A duhet t’i nënshtrohen fëmijët një presioni aq të madh në një moshë kaq të hershme?

Sirius.

Sapiosexual!

Uilliam Sidis, historia tragjike e njeriut më të zgjuar në botë


Në moshën 9 vjeçare, dha provimin e hyrjes në Universitetin e Harvardit. Kur mbushi 11 vjeç, ligjëroi për herë të parë në Klubin e Matematikanëve të Harvardit. U diplomua me nota maksimale 5 vjet më vonë. Por Uilliam nuk arriti që të ketë ndonjë sukses të madh, pavarësisht intelektit të tij të jashtëzakonshëm.

auto_Screenshot-2021-03-11-at-8.53.45-AM1616934873.jpg

Uilliam Xhejms Sidis ishte një gjeni i matematikës. Me një koeficient inteligjence (IQ) prej 250-300, ai u përshkrua nga gazeta“The Washington Post” si “djali gjeni”.

Ai arrinte të lexonte gazetën“The New York Times”qëkur ishte vetëm 18 muajsh, shkruante poezi në frëngjisht që në moshën 5 vjeçare, dhe fliste 8 gjuhë të botës kur ishte 6 vjeç.
Në moshën 9 vjeçare, dha provimin e hyrjes në Universitetin e Harvardit. Kur mbushi 11 vjeç, ligjëroi për herë të parë në Klubin e Matematikanëve të Harvardit. U diplomua me nota maksimale 5 vjet më vonë. Por Uilliam nuk arriti që të ketë ndonjë sukses të madh, pavarësisht intelektit të tij të jashtëzakonshëm.
Ai vdiq i vetmuar dhe pa para në moshën 46 vjeçare. Por çfarë ndodhi me të, dhe pse nuk e përdori inteligjencën e tij të lartë fenomenale? Uilliam lindi në Manhatan të Nju Jorkut në vitin 1898. Prindërit e tij, Boris dhe Sara, ishin emigrantë hebrenj që u kishin shpëtuar masakrave kundër komunitetit të tyre në Ukrainë në vitet 1880.

Prindërit e tij ishin po aq inteligjentë dhe ambiciozë sa ai. I ati arriti që të mbarojë universitetin dhe masterin në Harvard brenda 3 vjetësh. Ai u bë një psikiatër, i specializuar në psikologjinë anormale. Edhe nëna e tij ishte po aq e zgjuar. Ajo ishte një nga gratë e para që ndoqi shkollën e mjekësisë në Universitetin e Bostonit, ku u diplomua si mjeke.
Prindërit e tij dëshironin të provonin që nëse prindërit ishin mjaftueshëm të shpejtë dhe përdornin metodat e duhura, fëmijët mund të shfrytëzonin gjithë potencialin e tyre. Në një farë mënyre, Uilliam ishte kavia e tyre. Në vend se ta ushqenin atë me dashuri, siguri dhe ngrohtësi, ata u fokusuan mbi anën e tij intelektuale.
Qëkur ishte 5 muajsh, prindërit vendosën ta trajtonin si të rritur. Ai ulej në tryezën e ngrënies, dhe përfshihej në të gjitha mënyrat e të folurit për të rritur, duke mësuar të përdorte pjatën për t’u vetë-ushqyer. Prindërit e tij ishin gjithmonë pranë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij dhe për të inkurajuar të mësuarit e tij.
Uilliam kishte një inteligjencë prej 250-300 pikësh. Për t’ju dhënë një ide se sa i zgjuar ishte ai, një njeri i zakonshëm ka një koeficient inteligjence midis 90 me 109. Një rezultat i IQ mbi 140 tregon se ju jeni një gjeni. Ekspertët kanë përcaktuar se IQ e Albert Ajnshtajnit ishte 160, e Leonardo da Vinçit 180, e IsakNjutonit 190, dhe e Stefën Houking 160.
Në moshën 6 vjeçar ai dinte disa gjuhë, latinishten, hebraishten, greqishten, rusishten, turqishten, armenishten, frëngjishten dhe gjermanishten. Ai mund ta lexonte Platonin në greqishten origjinale që kur ishte 5 vjeç. Gjithsesi, ai po izolohej brenda familjes së tij. Uilliam jetonte në botën e tij të vogël.

Ndërsa nevojat e tij intelektuale po ushqeheshin, ato emocionale nuk u morën parasysh.
Ndërkohë Uilliam nisi të shfaqej në kopertinat e revistave të njohura. Po ai vuante,pasi e nuk donte vëmendjen. Atij i pëlqenin rregullat dhe rutina. Por duke qenë se nuk mund të zinte shokë, nisi të ndihej gjithnjë e më i vetmuar.
Midis moshës 6 dhe 8-vjeç, Sidi shkroi disa libra, përfshirë studime në astronomi dhe anatomi. Edhe pse kishte kaluar provimin e pranimit në Harvard që në moshën 9 vjeçare, universiteti nuk e lejoi të ndjekë studimet për shkak të moshës së tij. Por pas një lobimi të madh nga Boris, ai u pranua në këtë moshë të re si një “student special”.

Gjithsesi, ai nuk u lejua të merrte pjesë në leksione derisa mbushi 11 vjeç. Në janar 1910. Ai mbajti një leksion mbi “Trupat 4-dimensionalë” në Klubin e Matematikanëve, para rreth 100 profesorë të shquar të matematikës dhe studentëve të ekselencës. Sërish shtypi e promovoi në faqet e para, ndërsa gazetarët parashikonin një të ardhme të ndritur për këtë djalë të talentuar.
Uilliam u diplomua me nota maksimale. Por jeta e tij studentore nuk ishte e këndshme. Mënyrat e tij të çuditshme të sjelljes, e vunë në një shënjestër të bullistëve. Biografja e Sidis, Emi Uollas tha:“Ai trajtohej si një lolo në Harvard. Ai e pranonte se nuk kishte puthur kurrë një vajzë. Ndaj u tall dhe përndoq, dhe kjo për të ishte shumë poshtëruese. Gjithçka që ai donte ishte të ishte larg universitetit, dhe të ishte një njeri i rregullt që punonte”.

Media i mori sërish intervista fëmijës gjeni, ku Uilliam deklaroi:“Unë dua të jetoj një jetë perfekte. Mënyra e vetme për të pasur një jetë të përsosur, është ta jetosh i izoluar. Unë i kam urryer gjithmonë turmat”.
Sidis dëshironte një jetë private. Ai nisi punë si pedagog i matematikës në Institutin Rajs në Hjuston të Tekasit. Problemi ishte se duke qenë shumë më i ri studentët nuk e merrnin seriozisht. Pas asaj përvoje, Uilliam e shmangu jetën publike, duke kaluar nga një punë e rëndomtë në tjetrën.

Ai ia doli të qëndronte larg vëmendjes së publikut. Por sapo dikush e njihte kush ishte, ai do ta linte sërish punën. Në moshën 39-vjeçare, Uilliam jetonte në një dhomë modeste në Boston. Ai punonte si një llogaritës dhe hedhës të dhënash statistikore. Kohën e lirë e kalonte duke shkruar romane me pseudonime.
Por në fund, shtypi e zbuloi. Në vitin 1937, “The New York Post” dërgoi një reportere femër për t’u miqësuar me gjeniun e izoluar. Por artikulli i titulluar “Gjeniu fëmije i vitit 1909, tani paguhet si nëpunës i rëndomtë për 23 dollarë në javë”nuk përmbante më lajka.
Ai e portretizoi Uilliam si një dështim,qënuk e kishte përmbushur premtimin e tij të fëmijërisë së hershme. Uilliam u tërbua nga inati, dhe vendosi të dilte sërish në qendër të vëmendjes. Ai e paditi “New York Post” për shpifje, në atë që sot konsiderohet si padia e parë për shkeljen e privatësisë.

Ai humbi. Gjykata vendosi se Uilliam ishte një figurë publike dhe si i tillë, kishte hequr dorë nga të drejtat e tij për jetën private. Në vitin 1944, ai u gjet i vdekur nga pronarja e tije shtëpisë në moshën 46-vjeçare, nga një hemorragji cerebrale. Gjeniu i matematikës, ndërroi jetë i vetëm dhe pa para.

Historia tragjike eUilliam Sidis ngre edhe sot disa pikëpyetje. A duhet t’i nënshtrohen fëmijët një presioni aq të madh në një moshë kaq të hershme? A kanë të drejtë personat publikë të kenë një jetë private?

/Bota.al
 

ZHIGO

...
Ktit i paskan vesh kollaren kurse un jam kurioz ne fakt me e dit se ku e kam pas menjen kur kam qen 5 mujsh... Interestorante.

Nejse mesojm thuaj, njeriu ka kohen e vet sado i zhvilluar te jete ne krahasim me te tjeret nqs nuk mbrohet dhe menaxhohet por vetem shfrytzohet atehere nuk eshte cudi qe nuk arrihet ajo qe pritej.
 

Empire

Antarë i Respektuar
nuk mendoj se eshte presion , do e konsideroja me shum si mbi ngarkes , veretet nje femi mund te ket disa aftesi te vecanta nga pjesa dominuese e femijeve te tjer por kjo nuk eshte e domosdoshme ti nenshtrohet nje mbi ngarkese te till , sa i perket pyetjes se dyte , nga momenti qe jan persona publik , vet fjala publik nenkupton per publikun , ateher si mun te jete private kur jan per publikun :p , cdo veprim e cdo rrug apo karrierr qe zgjedhim ka disa pasoja , keshtu qe edhe kan te drejt por edhe skane....
 

Sirius.

Sapiosexual!
Une mendoj qe gjeni lind nuk behesh si dhe gjenite nuk jetojne gjate.
Presioni prinderor eshte per te kalitur vullnetin femijes ne drejtim te caktuar ose me sakte per ta orjentuar ne rrugen e duhur.
 

Hope

◕‿◕
Une mendoj qe gjeni lind nuk behesh si dhe gjenite nuk jetojne gjate.
Presioni prinderor eshte per te kalitur vullnetin femijes ne drejtim te caktuar ose me sakte per ta orjentuar ne rrugen e duhur.
Vertet femija duhet orjentuar dhe mbajtur ne rrugen e duhur, por femija duhet te gezoj e moshen e femijen e budalleqet e prapsirat. Ka kohe te mesoj 5 gjuhe te huaja, ka kohe te bej e shkolle e universitet e te punoj, por ama vitet e femijnise sdo kthehen kurre. Nqs baza atyre viteve eshte e shendetcme, qe femija ritet ne harmoni do kete plot energji te perballi adoleshencen e me tej jeten e te riturit.
 
Top