A duhet të dërgohet Skënderbeu në vendlindjen e tij?

Love

βeℓℓe â๓e
Murat Koltraka: A duhet të dërgohet Skënderbeu në vendlindjen e tij?

Të prehet i qetë shpirti i tij i madh


Burimet historike informojne se populli shqiptar eshte me i hershmi ne rajon e me gjere. Gjuha e tij eshte shume e lashte, prej se ciles linden gjuhe te tjera. Ne gjirin e ketij populli kane dale burra me aftesi te jashtezakonshme, si Leka i Madh, Pirroja i Epirit, Gjergj Kastrioti Skenderbeu e plote te tjere, qe renditen si me te medhnjte e te medhenjeve ne te gjitha koherat, te cilet ndikuan ne pershpejtimin e zhvillimeve te shoqerise njerzore.
Vendi yne, shkruajne studjues te huaj, ka nje te kaluar te madhe ne trojet e veta te rrudhosura here pas here prej goditjeve nga jashte, prej te ciles fituan kulture e dije kombet tjera. Zoti na dha gjithe pasurite mbi toke e nen toke, qe te tjeret na i kane lakmi. E çuditeshmja qendron ne faktin se, edhe pse keshtu, pavaresine ne e fituam pas te tjereve dhe ne rajon. Shkollat ne gjuhen shqipe u hapen te fundit, ne vend qe te ishin nder te parat. Ne renditjen nder shtetet europiane sot ne nuk kemi vendin qe meritojme, pasi renditemi tek te fundit….. Per keta qe permendem dhe shume te tjera, çuditerishte, ndonese treguesit flasin ne favorin tone, perfundimi rezulton trishtues.

20120323-murat.jpg


Duke iu referuar ceshtjes, qe i kushtohemi konstatohet se studjues te historise sone, te rritur me investimin e ketij populli, nuk punojne sa duhet per te ndricuar historine e kombit te tyre, as per krenari, as per detyrimin qe kane. Presin t’i nxitin intelektual te vendeve te tjera, per t’i sherbyer kombit te tyre. Shtrojme pyetjen: Nuk mjaftuan dekada te tera per historianet tane, qe ende nuk eshte zyrtarizuar origjina e Kastrioteve dhe vendlindja e heroit tone kombetare Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, qe krijojne nje boshllek te pajustifikueshem ne historiografine shqiptare?
Ne se Skenderbeu do te kishte qene i nje kombesie tjeter, a do te kishte kaluar kaq shume kohe pa u identifikuar origjina krahinore dhe vendlindja e tij?
Nuk te besohet. Ata jo vetem u dalin zot heronjeve te tyre, por e kane ne strategji, te na rrembejne dhe tanet.
Ne hallkat e zingjirit te gjate te historise se popullit tone, me e ndriteshmja eshte ajo e epokes se Kastrioteve, e cila e larteson shume identiteti e kombit shqiptar. Madheshtia e vepres historike te Skenderbeut, tek fqinjet tane trazoi zakonin e vjeter te tyre, ate te grabitjes. Per ta bere te tyre heroin tone, me te hershmit qe u sulen qene boshnjaket, me pas serbet, greket e maqedonet. Ky kapitull mbyllet pergjithmone, kur doli ne drite letra, qe heroi yne i dergoi princit te Tarentit, Xhovanio Antonio Orsini, me 31 tetor 1467, ne te cilen Skenderbeu vetedeklaroi origjinen e tij shqiptare. Pas mbylljes se ketij kapitulli, vendin e tij e zuri nje tjeter, debati (pa fund) mbi origjinen krahinore te Kastrioteve.
Rivaliteti
Eshte i natyrshem rivaliteti nderkrahinor per shkak te krenarise se krahines, kur nga gjiri i saj ka dale nje personalitet i tille, i permasave kombetare e nderkombetare, si Skenderbeu yne. Jane te pranueshem debatet, kundershtite, mendimet ndryshe, kur nuk abuzohet me te verteten, realen, me ate qe nuk ke mundesi ta hedhesh poshte. Por kur ballafaqohesh me pretendime te disa studjuesve, mbetesh i zhgenjyer, pasi hipoteza pa asnje mbeshtetje praqiten si teza te argumentuara. Rreth tyre shkruhet aq shume, sa dhe autori qe me bindje fallsifikon realitetin historik, dyshon ne veten e tij dhe genjeshtra e vet i duket si e vertet edhe pse e ka gatur si te tille. Te tilla punime sjellin nje peshtjellim te demshem, konfuzion, zvarritje ne kohe dhe ne vend qe te ndihmojne, behen pengese ne zgjidhjen e çeshtjes. Keshtu ndodh edhe sepse tek disa prej tyre vepron mania (e semure )per t’i pasur Kastriotet doemos te krahines se tyre, te nje fshati me ta, deri dhe te nje fisi edhe kur burimet historike flasin ndryshe.
Ballafaqimi i tezave, i argumenteve midis tyre, nxjerr ne drite te verteten, kur ekziston arbitri, deshira dhe vullneti i mire i tij, por per fat te keq arbiter te kesaj çeshtje tek ne duket se jane ne gjume te thelle.
Ishte viti 1974, kur prof. dr. Kristo Frasheri, me shkrimin e tij “Nga ishin Kastriotet’’ parashtroi tezen dibrane me bindje te plote per te dhe per t’i dhene fund ketij debati, kerkoi nje ballafaqim shkencor mes historianeve rreth te dhenave burimore per tezat e paraqitura deri atehere. Me kete rast enigma mund te ishte zgjidhur. Ky ballafaqim nuk u be, pasi disa historiane me emer dhe me pushtet ne ata vite kishin marre dhe grada shkencore me studimet e tyre rreth Kastrioteve. Per te mos u rene poshte idete e tyre, preferuan heshtjen, jo debatin, zgjidhjen. Kjo ka bere te mundur, qe ne historine tone shqiptare te na paraqiten kater variante mbi origjinen krahinore te Kastrioteve si ajo e Hasit, e Matit, e Mirdites dhe e Dibres, ndonese ata nje origjine krahinore kane.
Lexuesi shqiptar, nxenesit ne shkolla, ndeshen dhe me te tilla teza te çuditeshme si: ’’Familja e Kastrioteve kishte nje principate te vogel midis Matit e Dibres. !?’’Gjysh i Skenderbeut na paraqitet nje Konstadin, i njekoheshem me Pal Kastriotin e vertet. ? Nje fantazi e shpifur, qe s’ka baze mbeshtetese, na sillet si histori e Katrioteve. !
Thuhet dhe se: ’’Kastri i Mirdites eshte vendlindja e Skenderbeut’’ dhe se :’’Duhet pranuar se mbiemri Kastriot vjen nga Kastri i Mirdites! ’’
Sipas tyre emri Kastri qenka me i afert me Kastriotet se Kastrioti i Dibres.!'' E verteta’’ mbrohet me shprehjen’’duhet pranuar’’, (me urdher, jo me fakte, apo argumente).
Nje tjeter teze çoroditese eshte ajo e Kanines, ku nje Branilo Kastrioti na paraqitet si fillim i Kastrioteve. Edhe ketu funksionon hamendja, ’’perkohesishte mund te jete debuar nga pronat e veta’’dhe hidhet ideja se edhe ky Branilo (si Kostandini i mesiperm) mund te kete qene gjyshi i Skenderbeut, i njekoheshem me Pal Kastriotin.
Teza e Hasit te Krumes si origjine e Kastrioteve pati mbeshtetjen e disa historianeve si; Aleks Buda ish kryetar i Akademise se Shkencave, A. Gega, K. Biçoku e te tjere. Thuhet: ’’Kastriotet ishin nga Hasi, por emrin Kastriot e kishin marre nga pronat, qe kishin ne Mirdite’’, (nga Kastri i Mirdites), duke anashkaluar Kastriotin e Dibres. Sillej si argument dhe mendimi se Pal Kastrioti, gjyshi i Skenderbeut, mund te jete vendos si sundimtar i dy fshatrave ne luginen e Drinit te Zi ne Dibren e Poshteme. Edhe kjo, nje hamendje. Mendojme se eshte e pamundur mundesia, qe dikush nga nje krahine tjeter te vinte si sundimtar ne Dibren e Poshteme, kur historikisht dhe pushtues te huaj, sado te fuqishem qe ishin, nuk kane arritur te qendrojne ne kete treve, as te vendosin administraten e tyre. .
Per kete treve, Cidhnen, nje kronist turk qe ka shkele ne kete vend eshte shprehur: ’’Ne ata vende plot rrebele, me shtigje te fshehta, me gryka te veshtira per t’u kaluar nuk ka mundur te depertoje dhe Aleksandri i Madh’’.

* I ketij mendimi per Hasin e Krumes ishte dhe prof. dr. Kristo Frasheri, por deri me 1974, me pas ai krijoi bindje te pa lekundur per tezen dibrane te Kastrioteve. Per tezen e Hasit u sollen argumente kundra saj nga zbulimet e mevoneshme. Dokumentohet se ky Has i Krumes ne vitet e Skenderbeut (deri ne fund te shek XVI) mbante emrin Pashtrik. Mbeshtetja e tezes se Hasit e bazuar ne kroniken raguziane e ate boshnjake, qe origjinen e Kastrioteve e bazonin me ekzistencen e nje province ne kete vend me emrin ’’Has’’ nuk mund te qendroje, pasi nuk ka ekzistuar Hasi i Krumes ne ate periudhe.
Per tezen e Matit si origjine e Kastrioteve, kane tentuar disa historiane e studjues te kesaj krahine.
Mbeshtetjen kryesore e bazojne tek nje thenie e Barletit:’’. . kreret e fisit te Kastrioteve vinin nga Emathia, nga nje dere e fisme’’. Kete teze e hedhin poshte prof. dr. Kristo Frasheri e te tjere, pasi sipas tyre me ‘’Emathia’’nenkuptohet Maqedonia e dyte, qe perfshinte dhe Shqiperine e Mesme dhe se ketu bente pjese dhe Dibra. Nuk kam ndermend te bej nje analize me te zgjeruar per tezat e krahinave, pasi e kane bere te tjeret, por per disa shtremberime e te paverteta, te studjuesit matnjan Dilaver Kurti e ndonje tjetri mbi Kastriotin e Dibres, une si kastriotas dhe si studjues i historise se tyre, kam detyrimin njerezor te qartesoj opinjonin shoqeror dhe ate historik rreth te vertetes se deformuar, siç duket per qellime te caktuara kundravenese.
Kur te shkruash per historine e nje krahine tjeter, duke qene ne rivalitet me te, te pakten duhet te tregohesh korrekt me te verteten historike. Ne shkrimin e z. D.K. ‘’A jane Kastriotet nga Mati’’shprehen dyshime per burimet historike ne mbeshtetje te tezes se Dibres, ndersa te dhenat historike, qe sillen ne kete punim per Kastriotin e Dibres, nuk perputhen askund me te verteten.
Z, Kurti nuk i beson te dhënës historike te fisnikut Gjon Muzaka, i cili ne ‘’Memorada’’ shkruan: ’’Z. Pal Kastrioti, gjyshi i Z. Skenderbe, nuk kishte ne zotrim me teper se dy fshatra, Sinen dhe Gardhin e Poshtem, ’’qe ndodhen ne krahinen e اidhnes ne Dibren e Poshteme.
Ja si shkruan z. Kurti: ’’…. e dhena e Muzakes nuk eshte dokument, as histori, por kujtime te nje personi, te cilit per aq sa di nuk i vihet faj dhe ne se gabon. ’’ Shprehet dyshim per deshmine, nepermjet saj dhe per shkallen e inteligjiencies dhe personalitetin e tij.
Por kush ishte Gjon Muzaka, qe sipas tij paska gabuar?-Gjon Muzaka ishte shok armesh, bashkekohes i Skenderbeut, mik familje pasi ishte kusheri i pare me Donika Kastriotin, te shoqen e Skenderbeut, fisnik nga nje familje e madhe nga me te degjuarat per kohen e tij, me shume kontribut ne luften kunder turqeve.
Mbi kete baze mund te themi, se nga te gjithe ata qe kane shkruar per Skenderbeun, askush nuk mund te krahasohet me Muzaken per saktesine, per shkak te shkalles se njohjes se tije me heroin tone. Askush me mire se ai nuk e dinte te verteten. Historiani gjerman Karl Hopf, kur e gjeti ‘’Memoraden’’ e Gjon Muzakes me 1850 ne shtepine e sekretarit te shtetit Skipion Volpicela ne Napoli e vleresoi shume. Nje vlersim te tille mori kjo veper nga studjues e historiane te shquar, pasi u behet e njohur.
Per Kastriotin e Dibres z. Kurti eshte treguar shume bujar me trillimet e tij, por po kaq koprac me te vertetat. Nje thenie popullore keshillon: ’’Kujdes kur te hyjshe ne livadh te huaj, se te prishet kosa.’’ Ne studimin e tij shtrohet nje pyetje: ’’.. a ka pas ne mikrokrahinen e اidhnes se Dibres fshat me emrin Kastriot me te cilin K. Frasheri e lidh prejardhjen e Kastrioteve?
Sqarojme lexuesin: Kastrioti eshte dhe vendbanim i lashte. Me gjere do te shprehemi me poshte.
Me tej nga ky studjues thuhet: ’’Kastrioti i sotem dikur kishte tre emertime, qe ruhen deri ne ditet tona Fusha e Thate(1), Suhadoll(2), qe kane te njejtin kuptim dhe Fusha e Kastriotit(3) ose Kastrioteve. ’’ Te tre keta emra shprehkan te njejten gje, Katriotin!? Genjeshter e paster. Fusha e Thate, te ciles ata qe shkruajne per te vetem i kane degjuar emrin, ndodhet 3 km larg nga Kastrioti, ne veri-perendim te tij.
Si mund ta kete marre Kastrioti emrin nga Fusha e Thate, ose nga fushasi i thate te dale kastriotasi?
Keshtu dhe Sohodolli eshte fshat, shtrihet ne jug-lindje te Kastriotit, mbi 2 km larg tij, ndersa me Fushen e Thate (qe paskan te njejtin kuptim?) ka nje distance prej 4 km.
Nuk kane te njejtin kuptim Sohodolli me Fushen e Thate, pasi jane njesi gjeografike me vehte me emra te ndryshem e te lashte, larg nga njeri tjetri, qe s’kane asnje lidhje, as midis tyre, as me Kastriotin, qe ky te kete marre emrin e tyre. Kastrioti i sotem eshte ne skajin me lindor te Fushes se Kastriotit, ndersa Kastrioti si vendbanim i Gjonit, ku ekziston nje toponomi e pasur si askund tjeter e lidhur me te atin e Skenderbeut, nuk kufizohet fare, as me Fushen e Kastriotit. Si perfundim, Fusha e Thate, Sohodolli dhe Fusha e Kastriotit (jo e Kastrioteve), nuk kane te njejtin kuptim, as nuk mund te shprehin te njejten gje, Kastriotin, siç pretendohet nga ky studjues.
Ky zoteri na percakton dhe moshen e fshatit Kastriot. Ja si shprehet: ’’Ne kete shekull (ne shek XX M. K. ) kjo fushe inproduktive u caktua si qender e fshatrave per rreth….., ku gradualisht Fusha e Kastriotit u mbiquajt thjeshte Kastriot’’. Absolutisht, jo. Sipas tij, si qender e ketyre fshatrave u zgjodh nje djerrine dhe se 4-5 breza me pare nga kjo fushe lindi emri i fshatit Kastriot.
Nuk ishte fusha ajo qe i dha emer Kastriotit, por Kastrioti nga ku nis zgjerimin e saj principata e Kastrioteve i dha emrin fushes. . Sa per toponominet mbi Gjon Kastriotin, qe shpreh dyshimet e tij (te cilet i ben pa vlere, pasi i vendos ne Fushen e Thate, Sohodoll dhe Fushen e Kastriotit duke aluduar per nje Gjon tjeter) z. Kurti e ndonje tjeter, sqarojme lexuesit, se ata(toponime) nuk ndodhen as ne Fushen e Kastriotit, as ne Sohodoll, as ne Fushen e Thate, (qe ky studjues i identifikon me Kastriotin) çka do te thote se perpjekjet e tij keqinformuese, jane pa vlere dhe per qellimin, te cilit ai i kushtohet.
Ideja tjeter e tij se Kastriotet e Sines jane dege e Kastrioteve te Matit, nuk ka asnje baze mbeshtetje tek ndonje burim, fakt, ose prove, eshte thjeshte nje deshire e tij. Ne fjalorin enciklonedik shqiptar ne zerin ‘’Kastriotet’’botim i vitit 2008 thuhet, se Kastrioti ne shek XIII ishte ne zotrim te Kastrioteve.
Pushtimi serb i Stefan Dushanit beri reprezalje ne vendin tone. Sipas prof. dr. K. Frasherit, ne kete periudhe shume te veshtire per popullin tone, shume fisnik shqiptar u terhoqen ne vise malore si me te mbrojtur. Ka shume te ngjare, qe Kastriotet te kene banuar ne Kastriot, por ne kete kohe reprezaljesh te kene levizur nga Kastrioti per ne Sine, ne nje territor me mbrojtje natyrore. Dalja ne skene e Pal Kastriotit perkon ne kohe me renien e perandorise se Stefan Dushanit. Pas renies se saj, fisniket shqiptar rimoren pronat e humbura, ndersa te tjere vershuan ne zgjerimin e territoreve te tyre, siç eshte dhe rasti i Kastrioteve.
A mund te kundershtohet teza dibrane mbi origjinen e Kastrioteve?
Kur jane prezent faktet, fjalet jane te teperta, thote populli, por duhen thene... Studjues te huaj, qe kaluan neper krahina te veriut ne shek XIX ndeshen ne gojedhena e toponime per Skenderbeun, qe gjenden kudo ne hapsirat shqiptare. Mbi nje baze te tille ata dhane mendimet e tyre per origjinen e Kastrioteve. Nuk kemi informacion per ndonjerin te kete kaluar neper Diber, te kishte informacion per fshatin Kastriot dhe te mos e merrte ne konsiderate e te shkruante per te, qe te sherbente si nxitje per studime te mevoneshme. Studjues (simpatizante) te krahinave veriore, mbeshtetur ne ate qe na lane studjues te huaj, pa ndonje mbeshtetje shkencore, renden pas emrash te perafert me Kastriotet, si Kastri, Kastrat e te tjere. Nje situate e tille dhe lenia me nje ane e Kastriotit te Dibres, krijoi premisa per lindjen e disa tezave dhe solli kaq shume zvarritje ne kohe per te nxjerre ne drite te verteten.

K A S T R I O T I
Vet emri Kastriot flete shume per lidhjen ndermjet tij dhe Kastrioteve.
Fshati Kastriot i sotem ndodhet ne te majte te perroit te Kastriotit, ndersa Kastrioti si vendbanim i Gjon Kastriotit, me nje toponomi te pasur rreth tij shtrihet ne te djathte te ketij perroi, ose ne veri te Kastriotit te sotem, ne nje vend te ngritur strategjik, qe kontrollon gjithe pjesen fushore te Dibres se Poshteme. Perballe tij ne perendim ne distance rreth 5 km eshte fshati Sine, ku shfaqen per here te pare sipas dokumentesh Kastriotet me gjyshin e Skenderbeut, Palin, qe sipas studjuesve daton me vitet 1350-1375.
Sipas thenieve te trasheguara ne breza Kastrioti ndahej ne dy lagje. Njera ishte اeliasi, qe fillonte tek kishat dhe perfundonte ne kufi me fshatin e Blliçes ne perendim, kurse tjetra fillonte tek kishat ne lindje dhe shtirhej drejt jugut ne nje rrafshine me toponimin ‘’Troja’’ deri tek Terzishti, (rrobaqepsi ne ate kohe) ku sot ndodhet shkolla e mesme ‘’Gjergj Kastrioti Skenderbeu. ’’Publicisti i njohur dibran Haki Stermilli, ne kerkim te origjines se Kastrioteve, ne vepren ‘’Kaloresi i Skenderbeut’’ shkruan, se Kastrioti dikur 8ooo shtepi rrenohej e zvoglohej si rezultat i luftrave me turqit. Kjo e dhene, per mungese te references mund te mbetet ne kuadrin e gojedhenave. Kastrioti i اidhnes shtrihet rreth 6 km ne veri-perndim te qytetit te Peshkopise ne Dibren e Poshteme.
Sa i lashte eshte fshati Kastriot i اidhnes?
Per kete i referohemi ‘’Fjalorit Enciklobedik Shqiptar’’botim i Akademise se Shkencave Shqiptare, Tirane, 2008, ne faqen 1136 te te cilit per Kastriotin thuhet: ’’Deshmohet si vendbanim i lashte nga gjetjet tek Kodra e Geshtenjes. Ne shek XIII ishte prone e familjes se Kastrioteve. ’’ Kastriotin e ndeshim dhe ne deshmine boshnjake nga E. Fermenxhin ne shek XVII. Ata qe jane kunder ekzistences se Kastriotit si fshat i hershem, pasi nuk ekziston ne defterin turk te 1467, gabohen. Nuk mund te vazhdonte jeta ne Kastriot pas masakres se اidhnes se shtatorit 1466. U rrenuan shume fshatra te اidhnes qe sillen ne defterin turk me fare pak shtepi, por ne dy fshatrat Kastriot dhe Kukaj jeta u nderpre, pasi ketu kishte banuar familja e Gjon Kastriotit, qe do te thote se Skendebeu ka kalar vitet e femijerise se tij. Nga nje sondazh qe bene te rinjet e ketij fshati ne kete vend te nxitur nga kurioziteti historik me 1978, ndeshen ne lende te pasur arkeologjike, çka do te thote, se lenda ekziston, por mungon dora e arkeologut per ta nxjerre ne drite historine e saj.
Gjurme te lashtesise dhe si vendbanim per Kastriotin mbajne mend te gjithe te moshuarit e sotem, por ’’qepja kodrave e maleve per t’i kethyer ne toka pjellore si dhe fushat’’ ne ish sistemin kooperativist, zhduku shume nga keta gjurme, qe ishin ne siperfaqe.

Toponomia e Kastriotit.
Toponimi lind mbi nje baze, transmetohet ne breza, sherben si nderlidhes i vendit me ngjarjen dhe kur ben lidhjen me deshmi e dokumente historike merr jete e vertetesi. Toponimia mbi Kastriotet ne krahinen e اidhnes- eshte e veçante dhe shume e pasur.

I sherben tezes per Kastriotet si banore te saj, si dhe shpreh historine e tyre ne kete vend. Toponimet si, Palpusi (pusi i Palit), Kulla e Gjonit, Kopeshti, Pusi, Ogradja e Gjonit, Kroi i T’ane Zone (zotit tone, Skenderbeut) Gurra e Skenderbeut e te tjera i shebejne vendbanimit te tyre ne اidhen, ndersa Kepi i Skenderbeut(fortese), Kalaja e fshehte e Skenderbeut, Qafe-Kalaja, Kalaja e Volezes, Ferra e Pashes, Beteja e Torviollit, Masakra e اidhnes e te tjera, deshmojne per historine e tyre ne kete treve. Ketu ze vend deshmia e Gjon Muzakes mbi Sinen, qe mbeshtetet nga defter turk 1467 ne te cilin figuron Dhimiter Kastrioti 3-4 breza pas Palit, gjyshit te Skenderbeut, si dhe ekzistenca e fshatrave Kastriot, Sine dhe Gardhi i Poshtem te lidhur me familjen e Kastrioteve me nje toponomi te pasur rreth tyre.
Studjues te historise se Kastrioteve, si prof. dr. Kristo Frasheri, prof. Riza Lika, Agim Bobo (Antare i Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane), e te tjere shprehen se Gjon Kastrioti ka banuar ne fshatin Kastriot te اidhnes. Ne mbeshtetje te tezes se tyre bejme te njohur per lexuesin toponimet e ketij fshati.

*اeliasi si toponim ne cilesine e nje lagjie te Kastriotit ekziston dhe sot. Ky toponim permendet nga disa studjues te historise se Kastrioteve, nga disa si vendlindje, nga te tjere thuhet se Skenderbeu lindi ne lagjen ’’Shengjerth’’ ne Sine dhe u rrite ne اelias te Kastriotit. Celiasi perfshine nje siperfaqe mbi 16 ha. Ne kete territor deri vone ka pas rrenoja muresh, qe flasin per te si vendbanim. Nje pus me mur guri me gelqere anash ne nje vend ku sot sherben si kullote per bagetite, ne mes te ketij territori, dikujt i ka sherbyer, por jo fshatrave ne afersi, pasi kishin burimet e tyre.
Kulla, ose Kalaja e Gjonit ngrihet mbi nje kodrine te larte, nga e cila mund te vrojtosh gjithe pjesen fushore te Dibres se Poshteme. Ne pjesen lindore te saj vendasit piketojne porten e saj. Ne veriperendim te kulles ne largesine 25 m eshte Kopeshti i Gjonit, nje siperfaqe e sheshte mbi 4 dy. Ne pjesen perendimore te tij ka pas rrenoja muresh deri para 50 vitesh. Ne mes te kopeshtit eshte Pusi i Gjonit me gure e gelqere anash, i thelle mbi 3 m para 4 dekadash. Brezi para nesh deklaronte prezencen e ujit ne te. Ne veri te kopeshtit eshte Ogradja e Gjonit, nje siperfaqe prej disa ha. Ne juglindje te kulles rreth 200 m larg saj jane Kishat. Ne perendim te tyre ka varreza te hereshme. Thuhet se ishin te Kastrioteve. Me ne jug eshte Kodra e Shamates. Ne lindje te saj eshte Vakufi i kishave. 500 m mbi Kullen ose Kalane e Gjonit gjendet Guri i Luftes. Me siper tij jane Tre Gurthit, qe sherbenin si pike vrojtimi. Mbi keta eshte Kaluerthi, nje lugine e gjate, e rrafshte, e rrethuar anash me nje terren te ngritur, si nje stadium natyror, qe sherbente per stervitjen e kaloresve. Me ne perendim jane Guret e Kazanave, vend ku gatuhej per ushtaret. Ne veri te Kalase eshte Guri i Hajatit, kurse ne veri perendim te saj ne largesine rreth 700 m eshte Kodra e Pareve, sot monument natyre, per formen e saj te veçante, ku duket se ka vepruar dora e njeriut. Ka mendime se ne kete vend ka qene tempulli i Kastrioteve.
Ne veri te Kodres se Pareve jane Varret e Dragojeve, vend ku varroseshin heronjte, qe tregonin shkallen me te larte te trimerise se tyre dhe heroizmit ne lufte me pushtuesit. . Ne afersi te Kodres se Pareve jane Vreshtat. Ngjitur me ta kalon perroi me te njejtin emer, perroi i Vreshtave. Ne jug te Kalase kalon perroi i Kastriotit. Ne afersi te ures se sotme deri vone, me te moshuarit mbajne mend rrenojat e mullirit te Kastrioteve. Ngjitur me te nje siperfaqe e pjerret mban toponimin Bregu i Mullirit. Ne perendim te kalase eshte Kroi i Kastrioteve, i cili shfrytezohet si uje i pijshem nga banoret e fshatit Kukaj. Keta toponime i perkasin njeres lagje te Kastriotit, اeliasit.
Keta toponime nuk ndodhen ne Fushen e Katriotit, Fushen e Thate, apo Sohodoll. Zona rreth kalase, ose kulles se Gjonit, sipas deshmive te brezit para nesh, ka qene e rrethuar me mure, qe fillonin tek kishat dhe perfundonin ne perendim te kopeshtit te Gjonit. Keta gjurme qe ishin ne siperfaqe u zhduken me kthimin e ketij territori ne toke buke
Ne lindje te kalase se Gjonit, prane saj, ka kaluar Udha e Madhe; Oher-Diber-Lume Prizren, qe kontrollohej nga Kastriotet.
Lagjia tjeter(sipas gojedhenave)shtrihet ne te majte te perroit te Kastriotit, ose ne jug te Kalase se Gjonit. Ketu gjendet Katrioti i sotem. Te moshuarit kete territor fushor e emertonin ‘’Troja’’, qe me drejtim nga jugu shtrihet deri ne Terzisht, ku sot eshte shkolle e mesme e Kastriotit. Mendojme se ky territor i perket ’’Truallishtes se Gjon Kastriotit’’ e permendur nga humanisti Italian R. Volaterano bashkekohes i Skenderbeut, e perforcuar nga defteri turk 1583. Ngjitur me truallishten e Gjonit ne dokumente eshte dhe truallishtja’’ Kuka’’, kurse ne terren fare afer me njeri tjetrin kemi dy fshatrat, Kastriotin e Kastrioteve dhe fshatin Kukaj te fisit te Kukeve. Pra kemi dy fise Kastriotet dhe Kuket, dy truallishtet, ate te Gjonit dhe te Kukeve dhe se fundi dhe dy fshatrat Kastriot dhe Kukaj qe te krijojne bindjen se ketu kane banuar Kastriotet. Gjate germimit te themeleve te shtepive te ketij fshati, jo rralle eshte ndeshur ne themele muresh te vjetra. Prej shume vitesh, shkruan prof. Eqerem اabej, kam formuar bindjen, se toponomastika shqiptare perben mbase dokumentin me kryesor, qe verteton autoktonine e popullit shqiptar. Toponomia e ketij fshati flete mjaftueshem per t’u bindur se ketu ka banuar i ati i Skenderbeut, Gjon Pal Dibrani dhe se ketu heroi yne duhet te kete kaluar vitet e para te jetes.
Kastriotet dhe Kuket.
Ndonje studjues krahinor shpreh dyshime per Kastriotin si vendbanim i Gjon Kastriotit duke aluduar per ndonje Gjon tjeter, por pa asnje baze. Prezenca e ’’Truallishtes Kuka’’ prane ’’Truallishtes se Gjonit’’ ne dokumente dhe e ketyre dy fshatrave mjafte afer me njeri tjetrein ne terren, hedhe poshte cdo dyshim, shkruajne studjues prestigjioz te kesaj fushe.
Ne ushtrine e Skenderbeut, sipas disa burimeve historike, nga fisi i Kukeve kane shebyer si komandante te shquar dhe shume besnik Pjeter Kuka, Pali, Rajani, Leka dhe Gjergj Kuka. Pra, Kastriotet dhe Kuket ishin dy fise qe jetuan ne fqinjesi, luftuan se bashku dhe na lane fare prane keta dy fshatra, banoret e te cileve edhe ne ditet tona festojne se bashku ne gezime familjare, perballojne se bashku cdo fatekeqesi si te jene nje fis i vetem. Varrezat i kane pas te perbashketa. Sherbimet fetare i kryejne ne te njejtin institucion bashkerishte….. Nje trashegimni e tille vijon qe nga periudha e Kastrioteve. Sipas disa burimeve historike(studime historike nr. 3\1979 dhe Dok. i Barcelones, 6 tetor 1467) flitet se Kastriotet dhe Kuket ishin te nje gjaku. Ndoshta ne keta dy truallishte rifilluan jeten kastriotasit dhe kukajt, pas rrenimit dhe nderprerjes se jetes nga turqit si vendbanimi Kastrioteve qe ne Masakren e اidhnes, shtator 1466.

Kush jane deshmite baze qe e bejne te pakundershtueshme origjinen dibrane te Kastrioteve?
* - Vepra ’’Komentaret’’ e humanistit italian Rafael Volaterano, bashkekohes i Skenderbeut, eshte botuar me 1506, dy vjet para botimit te Barletit dhe kater vite para atij te fisnikut Gjon Muzaka mbi Kastriotet.

Ky autor eshte i paanshem, i pa ndikuar nga te tjere, pasi ishte i nje kombesie tjeter dhe se botimi i tij eshte bere i ditur para te tjereve. Volaterano thekson se Gjon Dibra, (ose Gjon Dibrani) kishte ’’Trojen’’dhe disa vise brenda vendit te tij. Te atit te Skenderbeut ai i jep emrin e krahines, si dibran qe ishte. Ne se nuk do te ishte dibran Gjon Kastrioti, si mbiemer nga Volaterano do te kishte Hasin, Matin, Kastrin, Kastratin, apo ndonje tjeter.

* Fisniku Gjon Muzaka, per gjyshin e Skenderbeut, Palin, thekson: ’’………nuk kishte ne zotrim me teper se dy fshatra Sinen dhe Gardhin e Poshtem. ’’Keta dy fshatra figurojne dhe ne defterin turk te 1467-es dhe ekzistojne vetem ne bashkesine krahinore te اidhnes ne Diber te Poshteme, jo ne ndonje vend tjeter.
Muzaka perjashton mundesine e ndonje pronesie tjeter te Palit, pasi shprehet, ’’nuk kishte ne zotrim me teper se dy fshatra…’’ e cila perjashton cdo mundesi te gjyshit te Skenderbeut per te patur prona te tjera si dhe per te qene i nje krahine tjeter. Deshmia e Muzakes dhe defteri turk mbeshtesin njeri tjetrin. Si perfundim jane tre deshmi te kohes se Skenderbeut, e Volateranos, e Muzakes dhe defteri turk 1467, qe deshmojne te njejten gje, mbeshtesin njeri tjetrin mbi Kastriotet si dibrane.

A mund te hidhen poshte tre burime te tilla te njekoheshme me Skenderbeun shtuar ketu dhe toponimine e pasur te kesaj krahine ne perforcim te tyre per Kastriotet si banore te اidhnes ne Dibren e Poshteme?
Logjikishte, jo.
*Ne krahinen e اidhnes nuk kemi nje shfaqje sporadike te ndonje kastriotasi te vetem si ne Kanine, Mat, ose diku tjeter. Prof. dr. Kristo Frasheri, shume i perkushtuar per historine e Kastrioteve, qe ka shkelur me kembe cdo pellembe toke ne اidhen e cila lidhet me Kastriotet, ne baze te disa burimeve te pakundershtueshme, argumenton ne menyren me bindese, se Kastriotet figurojne si banore te اidhes ne harkun kohore prej 250 vitesh. Fillohet me Palin sipas Muzakes nga mezi i shek. XIV, me Dhimitrin sipas defterit turk 1467, me Palin sipas nje regjstri turk 1571 dhe mbyllet me Jozef Kastriotin si perfaqesues i اidhnes ne kuvendin nderkrahinor ne Dukagjin te Matit me 1602.

Ne cilen krahine te vendit tone kemi nje prezence te Kastrioteve ne 8 breza si ne اidhnen e Dibres?
Askund tjeter.
* Barleti qe shkruan: ’’Viset e اidhnes, jane viset e Skenderbeut’’ ( fq. 695), shpreh nje lidhje te pronarit me pronen ne zotrim. Ai shtjellon shume ceshtje te tjera per lidhje te ngushta, kontribut te vecante, besim e besnikeri te larte te dibraneve ndaj Skenderbeut, qe i sherbejne tezes dibrane te Kastrioteve. . Per ilustrim citojme disa prej tyre;

* Skenderbeu nga Nishi me 3 nentor 1443…. ’’u nise me te vetet qe kendej me shpejtesine me te madhe dhe arriti ne te shtaten dite ne Diber…ate vend e njihte dhe e donte shume.’’ (Barleti’’Histori e Skenderbeut’’, bot. 1967, fq 69) Pse nuk u nis Skenderbeu per ne Mat, Has, apo Mirdite?Vetem tek njerezit e gjakut te tije, ai mund te bazohej per nje sfide te tille, teper te veshtire. Kete e perforcon pritja madheshtore, e permallshme, qe dibranet mund t’ia benin vetem birit plot lavdi te Dibres, te nje gjaku me te, te rritur bashke, askujt tjeter.
Barleti shkruan: ’’Iu derdhen, pra, te gjithe rreth e perqark, e kush e kush me pare, tere shend e vere dhe duke kercyer nga gezimi……. nje pale i puthnin duarte, nje pale faqet e koken, te tjere kembet, e pastaj gjithe trupin, duke e mbytur me perqafime te pambaruara.’’ (Barleti, fq. 70 bot, 1967)

*Studjuesi dibran Haziz Ndreu, kur i referohet M. Sirdanit ne vepren’’Kastriotet dhe Skenderbeu ne Trojet Arberore’’ ne fq. 26, per kthimin e Skenderbeut nga Nishi ne Diber shkruan:’’….. u shmang me te vetet e voti ne katund te Kastriotit, ku kishte fisin e vet. ’’

* Me te mberritur ne Diber, ne fshehtesi e me shpejtesi te madhe, Skenderbeu thirri ne takim te paret e vendit. Me 11 Nentor1443 nen drejtimin e tij mbahet Kuvendi i Dibres, ne te cilin heroi yne ua shfaqi dhe ua besoi planin e tij dibraneve, ku u vendos;te mblidheshin ushtare, te pastrohej Dibra nga pushtuesit turq, te dergoheshin perforcime me ushtare pertej kalase se Sfetigradit e malit te Mokres per mbrojtje ne rast sulmi nga turqit dhe te mblidheshin sa me shume kryengrites per te qene ne gadishmeri per me vone. Ketu filloi formimi i ushtrise kryengritese, ketu u lidh besa dibrane, e cila do te materializohej per 25 vjet me plot shembuj heroizmi e besnikerie te pashembullt, jo vetem ne 17 betejat e zhvilluara ne Diber (nga 28 te tilla gjithesej ne vitet e Skenderbeut), por kudo ne territoret e principates se Kastrioteve. (Sipas Rakip Sinanit, ’’Shenime historike’’referuar M. Barletit, bot. III Fq. 85, 86 Tirane 1983).

* Ardhja e tij ne Diber s’ishte as spontane, as e rastesishme. Historiane te shquar, qe shkruajne se Skenderbeu me 1440 ishte sanxhakbej ne Diber, mendojne se Heroi yne, i kishte filluar me kohe pergatitjet per kryengritjen e pergjitheshme, por vetem priste castin e volitshem dhe kjo do te niste nga Dibra.

* Me dibranet Skenderbeu u nise per marrjen e Krujes, kontribut qe nuk permendet askund, as si besueshmeri, as si vlere. Barleti shkruan: ’’..i shoqeruar nga disa dibrane (Skenderbeu), vazhdoi rrugen me shpejtesine me te madhe per ne Kruje. Barleti, fq. 70. bot. 1967 Ky ishte hapi i pare i mbeshtetje se Skenderbeut nga dibranet. .

* Pas marrjes se Krujes Barleti shkruan: ’’Ai vete (Skenderbeu M. K.) u drejtua menjehere per tek porta se bashku me Hamzane dhe me nje tufe te tjere pas dhe se andejmi e dergoi ate bashke me disa dibrane ne Diber, me qellim qe t’u lajmronin pjestareve te planit te tije (te pareve te Dibres) clirimin e qytetit dhe gjithcka tjeter kishte ndodhur…’’ Barleti ‘’Histori e Skenderbeut’’fq. 72 bot. 1967.

* Betejen e pare me turqit Skenderbeu e zhvillon ne Diber te Poshteme. Siç duket sulltan Murati II kishte vendos ta sulmoje Skenderbeun ne vendlindjen e tij me mendimin se heroi yne ketu kishte perqendruar forcat e tij mbrojtese dhe se do t’i jepej fund ‘’rrebelizmit’’ shqipetare. Ne perendim te diellit, Skenderbeu ngriti çadrat ne Dibren e Poshteme……. prane nje pylli me druj shume te dendur, shkrauan Barleti (ne fq. 112 bot. 1976.) Kjo perplasje midis dy ushtrive, Beteja e Torviollit ne Dibren e Poshteme, perfundoi me shpartallimin e plote te ushtrise turke. Per kete beteje, Barleti shkruan:’’Luanet komanduan luane.’’

* Barleti shkruan... Dibra… ’’E Poshtemja eshte e gjitha e rrafshte dhe e rrethuar me fusha pjellore, qe prodhojne cdo gje. Arber dhe epiriote e banojne ate vend, popuj shume trima per lufte, me armet e te cileve ne radhe te pare e shpetoi dhe e rriti Kastrioti mbreterine dhe ia doli mb’ane cdo pune te rende e shume te veshtire duke i patur keshtu si Kolofone kunder gjithe luftrave e mizerive te armiqeve.’’ Barleti fq. 221, bot. 1967. Per trimerine dhe aftesite luftarake te dibraneve historiani turk Kemal Pashazade, kur flete per Sfetigradin ne Diber shkruan: ’’Ne ate vend ndodhej nje keshtjelle e forte, qe ishte e njohur me emrin Koxhaxhik. Ajo ishte mbushur me te rinje trima nga vendi i Juvan Ilise(Gjon Kastriotit M. K. )te cilet ishin si luane qe te shqyejne. ’’
Eshte nje realitet historik (i mohuar) fakti, se Dibra ishte baze kryesore e furnizimit me ushtare te ushtrise se Skenderbeut, garanci fitoresh, per trimerine, besen e besueshmerine, aftesi te rralla luftarake ne mbeshtetjen pa rezerva te heroit tone, siç citon Barleti, ’’me armet e te cileve ne radhe te pare e shpetoi dhe e rriti Kastrioti mbreterine e tij’’… Ndonese Barleti ne menyre te vecante shkruan per peshen e rende te luftes qe perballoi populli dibrane dhe kontributin e jashtezakonshem (17 beteja vetem ne Diber), per cudi kete kontribut dibrane askund nuk e gjejme ne historine tone shqiptare.
Ndoshta dhe te qenurit dibran te Skenderbeut, mund te jete shkaku, qe dhe lokalizimi i vendlindjes se tije zvarritet kaq shume?!

* Me Kastriotin nis zgjerimin Principata e Kastrioteve.
Gjoni trashegoi nga i ati, Pali, vetem Sinen dhe Gardhin e Poshtem.

Studjues prestigjioz te historise si prof. dr. K. Frasheri, prof. Riza Lika, Agim Bobo, e te tjere shpjegojne se Gjon Kastrioti u vendos ne fshatin Kastriot per te cilin flete dhe toponimia e tije. Nga Kastrioti nis zgjerimin e saj principata e Kastrioteve. Si ne shume raste te tjera, princer, apo feudal kane marre emrin e vendit nga ku ka nisur fuqizimi i pushtetit te tyre, siç eshte rasti yne me Kastriotin per Principaten e Kastrioteve.

* Gjon Kastrioti, pas shtrirjes se sundimit te tije ne Diber deri matane Sfetigradit, duke perfituar nga lufta per pushtet ndermjet djemeve te sulltan Bajazitit, (pas vdekjes se tij me 1402), mori drejtim drejte perendimit, keshtu behet zoterues dhe i Matit. Z. Agim Bobo anetar i Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane ne shkrimin e tij ’’Vendlindja e Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe mbeshtetesit dibrane’’ sjell nje fakt me interes. Ne nje vendim te senatit te Shen Markut, me 20 shkurt 1445, ne te cilin Skenderbeut dhe vellait te tij Stanishit u jepet qytetaria e Venedikut, autori shkruan:’’Ne kete vendim shohim se vellezerit Kastrioti me pare ishin zotrues te Dibres dhe pasi shtine ne dore Krujen u bene zoter dhe te Matit’’
Nuk ka vend per te gjykuar se Kastriotet ishin nga Mati, Hasi, apo Mirdita, por zgjerimin e principates se tyre e filluan ne Diber.
Ka plot fakte te tjera qe vertetojne se Kastriotet ishin nga krahina e اidhnes. Ketu kishin pronat fillestare, ketu filloi ngjitja ne fillim si zoter te Dibres, me pas te Matit dhe shtrirja e sundimit te tyre drejte perendimit arriti deri ne bregdet.

* Eshte Barleti ai qe ne vepren e tij na sjell nje fakt tjeter. Skenderbeu, perveç keshillit te tij te Beselidhjes per çeshtjet e mbrojtjes, kishte dhe nje keshille tjeter me te tijet dibrane. (A. Bobo sipas Barletit fq. 477).

*Betejat e Dibres.
* Sipas studjuesve te historise se Kastrioteve, nga 28 beteja gjithesej ne vitet e Skenderbeut, 17 prej tyre u zhvilluan ne territoret dibrane. Kjo flete per kontributin e madh dhe peshen e rende te luftes, qe ka perballuar popullsia e kesaj krahine.

Ne vepren ’’Kujtime dhe Shenime Historike’’te studjuesit dibran Rakip Sinani behet nje pasqyre e plote e ketyre betejave. Shkurtazi permendim vendin dhe kohen e zhvillimit te tyre;Beteja e Torviollit me 29 qershor 1444 ne Diber te Poshteme, ne Gryke te Radikes ne tetor1445, beteja e Otonetes ne shtator 1446, e Oranikut ne gusht 1448, e Mireshit ne maj 1449, e Sfetigradit maj-korrik 1449, e Sfetigradit(e dyta) ne shtator 1449, e Modricit ne korrik 1452, e Mecadit ne korrik 1452, e Oranikut ne maj 1456, e Mokres se Dibres ne gusht 1462, e Vajkalit ne prill 1465, e Mecadit ne qershor 1465, ne fushe te Sfetigradit ne korrik 1465, e Vajkalit ne gusht 1465, Masakra e اidhnses me 1 gusht 1466 dhe rimarrja e اidhnes ne prill 1467.
Masakra e اidhnes ishte shprehja e egersise se tejskajshme te sulltan Mehmetit II nga deshprimi pas deshtimit te tij per marrjen e Krujes per te cilen u perdor tere potenciali ushtarak i perandorise osmane. Per te shfryre urrejtjen dhe per hakmarrje ndaj Skenderbeut, pas largimit nga Kruja, ushtria e tije e devijoi rrugen per ne Diber te Poshteme ne krahinen e اidhnes, atje ku Skenderbeu kishte njerezit e gjakut te tije.
Ne se ne اidhen, Skenderbeu nuk do te kishte njerezit me te afert te tije, ushtria turke s’kishte pse te devijonte nga Kruja e te bente nje rruge kaq te gjate deri ne اidhnen e Dibres.
Tradhetia si shume here te tjera vihet ne sherbim te tragjedise, te gjemes. Pasi zbulohet shtegu i fshehte qe te dergonte ne kala, ushtria turke sulmoi njerzit e strehuar ne kete ane dhe beri masakren me barbare, qe ndoshta s’ka te krahasuar. Per kete masaker nje kronist turk shkruan: ’’Ngado qe te shkoje pas luftes, gjak do te shikoje, ngado qe te shikoje kufoma do te gjeje’’. Kjo masaker e zemeroi se tepermi Skenderbeun. Ne fjalimin e tij para princerve te Beselidhjes te masakruarit Skenderbeu i quante te tijte. Citojme pjese te fjalimit te heroit sjellur nga Z. Agim Bobo referuar Barletit fq, 631 ku shkruan:’’Sulltan Mehmeti II, duke u larguar qe ketej si i xhindosur……. vrau e zhduku me hekur 8000 burra nga te mijte. ’’
Ne betejen per rimarrjen e اidhnes, ne prill te vitit 1467, ushtria e Skenderbeut vrau 2 000 jeniceret turq, qe ishin vendosur ne kete keshtjelle. (F. Noli fq. 103)
VENDLINDJA.
Dy jane pistat me kryesore per vendlindjen e Skenderbeut, Kastrioti dhe Sina, dy fshatra ne bashkesine krahinore te اidhnes, ku kane banuar Kastriotet. Toponimia e fshatit Kastriot flete per vendbanim te Gjonit ne kete vend. Viti i lindjes se Skenderbeut me 1405, i perket kohes kur filloi rritja me shpejtesi e zotrimeve te Gjonit, i favorizuar nga lufta per pushtet midis djemve te Sulltan Bajazitit.
Gjykojme se ne vitet e para te zgjerimit te principates se Kastrioteve, familja e Gjonit ka jetuar ne Kastriot, çka te ben te mendosh se ketu ka lindur Skenderbeu. Ne perforcim te kesaj ideje sjellim nje te dhene nga intervista e studjuesit dibran Haziz Ndreu ne vepren e tij ’’Kastriotet dhe Skenderbeu ne Trojet Arberore’’. Ne fq. 26 te saj ai shkruan: ’’Sule Bruga nga fshati Gure-Lure, ne vitin 1973, ne moshen 83 vjecare tregon: ’’Emrin اelias e kam degjuar per here te pare ne vitin 1906 ne Stamboll nga mesuesi im i historise. Ne nje ore mesimi, kur permendet emri i Skenderbeut, nxenes te kombesive te tjera e pyeten, se ku kishte lindur Skenderbeu. Ai u pergjigj me nje fjali te shkurter: ’’Skenderbeu ka lindur ne اelias. ’’Une, vazhdon Sula, jo atehere, por dhe sot e kesaj dite nuk e di ne ç’vend eshte اeliasi. ’Ky اelias, sipas trashgimenise se percjelle ne breza(por qe ekziston dhe sot) ishte nje lagje e Kastriotit te اidhnes ne vitet e Gjon Kastriotit.
’Po ketu autori i ketij libri bazuar ne tregime popullore (ne fq. 25) shkruan: ’’…. qe nga Dibra e Eper e deri ne Lure thone, se vendlindja e Skenderbeut eshte ne Kastriot. ’’
Nga trashegimenia gojore sillet dhe nje mendim tjeter, se Skenderbeu lindi ne lagjen ’’Shengjerdh’’ ne Sine dhe u rrite ne اelias te Kastriotit. Sidoqofte fjala e fundit per keta dy vende u perket arkeologeve.

* Me 2 nentor 1985 ne fshatin Sine u perurua nje muze modest kushtuar Ksatrioteve. Ne sesionin shkencor te organizuar me kete rast me teme‘’Mbi origjinen e Kastrioteve’’ merrnin pjese figurat me te shquara te historise sone si, Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, Selami Pulaha, Luan Maltezi, Maliq Horshova e te tjere. U krijua pershtypja, se po lokalizohej origjina e Kastrioteve ne Diber te Poshteme ne krahinen e اidhnes. Por, po behen tri dekada e askush nuk po kujtohet me, se historiane e pushtetare te ketij vendi nje borxh ia kane me te madhit te kombit shqiptar te te gjitha koherave, Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, lokalizimin e origjines krahinore dhe vendlindjen e tij.
Edhe nje njeri sado i thjeshte, e ka nje origjne krahinore, nje vendlindje. Ende nuk e gezon kete te drejte HEROI yne kombetar, jo se mungon informacioni i duhur, kushtet apo mundesite, por per indiferentizem, ose ndoshta pse ai eshte dibrane… Me kete treve, Cidhnen, komunizmi u gjakos, pati probleme shqetesuese per 50 vite.
Po tani pse heshtet?
U ’’cmenden’’ pas tij studjues historiane, shkrimtare, strateg ushtarak, piktore, muzikante, e te tjere nga vendi e sidomos nga bota, si dhe politikane te rengut me te larte, ne Europe dhe gjere matane Atllantikut. Me 2005, ne tempullin e dijes, kryeqendren boterore te kultures dhe shkences, ne Nju York, si dhe ne Boston e vende te tjera, mbahen sesione shkencore ne kujtim te vepres historike te Skenderbeut. Dy senator te nderuar Tom Lantosh dhe Dana Rohrbaker paraqiten nje rezolute ne Kongresin Amerikane ne nderim te vepres historike te Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me rastin e 600 vjetorit te lindjes se tij. Nje ngjarje e pazakont dhe nje vlersim i madh per kombin tone. Me kete rast senatori Dana Rohrbaker ne intervisten e dhene para gazetareve eshte shprehur:’’Skenderbeu, kjo figure historike, ndali perparimin turk drejt Europes, perendimit, duke ndryshuar historine dhe menyren tone te jeteses’’. Kane kaluar shekuj, ndoshta eshte shkruar per Skenderbeun si per askend tjeter kaq shume. Do te kalojne te tjere, perseri do te shkruhet. Ai burre me vepren e tij i dha jete e ekzistence kombit te tije, emer kudo ne bote, krenari te ligjeshme shqiptareve kudo qe jetojne.
Jemi ne 100 vjetorin e Shpalljes se Pavarsise. Gjate nje shekulli zyrtaret me te larte te ketij vendi ne zyrat e tyre luksoze kane mbajtur dhe mbajne nje portret te atij burri, plot nur e hijeshi me madheshtine e tije. Krenohen me te. Kane te drejte. Krenohen ne takime me nderkombetaret. Dhe per kete kane te drejte pasi ai vigan beri histori, jo si pushtues si shume te tjere, por si mbrojtes i lirise, jo vetem per Shqiperine, por qe nje parzmore ne gjoks te Europes perballe pushtuesve osmane.

A duhet ta çojne pushtetaret dhe historianet tane ne kete 100 vjetor te Shpalljes se Pavarsise, Heroin tone kombetare Gjergj Kastriotin, Skenderbeun ne vendlindjen e tij, ku te gjeje qetesine shpirti i tij i madh?...
Ai burre ne Beselidhjen e Lezhes me 2 mars 1444 realizoi te parin bashkim kombetar dhe hodhi themelet e para te shtetit shqiptar. Eshte kulture, respekt, krenari, mirenjohje, por dhe detyrim moral e shoqeror, jo vetem zyrtarizimi i vendlindjes, por dhe vendosja e nje monumenti madheshtor dhe ngritja e nje muzeu modern ne vendlindjen e tij, qe te prese vizitor nga vendi e bota.
Eshte rasti me i mire ne kete 100 vjetor te Shpalljes se Pavarsise, te plotesohet ky boshllek ne historine tone. Fjalen e kane pushtetaret, te investone dhe te zgjojne nga gjumi historianet tane.
Te shpresojme……

Nga: Murat Koltraka
 
A

AlbertPrengzaj

Titulli: A duhet të dërgohet Skënderbeu në vendlindjen e tij?

Mua sme pelqejn fare tendencat per ta privatizuar Skenderbeun,, sepse ne te vertet esht nje lidhje qe ska te bej fare me vendin ku ka lindur personi dhe as Kastriotet,,asnje Skenderbeu esht thjesht Shqiptar,,kur nje Shqiptar behet Skenderbe,,nuk ka lidhje fare me vendin e tij te lindjes,,por ka lidhje me Shqiperin nje cope,,ajo esht e tera nena e tij,,dhe esht toka qe e ka perzgjedhur per ta zhveshur nga kostumi krahinor,,dhe per ti veshur kostumin kombtar!

Skenderbe esht Djali i Shqiperis nje cope,,sepse perndryshe nuk mund te behesh Skenderbe,! kjo esht nje lidhje mes Shpirtit Shqiptar. ska te bej fare me krahinat.
 
Redaktimi i fundit:

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: A duhet të dërgohet Skënderbeu në vendlindjen e tij?

E kush ishte ky qe paska shkruar? po mire kushe e tha qe skenderbeu qenka nga kastrioti i Dibres?

Figura e skenderbeut u be e madhe pervec bemave, por, edhe per misticizmin qe ai mbarti, figura e tij ngelet nje mister.
 

zana52

Antarë i ri
Titulli: A duhet të dërgohet Skënderbeu në vendlindjen e tij?

Zoti Koltraka,

U njoha me studimet tuaja pasi lexova nje postim mbi Skenderbeun tek gazeta kritika. E interesuar bera nje kerkim ne google te emrit tuaj per te njohur me shume nga shkrimet tuaja. Per se pari ju falenderoj per kontributin qe jepni per njohjen me te thelle te figures se Gjergj Kastriotit. Me beri pershtyje nje studim i juaj mbi kalane e fshete te tij. Gjergj Kastrioti eshte nje nga figurat historike shqipetare qe adhuroj si me te rendesishmen figure te historise tone dhe e ve ne piedestalin e te larte Kombetar. Kam shkruar nje tregim per te ne anglisht qe eshte botuar tek gazeta Kritika vitin e kaluar. Lidhjen per kete e keni si me poshte;
Kritika-Letersi » The Blood Line - By Nimfa Hakani
Shpresoj se dini anglishte, se me te vertete do te doja te kisha opinionin de sugjerimet tuaja per kete tregim. Kam hulumtuar shume gjate kohes qe e kam shkruar , dhe megjithese eshte nje tregim, dua te di ne se faktet historike i kam te sakta si dhe ndonje veretje qe mund te beni.
Shpresoj qe te me ktheni pergjigje ne lidhje sa me siper.
Ne gazeten kritika munda te shoh emailin tuaj, por desha t'ju kerkoj leje perpara se 'ju kontaktoj drejtpersedrejti.

Me respekt,
"Zana52"
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: A duhet të dërgohet Skënderbeu në vendlindjen e tij?

Ne Shqiperi duhet te jet Gjergj Kastrioti sepse Skender BEU e beri Turqia.
 
Top