5 këshilla për dukje fantastike të flokëve gjatë verës

Jetmira

Antarë i Respektuar
Dielli dhe temperaturat e larta mund t'i thajnë dhe dëmtojnë shumë flokët. Gjithashtu, në pushim, uji i detit ose klori nga pishina mund të kenë ndikim negativ. Nëse i ndiqni këshillat në vijim gjatë tërë sezonit nuk do të keni nevojë që të brengoseni në lidhje me faktin se si ju duken flokët, transmeton gazeta Kosova Sot.
1. VAJI PثR FLOKث.
Vaji që trajton flokët rigjeneron gjithçka që kanë tharë dielli dhe uji i detit. Gjithashtu, vaji do të ndihmojë edhe në parandalimin e elektrizimit të flokëve.
auto_oi11467495834.jpg
2. MODELI SI SHPثTIM
Modeli i flokëve në stilin bohem ose me gërsheta është një zgjidhje e shkëlqyeshme nëse dëshironi që të dukeni bukur, e nëse nuk keni kohë për t'i trajtuar flokët me tharëse. Flokët e tharë me pak vaj për stilizim dhe pjesët e parme të flokëve të mbledhura do të duken për mrekulli sikur edhe flokët e mbledhur në një gërshetë të ultë të bërë nga dy pjesë të flokëve.
auto_oi21467495837.jpg
3. APLIKONI MASKث PثR FLOKث NJث HERث Nث JAVث
Një herë në javë, as më shpesh e as më rrallë, trajtojini flokët pas larjes me një maskë ushqyese. Në këtë mënyrë di t'i ktheni në jetë. Por, duhet ta dini që nëse keni flokë të ngjyrosur nuk guxoni që maskën ta mbani më gjatë se 10 minuta në mënyrë që ta ruani ngjyrën. Gjithashtu, nëse notoni në pishinë, maska do t'ju ndihmojë që klori të mos depërtojë shumë thellë në flokët tuaj.
auto_oi31467495839.jpg
4. SHKUMA PثR FLOKث
Ndoshta keni harruar se sa praktike mund të jetë shkuma për flokë. Në fakt, nëse e aplikoni një sasi të vogël në flokë para tharjes, e madje edhe nëse i thani në diell dhe i lidhni në gërshetë, më vonë do të keni kaçurrela të mrekullueshme. Natyrisht, ju rekomandojmë që ta përdorni sa më rrallë tharësen dhe ta shmangni sa më shumë hekurin për flokë.
auto_oi41467495842.png
5. SPثRKATثSI ME FILTثR UV
Nëse jeni në plazh ose i ekspozoheni diellit për disa orë në ditë, gjithsesi aplikoni spërkatës me filtër të rrezeve ultraviolete, i cili mund t'ju ndihmojë që deri në një masë të caktuar t'i mbroni flokët nga dëmtimet. Në anën tjetër, një kapelë e lehtë është gjithmonë një opsion i mirë për në plazh ose qytet.
auto_oi51467495844.jpg
 
Top