulinë. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insulinë edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës dhe aktivitetit fizik tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lenë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt , brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën . Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës.
Diebeti, ndërlikon edhe organet e tjera
Përveç çrregullimit të sheqernave, në diabet çrregullohen yndyrnat, kripërat dhe çrregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte, të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit, shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbasë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës, shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe.
•tiranaobserver•
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: 45 receta për të kuruar sëmundjet e zemrës, të gjakut, të veshkave, të stoma

100 receta për të kuruar 73 sëmundje

Të besosh në mjekësinë popullore apo atë moderne? Shpesh mjekësia moderne mbështetet në atë popullore duke thelluar më tej studimet. Një ndërthurje është gjithmonë mënyra më efikase. Sot shkenca dhe mjekësia kanë bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura të trupit dhe mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave që në pamje të parë duken shumë të thjeshta por në fakt janë shumë të rëndësishme për dietën dhe shëndetin. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë, jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, dieta është edhe më e rëndësishme. Në suplementin e sotëm “Tirana Observer” sjell një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne po aq sa edhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. ثshtë e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër sëmundjeve të ndryshme si kancerit, tensionit, sëmundjeve të zemrës. Stomakut, aparatit tretës, gripit, të ftohurit e shumë të tjera. Ndërsa më poshtë radhiten 100 këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër 73 sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera, në një suplement prej 6 faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme.

1. اaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme
Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. اaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

2. Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës
Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. اaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të fortat kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaji barblete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaquranë mëlci.

3. Rigoni lufton gurët në tëmth
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Vetitë e rigonit në shërimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një nga luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

4. Hithra kundër rënies së flokëve
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitiven shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e flokut me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. ثshtë mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminim përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

5. Limoni normalizon tensionin e lartë
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

6. Sinapi lehtëson dhimbjet reumatike
Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t`i dhënë shije ushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund të largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

7. Vaji eterik largon mykun në lëkurë
Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë. Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do të kemi një lëkurë të shëndetshme. Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për kuftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji.

8. Manaferrat përmirësojnë shikimin
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë se përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.

9. Temperatura e lartë ulet me çaj sherbele
Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. اaji i përgatitur nga bima e sherebelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve është një ndër bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

10. Bima e valerianës lufton pagjumësinë
Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole dhe ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit. Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerinës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

11. Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt
Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythat e plepit. Sythat janë të pasur me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substancë flavonike, esencë. Në saj të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersë e padëshiruar. Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të elementëve përbërëspengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve.

12. Bima e koprës përmirëson shëndetin
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatim, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. اaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. اaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç quhet ndryshe, pagjakësia.

13. Lëngu i mollës përmirëson tretjen
Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Poe, për t`u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

14. Mjalti lufton ulçerën e stomakut
Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqënëse ulcera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

15. Hudhra parandalon kancerin e prostatës
Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullo nga tumori i prostaës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatitmerita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por edhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eleminojë rrezikun e përhapjes të tumorit të prostatës.

16. Tëmblagjkau shmang kancerin e lëkurës
Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmin në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft suksespër parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban.

17. Masazhet me vaj e akull për nervi shiatik
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Një nga mënyrat më të suksesshme që kanë dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë.

18. Sherbela lufton turbekulozin
اaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turbekulozi. Në gjethet e bimës ndidhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

19. Aloe vera për kurimin e leuçemisë
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leuçemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

20. Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasi
Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit, edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta edhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri në 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

21. Peshku mbron nga sëmundja e Alzheimerit
Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzheimerit, ose më pak në rrezikpër t`u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me sindromën Alzheimer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla.

22. Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka
Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvëndësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. اaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaji është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë tek njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. اaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësim psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

23. Bajamet qetësohen me çaj lule pjeshke
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi dhe ftohja. اaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në forme çaji ose përdoret si gargarë. اaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.

24. اaji i kinfushës i dobishëm për mëlçinë
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave më të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës.

25. Bima e lirit shëron plagët nga djegiet
Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër ëshëtë larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lengun e përftuar nga gjethet e bimës.

26. Dieta juaj mund të kurojë aneminë
Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndiejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

27. Hurma ndihmon për problemet e gjakut
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjektë popullorë i kanë kthyer të gjith kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

28. Lëngu i karotës lufton aneminë
Karita është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota të qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojnë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

29. Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët
Nisur nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa ëshët ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve o këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjekut nëpërmjet frutave dhe perimeve, është rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

30. اaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut
Një kurë e efektshme për sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë për 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërisht mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

31. Luleshtrydhja pastron gjakun
ثshtë bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fototerapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninit, vitaminë B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën,holinën etj.

32. Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit
ثshtë një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

33. Farat e zeza rrisin imunitetin e trupit
Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra tëndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme.

34. Aloe Vera lufton infeksionet
Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilat thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

35. Kopra e dobishme për të sapolindurit
Foshnjave të porsalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

36. Trumëza ndihmon organet e tretjes
ثshtë ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si dhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave të tjera.

37. Kamomili multifunksional për shëndetin
Përdoret kundër dhimbjeve dhe shtrëngimeve , inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kunder hemorroideve.

38. Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe të tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

39. Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut
Bima e kulfimës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

40. Fiku i dobishëm për aparatin tretës
Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

41. اokollata e zezë e dobishme për zemrën
Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka më shumë antioksidantë në një gramë se një gotë verë, çaji apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç`mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjëkësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit sistolik me 2.9 pikë dhe tensionit diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.

42. Kafeja një terapi e mirë për zemrën
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sërë sëmundjeh, përfshirë edhe atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcer në stomak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nëse pi më shumë se ç`duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.

43. Kakaoja mbron nga sëmundjet koronare
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës. Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t`i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

44. Molla pastron veshkat
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje, që në lashtësi është vënë re domosdoshmëria e organizmit për mollën e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullime në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

45. Banania forcon muskujt
Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. ثshtë e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij i shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t`i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet.

46. Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut
Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

47. Qitro ndihmon në tretjen e ushqimit
ثshtë një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit.

48. Qershia ul kolesterolin në trup
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershish dhe mund të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

49. Portokalli parandalon ftohjen
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohëqë rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit, por edhe është një “aleat” shumë i mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut tek të sëmurët e paralizuar.

50. Mandarina lufton infeksionet
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuara të Grekëve të Lashtë, pasi vet fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teoria e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje dhe më të vjetërit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

51. Rrushi eliminon gurët në veshka
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

52. Vishnja i pasur me vitamina e minerale
ثshtë një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjithë grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

53. Dardha largon problemet në zemër
ثshtë një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si dhe vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocione të forta.

54. Speci eviton rënien e flokëve
Ky perim duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e fleokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër specat mund të zgjidhin problemet e atyre që kanë thonj të dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.

55. Brokoli ul rrezikun e kancerit të stomakut
Preferohet të konsumohet i zier dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetar, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumi i bronkolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kacereve të ndryshme.

56. Pjepri largon pagjumësinë
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat japin sigur maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

57. Llahanaja ndihmon në rigjenerimin e lëkurës
ثshtë një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumim të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.

58. Karota stabilizon nivelin e kolesterolit
Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Prëveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të të gjitha organeve të njeriut.

59. Kastraveci rigjeneron muskujt e lëkurës
Jo më kot, që në epokën primitive, kohë kur ende nuk kishin dalë kremrat dhe produktet e paketuara të cilat ndihmonin në “zhdukjen” e syve të plakur, të ënjtur dhe të rrudhur. Edhe në ditët e sotme, përdorimi i kastravecit, duket të ketë të njëjtat veti çudibërëse. Ky produkt bën të mundur rigjenerimin e muskujve të lëkurës, si dhe i jep elasticitet qelizave.

60. Ananasi ndihmon në forcimin e kockave
Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron tek përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen.

61. Hudhra uljen e tensionit të lartë
Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës nga të gjithë grupmoshat.

62. Bananet kundër hemorragjisë cerebrale
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale.

63. Dardha ul nivelin e kolesterolit në gjak
Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Ato ulin sasinë e yndyrnave në gjak, ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme. Në çështjen e hëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolesterolit në gjak. Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundër osteoporozës. Ky frut është i dobishëm dhe për trurin.

64. Peshku lufton sëmundjet e zemrës
Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhan, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezët janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikim pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit.

65. Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi, margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Vaji i ullirit luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit.

66. Qumështi i dobishëm edhe për trurin
Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të cilët lujanë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Ai është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trompzës. Në uljen e tensionit dhe kolesterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.

67. Kosi kuron ulcerën e stomakut
Sipas studiuesve janë pikurisht mikroorganizmat e gjendur te kosi, ato që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mylut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulcerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.

68. Misri mban larg hipertensionin
Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrnës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash.. Në një studim të bërë me shumë meshkuj të cilët kisin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është një burim energjie, sepse përban vitaminë B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë ëhstë rekomanduar për njerëz që vuajnë nga hipertensioni.

69. Birra parandalon sëmundjet koronare
“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmunjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj.

70. Rrepat rindërtojnë arteriet e dëmtuara
Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyeset cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. U këshillohet të gjithë amvisave që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. ثshtë e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.

71. Lakra redukton rrezikun e kancerit
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne, nëse konsumon qoftë ehde 300 gramë lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhë reduktojnë rrezikun e kancerit. Lajra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes apo të merret gjatë ndrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

72. Gujava shmang kancerin e prostatës
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Përmban sasi të larta glikopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjihtë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t`i zgjedhin ushqimin e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.

73. Lakra zvicerane mbron retinën e syrit
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëv e jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.

74. Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak
Kanella është një nga aromat de erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrta q kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

75. Mjalti ndihmon kundër diarresë
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagët dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr. Molan mjalti triumfon mdi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta pacientë do të ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaftë e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se një tretje sheqeri. Gjithashtu mjalti ndihmon në rastin e problemeve me jashtëqitjen.

76. Purslana e dobishme për zemrën
Edhe pse për FDA, Agjencinë e kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur.
Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatoninë, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

77. Shega rregullon sistemin sistolik
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pijnë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50% të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu, ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

78. Farat e frutave parandalojnë diabetin
Farat e disa frutave në mjaft raste, janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilët reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak, e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.


79. Kumbulla e r thatë rigjeneron indet
Pse janë të shëndëtshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veccnërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

80. Kungulli shmang vdekjen e hershme
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli, janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak, janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvozhga ju siguron fibër.

81. Trëndafilat për një kujtesë të fortë
Aroma e trëndafilave forcon kujtësën dhe duket të jetë një aleat i mirë kundër sklerozës. Shkencëtarët gjrmanë , pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit, gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njëra pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash kishin kujtesën më të fortë.

82. Portokalli përdoret për të trajtuar HIV/AIDS
Një kompani farmaceutike australiane tha këtë javë se elementet natyrore të nxjerra nga portokalli, mund të përdoren për të trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARAS-in dhe të ftohurën e zakonshme. Citrofresh Internacional Ltd. Tha se ka zbuluar se elementi “Citrofresh bioflavanoid” është efektiv kundër virusit HIV-1,
Virusit human të gripit A etj. Prodhuesi më i madh në botë i ilaçeve kundër HIV-AIDS ka përfunduar testet në fazën 111 për produktin e quajtur “trajtimi naiv”.

83. Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve
Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve që shkaktohen si nga bimët, ashtu edhe nga mishrat. Vera e kuqe ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron pas procesit të metabolizmit, një polifenol qëe ndodhet tek rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale.

84. Vitamina C ndalon rinitin alergjik
Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Por jo të gjithë e dinë se për të qetësuar simptomat, mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë që gjendet te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra.

85. Peshku parandalon hemorragjinë
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë, thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë, ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit ynyrorë ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut.

86. Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit
Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjektëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament, kanë qenë plot 60 gra në një Institut në Kanada, të lilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Tetraciklina parandalonpërhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme.

87. Arrat pakësojnë rrezikun e diabetit 2
Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet e veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit, thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra, kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prekur nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku, rreziku ulet me 20 për qind. Përveç ymdyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

88. Vitamina C ndalon rinitin alergjik
Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Por jo të gjithë e dinë se për të qetësuar simptomat, mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë që gjendet te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra.

89. Uji mineral favorizon veshkat
Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. ثshtë një nga elementet kryesorë që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastërtitë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve, mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se magnezi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishëm përdorimi i ujrave minerale, pasi ato i japin trupit 50% të nevojave për magnez.

90. Vaji i ullirit largon sëmundjet e zemrës
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqënëse është i pasur edhe me yndyrna të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t`u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit.

91. Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike
Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme.

92. Vitamina E parandalon sterilitetin
Vitamina E është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që eka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si te njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimet e përditshme të njeriut shkakton sterilitet. Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.

93. Temperatura e lartë largohet me çaji dardhe
Dardha konsiderohet në Europë si simboli i shëndetit. Prej saj romakët prodhonin një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen për gjysmë ore. اaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

94. Bananet të dobishme kundër infeksioneve
Përveç vitaminave të shumta që ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të bananes. Sipas mjekëve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese.

95. Vitamina C, ilaçi për personat me diabet
Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturave radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmitmin e disda llojeve të lëkurës. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtura në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit. Shkencëtarët thonë se vitamina C ëhstë shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.

96. Specat djegës lehtësojnë dhimbjet
Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve të tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenja në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat e tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë e tjera jo të dhimbshme.

97. Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen gjatë e natës dhe të ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjedhja më e mirë. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi, si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidanti.

98. Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionittë gjakut. Vlerate mëdha të natriumitnë organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kondërshtojnë efektet e natriumit.

99. Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t`u prekur nga arteroskleroza.

100. Pica ndihmon kundër plakjes
Pica kundër rrudhave. ثshtë një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cenuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq.
TO
 
Top