A eshte shoqeria shqiptare nje shoqeri klanore?

Per mendimin tim shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri klanore.

Klani eshte institucioni me i vjeter ne Shqiperi, i cili ka rivalizuar me cdo ideologji kombetare, me cdo dogme fetare, me cdo ideal kulturor.
Nese do te na duhej te shpjegonim fatin e shqiptareve neper histori me sa me pak elemente, nuk do te benim gabim te ndaleshim edhe te kjo lidhje patologjike e shqiptareve me klanin, te cilit i perkasin apo te cilin perfaqesojne.

Mbi cdo ndergjegje kolektive, mbi cdo ideal, mbi cdo interes publik, kolektiv, shteteror e kombetar vihet interesi i klanit.
Eshte i vetmi interes qe prodhon solidaritet, qe mobilizon njerez, qe i nxjerr ata neper sheshe, qe i motivon per te protestuar, per te qene te dhunshem, per te sfiduar shtetin, institucionet, ligjin.

Realiteti politik i ketushem dhe sjellja politike e nje pjese te madhe te popullsise jane te kushtezuara ne menyre dramatike nga mendesite klanore.
Ne disa parti, kreu i tyre, me shume se sa udheheqes, eshte kapo, prijes, figure e padiskutueshme .

Eshte nje mendesi tragjikisht e perligjshme nga shumekush, aq sa te qellon shpesh te degjosh te thone per nje funksionar publik: nese s'mendon per vete e per te vetet, nuk mund te mendoje per ne te tjeret.

Mercenarizmi e klientelizmi jane shnderruar ne stil te detyrueshem jetese dhe kjo eshte arsyeja qe njerezit e pavarur, ne vend t'i cmojne per rrezikun qe marrin mbi vete ne kete bote te zaptuar nga klanet, i konsiderojne ose si teveqele, ose si marifetcinj qe dine te fshehin perkatesine klanore.

Ca mendimi keni ju?
 
Ne fakt kemi qene, jemi e do mbetemi akoma per ca breza shoqeri klanore qe mbron e zhvillon nepotizmin, mercenarizmin, klientelizmin.
Jemi popull qe vellain e bejme menaxher, gocen e halles magaziniere, çunin e tezes deputet, gocen e dajes drejtoreshe , pronar jemi vete.

Te kuptohemi, nuk ka asgje te keqe te perkrahesh njerezit e tu, perkundrazi eshte nje avantazh por asnjehere duke anashkaluar zotesine dhe profesionalizmin e tyre.
 

Lauri

Anunnak
Klani është anti meritokracia. Nuk zhvillohesh me kaln, nuk ecën përpara.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Oj ti Klani eshte i zhvilluar. Ne akoma jetojme ne kasta.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Me shume e shoh ende si shoqeri farse
Ku tjeter thone dhe tjeter gje bejne
Shoqeri hipokrite me pak fjale
 
Top