A janë të vetëdijshëm njerëzit që ndodhen në gjendje kome?

A janë të vetëdijshëm njerëzit që ndodhen në gjendje kome?​

1644563083596.png

Nga Dr Adrian M.Owen

“Science Focus”


Në korrikun e viti 2005, Kerol u godit nga dy makina një pas tjetrës, teksa ishte duke kaluar një rrugë shumë të ngarkuar me trafik. Ajo mbijetoi, por pësoi një dëmtim shumë të rëndë tëtrurit, që e la atë në një gjendje vegjetative, me pak shpresa për një shërim të plotë.

Jeta e Kerol nuk do të ishte më e njëjta. Dy makina, dhe shpërqendrimi për një moment, e ripërcaktuan pjesën tjetër të ekzistencës së saj. Një kujtesë kjo tronditëse, se sa të pambrojtur jemi, dhe se si trajektorja e jetës sonë mund të ndryshojë në një çast të vetëm.

Gjendja vegjetative ose e komës, shpesh përshkruhet si “të qenit zgjuar, por pa vetëdije”. Këta pacientë i hapin sytë, dhe shpesh do të kenë cikle gjumi dhe zgjimi, megjithëse nuk reagojnë ndaj çdo forme nxitjeje apo stimulimi të jashtëm.

Ata janë edhe “atje” dhe “jo atje”, duke qëndruar në hapësirën e papërcaktuar midis jetës dhe vdekjes. Për dekada, supozohej se pacientëve të tillë u mungon ndonjë lloj vetëdije, duke përfshirë se kush janë, ku ndodhen, apo edhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen.

Disa muaj pas aksidentit të saj, ne e vendosëm Kerol në një skaner fMRI në Spitalin Adenbruk në Kembrixh, dhe i kërkuam të imagjinonte sikur po tundte krahët në ajër, apo sikur të ishte duke luajtur një ndeshje tenisi.

Çuditërisht, një pjesë e trurit të saj, i njohur si korteksi paramotor u aktivizua në të njëjtën mënyrë si tek njerëzit e shëndetshëm, kur u kërkohet të imagjinojnë të njëjtat veprime.

Ky rezultat befasues, na tregoi se Kerol duhet t’i ketë kuptuar udhëzimet. Për më tepër, ajo kishte qenë në gjendje që t’i kthente ato në një përgjigje. Sigurisht jo një përgjigje fizike, si shtrëngimi i një dore apo mbyllja e syrit, por një përgjigje e vetëdijshme e trurit, e cila konfirmoi pa asnjë dyshim se Kerol nuk ishte aspak në një gjendje vegjetative, por e vetëdijshme, edhe pse nuk kishte reaguar fizikisht për më shumë se 5 muaj.

Pas disa vitesh, ne e çuam teknikën një fazë më tej, dhe arritëm të komunikojmë me sukses me një të ri të quajtur Skot, që kishte qenë në gjendje vegjetative prej 12 vjetësh, pas një përplasjeje gati fatale me një makinë policie.

Duke ndryshuar modelin e tij të aktivitetit të trurit në skaner, për të na thënë një ”po” ose një “jo”, Skot ishte në gjendje të na tregonte se ai e dinte se ku ishte, sa kohë kishte aty, çfarë i pëlqente të shikonte në TV, dhe nëse ai kishte apo jo dhimbje (në fakt nuk ishte). Megjithatë, Skot nuk reagonte fizikisht sa herë që kontrollohej nga mjekët dhe infermierët.Deri në vitin 2016, më shumë se 1000 pacientë në mbarë botën ishin skanuar duke përdorur variacione në teknikën e imazhit të trurit që kishim zhvilluar.

Dhe një përmbledhje e pavarur shkencore arriti në përfundimin se 20– 25 për qind e tyre ishin si Kerol dhe Skot, të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, pavarësisht nga pamja e jashtme, të ngujuar në trupat e tyre të palëvizshëm, duke dëgjuar në heshtje çdo bisedë pranë shtratit të tyre, dhe çdo vendim që ishte marrë në emër të tyre.

Ndërsa askush nuk e di saktësisht se sa pacientë me gjendje vegjetative ekzistojnë sot në botë (në SHBA flitet përreth 15.000–40.000), këto shifra konfirmojnë se dhjetëra mijëra prej tyre,mund të mos jenë siç duken në pamjen e jashtme.

Pavarësisht kësaj serie zbulimesh mahnitëse, do të jenë entet e ndryshme rregullatore, ato që do të vendosin nëse këto gjetje do të përdoren në përfitim të jetës së të gjithë pacientëve me “çrregullime të ndërgjegjes”, sikurse është gjendja vegjetative.

Në vitin 2021, Kolegji Mbretëror i Mjekëve rishikoi udhëzimet në Mbretërinë e Bashkuar për menaxhimin e këtyre pacientëve, duke deklaruar se “kur një pacient preket nga një çrregullim i gjatë i ndërgjegjes … përsëritja e skenarit të trurit nuk kërkohet në mënyrë të vazhdueshme”.

Për shumë vite, pacientët që janë diagnostikuar si në gjendje vegjetative janë “magazinuar”,një term që përdoret shpesh për të përshkruar se si shpesh atyre “u bëhet dalje”, duke ua mohuar ekspertizën e profesionistëve, që mund të vlerësojnë me kujdes funksionet e tyre mendore.

Por tani e dimë se shumë nga këta pacientë, kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Ky mendim më shqetëson jo pak. Të dështosh të testosh vetëdijen duke përdorur teknologji si fMRI, do të thotë të privosh dhjetëra mijëra pacientë në mbarë botën me lëndim të rëndë në tru, nga një përfitim i rëndësishëm:nga mundësia për t’u dëgjuar, për

të komunikuar me stafin spitalor dhe me të afërmit e tyre, si dhe për të kontribuar në vendimet rreth trajtimi për ruajtjen e jetës, rehabilitimin, dhe ndërhyrje të tjera.

Duke mos i bërë të disponueshme këto skanime, ne po i braktisim këta njerëz. Ata janë pa zë, e megjithatë ne kemi krijuar teknologji që mund t’u japin atyre një zë. Ndaj është koha që t’u japim atyre qasje në këto teknologji, në mënyrë që ata të mund të zënë vendin e tyre mes nesh, në tokën e të gjallëve.

Shënim: Adrian M.Owen, neuroshkencëtar britanik që punon në Kanada. Ai është autor i librit “Brenda zonës gri: Një neuroshkencëtar, eksploron kufirin midis jetës dhe vdekjes”.
b.bota.al
 
Vetem Zoti e di si jane, shkenca parashikon vetem nese ka aktivitet truri nepermjet aparaturave por asgje seshte e sigurt thone mjeket.
 
Fiks Marla.
Testohen parametrat dhe sinjalet nervore vetem, ama se ca ndodh me shpirtin e njeriut, vec Zoti e di! Dhe ne fakt eshte pikerisht Shpirti ai me kryesori.

Mbaj mend kur kam patur 1 aksident me makine. Kam qene 7 vjece me perplasi makina dhe ne ate cast une kam pare veten time duke fluturuar mbi nje fushe jeshile. Sot e kesaj dite e kam para syve te mi. Kam qene ne ate gjendje deri ne momentin kur kam hapur syte dhe mbaj mend tezen qe me thote: Si je? Une jam zgjuar ne spital dmth. Lol. Nja 1 ore do kem qene ne ate gjendje enderrimtare. :) Kush ishte? mendja? apo shpirti qe po gjezdiste?!!!

Hajde te ma shpjegoje pak shkenca mua kete me ato pullat qe te vendosin ne koke e trup :D
 
Top