9 veshje të meshkujve që femrat nuk i durojnë dot

NeVertiti

~Kohe & Stine~
9 veshje të meshkujve që femrat nuk i durojnë dot

Ka disa lloj veshjesh të cilat asnjë femër në botë nuk do t’i pëlqente, edhe nëse do të visheshin nga mashkulli më tërheqës që eksiton. Edhe pse shumë nga ne nuk do të guxonin të shprehnin me zë të lartë mospëlqimin për një veshje të caktuar tek një mashkull, duke mos dashur ta vëmë në siklet. Nga statistikat e realizuar në disa forume femrash në internet dhe në revista, janë zbuluar edhe veshjet e meshkujve të cilat femrat nuk i durojnë dot.

Bluzë me dekolte shumë të hapur

1-1.jpg


Nëse një jakë ‘V’ e zakonshme në një bluzë për meshkuj jep një ndjesi stili, kjo dekolte tepër e thellë duket thjesht vulgare.

Pantallona të shkurtra… shumë të shkurtra

2-1.jpg


Pantallonat e shkurtra të burrave që arrijnë më lart se gjuri vazhdojnë të ruajnë ndikimin e tyre mbi disa djem, por ato mbeten krejtësisht të pakuptueshme për pothuajse të gjitha gratë. Fakti është se këmbët leshtore gjysmëlakuriq në vende publike i bëjnë gratë më shumë të largohen se sa të tërhiqen prej meshkujve.

Bluza me e slogane apo shaka bajate

3-1.jpg


Bluzat me slogane duken më tepër si një reklamë për personin që e ka veshur. Ato nuk janë mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen. ثshtë më mirë të veshësh diçka më të thjeshtë, por cilësore në vend që të bësh të pamundurën për t’i bërë njerëzit që të përqendrohen në një mendim banal apo në një shaka.

Shapkat me gisht

4-1.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Shapkat me gisht duhet të vishen – nga femrat dhe meshkujt – vetëm në plazh dhe askund tjetër.

Jelek i kombinuar me bluzë pambuku

5-1.jpg


Disa herë meshkujt preferojnë të kombinojnë një jelek klasik me një bluzë sportive pambuku, në përpjekje ndoshta për t’i dhënë gjallëri veshjesh. Fatkeqësisht, shumicës së femrave kjo veshje nuk iu duket aspak tërheqëse dhe në rastin më të keq, iu duket qesharake.

Rripa me pllaka të mëdha dhe shkëlqim

6-1.jpg


Një rrip shumë i madh me një pllakë gjithashtu të madhe e plot shkëlqim sipër është padyshim një prirje e vjetruar mode. ثshtë më mirë t’i jepni përparësi një rripi të thjeshtë lëkure, funksioni i vetëm i të cilit është të mbajë pantallonat lart.

Rroba me ngjyrë rozë

7-1.jpg


Gratë shpesh e kanë të vështirë të shpjegojnë se pse nuk e pëlqejnë pamjen e meshkujve të veshur me rozë. Por ajo që ka me të vërtetë rëndësi është që meshkujt ta kuptojnë se kjo ngjyrë e veshur prej tyre nuk është aspak tërheqëse për shumicën e grave.

Xhinse shumë të ngushta

8-1.jpg






g.shqip
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
9-1.jpg

Të vendosësh shumë bizhuteri në të njëjtën kohë nuk është ndonjë pamje e bukur, dhe kur bëhet fjalë për meshkuj pastaj, kjo është edhe e papranueshme nga shumë femra.

g.shqip
 
Ato shapkat me gisht shoh shume qe i perdorin tani dhe jane ne mode...fillimisht si honepsja dot kur i shikoja meshkujt me shapka me gisht,tani mu mesua syri..Jeleku duket bukur kur kombinohet me kemishe te bardhe dhe pantallona te zeza..pastaj ngjyrat roz kam pare meshkuj qe veshin ndonje bluze apo kemishe por ju shkon vertet mendoj se kjo ceshtja e ngjyrave eshte keqkuptuar paksa nga ne vete duke i ndare ato ne ngjyra per femra dhe meshkuj...
Pantallonat e ngushta dhe bizhuterit booh cili palaco i vesh ato :p sidomos per kete te dyten tani spo mbajne as unazat e fejese/marteses shumica duke u ankuar se gjojash pesojne alergji ahaha
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
...kjo teme sikur thot: femrat i duan meshkujt te zhveshur!

E ngjashme edhe me deshirat e meshkujve kjo teme, si: minifundet e femrave qe meshkujt s'i durojne dot se me te bukur jane mini-minifundet!
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Ato jelekët iher, vdekje!!!
Ajo jaka V tek ai çuni qe qeka si gjethe peme, gay komplet...kurse ai i palestruari, ta veshi sa here te doje :p
Gje tjeter qe s'duhet te vishni jane edhe ato kepucet me maje, katunari style :p
 
Shumica e veshjeve ketu jane veshje per meshkuj qe duan te bien ne sy me cdo kusht.
Shumica e meshkujve qe duan te bien ne sy me cdo kusht nuk jane meshkuj tamam lol
Rrjedhimisht tema nuk ekziston.
Padia juaj ndaj meshkujve rrezohet per mosekzistence ceshtje.
lol
 
Hahaha fix ...une do shtoja dhe ato modelet e xhinseve qe jane aq te shkurtra nga mbas sa duken dhe mbathjet qe kane vesh ...dikur ishin ne mode por prap sme pelqenin
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mashkulli nuk duhet te imitoje stilin joshes te femres ne veshje.
Cdo induktim i tille jep nje ndjesi jo te mire .

Eshte e rendesishme te kemi nje fare identiteti tonin dhe ne veshje,nuk duhet te jemi majmuneri imitimi as e kreativitetit biteknik dhe as e asaj cfare behet mode ne mase.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pa merak se Nuk zihemi:p
Po te ishin ndonje pale louboutin do sakrifikoja:D

Po ç'jane Louboutins para ketij...Louboutinet i vesh njehere dhe te dalin nga qejfi. Kurse kte sa me shume ta degjosh, aq me shume dashurohesh :p
 
Top