7 raste të reja me Covid-19 në Durrës, punonjëse në fasoneri

Burimet bëjnë me dije se nga testet e kryera në një fasoneri në Durrës, kanë rezultuar pozitive 7 raste të reja, nga 27 tamponë të kryer.


Fasoneria në fjalë ka filial në Krujë, nga ku dyshohet të ketë ardhur virusi.


Në total, janë 9 raste të reja në Durrës.


durresi-pandemia-1100x620.jpg


18 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit.


Edhe ditën e djeshme, rastet e reja ishin 18.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se nëse do të vijohet me tendencën negative të ditëve të fundit, qeveria mund të bëjë hapa pas dhe të shtrëngojë sërish masat.


“Rritja e mëtejshme do të na detyrojë të marrim vendime për të shmangur një valë të dytë. Qytetarët e kanë në dorë nëse do të vijojmë me lirimin e masave apo do të frenojmë”, tha Manastirliu


Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:


Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar sërish 18 raste të reja me COVID19.


“Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Janë 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë dhe 2 në Krujë, të gjitha kontakte”, deklaroi Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën COVID19 në vend.


Duke ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kërkoi nga qytetarët respektimin e rregullave për të mos u kthyer në gjendjen e mëparëshme.


“Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme”, tha Manastirliu.


Duke deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet planin e hapjes dhe lehtësimin e masave, Manastirliu deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të përdoren frenat e emergjencës.


“Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes”, tha Manastirliu.


Përditësimi i situatës së COVID19:


Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.


Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën. Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit.


Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.
Ju informojme se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.
Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19.


COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)




Testime totale 11988



Testime molekulare 11458


Testime serologjike 530


Raste pozitive 916


Raste të shëruara 705


Raste Aktive 180


Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:


Tiranë 77


Krujë 46


Shkodër 16


Kamëz 12


Berat 10


Durrës 9


Fier 5


Elbasan 2


Kurbin 1


Mirditë 1


Korçë 1.


bino-manastirliu-1100x620.jpg


Më të vizituarathttps://meganews.al
 

legjenda

Tetova
Screenshot-2020-05-15-at-9.21.35-PM-800x445.png

Lajme
4 persona në studion e “Zonë e Lirë“, a do gjobitet Arian Çani dhe do mbyllet Tv Klan?

ISHSH deklaroi sot se ka gjobitur Sonila Meçon dhe Artur Zhejin nga RTV Ora pasi ishin mbledhur në studio më shumë se 2 persona.
Sonila-MEco-gazetarka-750x375.jpg
Edhe pse është respektuar distanca, fakti që aty kanë qenë 3 persona, ka bërë që ISHP të gjobisë me 10 mln lekë gazetarët dhe për më tepër të kërkojë mbylljen e televizionit.


Por sot, në Tv Klan në emisionin Zonë e Lirë, Arian Çani ndodhet me “Sofinë” e tij, opinionistin Arina Curri dhe sigurisht DJ Cerri, që nga një plan i përgjithshëm fiksohen në studio të katër.
IMG_1425.png
A do reagojë ISHSH dhe AMA, duke gjobitur dhe mbyllur Tv Klan?Mega News
 

legjenda

Tetova
rama-750x430.jpg




Kryeministri Rama ne një lidhje live tha se ë shtë ende larg dita kur do të lejohen dasmat.
“Cfarë të bëjmë me dasmat? Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për cfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri tjetrit?” tha Rama.
 

legjenda

Tetova
Screenshot-2020-05-15-at-9.41.51-PM-800x445.png

Lajme
Vatër e re në Durrës, mbyllet reparti i fasonerisë, karantinohen 276 persona
May 15, 2020 Mega Ne
ZestRadar
Pas 7 rasteve të reja të identifikuara të premte në një fasoneri në lagjen 13 në Durrës, nga ana e instancave shtetërore shëndetësore është bërë mbyllja e repartit ku punonin personat e identifikuar pozitive.


Ndërkohë, janë karantinuar në banesat e tyre 276 punonjës të këtij subjekti, të cilët dyshohet të kenë patur kontakte me personat e infektuar.
Dyshimet janë shtrire dhe te familjarët e të prekurve dhe vetëm sot janë marrë 33 kampionë për t’u analizuar në laboratorin i virologjisë.
Në total, në fasoneri janë 8 raste me Covid-19 të konfirmuara dhe 9 raste aktive në Durrës.
 

legjenda

Tetova
TURA-Beren-Gokyildiz-02-201809251589455158-800x445.jpg

Lifestyle Seriale Show Biz
Vetëm 10 vjeç, aktorja e vogël turke arrin suksesin e saj të radhës
May 14, 2020 G. Basha



Dietonus
TURQI
Aktorja turke Beren Gokyildiz është vetëm 10 vjeç, por është një nga fëmijët më të njohur të kinematografisë turke.
Fama e saj ka kaluar Turqinë dhe tashmë ajo njihet në të gjithë shtetet ku janë transmetuar serialet në të cilat ka marrë pjesë.
2e50c46b2b5f806d7483c567ee988e0a.jpg
“Nënë” dhe “Bija ime”, janë dy seriale shumë të suksesshëm të Berenit të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.


Pas famës së madhe që ka arritur me talentin e saj, 10-vjeçarja tani ka shënuar një tjetër sukses.
Beren ka arritur 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.
BEREN-GOKYILDIZZZ.jpg
Aktorja është shumë aktive në këtë rrjet social i cili përdoret nga e ëma e saj.
Beren i ka falenderuar 1 milion ndjekësit duke publikuar një video të përgatitur nga fansat.
“Faleminderit familja ime prej 1 milion fansash”-shkroi aktorja krah videos.
tMDZmMmVkM2RkZmQwXkEyXkFqcGdeQXVyNDg4MjkzNDk@._V1_.jpg
2F378FE1-A69B-42AB-901B-22EDFEF2A1C1-600x345.jpg
 

legjenda

Tetova
kurti-thaci-780x439-1.jpg
Kryeministri sfidon Presidentin: Jep dorëheqje e eja në fushatë
KosovaLajme
·May 15, 2020·1 min read





Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet ta respektojë kushtetutën. I ka bërë thirrje të japë dorëheqje nga posti i presidentit e të sfidojë veten në fushatë.
Ai duke iu përgjigjur deklaratave të sotme të presidentit Thaçi, tha se “ai duhet ta lirojë ulësen sepse nuk është i kënaqur vet me punën e tij”.
“Le të vijë në fushatë e të sheh votat që merr. Ai dëshiron të jetë më shumë se president e për këtë i duhet dikush që është më pak se kryeministër. Tek unë nuk mund ta gjejë këtë sepse është rezultati i 6 nëntorit 2019. Në këtë kuptim, kemi president të frustruar i cili po bëhet gati për fushatën zgjedhore. Më së miri, më së drejti e sinqerti, është të dorëhiqet e të vijë në fushatë. Institucionet nuk janë të bllokuara por kemi një karrige të bllokuar”, u shpreh Kurti.
Kurti, tutje tha se beson se Gjykata Kushtetuese nuk bjen në kundërshtim me vetveten, dhe as nuk lejon që dekretet e Thaçit të jenë autor të shkrimeve të Kushtetueses.
“Nëse ka zbrazëtira në Kushtetutë, s’mund t’i mbushë Thaçi me dekrete. Me gabimin që ai ka bërë, është shtuar edhe frustrimi i tij”, u shpreh Kurti.
Kurti, tutje ka folur për një provë protestash që para pak ditësh u mbajt në sheshin “Skënderbeu”.
Ka thënë se “ne nuk mbështesim as nuk i inkurajojmë protestat e ushtrimet për protesta”.
“Nuk e di nëse të gjithë kanë qenë në oraret e tyre, por s’na takon neve të vërtetojmë një gjë të tillë, por meqë kanë mbajtur distancën dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 10 minuta, s’mund të jetë problem”, tha Kurti.https://kosovoinsights.com
 

legjenda

Tetova
skandali-me-pasaportat-770x433.jpg

Lajme Vendi
Procedurat, ja si të aplikoni online për kartë ID dhe pasaportë
May 15, 2020 G. Basha



ZestRadar
TIRANE
Edi Rama sqaroi sërish procedurën për marrjen e pasaportës dhe kartës së indetitetit. Në një video-mesazh në “Facebook”, kryeministri thekson se aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës bëhet përmes portalit “e-albania.al”.
Më tej, Rama thekson se qytetarët duhet të paraqiten vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi pjesa tjetër bëhet e gjitha online dhe zgjat vetëm 2 minuta.
Rama:


?PROCEDURA PËR MARRJEN E PASAPORTËS DHE KARTËS SË IDENTITETIT
?NË PLATFORMËN e-Albania GJENI SHËRBIMIN: “APLIKIM I FORMULARIT PËR LËSHIM OSE RINOVIM TË PASAPORTËS”
?NË SMS DHE E-MAIL JU VJEN LINKU PËR TË REZERVUAR DATËN DHE ORËN E TAKIMIT PRANË ZYRËS ALEAT
?JU DO TË PARAQITENI VETËM 1 HERË PRANË ZYRAVE TË APLIKIMIT, PASI FORMULARI DHE REZERVIMI I TAKIMIT DO TË KRYHEN ONLINE
?PROCEDURË E THJESHTË, QË ZGJAT VETËM 2 MINUTA!
?
KUJDES! DITËN E TAKIMIT, JU DUHET TË KENI ME VETE KUPONIN E RI PËR PASAPORTË APO KARTË INDENTITETI DHE DOKUMENTET E VJETRA, QË DUHET T’I DORËZONI NË ZYRAT E APLIKIMIT
 
Top