5 shenjat e para te shtatzanise

braziljania

Anëtar i Nderuar
Keto jane 5 shenjat e para te pergjithshme te shtatzanise. Cdo njeri eshte ndryshe… disa femra i kane te gjitha keto, disa kane disa dhe ka nga ato qe skane shenja fare ne muajin e pare…

1. Mungesa e periodave ne muajin e pare. Kjo eshte shenja e pare qe grate shohin. Ka nga ato femra qe nuk i kane te rregullta dhe faktore te ndryshem kontribuojne ne crregullimin e periodave.

2. Vajtje te shpeshta ne banje. Edhe para se te shfaqet mungesa e periodave ne muajin e pare.. shume gra shtatezane kane thene qe shkojne shume shpesh ne banje, madje dhe cohen naten. Kjo ndodh mbasi embrioni eshte implantuar ne miter dhe fillon te prodhoje hormonin e quajtur HCG ( Human Chorionic Gonadotropin.) Ky hormon shkakton urinim te shpeshte.

3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet jane shenje e hereshme e shtatzanise. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta te hormonit Progesterone.

4. Ndjenja e perzierjes, vjellje ne mengjes ( dreke dhe madje darke!) Kjo ndjenje per disa gra nuk eshte vetem ne mengjes. Shume gra shtatzane ndihen kshu gjate gjith dites dhe mandje ne darke, afersisht gjysma e grave shtatzane kane vjellje.

5. Gjoksi i lenduar dhe i zmadhuar. Nqs je shtatzane, gjoksi do zmadhohet, dhe do te jete i lenduar, njesoj sic eshte perpara periodave. Kur trupi mesohet me rritjen e nivelit te hormoneve, atehere dhimbja iken.


shendetionline.com*
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Ohu deri ne muajin e pare eshte sh kohe te maresh vesh nqs je apo jo me bare!s
 

baby doll

Sw33t d0LL
Yhyyy sa kohe kam un x ket.ey kemi ndo-1 ne fv qe ka kto shenja??????ahahahaha
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
O Brazi po jan inventuar testet e bares qe behen rapid qe ditet e 2-4 kur ke dyshime!
vetem qe te jesh e sigurte duhet ta perserisesh testin kur fillon sekretimi i HcG
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

Shenjat e para të shtatzënisë

Për disa nga femrat këto simptoma janë të njohura , pasi ato kanë lindur më parë, por për disa simptoma të tilla nuk asociojnë në asgjë, deri atëherë kur e kuptojnë që "nuk janë vetëm" edhe atë në vizitë te gjinekologu.
Në disa raste një lajm i tillë është realizim i një ëndrre , në disa të tjera është diçka fatale. Për të mos e kuptuar vonë nëse jeni shtatzënë sigurohuni që në organizmin tuaj nuk i keni vërejtur këto ndryshime.

Të vjella
Turbullim
Shije e “metaltë” në gojën tuaj
Therje e gjinjve
Ndryshim i përmasave të gjinjve (zmadhim)
Dhembje në stomak
Lodhje
Kapsllëk
Urinimi i shpeshte
Ulje e dëshirës për kafe ose ushqime të yndyrshme
(Disa femra kane gjakderdhje të cilën e ngatërrojnë shumë shpesh me menstruacione.)

Kur duhet të bëni testin?
Testet që zakonisht i përdorim në shtëpi mund ti përdorim që nga dita e parë e vonesës së ciklit menstrual. Përdorimi i tyre është i thjeshtë . Ju urinoni në një gotë plastike , vendosni shkopin nga plastika në gotë , shkopi ndryshon ngjyrën ne kontakt me hormonet qe gjenden në urinë.

Ju thjeshtë duhet ti lexoni mirë, dhe tu përmbaheni udhëzimeve që gjenden brenda në paketimin e testit , dhe të pritni për rezultatet.

Nëse jeni skeptike në saktësinë e këtyre testeve duhet të vizitoni gjinekologun , edhe pse ato janë shumë të sakta , nëse ju i jeni përmbajtur udhëzimeve.

ثshtë e rëndësishme që këto teste të blihen në barnatore.

Mos harroni! Nuk është turp të blini teste të tilla , të kujdesesh për veten është më e rëndësishme se mendimi i të tjerëve për ju.
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Cilet jane shenjat e para te shtatzanise?

Dyshoni se jeni shtatzane? Me gjithe gjasat ju nuk do ti vini re simptomat gati nje jave apo dy pasi vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

Nese nuk mbani shenime per te ndjekur ciklin menstrual tuajin apo nese ardhja e tyre ndryshon gjeresisht nga muaji ne muaj, ju ndoshta nuk mund te jeni e sigurt se kur duhet ti prisni menstruacionet. Por, nese filloni t’i keni disa prej simptomave per te cilat do te flasim me poshte – simptoma qe jo te gjitha grate i perjetojne te gjitha – dhe se ju kane vonuar menstruacionet per nje kohe, eshte shume e mundur qe ju te jeni shtatzene. Kryej testin shtepiak per shtatzani per te zbuluar me siguri!

Gjinj te enjtura, ndjeshem

Njera nga shenjat e para te hershme te shtatzanise jane gjinj sensitive, dhimbshem (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja eshte si nje version i egzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjte tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje do te venitet pas tre mujorit te pare me pershtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal.

Lodhje

A ndiheni befas e lodhur? Jo, me mire te themi e sterlodhur. Askush nuk e di me siguri se cfare e shkakton lodhjen ne shtatzanine e hershme por eshte e mundur qe rritja e shpejte e niveleve te hormoneve progesterone jane kontribues ne pergjumjen tuaj. Ju duhet te filloni te ndiheni me energjike pasi te keni hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet nga fundi i shtatzanise atehere kur ju bartni me shume peshe dhe disa prej sikleteve (parehative) te shtatzenise e bejne me te veshtire per ju qe te beni gjume te mire gjate nates.

Gjakderdhje nga ngjizja

Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakederdhjes vaginale perafersisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ju mund te vereni se nuk po ju vine menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur vezorja e ngjizur ben strofullin ne shtresen brendshme te pasur me gjake te mitres – nje proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes – por askush nuk e di me siguri.Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne te kafte) dhe zgjat vetem nje apo dy dite. Tregojini mjekut tuaj nese vereni nje gjakderdhje apo pikim te atille, e vecanerisht nese keni edhe dhembje, pasi kjo mund te jete shenje e shtatzanise ektopike (kur vezorja e ngjizur ben strofullin jashte mitres).

Perzierje apo vjellje

Nese jeni si shumica e femrave, semundja e mengjesit nuk vjen gati nje muaj pas mbarsjes. (Disave me fat i ikin pa e pasur.) Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mengjes sepse perzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzania mund te jene problem ne mengjes, pasdite dhe mbremje.Rreth gjysma e grave me kesi probleme ndihen te cliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. E per disa tjera me me pak fat ju duhet edhe nje muaj tjeter per tu ndier me mire.

Rritje e sensitivitetit ndaj aromave

Nese jeni shtatzene per here te pare nuk eshte e pazakonte nese ndiheni e neveritshme nga aroma e ndonje sanduici apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vjen per te vjelle. Edhe pse askush nuk e di me siguri, ky mund te jete si efekt anesor i rritjes se shpejte te estrogenit ne sistemin tuaj. Ju ndoshta zbuloni se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pelqyer me pare tani befas jane te neveritshme.

Fryerje Barkut

Ndryshimet hormonale ne shtatzanine e hershme mund te bejne te ndihesh e fryer, eshte e ngjashme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vijne menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrenguara ne bel. 7.

Urinim i shpeshte

Pak pasi te ngeleni shtatzene ju ndoshta e vereni se gjate gjithe kohes shpejtoni per ne banje (tualet). Pse? Kryesisht ngaqe gjat shtatzanise sasia e gjakut dhe lengjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpie ne procesimin e lengjeve shtese nga veshkat e tua qe me pas perfundon ne fshikezen e urines.

Simtpoma mund te filloje gjashte jave te tre mujorit te pare dhe te vazhdoje apo ndoshta edhe te perkeqesohet me progresin e shtatzanise tuaj dhe me rritjen e foshnjes qe dhuron me shume presion ne fshikezen tuaj.

Nuk ju kane ardhur menstruacionet

Ju ndoshta do te beni testin e shtatzanise qe me pare nese vereni se menstruacionet nuk po vine ne kohen qe rregullisht kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt (dmth nuk ju vijne menstruacionet rregullisht ne te njejten kohe) apo edhe nese nuk mbani shenime per ciklin menstrual tuaj, perzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojne shtatzanine para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

Temperatura Baze e trupit tuaje qendron e larte

Nese e keni percjellur temperaturen e trupit dhe vereni se ajo ka qendruar e ngritur per 18 dite me radhe, ju ndoshta jeni shtatzene.Dhe ne fund….

Deshmia: nje test pozitive shtepiak per shtatzani

Perkunder asaj qe mund te lexosh ne kutine e ketyre testeve, shumica e tyre nuk jane mjaftueshem te ndjeshem (sensitive) per te zbuluar shumicen e shtatzanive gati rreth nje jave pasi te keni verejtur se nuk ju kane ardhur menstruacionet. Dhe keshtu nese keni vendosur te beni testin heret dhe keni pasur rezultate negative (dmth nuk jeni shtatzene) eshte mire te provoni prape pas disa diteve. Caktoni nje takim me mjekun pasi te keni rezulate pozitive.

Keto pra ishin shenjat e para te shtatzanise qe tregojne se ju mund te jeni shtatzane.

Ne fund shpresoj te keni nje shtatzani te shendetshme dhe nje femije te bukur pas lindjes.
•sherohu.com •
 
  • Më pëlqen
Reactions: 3R1

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

nese ndokush dyshon x nje gje te till,ben testin..nuk mendoj qe pret muajin e par te shtatzanise,apo shenjat qe jep,x te kuptuar nje gje te till....


p.s une behem teze x here te pare,e motra ime nuk ka sh shqetesime;)
 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: E3

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

nese ndokush dyshon x nje gje te till,ben testin..nuk mendoj qe pret muajin e par te shtatzanise,apo shenjat qe jep,x te kuptuar nje gje te till....

p.s une behem teze x here te pare,e motra ime nuk ka sh shqetesime;)

Testi i urines behet para se mendon se do te te vijne menstruacionet (nese e pret qe te jesh shtatezan). Nese jo athere kur e shikon qe te vonohen. Trupi nuk ka shume ndryshime muajin e pare, disave nuk u shfaqen fare ato.

Ti thua nuk duhet te presesh? Testi i urines ka keto perqindje:

4 dite para menstruacioneve - 53% shikojne "pozitive" ne test
3 dite para menstruacioneve - 74%
2 dite para menstruacioneve - 84%
1 dite para menstruacioneve - 87%

Ka femra qe rezultatet nuk i dalin fare tek testi i urines. Ketyre i keshillohet te shkojne tek gjinekollogja ose te bej analiza gjaku (te cilat japin rezultat gjithashtu)

Doja te dilja tek ajo qe "po duhet te presesh per rezultate".

Urime btw.
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

ky testi i fundit qe te jep me dite,ose jave se kur ke mbetur...eshte i sakte:)
x nje siguri me te madhe behen analizat e gjakut,qe te 3gojne 100% ne je apo jo;)
 

Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

boll te mira koka keto pika per grat te cilat jon shtatzna per mendimi tim.
me shume Rrespket nga Qendrimi bossi..VIP
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

:p Per ne beqaret(shtepiaket e deshperuara) kto jan simpoma te depresionit :lol: :lol:
 

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Titulli: 5 shenjat e para te shtatzanise

Shpesh nuk kane asnjeren nga keto simptomat ne te kunderten te njejtat simptoma mund te kete e nje semundje tjeter...
 
Top