8 hile që do t'ju ndihmojnë, nëse keni probleme me gjumin

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
-785-0-6047dac03f406.jpg

Nëse nuk keni probleme me gjumin, urime. Vetëm ata që vuajnë nga pagjumësia e kuptojnë sa e sikletshme është të duash me gjithë qënien tënde të flesh dhe të mos mundësh. Për shumë arsye, pagjumësia është problem i përhapur dhe mund të keni provuar shumë mënyra për ta zgjidhur, por ndoshta jo hilet më poshtë:

1. Bëni kujdes me dozat e kafeinës
Përpiquni t'i mbyllni hesapet me kafen 8 orë para gjumit. Kështu mund të flini më qetë, më shpejt dhe do të bëni gjumë të mirë. Sigurisht nëse planifikoni të rrini zgjuar për shumë gjatë, apo të punoni, kthejuni sërish kafeinës. Sipas ekspertëve, nëse nuk konsumoni kafeinë 10 orë para se të shkoni në shtrat, rutina e gjumit do t'ju ndihmojë. Eshtë në dorën tuaj.

2. Shmangni dritat e forta
Ato i japin sinjale trurit të mendojë se është ditë dhe kështu do ta keni më të vështirë për të fjetur. Mundësisht fiksni gjithçka kur ta ndani mendjen që do flini.

3. Bëjeni shtratin zonë ku nuk lejohet puna
Konsiderojeni krevatin si tempull qetësie. Të punosh mbi shtrat krijon stres dhe ky nuk është vendi i duhur. Fiksojeni që aty duhet të bëni vetëm dy gjëra: seks dhe gjumë. Gjithçka tjetër, fikeni.

4. Mos lër pas dore aktivitetin fizik
Nëse ushtroheni gjatë ditës do ta keni më të thjeshtë të flini. Duke u stërvitur çlironi endrofinë dhe temperatura e trupit rritet, prandaj ideale do të ishte që aktiviteti juaj të përfundonte 2 orë para gjumit.

5. Pini një gotë çaj kamomili
Me siguri e keni dëgjuar sa herë jeni ankuar për pagjumësi, por funksionon. Kamomili ka vetë qëtësuese dhe vepron ndaj ndjesive të ankthit. Do të bëni gjumë të qetë.

6. Vini në sfond një zhurmë të këndshme
Një zhurmë të këndshme zogjsh apo diçka tjetër që do t'ju qetësonte. Studimet e fundit kanë treguar se të tilla zhurma reduktuan kohën që i duhej pjesëmarrësve për të fjetur gjumë me 38%.

7. Nëse janë mendimet që po ju lënë pa gjumë, shkruajini diku
E dimë që gjërat më të këqija mendohen pikërisht kur e ke ndarë mendjen se do flesh, por sapo fillon kjo gjendje merr një fletë dhe stilolaps. Shkruaj çfarë mendon dhe të nesërmen grisi. Do flesh më shpejt!

8. Përdorni vajra esencialë
Vajra të tillë si lavenderi, kamomili, etj të ndihmojnë të relaksohesh dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit. Aq më tepër nëse ankthin apo stresin e ndjeni para se të flini.

Burimi: Pop Sugar
 
Gjumin e kam me buton?
Fle pak por mire e top
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Ato 5 ore te shkreta jane edhe te dua une mos fle nuk bejne me syte.
Zakonisht probleme me gjumin ka kush praktikon gjumin e drekes ose pasdites.
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
E dimë që gjërat më të këqija mendohen pikërisht kur e ke ndarë mendjen se do flesh, por sapo fillon kjo gjendje merr një fletë dhe stilolaps. Shkruaj çfarë mendon dhe të nesërmen grisi. Do flesh më shpejt!
Do e provoj kete.
 
Top