A jeni person introvert apo ekstrovert?

person-810x539.jpg

Disa nga ne fitojmë energji dhe lumturi në prani të personave të tjerë, kurse disa nga ne ndihemi më të lodhur dhe kemi dëshirë të kalojmë një pjesë të ditës në qetësi.

Çka do të thotë të jeni një person introvert?

Nëse jeni një person introvert kjo do të thotë që ju shijoni me kënaqësi kohën tuaj me vetveten. Jeni person i qetë. Mësoni më shumë duke vështruar situatën dhe flisni vetëm atëherë kur jeni të sigurt në atë që mendoni. Pra ju jeni një person më i rezervuar dhe ndjenjat e juaja nuk i shfaqni lehtësisht.

Çka do të thotë të jeni person ekstrovert?

Nëse jeni një person ekstrovert atëherë jeni shumë të shoqërueshëm dhe pothuajse gjithë kohën tuaj e kaloni në prani të dikujt tjetër. Ndiheni më rehat në grupe se sa në vetmi. Me siguri që keni një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe ndiheni më energjik në prani të të tjerëve. Jeni më të prirur për të provuar gjëra të reja, dhe mendimet e juaja zakonisht i shprehni në zë të lartë.

Pra, cili nga këto dy tipe jeni ju?
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Nuk e di se nuk jam psikologe por mendoj qe teresia (shumica)e veprimeve te tua te bejne introvert apo ekstrovert
pavarsisht faktoreve te jashtem qe na rrethojne. :)

Ti pershembull me dukesh me shume introvert.
Sa mir me njifke aman ?
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Nje pytje nga fundi salles: nese je e dashur me ato qe te japin dashni e respekt
Dhe nese je c4 me ato qe kthehen ne besdisje per ty. Ca i bie te jem? ???
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Introvert ne pergjithesi. Ekstrovert vetem me ata qe ndihem rehat dhe mbasi kam pi :p
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Une jam nje miks i te dyjave

Ska emertim per mua?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Na rrofte neve ekstrovertiteti. Ta hapun e te shqyer ne gjitha anet :p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Une kshu jo rrale ju shof si Kameleonovert ? :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Gje pozitive e kjo
Sot eshte budallik te jesh stoik , sidomos ne virtual
Po se pate bezdi me shif si zhapik mua se kam problem me mgjyrat lool
Ti je hardhuce :D :lol:
 
Top