• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
51. Konjunktiviti
Me termin konjunktivit nënkuptohet inflamacion (iritim) i syve. Kjo mund të jetë si rezultat i infeksioneve virale dhe bakteriale. Mund të jetë e shkaktuar prej alergjisë nga materieve kimike (medikamentet, gazra të ndryshme, klori nga pishinat dhe ngjashëm). Konjunktiviti infektiv (viral ose bakterial) është ngjitës. Përhapet nga një person te tjetri me kontakt direkt dhe përmes sekretit nga sytë.
Konjunktiviti i qelbëzuar është i shkaktuar nga infeksioni bakterial. Pjesa e bardhë e syrit, brenda nën kapakun bëhet e kuqe ndërsa fëmija ankohet në kruarje dhe dhembje. Prezent është një sekret i dendur i bardhë, i verdhë ose i gjelbërt, ndërsa kapakët e syve si zakonisht në mëngjes pas zgjimit, janë të ngjitura. Ndonjëherë, fëmijët me konjunktivit të qelbëzuar zhvillojnë edhe infeksion të veshit. Shenjat që vijojnë sugjerojnë në komplikim të tillë: temperaturë e lartë, ngacmueshmëri, gjumë të keq, humbje oreksi, ose nëse fëmija i tërheq apo i qëllon veshët. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat 2-7 ditë. Periudha infektive gjatë të cilës është e nevojshme fëmija të largohet nga qëndrimi ditor zgjat 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë.


52. Meningjiti
Meningjiti paraqet inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Mund të jetë i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht është më i lehtë, ndërsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz që mund të mbarojë me vdekje nëse nuk jepet shpejtë terapi antibiotike. Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt më fëmijë që ka meningjit, lexojeni me kujdes informacionin që vijon. Mund të paraqitet temperaturë e lartë, kokëdhembje e fortë, shtangim i qafës, përgjumësi e shprehur ose shqetësim, refuzim i ushqimit, pamundësi që tu përgjigjet pyetjeve të parashtruara, nëse bëhet fjalë për foshnjë , ajo nuk qetësohet kur e merrni në dorë. Që të diagnostikohet meningjiti mjeku duhet të bëjë punkcion lumbal: me gjilpërë hyn në shtyllën kurrizore dhe merr pakëz lëng. Lëngu ekzaminohet nën mikroskop, për prezencën e qelbit dhe baktereve dhe bëhet kulturë, që të shihet a ka prezent bakter dhe të caktohet lloji i bakterit. Trajtimi bëhet në kushte spitalore dhe përfshin dhënien e antibiotikëve dhe terapi tjetër suportive
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
53. Fruthi (Morbilli)
Fruthi-morbili paraqet sëmundje serioze virale në fëmijëri. Transmetohet përmes sekreteve nga hunda dhe goja e të sëmurëve të hedhura në ajër. Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Ato përfshijnë temperaturë të lartë, simptoma që i ngjajnë ftohjes, konjunktivit (inflamacion i syve) dhe shpërthim i kuq i imët në lëkurë në formë të pikave që fillon nga fytyra dhe qafa dhe përhapet gradualisht teposhtë duke e mbuluar tërë trupin. Komplikime të mundshme përfshijnë infeksione të veshit, pneumoni dhe inflamacion i rrallë i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat 10-12 ditë. Fëmijët zakonisht janë ngjitës nga 1-2 ditë para fillimit të simptomave, ose 3-5 ditë para zhvillimit të shpërthimit në lëkurë, deri ditën e katërt pas shfaqjes së shpërthimit. Largimi nga çerdheja/qëndrimi ditor/shkolla: fëmijët nuk duhet të vijnë deri në ditën e gjashtë pas fillimit të shpërthimit në lëkurë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
54. Pedikuloza (morrat)
Morrat janë parazitë që ngjasojnë me insektet pa krahë, jetojnë në leshrat e trupit. Morrat janë të shpeshtë në shkollat, në qendrat me qëndrim ditor dhe sipërfaqet tjera, të cilat janë të mbingarkuara dhe ku fëmijët janë në kontakt të afërt mes tyre. Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt me fëmijë tjetër që ka morra, lexojeni me vëmendje këtë informacion. Morrat nuk mund as të kërcejnë e as të fluturojnë. Transmetohen me kontakt direkt ose në mënyrë indirekte, me përdorim të përbashkët të kapelave, kësulave dhe krehrave. Femrat i deponojnë vezët në flokë edhe atë në afërsi të rrënjës së qimes (afërsia e skalpit) ku është më ngrohtë. Vezët ngjasojnë në grimca me ngjyrë të bardhë në të përhimtë që janë të fiksuara për rrënjën e qimes dhe nuk mund të hiqen lehtë si zbokthi. Më shpesh janë të vendosura në pjesën e pasme të kokës (zverkun) ose pas veshëve dhe mund të shihen me sy. Morrat e vjetër janë me ngjyrë më të errët dhe shihen kur lëvizin nëpër flokë. Te infestimet e rënda është prezente një kruajrje intenzive e skalpit. Fëmijët me morra shpesh etiketohen, por kjo është e gabuar pasi që praktikisht çdo kush mund të zërë morra. Morrat preferojnë lëkurë të pastër dhe të shëndoshë të skalpit. Higjiena e mirë nuk mund ta mbrojë fëmijën tuaj nga morrat. Nuk është e pëlqyeshme dikush të fitojë morra por sidoqoftë nuk është diçka fatale. Mënyra e vetme me të cilën morrat vërtetë mund t’ju dëmtojnë është nëse për shkak të kruarjes plagët sekondarisht infektohen.Kur dikush do të zërë morra duhet të trajtohet e tërë familja. Morrat fshihen në krehërat për flokë, në krevatin dhe në mobiljet e shtëpisë dhe përhapen lehtë. mNë të kaluarën, por te ne ende është dukuri e shfaqur që të qethen flokët e kokës dhe të lyhet me vajgur. Kjo nuk duhet bërë, pasi që sot ekzistojnë shampona efikasë që mund të gjenden në barnatoret lokale.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
55. Shytat (Parotiti)
Shytat janë sëmundje virale e shkaktuar na virusi mumps, që shpërndahet përmes sekreteve të traktit respirator (mukus nga hunda dhe goja). Fëmija juaj ka qenë në kontakt më fëmijë që ka shyta. Fillimisht shfaqet temperaturë e lartë, dhembje koke dhe ënjtje me ndjeshmëri (më shpesh nga njëra anë) e gjëndrave pështymore pranëveshore të vendosura në këndin e nofullës (para, nën dhe pas veshëve). Më rrallë mund të jenë të kapura edhe gjëndrat nënnofullore dhe nëngjuhore (nga njëra anë ose nga të dyja anët). Te djemtë pas pubertetit shytat mund të sjellin deri te inflamacioni i testisëve. Komplikime tjera të mundshme janë humbja e të dëgjuarit dhe inflamacion i trurit dhe cipave të trurit (meningoencefalit). Periudha e inkubacionit zgjat 12-25 ditë pas ekspozimit. Fëmija është ngjitës për të tjerët shtatë ditë para fillimit të ënjtjes së gjëndrave dhe nëntë ditë pasi që të shfaqet ënjtja. Largimi nga institucionet me qëndrim ditor: deri 9 ditë pasi që të shfaqet ënjtja e gjëndrave parotide (pranëveshore).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
56. Rubeola

Rubeola është sëmundje virale që paraqitet në fëmijëri. Transmetohet përmes sekreteve respiratore që hidhen në ajër (mukus nga hunda dhe goja). Nëse gruaja e paimunizuar infektohet me rubeolë, fëmija i saj mund të vdes para lindjes ose mund të lind me dëmtime serioze, siç janë katarakta, retardacioni mendor, shurdhësia, të metat e zemrës, shpërthim në lëkurë dhe zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës. Fëmijët me rubeolë zakonisht kanë ngritje të lehtë të temperaturës, shpërthim në lëkurë me njolla të kuqe me madhësi mesatare dhe gjëndra të zmadhuara dhe të ndjeshme, pas veshëve dhe në qafë. Të rriturit mund të kenë një ngritje të lehtë të temperaturës, kokëdhembje dhe rrjedhje hundësh. Ata mund të ankohen në dhembje dhe ënjtura të nyjeve. Infeksioni mund të kalojë edhe duke mos u shfaqur simptoma të qarta. Në raste të rralla, mund të vijë deri te inflamacioni i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 ditë pas ekspozimit. Periudha ngjitëse dallohet te rubeola postnatale dhe te ajo kongjenitale. Rubeola postnatale 1 javë para shfaqjes dhe 7 ditë pas shfaqjes së shpërthimit në lëkurë. Rubeola kongjenitale, këto foshnja llogariten se janë ngjitëse deri në fund të vitit të parë ose derisa nuk fitohen kultura negative nga urina dhe sekretet nazofaringjeale (që janë marrë pas muajit të tretë).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
57. Sëmundja meningokoksike
(Neiseria meningitidis)
Shkaktar i infektimit të gjakut (meningokoksemisë) është bakteri meningokok. Shenjat dhe simptomat janë: Temperaturë e lartë dhe shpërthim në lëkurë me gjakosje karakteristike në lëkurë. Pa tretman, shpejt vjen deri në shok, komë dhe vdekje; Ky bakter gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të cipave të trurit (meningjit), i cili manifestohet me temperaturë, kokëdhembje, shtangim të qafës, letargji ekstreme, dhe refuzim të ushqimit; Përveç asaj, sëmundja meningokoksike mund të komlikohet edhe me infeksion të nyjeve ose me infeksione në pjesë tjera të organizmit.
Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-10 ditë. Periudha infektive është deri 24 orë pas fillimit të trajtimit. Fëmija i infektuar mund të kthehet në çerdhe/shkollë atëherë kur do të lejojë mjeku.
Parandalimi dhe trajtimi
Fëmijët (dhe personeli) që kanë qenë të ekspozuar në infeksionin (kanë qenë në kontakt me fëmijë të infektuar), duhet të parambrohen me antibiotik specifik. Antibiotiku do të ndihmojë të eliminohet meningokoku nga hunda dhe nga fyti dhe me atë të parandalohet përhapja e sëmundjes. Antibiotiku jepet gjatë 24 orëve nga përcaktimi i diagnozës te rasti i parë, sipas udhëzimeve të sektorit lokal të ministrisë së shëndetësisë. Derisa ta pranojnë dozën e parë të antibiotikut të gjithë fëmijët duhet të largohen nga shkolla.
Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt me fëmijë të sëmurë nga infeksioni me meningokok, gjatë muajit të ardhshëm, mbikëqyreni me vëmendje. Nëse sëmuret ose nëse shfaqet temperaturë e lartë kontaktoni me mjekun. Nëse ai vërteton se punohet për menigokoksike, informoni përgjegjësit në shkollë, që të mund të ndërmarrin masa mbrojtëse.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
58. Krimbat ( Oksiuriaza)
Krimbat paraqesin larva pejëzore, të vogla (më të vogla se ½ cm në gjatësi), të bardha që shpesh i investojnë zorrët. Ata lehtë transmetohen prej personi në person përmes kontaktit me fecesin që përmban vezë. Vezët mund të mbahen në duar, roba, krevat, ushqim etj. Nuk mund të kalojnë nga kafshët në njerëz. Sidomos janë të shpeshta mes fëmijëve në shkollë ose në qendrat ditore. Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive të pasdaljes, sidomos i shprehur gjatë natës, kur larvat femra dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat mund të shihen me inspekcion të regjionit rektal gjatë gjumit. Diagnoza mund të përcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani në anus, pasi që të zgjohet fëmija në mëngjes, e pastaj ky shirit ekzaminohet nën mikroskop, që të përdëftohet prezenca e vezëve.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
59. Tuberkulozi
Tuberkulozi është sëmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janë të përfshira mushkëritë, në të cilat krijohen nyje të vogla të tuberkulozit, të cilët më tutje do të sjellin deri te dëmtimi i indit. Nëse organizmi infektohet për herë të parë-flasim për tuberkuloz primar. Organizmi i shëndoshë zakonisht me sukses e mbizotëron infeksionin edhe pa barëra. Nëse për shkaqe të ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojë infeksionin, organizmi sëmuret nga tuberkulozi i mushkërive. Bacilet e TB mbeten gjatë (me dekada) në organizëm. Personi mund të mos ketë simptoma të sëmundjes, e më vonë (pas disa viteve) këta bacile shkaktojnë një infeksion të ri (reaktivim i TB). Shumica e organizmave të shëndoshë janë mjaftueshëm të fortë që të luftojnë me infeksionin. Me rrezik të zmadhuar që të fitojnë TB janë kategoritë që vijojnë: Foshnjat, që kanë imunitet më të dobët; Njerëzit më të moshuar, personat me AIDS, ata që marrin kemoterapi dhe disa barëra të tjera, sepse gjithashtu kanë imunitet të dobësuar.



60. Vaksinimi
Vaksinimi (imunizimi) është procedurë me të cilën mundësohet mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse. Imunizimi është mënyra më e mirë për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e rënda që mund të shkaktojnë edhe vdekje. Fëmijët duhet të vaksinohen pa pagesë kundër: Hepatitit B, Tuberkulozit, Paralizës së fëmijëve, Difterisë, Kollës së bardhë, Rubeolës. Vaksinat përmbajnë shkaktarë sëmundjesh të dobësuar ose të vrarë. Të përgatitur si vaksinë, ata nuk mund të shkaktojnë sëmundje te fëmija. Me injektimin e vaksinës në organizmin e fëmijës krijohet mekanizëm mbrojtës natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtëse. Nëse gjatë jetës fëmija infektohet me sënundjen kundër së cilës është i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbrojë nga sëmundja e rëndë dhe komplikimet. Për mbrojtje komplete dhe të qëndrueshme të fëmijës, është e nevojshme të jepen një numër i ndryshëm i dozave të vaksinave, në intervale kohore të caktuara dhe në moshë të ndryshme të fëmijës. Për këtë qëllim ekziston kalendari i vaksinimit. G Albania
 
Top