A egziston udhtimi astral dhe cfar mendimi keni per syrin e 3-t

Desa

Felix Culpa
S/M
Sipas videnskab.dk, është një dyshim dhe një argument filozofik - gjuha e atomeve dhe molekulave (për të mos përmendur neuronet) nuk do të jetë kurrë në gjendje të kalojë ose shpjegojë hendekun midis botës fizike dhe natyrës së dukshme të përvojës jofizike.

Asgjë nuk do të jetë kurrë në gjendje të shpjegojë 'të kuqen e ngjyrës së kuqe' ose nxehtësinë e një zjarri; aspektet subjektive të ngjarjeve mendore, të cilat filozofët i quajnë 'qualia' (latinisht: 'çfarë lloji'; mund të përkufizohet më thjesht si ndihet të kesh një përvojë).

Problemi 'i vështirë' zakonisht vendoset kundër problemit të 'lehtë, i cili është të zbulohet se si qarqet komplekse të trurit krijojnë sjelljen dhe një mori aftësish funksionale në tru, që qëndrojnë në themel të perceptimit, kognicionit/njohjes dhe veprimit.
 
Titanic

Antarë i Respektuar
Cfar mendoni ju a keni pas naj perjetim nga keto , po dhe nese keni informacion mund ta ndajm ketu.
Jo nuk ekziston udhëtimi astral, në fakt njerëzit të cilët përjetojnë situata të tilla ku udhëtojnë me "shpirtin" kanë probleme të shëndetit mendor dhe futen në kategorinë e njerëzve me ÇPB.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm

Po nese problemet qe ne i quajme mendore te kesaj natyre, jane thjeshte jashte kuptushmerise , qe ne i etikojme si normalitet!?
 
Titanic

Antarë i Respektuar
Po nese problemet qe ne i quajme mendore te kesaj natyre, jane thjeshte jashte kuptushmerise , qe ne i etikojme si normalitet!?
Nuk ka asgjë normale me ndjenjën e udhëtimit astral. Kjo lloj ndjesie, sikur po largohesh nga trupi quhet depersonalizim dhe ndodh tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Zakonisht tek ata që kanë çrregullim personaliteti kufitar. Diferenca midis sjelljes normale dhe asaj anormale kufizohet nga faktorët e normës statistikore, dhe është kulturalisht atipike.
 
Kush na e verteton ne, qe etikimi i nje normaliteti sipas tufes apo shumices, qenka i verteti!?
Perderi sa manovrojme ne nje relativitet, sa mendimi ,po aq dhe veprimi njerzor.
 
Titanic

Antarë i Respektuar
Kush na e verteton ne, qe etikimi i nje normaliteti sipas tufes apo shumices, qenka i verteti!?
Perderi sa manovrojme ne nje relativitet, sa mendimi ,oo aq dhe veprimi njerzor.
E vërteton fakti që ajo sjellje i shkakton dëm personit dhe të tjerëve. P.sh; njeriu me depresion ka mendime vetvrasëse. Por jo të gjithë i kanë mendimet vetëvrasëse çdo ditë. Ndonjëherë njerëzit duan të vetvriten, por nuk mendojnë çdo ditë për tu vetëvrarë, ndërsa ai me depresion në çdo moment, në çdo ditë ndihet i trishtuar pa arsye dhe vetëm tek vdekja e gjen shpëtimin.
 
Po e le me kaq, se po m'vjen gjumi.
Neser vazhdojme prape. :p
 
Top