A janë bananet e infektuara me HIV?

bananas-620x425.jpg
Ka disa javë që është përhapur një lajm në rrjetet sociale se, bananet dhe portokallët janë të infektuara me virusin HIV.

Për dietologen Blerina Bombaj, kjo është marrëzia e radhës në internet dhe si e tillë është edhe tepër ngjitëse pasi, sheh njerëz të ndryshëm t’i bëjnë "share" lajmit, të alarmuar dhe të revoltuar.

"Ky është një nder absurditetet me të mëdha që ka qarkulluar kohët e fundit, një legjende urbane që tregon "rrjedhjen" e rrjeteve sociale. Një banane që prishet nga brenda dhe merr atë ngjyrë do të thotë se është thjesht e prishur nga mikrobe, të cilat ushqehen si të munden.

Virusi HIV, nuk ushqehet dhe nuk jeton dot jashtë trupit të njeriut. Për më tepër, ky virus ngjitet vetëm nëpërmjet lëngjeve të trupit, nga njeriu te njeriu", thotë ajo.shekulli
 
Top