A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?

NeVertiti

~Kohe & Stine~

A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?​


1614880049035.png
Gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë pandemisë, sapo hap Facebook ndesh njoftime për ndarje nga jeta të njerëzve që i njeh, familjarëve të tyre, të njerëzve që nuk i njeh, njerëz publik apo individë krejt të panjohur!
A është Facebook platforma e duhur për lajme të tilla? A duhet që një lajm të hidhur për mua ta lexojnë 50, 500 apo 5000 "miqtë" e mi në Facebook?

Facebook të ndihmon se e përçon me shpejtësi lajmin, por në anën tjetër ngre pikëpyetje për mënyrën si duhet të veprosh?! T'i japësh like?! Të shkruash ngushëllime në publik?! Nëse këtë njoftim publik algoritmi fb nuk ta ka shfaqur a do të gjykohesh si njeri i pandjeshëm?!


Personalisht në Facebook nuk dëshiroj të ndaj lajme të hidhura, dhe nëse mësoj lajme të tilla ngushëlloj në mënyrë private duke shkruar ne Whatsapp apo thjesht mesazh!

Shqetësimin për njoftimin e vdekjeve në fb e kam ndeshur shpesh këto javë. Ky është debat delikat. Por e vërteta është se krahas "lajmeve të këqija" që ndeshim në televizore dhe portale, parim me të cilin operon gazetaria, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në fb!


*Shkrim i marrë nga faqja sociale në Facebook
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Une jam kunder ketyre gjerave ndoshta ngaqe une eshikoj si argetim rrjetet sociale .nuk me pelqej te flas per dhimbjet e mija .sikur kalojne ne besdisje
 

Lauri

Anunnak
Mjaft inat i kam. Biles njerzit po bëjnë edhe përvjetoret e vdekjeve të gjithë fisit jo vetëm familjarët.
Ditëlindjet e fëmijëve nipave e ku di unë ?
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Secili e di vet si e menaxhon dhimbjen e tij/saj se eshte dicka mjaft personale, por mendoj qe nqfse te largohet nje i aferm nga jeta s'te bie mendja me hy ne facebook dhe rrjete sociale me be lajmerime. Plus, i kam vdekje fotot qe postojne kur shkojne neper varreza. Dreqi ta haje jo çdo gje eshte per tu postuar ne rrjete sociale!!
 

Lauri

Anunnak
Në fb, pos familjarve Ke edhe njerëz pune, miq reale e virtual, këngëtar, shkrimtar, gazetar, politikan, njerëz të artit të kulturës etj etj. Pse duhet t'i bësh pjesë të dhimbjes tënde një mal me njerëz që, me të gjitha gjasat, as nuk duan t'ja dinë.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nuk e shoh problem njoftimin. Sic edhe vendosin lajmin e mire, edhe i keqi mund te ndahet.
Nuk me ka rene shyqyr Zotit me lajmeruar vdekje por nese do me binte do e shkruaja. Minimumi shoqeria ime qe s'mund tu shkruaj dot te gjitheve tek e tek, e lexojne e cojne nje lutje per shpirt te XY personi.
 

Sirius.

Sapiosexual!
Në fb, pos familjarve Ke edhe njerëz pune, miq reale e virtual, këngëtar, shkrimtar, gazetar, politikan, njerëz të artit të kulturës etj etj. Pse duhet t'i bësh pjesë të dhimbjes tënde një mal me njerëz që, me të gjitha gjasat, as nuk duan t'ja dinë.
Sepse eshte me easy sesa ti lajmerosh me mesazh sms 1 per 1. Rrjetet sociale jane pjese e te perditshmes tone sic marrim vesh ditelindjet apo kur martohen fejohen apo kur bejne pushime njerezit shume mire dhe mund te jepet e 1 lajm i trishte. Ska asgje te keqe besoj thjesht eshte kanal komunikimi informimi.
 

Lauri

Anunnak
Mund të bësh një profil me një rreth njerëzish ku mund të ndashë me ta çdo gjë familjare e përsonale. Dhe një profil me njerëz pune, obi, qejfi, e ata virtual që skanë lidhje me jetën përsonale.

PS. Ditëlindjet ti kujton automatikisht Marku, biles jua thotë të gjithë miqve që filani ka ditëlindjen. Punë klikimesh $$$ kjo punë ?
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Per mu ska problem plus jam njiri i thjesht nuk merziten vipat ?
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Me kujtohet vajza tezes kur nderroi jete tezja
Hyr ne fb tim tha dhe ver ate shenjen qe eshte fjongo
Serio i thashe mi?
Dmth me duket budalliku me i madh i mundshem te njoftosh njerezit per vdekjen, orarin e varrimit, ceremonine apo cdo gje te tille ne fb apo kudo.
Kuptoj nje gjendje malli apo pikellimi e shkruan dy riga gje qe me shume jane shfryrje e dhimbjes, por sesi gjejne mendjen ca njerez ne momente te tilla te njoftojne se di.
Personalisht ,kur isha ne nje situate te tille as telefonin se dija ku e kisha dhe i vetmi person qe arrita ti shkruaja nje sms ishte mikja ime
Njoftimet i bene shoqeria ime pasi une nuk isha ne gjendje per te artikuluar e jo me te njoftoja dynjane!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mendoj se duhet, per shume arsye.

Ti nuk mund t'i kesh te gjithe nr e telefonave te atyre njerezve te cilet ia vlejne ta dine per vdekjen e nje personi. Edhe po i pate, ka raste kur nuk ke kredi, eshte vone per ta mbushur telefonin, apo nuk bejne valet mire e shume arsye tjera.

Pastaj une e shoh kete si nje mundesi All in One qe thone. Nje njoftim dhe kuptohet shume me shpejte vdekja e dikujt se sa me telefon. Robi mund te rrije ulur ne Pc apo llaptop, duke bere scroll down sheh qe dikush ka nderru jete, mund t'i njoftoje te tjeret qe ty ndoshta ne ato momente merzie nuk t'ka ra ndermend a ku ta di une cka tjeter.

E vetmja gje qe me pengon eshte nderrimi i fotos se profilit ne te zeze. Kush e shpiki kete nuk e di por ne shqiptaret jemi pos dyjeje qe thote populli.

Psh pak me heret e lexova nje njoftim/status te nje profesori tim te dashur ku na njoftoi qe e ema i kishte nderruar jete. Une nuk do ta kisha kuptuar asnjehere, sepse kontaktin e vetem me profesorin tim e kam ne facebook. Ka edhe shume shembuj tjere...
 
Top