A jemi vertete pergjegjes per vendimet tona?

mend1-850x450.jpg
Pse e bleve makinën? Pse u dashurove me partnerin? Kur fillojmë të mendojmë bazën e zgjedhjeve tona në jetë, qofshin ato të rëndësishme apo jo, mund të kuptojmë se nuk kemi shumë shpjegime, e shpeshherë nuk e dimë pse i kemi bërë ato zgjedhje.
Ne madje mund të pyesim veten nëse vërtet e njohim mendjen tonë?
Për fat të mirë, shkenca e psikologjisë na jep njohuri të rëndësishme dhe mbase të habitshme. Një nga zbulimet më të rëndësishme vjen nga psikologu Benjamin Libet në vitet 1980. Ai kreu një eksperiment i cili në dukje është i thjeshtë, por që prej asaj kohe ka ndezur një debat të madh. Pjesëmarrësve iu kërkua të ulen përpara një ore. Në faqen e orës ishte një dritë e vogël që rrotullohej rreth saj. E gjitha që duhet të bënin ishte që të mendonin një dëshirë dhe të fiksonin pozicionin e pikës që rrotullohej në momentin që mendonin dëshirën.
Në të njëjtën kohë kur po ndodhte gjithçka, pjesëmarrësit regjistruan aktivitetin e tyre përmes një elektroencefalogrami (EEG), i cili zbulon nivelet e aktivitetit elektrik në tru. Ajo që Libet tregoi ishte se koha me të vërtetë ka rëndësi dhe ato ofrojnë një të dhënë të rëndësishme dëshirat tona luajnë një rol të rëndësishëm për atë që mendojmë. Kështu mekanizma të pavetëdijshëm përmes përgatitjes së aktivitetit nervor vendosin për çdo veprim që bëjmë. Por e gjitha kjo ndodh para se të provojmë me vetëdije të bëjmë diçka. Pa ndjenja jonë duket se sundon të gjitha veprimet që bëjmë ndonjëherë.
Por, ndërsa shkenca përparon, ne jemi në gjendje të rishikojmë dhe përmirësojmë atë që dimë. Tani e dimë se ka disa probleme themelore me strukturën eksperimentale që tregojnë se pavetëdija jonë në mënyrë thelbësore rregullon sjelljen tonë.
James Vicary, i cili ishte tregtar dhe psikolog në vitet 1950, e trajtoi më shumë këtë çështje. Ai bindi një pronar kinemaje që të përdorte pajisjen e tij për të dhënë mesazhe gjatë një shfaqjeje filmi. Në atë kohë ai konstatoi se është jashtëzakonisht e vështirë të tregosh në eksperimentet laboratorike mbi fjalët dhe vetëdijen e jo më të manipulosh zgjedhjet e njerëzve.
Proceset e pavetëdijes, të tilla si intuita, funksionojnë në mënyra që sintetizojnë automatikisht dhe shpejt një sërë informacionesh komplekse. Aspekti më interesant rreth kësaj polemike është se njerëzit ende besojnë, siç është treguar në studimet e fundit, se metoda të tilla si reklamimi i subkoshiencës janë në përdorim, kur në fakt ekziston një legjislacion që na mbron prej tij.

Por a marrim vendime pa menduar?
Për të zbuluar, studiuesit kanë hetuar tre fusha: shkalla në të cilën zgjedhjet tona bazohen në procese të pavetëdijshme, nëse ato procese të pavetëdijshme janë thellësisht të njëanshme (për shembull, seksiste ose raciste) dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar vendimmarrje e njëanshme, e pavetëdijshme. Për në pikën e parë, një studim kryesor tregoi se zgjedhjet më të mira të bëra në mjediset e konsumatorit bazoheshin në të menduarit aktiv. Gjetjet tregonin që njerëzit bënin zgjedhje më të mira kur nuk mendonin fare. Studiuesit argumentuan se kjo është për shkak se proceset tona të pavetëdijes janë më pak të kufizuara sesa proceset e vetëdijes, të cilat bëjnë kërkesa të mëdha në sistemin tonë njohës.
Daniel Kahneman, një psikolog që ka fituar çmimin Nobel, i cili argumentoi se vendimet e nxituara që motivohen kryesisht në mënyrë të pavetëdijshme. Ai ka shpjeguar se për të ndihmuar në përmirësimin e mënyrës se si marrim vendime, ne duhet të ridrejtojmë proceset e njëanshme në mënyrë të pandërgjegjshme drejt një vendimi më të mirë. Mënyra për ta bërë këtë është që njerëzit një moment të vendosen nën presion.
Ekspertët shpjegojnë se një aspekt themelor i përvojave tona psikologjike është besimi se mund të ndryshojmë gjithçka. Në tërësi, njerëzit e kanë më mirë të pranojnë se ka një zgjidhje të shpejtë për gjithçka dhe kjo bën që të mos i kushtojmë rëndësi vetëdijes.
Gjetjet shkencore për vetëdijen shpesh herë nuk japin një shpjegim, por shkruajnë se në përgjithësi njerëzit janë të varur nga ndjenjat .Por provat më të forta shkencore tregojnë se ne ka shumë gjasa që të kontrollojmë jetën tonë nga vendimet e menduara mirë se sa nga vendimet instiktive. Por sipas ekspertëve kjo nuk do të thotë se instinktet tuaja nuk dalin sipër logjikës.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
 
Gjetjet tregonin që njerëzit bënin zgjedhje më të mira kur nuk mendonin fare.

Ato jan te vetmet qe me dalin mire 😂
Rendesi ka mos te behemi pishman me pas pse kshu e pse ashtu kur mund te shkonte keshtu.

Ja pershembull... skam pi akoma kafen e mjesit por po jap mendime pa menduar fare. Dhe ndihem shum e mencur lol
 
Top