5 diagnoza të gabuara që jepen për meshkujt

E vërteta e frikshme është se ndonjëherë diagnoza e dhënë për ju nga mjeku është e gabuar. Më poshtë gjeni pesë diagnozat më të shpeshta që jepen gabimisht për meshkujt dhe strategjitë e përshkruara për tu ndjerë më mirë më shpejtë.

Alergjia

Mjekët zakonisht i japin këtë emërtim simptomave me sytë e përlotur dhe teshtitjet e shpeshta. Por po këto simptoma janë edhe të vasomiti rinitit, i cili shkaktohet nga acarime prej parfumit, smogut dhe tymit të duhanit, thotë Patricia Wheeler, profesoreshë në University of Louisville. Ilaçet e alergjive që mund t’iu jepen në këtë rast nuk do t’iu lehtësojnë. Zgjidhja në këtë rast është të bëni testin e alergjisë.

Fërkimi i kërcit të gjurit

Ngrënia e kërcit në gju shkakton dhimbje të forta të padurueshme. Ndërhyrja kirurgjikale nuk është zgjidhja e vetme. Ronald Grelsamer kirurg ortoped në Mt. Sinai Hospital of New York, thotë se 9 në 10 raste kanë nevojë për terapi fizike dhe jo për ndërhyrje, ndaj duhen bërë ekzaminimet e duhura.

Dhimbjet e kokës

Në pjesën më të madhe të rasteve jepet diagnoza kalimtare për kalimin e dhimbjeve, thotë Craig Shvimer, otolaringolog në Dallas, Texas (SHBA). Ai këshillon që në rast se dhimbjet zgjasin më shumë se dy javë, vizitohuni te një mjek neurolog.

Bronkiti

Në një pjesë të rasteve kuroheni për bronkit, kur në fakt mund të jetë astma e fshehur, thotë Sidney S. Braman e Brown University medical school. Në rast se nuk keni përmirësim nga mjekimi i marrë, mbani parasysh të kontrolloheni për astmë.

Apendiksi

Rreth 16% e rasteve të trajtuara për apendiks (pjesë shtojce e zorrës së trashë), janë kryer tek pacientë që nuk kanë nevojë për to. ثshtë ky zbulimi i një studimi amerikan të Universitetit të Uashingtonit. Apendiksit mund të jetë vdekjeprurës, kështu që mjekët janë të shpejtë për të hequr organin 6 centimetër para se të bëjnë një kontroll më të specializuar./a.y/noa.al/
 
Top