A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Lauri

Anunnak
A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

A të vjen ndër mend ndonjë mik i ngushtë të cilit nuk ia di emrin? Zor se po. Irina nga Bullgaria tha me të drejtë: «ثshtë e pamundur të lidhemi ngushtë me Zotin nëse nuk i dimë emrin.» Sa të kënaqur jemi që Zoti dëshiron t’i afrohemi, siç u përmend në artikullin e kaluar. Prandaj, nëpërmjet Biblës na prezanton veten: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.»—Isaia 42:8.

Nëpërmjet Biblës Zoti na prezanton veten: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.»—Isaia 42:8

A ka vërtet rëndësi për Jehovain nëse e di dhe e përdor emrin e tij? Mendo për këtë: emri i Zotit, i shkruar me katër bashkëtingëllore hebraike që njihen si Tetragrami, shfaqet afro 7.000 herë në tekstin origjinal të Shkrimeve Hebraike. Përmendet ku e ku më shpesh se çdo emër tjetër në Bibël. Kjo është patjetër provë se Jehovai dëshiron ta dimë dhe ta përdorim emrin e tij. *

Shpesh miqësitë lindin pasi dy njerëz mësojnë emrat e njëri-tjetrit. A e di emrin e Zotit?

Prapëseprapë, disa mendojnë se meqë Zoti është i shenjtë dhe i plotfuqishëm, tregojmë mungesë respekti po të përdorim emrin e tij. Sigurisht, do të ishte e gabuar ta përdornim emrin e tij në mënyrë të papërshtatshme, ashtu si nuk do të keqpërdornim emrin e një miku të ngushtë. Gjithsesi, Jehovai dëshiron që ata të cilët e duan, ta nderojnë emrin e tij dhe t’ua tregojnë të tjerëve. (Psalmi 69:30, 31; 96:2, 8) Kujto se Jezui u mësoi dishepujve të luten: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.» Mund të ndihmojmë që emri i Perëndisë të shenjtërohet duke ua treguar të tjerëve. Kjo na afron më tepër me të.—Mateu 6:9.

Bibla tregon se Zoti u kushton vëmendje të veçantë atyre që «mendojnë thellë për emrin e tij». (Malakia 3:16) Për një njeri të tillë, Jehovai premton: «Do ta mbroj, sepse njeh emrin tim. Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem. Do t’i rri pranë në vuajtje.» (Psalmi 91:14, 15) Nëse duam të gëzojmë miqësi të ngushtë me Jehovain, duhet ta dimë e ta përdorim emrin e tij.

ps. Marre nga nje sit "Dëshmitarët e Jehovait", si argument per tu thelluar nepermjet studimit te nje eksperti nepermjet vidos. Cili eshte dhe si shqiptohet emri i Zotit. Atij i qofshim fale.:)
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Kush nuk ka durim te ndjek qe nga fillimi te dy videot, lete hape videon e dyte ne min 7:39.

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Deshmitaret e jehovait edhe ketu....tmerr
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Thash se Lauri nuk sillte vidio, i kishte Ricky ne patronazh :p
Po emrin e Zotit e di.Vete perdor Zot, dhe Allah,(kur flas me te huajt them GOD) njekohesisht dhe ka dhe 99 emra qe tregojne cilesite e tij. Me mjaftojne! Thanx for the info!(per mua dmth)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Videot e Laurit duhet te shiqohen patjeter, kur te tjeret sjellin, s'ja vlen lool.

Sdq, ne e dime rrugen tone me tcilen jemi te kenaqur, gjithsecili ka gjetur qetesine e tij dhe vetveten. Kush nuk eshte i kenaqur, cdohere mundohet te gjeje njolle te zeze ne cdo fe, sepse shpirti i tij ashtu e kerkon. Kur zemra i mbushet me pika te zeza, i mbushet edhe mendja se e ka cdohere mire. Perndryshe, sic tha Soul, te njejtin mendim kam edhe une !:D
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Thash se Lauri nuk sillte vidio, i kishte Ricky ne patronazh :p
Po emrin e Zotit e di.Vete perdor Zot, dhe Allah,(kur flas me te huajt them GOD) njekohesisht dhe ka dhe 99 emra qe tregojne cilesite e tij. Me mjaftojne! Thanx for the info!(per mua dmth)

Lauri sjell studime te hollesishme dhe ne detaje nga profesionit ne materje. dhe jo si ricky 10-tra video rrushe kumbull.
99 jane epitete dhe jo emra. Zot- God nuk eshte emer por status hyjnor. Prandaj nuk po dini se per cfare po flisni.
Allahu islam e ka emrin e Zoti SIN i myslimanve. Ashtu si Zoti Yahweh i ebrejve.
knaqu me lexim: http://www.forumivirtual.com/diskutime-fetare-dhe-anti-fetare-249/allah-kush-allah-55361/
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Aty e ke MAT laur me videon me fakte. T'u ka mbyllur goja pas videos, perse kerkon shah prap ? lool
 
ricky_ch

******
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Lauri sjell studime te hollesishme dhe ne detaje nga profesionit ne materje. dhe jo si ricky 10-tra video rrushe kumbull.
99 jane epitete dhe jo emra. Zot- God nuk eshte emer por status hyjnor. Prandaj nuk po dini se per cfare po flisni.
Allahu islam e ka emrin e Zoti SIN i myslimanve. Ashtu si Zoti Yahweh i ebrejve.
knaqu me lexim: http://www.forumivirtual.com/diskutime-fetare-dhe-anti-fetare-249/allah-kush-allah-55361/

Haha, studime të Biblës që vetë se beson? :cek:
 
DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Un nuk mund te arrij te kuptoj nje gje shum te thjesht,,,pse njerezimi gjithmon ka kerkuar te besoj nje zoti qe nuk ka emer..nje zoti qe ju fshehet gjithmon...nje zoti qe ju kerkon sakrifica per te rritur besnikerin ndaj tij...nje zot qe i ka krijuar dhe i ka vulosur me mekatin origjinal...cfare sensi ka gjith kjo???

Po sikur zoti i vertet te jemi ne?!

Ps: shpresoj qe mos te me krahasojne me djallin me kete qe thash
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Haha, studime të Biblës që vetë se beson? :cek:

Biblen mund ta lexosh kuptosh e besosh shume gjera, kjo nvaret vetem nga kenveshtrimii leximit. Per ty Bibel do thote vetem religjon-krishterim.
 
ricky_ch

******
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Biblen mund ta lexosh kuptosh e besosh shume gjera, kjo nvaret vetem nga kenveshtrimii leximit. Per ty Bibel do thote vetem religjon-krishterim.

Po ç'ajo fe që ti sê beson, i ka bazët mu në atë libër.
Tash, mundesh vetë me bë me mend për të cilat të
vërteta ti beson. Nejse, se ke të kjartë se je në
kundërshtim me vetveten.

Sipas teje para Jezusit (krishterizmit), s'paska pasur religjion?
Ndërsa të gjithë të dëguarit para tij, besonin në Zot!
Pra, ka pasur Zot, por religjion s'ka pasur, apo?

Nuk e dij sa më kupton çfarë dua të them?
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Po ç'ajo fe që ti sê beson, i ka bazët mu në atë libër.
Tash, mundesh vetë me bë me mend për të cilat të
vërteta ti beson. Nejse, se ke të kjartë se je në
kundërshtim me vetveten.

Sipas teje para Jezusit (krishterizmit), s'paska pasur religjion?
Ndërsa të gjithë të dëguarit para tij, besonin në Zot!
Pra, ka pasur Zot, por religjion s'ka pasur, apo?

Nuk e dij sa më kupton çfarë dua të them?

Po ti apo me kupton se cfare po them?? Gjithcka nvaret nga kend-leximi. Kleri e besimtaret e krishtere e lexojne ne menyre teologjike, nje filozof e lexon nga ana filozofike, ka lexim leterar te bibles-fjale per fjale, lexim historik, lexim retorike, mitologjik. e mund te shtosh sa te duash deri tek alienologet. Gjithsecili ne kendin e tij e gjene veten ne Bibel, ku diku perputhen e diku kundershtohen mes ketyre kend-leximesh.
Per nje besimtar nuk i intereson se si e lexojne te tjeret nje nje liber ku ai beson. Eshte kjo qe e karakterizon nje te krishter tolerant. Ndryshe nga ju myslimanet te te hapni koken dyshe po ju foli kush kunder Kuranit.
 
Kësaj i thonë secilit çysh i ka qejfi: po deshte e bën fustan, po s'deshte bëhen edhe pantallona!

Nejse maca në shpindë nuk bje. Kur është puna për studim e ka shkruar njeriu,
kur ështe puna për tu besuar e ka shkruar (kumtuar) Zoti.

Tek ti problemi qëndron se e konsideron "si të vërtetë", dhe se është shkruar nga dora e njeriut,
se përndryshe do të duheje që t'i besoje edhe ato gjërat e këqija, që ti edhe vetë i ke cekur.

Dmth, me këtë ti vetë e thekson se Bibla përmban edhe bërllog në të.

Nejse, ti vetëm Kuranin e lexon ashtu siç duhet. :p
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Ore qe ti &co qe jeni me probleme komunikimi nuk e kam dyshim. Po si nuk arrini te zbuteni pak e ti merrni gjerat me mendje te hapur, e te zhveshur per nje moment nga bindjet e religjonit.

Nqs Bibla ka disa kenveshtrimesh, leximesh e interpretime, e ben ate me mistrjoze e tolerante tek besimtari. Per kete motiv gjinden sot disa rryma besimi ne krishterim. Sepse Bibla nuk e ndalon nje opinjon te kundert, as Vangjeli nuk eshte intolerant. Predikimet e Jezusit nuk i detyrone njerzit por i fton te besojne ne Te, shpierterisht e jo materjalisht.
Ndersa Kurani e thote vete qe nuk lejohet interpretimi ndryshe pervec se si lexohet, Nuk lejohet ti ndryshohet asnje presje. (Edhe pse aso kohe nuk kishte shenja pikesimi Lol )
ps. po tani kuptove gje?
 
jana80

Super Moderator
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Un nuk mund te arrij te kuptoj nje gje shum te thjesht,,,pse njerezimi gjithmon ka kerkuar te besoj nje zoti qe nuk ka emer..nje zoti qe ju fshehet gjithmon...nje zoti qe ju kerkon sakrifica per te rritur besnikerin ndaj tij...nje zot qe i ka krijuar dhe i ka vulosur me mekatin origjinal...cfare sensi ka gjith kjo???

Po sikur zoti i vertet te jemi ne?!

Ps: shpresoj qe mos te me krahasojne me djallin me kete qe thash

per shpresen!
 
ricky_ch

******
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Ore qe ti &co qe jeni me probleme komunikimi nuk e kam dyshim. Po si nuk arrini te zbuteni pak e ti merrni gjerat me mendje te hapur, e te zhveshur per nje moment nga bindjet e religjonit.

Nqs Bibla ka disa kenveshtrimesh, leximesh e interpretime, e ben ate me mistrjoze e tolerante tek besimtari. Per kete motiv gjinden sot disa rryma besimi ne krishterim. Sepse Bibla nuk e ndalon nje opinjon te kundert, as Vangjeli nuk eshte intolerant. Predikimet e Jezusit nuk i detyrone njerzit por i fton te besojne ne Te, shpierterisht e jo materjalisht.
Ndersa Kurani e thote vete qe nuk lejohet interpretimi ndryshe pervec se si lexohet, Nuk lejohet ti ndryshohet asnje presje. (Edhe pse aso kohe nuk kishte shenja pikesimi Lol )
ps. po tani kuptove gje?

اfarë flet ore? Më lodhe me këndvështrimet.
Unë për lisa ti për fshisa.
Taman më ke dhënë përgjigje nga këndvështrimi, gjithkujt çysh t'iu n'teket.
اdo fe ka rregulla zotërote.

Nejse, derisa si fe e konsideron te gabuar, është çudi si dikush mundet me gjetë
të vërteta në të.
Edhe studimet e tua për nga këndvështrimi im janë vetëm bullshit, e asgje tjeter.
اka e bën misterioze e çka jo, është mendimi yt persoanl dhe askujt s'i interson.
Njeriut i intersojnë vetëm të vërtetat, pamarrëparsysh këndvështrimin.

Po edhe artikulli është ç'ështje këndvështrimi.
Ti e askush nuk mund të dini a është për mua
me rëndësi të dij emrin e Zotit.
Per mua është mbi të gjitha respekti për atë dhe gjithëçka
ka krijuarë, dhe të jetë i mëshirshëm ndja mua dhe të gjithëve.
Kaq. Nuk mundem unë të krahasoj marrëdhënjen me një mik si marrëdhënjen
me Zotin. Ndoshta te miku më duhet emri, sepse ka shumë njerëz
e duhet të dihet kend po e kërkoj, Zoti është NJث.
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Ndryshe nga ju myslimanet te te hapni koken dyshe po ju foli kush kunder Kuranit.

O te kemi lene terren te hapur ne tyyyy o s'do te lente kush tjeter:p
haha..

Po ne te duam more laur, te duam si njeri te Zotit dhe duam te te shofim ne rruge te drejte :p, por ti s'do! Deri diku me vjen keq ne fakt pse ke tere kete mospelqim pasi dashje padashje ja ke mbyll vetvetes opsionin se nje dite mund te ndryshosh mendim. Dhe ta uroj nje gje te tille, jo vetem ty por cdokujt!
:)
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Mire mo mire. Te boshatis timen qe te mbush tuajen nuk e kam ndermend.
Te pakten tu jap pak drite ne emrin e Allahut ku ju besoni qorrazi. Lexoni linkun siper te Zotit te arabeve Sin.
Zoti i henes i lutur gjithmone ne arabi, po ne te njejtin kult Meka. Nuk ka ndryshuar asgje pervecse emrat Hubal, Ha-Baʿl, Sin, Allah... eshte i njejti personazh dhe i njeti kult Meka, riferuar zotit te henes.

ps.varfanjak, lexoni edhe gjera te tjera pervec Kuranit
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Laur o i pasuri dynjose :p

Me mire varfanjak e ate qe di ta dish tamam sesa si ti qe lexo tere literaturen e botes dhe i kupto mbrapsht :p.

Ti beso dac te hubali e dac te sini, ne e kemi ZOtin tone dhe na mjafton! TI nqs sje rehat fillo e germo ta gjesh per veten tende :D..

:sun:
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Ti beso dac te hubali e dac te sini, ne e kemi ZOtin tone dhe na mjafton!

Ke shume te drejte qe beson ne zotin tend, dhe nuk po ta mohon njeri. Faktet thone qe ai zoti yt i sotem Allah eshte po ai Sin, Hubal etj. Per kete nuk ke argumente qe ta kundershtosh.
Ashtu si ti, edhe te tjeret kane Zotin e vet si ebrejt: Zoti Yahweh, Te krishteret kane Zotin Jezus ne Trinitet.

E more vesh cila eshte pasuria ime? Njohja reale e historise.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Videon qe e kam sjelle eshte me plot fakte per te zotet e mendjes por ja qe dikush symbyllur beson dhe urren driten qe e ka per rreth 24/7 !
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

O laur boo cdo gje me fene tone e lidh. Ai debat per Hubalin esht bere njeher. Te esht pergjigj lovery ne teme tjeter. Se sdo rrime tju mbushim mendjen me zor tani.
Ktu flisni per jehovane. He se per kete esht tema. Dmth kush beso te jehovaja se unr skam pune ktu. :p
 
KAON

Anëtar Aktiv
Nuk ka asnje fe mbi tok qe te dij emrin e zotit,per nje arsye te thjeshte, Zoti eshte i pa etiketueshem. Te gjithe profetet qe kan pasur nje kontakt shpirteror me "zotin" kan qen te mjegullte ne kete drejtim. Kur flasim per boten shpirterore elementi perjetesi eshte i pa konceptueshem per te vdekshmit.Ketu fillon loja e madhe e botes materiale,nje zot per secilin e ne fund te dites nje zot i vetem. Nje pytje kam un ,perderisa te gjitha fete pranojne se zoti eshte i gjithkund ndodhur atehere pse jan ndertuar keto institucione si kisha e xhamija sinagoga e teqe?! Un mendoj se zoti eshte brenda meje kudo ndodhem!
 
Top