5 të plagosur në xhaminë e rrugës së Kavajës, 34-vjeçari sulmon besimtarët

Një ngjarje e rëndë në kufijtë e një akti terrorist ka ndodhur në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një person ka sulmuar me thikë besimtarët brenda objektit të kultit.

Pesë besimtarë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me thikë i Rudolf N. Nikollaj i datëlindjes 26.05.1987 nga Klosi, Burrel. 34-vjeçari goditi me mjetin prerës besimtarët duke plagosur 5 prej tyre.





Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar.

Të plagosurit janë Donald Koçi 35 vjeç, Saba Peposhi 22 vjeç, Maringlen Konja 24 vjeç, Kleon Jupaj 26 vjeç dhe Amri Tolaj 23 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori Rudolf Nikollaj është dërguar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.

Nga verifikimet rezulton se 34-vjeçari ka kryer një akt të tillë edhe pak kohë më parë. Në muajin Mars të këtij viti ka plagosur me thikë një 32-vjeçar pas një sherri mes tij dhe një personi tjetër në terminalin e autobusëve. Pas konfliktit fizik, Rudolf Nikollaj e goditi me thikë.

Imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist

Më tej Kalaja shpreson që kjo ngjarje të mos ketë qenë një sulm terrorist, por një akt i momentit nga personi që e ka kryer.

“Sot pasdreke nga ora 2 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha”, një njeri i armatosurs ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por ka goditur dhe njerëzit që kanë qenë në rrugë. Faleminderit Zotir që personi është arrestuar, situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë për t’u shqetësuar.

Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por të ketë qenë një njeri me të meta mendore. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Zoti i largoftë nga ne njerëzit me probleme dhe duan të prishin harmoninë e këtij muaji të shenjtë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, por dhe disa që kanë qenë duke adhuruar Zotit. Policia ka reaguar në kohë“, shprehet Imami Kalaja. /tvklan.al

Screenshot_20210419-172516_Facebook.jpg
 
mendoj se ka probleme mendore
por duke pare qe serisht i njejti rast eshte i perseritur
shteti e di me se miri
 

Autori i sulmit në xhami kreu një tjetër plagosje në muajin Mars​


Rudolf Nikollaj, 34-vjeçari nga Klosi i Burrelit, ka kryer një tjetër plagosje në muajin Mars të këtij viti.

Mësohet se 34-vjeçari ishte konfliktuar me një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Nikollaj e goditi me thikë 32-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë që sot, 34-vjeçari u fut brenda xhamisë në rrugën e Kavajës në Tiranë duke sulmuar me thikë besimtarët. 5 prej tyre mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al
 
Zoti i sherofte te plagosurit dhe ju shkrofshin sevape!
Shpresoj te mos lirohet nga burgu ky tipi. Nqs ka probleme te trajtohet jo te lihen te lire neper rruget e Tiranes.
Zot na ruaj!
 
Sqarim për opinionin publik.
E para:
Kjo është videoja e plotë e "terroristit mendor" i cili dëmtoi shumë njerëz ndër ta edhe pesë besimtarë.
Prandaj, ky njeri duhet nuk duhet të dalë jashtë pa u kuruar plotësisht.
E dyta:
I bëj thirrje organeve kopetente të hetojnë thellë shkaqet se mos ka diçka tjetër që fshihet përveç faktit të çrregullimit mendor ndër ideologjitë ekstremiste që ky djalosh ka frekuentuar.
E treta:
Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që shpifën rreth kësaj ngjarje pa argument që ju foli gjuha para mendjes.
E katërta:
Thirrje besimtarëve për qetësi, për hallallëk ndaj rastit në fjalë.
E pesta:
Aspak distancim ndaj sakrificës së besimtarëve për ta izoluar madje duhen dekoruar, pasi mbyllën një plagë që sdo të shteronte kurrë.
Gjashtë:
Distancim total ndaj mospërbajtjes gjatë izolimit.
Faleminderit.


 
Top