7 femrat që mund të vishen me të bardha kur takojnë Papën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
7 femrat që mund të vishen me të bardha kur takojnë Papën.

1453141744charlenealbertokoko.jpg


Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të mos paraqitet me veshje të bardhë, ashtu siç e ka kreu i Vatikanit.

Por nga ky rregull strikt i Papatit bëjnë përjashtim shtatë femra, mes të cilave edhe Princesha Charlene e Monakos.

E shoqëruar nga bashkëshorti 57-vjeçar, Charlene kreu vizitën e katërt zyrtare në qytetin e Vatikanit.

Charlene dhe Albert u pritën nga Papa Françesku në një audiencë private në Vatikan.

I quajtur “il privilegio del bianco” në italisht dhe “le privilege dy blanc” në frëngjisht, veshja e bardhë në takime me Papën u lejohet vetëm shtatë personave në botë dhe që të gjitha ato janë mbretëresha ose princesha katolike.

Lista nis me Mbretëreshën Sofia të Spanjës, Mbretëreshën Paola të Belgjikës, Grand Dukeshën Maria Teresa e Luksemburgut, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbretëresha Leticia e Spanjës dhe Princesha Marina e Napolit.

Për të gjitha femrat e tjera, kodi është strikt; ato duhet të vishen me fustan të gjatë kryesisht ngjyrë të errët dhe mbi supe dhe kokë të kenë një mantel të zi.

/ Top Channel


charleneeee.jpg


charlene1.jpg


charlene3.jpg



charlene4.jpg


charlene5.jpg



charlene7.jpg



charlene6.jpg
 

Aki

misfit
Titulli: 7 femrat që mund të vishen me të bardha kur takojnë Papën

Dhe e lexova me mendjen se do gjej Elizabeten diku e kur e pastaj mu kujtua qe Henry VIII i prishi punet me Vatikanin e keta si kane qef me hahah

Sa per mbretereshat, tani nuk e di si funksionon sistemi por zakonisht ka nje mbretereshe e tjerat jane princesha, e si Belgjika ka dy mbreteresha nuk e kuptova :|
 
Top