A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

cent

...Lontano
SHBA-Të premten (sot) del telefoni i ri “iPhone 5S” i firmës Apple që ndër të rejat e tjera sjell edhe teknologjinë e skanimit të shenjave të gishtit. Që tani piratët e kompjuterave kanë ofruar një shpërblim për personin që do të arrijë të jetë i pari të thyejë kodin biometrik.
oho8s9.jpg

Ekspertët e sigurisë në internet Nick Deepetrillo dhe Robert David Graham kanë krijuar një faqe elektronike për të grumbulluar fonde nga publiku për atë që do të arrijë të zbulojë kodin e shenjave të gishtave të telefonit të ri.

Skaneri i telefonit të ri përdor shenjat e gishtit për të bllokuar ose çbllokuar telefonin, në vend të kodit numerik që përdorin telefonat e tjerë. Ai që do të jetë i suksesshëm duhet të paraqesë të filmuar se si mund të arrijë të kopjojë shenjat e gishtave nga një sipërfaqe , t’i riprodhojë ato, dhe t’i përdorë për të hapur telefonin iPhone 5S të personit të cilit i janë kopjuar shenjat e gishtave.

Dy ekspertët thonë se teknologjia e telefonit është shumë e avancuar dhe ata e krijuan shpërblimin për t’u treguar njerëzve se riprodhimi i shenjave të gishtave është më i vështirë se sa mund të duket. Deri në mesditën e së enjtes rreth 50 vetë kishin ofruar mbi 3 mijë dollarë për shpërblimin.
BalkanWeb
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

Po po shume gati jam ahaha...po ja do shes kete X2 nokia qe kam e do e ble ahahahh :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

Jam jam...ja lekët palë palë i kam vënë gati per iphonin :p
 
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

Mezi po pres,kam flejt me nje kemb ne tavan tere naten:dhurata::xhan::lufte::dhurat::plazh:
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

Pervec kesaj te njohjes se shenjave te gishtave me duken te gjithe njesoj mahh.
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

ku jan ata artistat qe thojshin del iphone 6 e shqip ju thojsha e ka rendin 5s njehere e pastaj vjen 6

spaska shume ndryshime
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

Versioni iphone5c per fukarenjt lool
image.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Kila

VIP
Titulli: A jeni gati për “iPhone 5S”? Të premten del në shitje (dmth sot)

Se du ic :D
 
Top