5 librat e Virginia Woolf që secili duhet t’i lexojë

virginia-600x360.jpg

Virginia Woolf është padyshim një nga shkrimtaret më të mira të të gjitha kohërave.

Librat dhe esetë e saj karakterizohen nga një stil i ndjeshëm, botë e brendshme dhe një shmangie nga përshkrimet lineare. Një talent i jashtëzakonshëm në fushën e saj, librat e Woolf duhet të lexohen nga të gjithë ata që duan të njohin më mirë letërsinë e shekullit të 20-të.

Më poshtë janë 6 librat e saj më të rëndësishëm:

“Znj. Dalloway”


Znj. Dalloway” është libri që mund ta lexojnë të gjithë ato që takohen për herë të parë me Virginia Woolf. Klarisa Dalloway është një grua angleze e shoqërisë së lartë dhe Woolf tregon historinë e saj në Londrën e pasluftës së Parë Botërore. Woolf eksploron shoqërinë e asaj kohe dhe krijon një fotografi të jetës së protagonistes nëpërmjet mendimeve të saj, ndërkohë që Klarisa përgatitet për festën që do të organizojë atë pasdite. Ky libër është një shembull i përshkrimit të ndjenjave të brendshme të protagonistes nëpërmjet të cilave lexuesi depërton në mendjen dhe botën e saj, duke krijuar një marrëdhëdhënie të afërt me të. Ky libër është realizuar edhe film në vitin 1997.

“Orlando”

Cilësuar nga Jorge Luis Borges si një nga librat më të arrirë të Virgina Woolf dhe një nga më të mirët e kohëve moderne, “Orlando” është një libër magjepsës. Ai fillon me një protagonist mashkull, një poet aristokrat që frekuenton sallonet e familjes mbretërore. Romani eksploron çështjet gjinore dhe të identitetit, nëpërmjet karaktereve që udhëtojnë në kohë e takojnë personalitete të rëndësishëm të letërsisë në vite. Unik dhe i paparashikueshëm, “Orlando” është një roman që duhet të lexohet patjetër nga çdo dashurues i letërsisë.

“Drejt farit”

Historia e tre anëtarëve të familjes Ramsi, treguar nga këndvështrimet e tyre të ndryshme, “Drejt farit”, është një histori prekëse e betejave me të cilat kjo familje përballet gjatë jetesës së tyre në një shtëpi në brigjet e Skocisë. Interpretimi i ndjenjave njerëzore nga Woolf do të ndikojë lexuesin. Ajo eksploron frikërat e njeriut ndaj ndryshimeve dhe aftësia e realizimit të përshkrimeve aq të gjalla është një nga armët e saj më të forta dhe një arsye përse njerëzit e kanë të pamundur për ta hequr këtë libër nga dora.

“Dallgët”

Ky libër përmban gjashtë monologe, nga gjashtë karakteret kryesore të librit, ku secilin prej tyre Woolf e gërmon në identitetin, individualitetin dhe shoqërinë e tij. Ekziston dhe një personazh i shtatë, Percival, që është gjithashtu i rëndësishëm por që nuk flet drejtëpërsëdrejti me lexuesin. “Dallgët” është cilësuar shpesh si kryevepra e Woolf-it për shkak të stilit unik të të shkruarit, për shembjen e barrierave gjinore dhe për gërshetimin e poezisë me prozën.

“Midis veprave”

“Midis veprave” është libri i fundit i Virgina Woolf i cili u publikua pas vdekjes së saj. Ngjarjet zhvillohen në një vend të panjohur në Angli ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore i afrohet vendit. Në fshat zhvillohet festa e përvitshme e verës dhe secili nga banorët e fshatit kujton momente të rëndësishme të historisë së Anglisë. Është një histori brenda historisë ku Woolf me zgjuarsi e vë theksin në çështje të caktuara, pjesa më e madhe e lidhur me luftën: ngritja e fashizmit ishte e rëndësishme për të, jo vetëm pse burri i saj ishte hebre, por sepse dhe ajo vetë ishte në listën e ekzekutimeve në Angli të Hitlerit.

Materiali u përgatit nga Dorina Allamani/kufinjet/
 
Top