A jeni te lumtur me jetën tuaj?

A është realizimi i të gjitha dëshirave tona termometri i lumturisë? Ndalni për një çast dhe mendoni për të gjithë ata njerëz me fytyrë të qeshur që nuk kanë asgjë dhe megjithatë e shtyjnë jetën me zemrën e çlirët, duke falenderuar për ditën e kaluar. E kështu mund të qeshim në momentet e bukura, por edhe në ato më të errëtat, duke pranuar faktin se jeta është një rrugëtim momentesh të gëzueshme dhe të dhimbshme.
Kemi përzgjedhur një test, i cili ju tregon se si është gjendja juaj shpirtërore. Përgjigjuni pyetjeve dhe zgjidhni profilin që ju korrespondon.

  1. Takoni ish-partnerin me të dashurën në krah…
a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

  1. Ju organizojnë një festë surprizë…
a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

  1. Cila nga këto shprehje ju pëlqen më shumë?
a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

  1. Dilni keq në një provim për të cilin ishit përpjekur shumë për të mësuar…
a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në dhomë

c. Merresh për pak kohë me gjëra të tjera e më pas i rikthehesh prapë studimit për të dalë më mirë herës tjetër

  1. Sa herë mendoni për ngjarjet e së kaluarës?
a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

  1. Më në fund ju realizohet një dëshirë e madhe që kishit…
a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot me energji

  1. Bie shi, çfarë mendoni?
a. Kur do të dalë prapë dielli?

b. Nuk do të dal dot…

c. Lulet duan diell, jo shi…

pexels-gustavo-fring-4173069.jpg


MË SHUMË A

E NDIQNI LUMTURINË, POR AJO LARGOHET!

Për ju lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kërkon mund dhe lodhje. Ka gjithmonë një çmim që duhet ta paguani për të qenë e lumtur. Për këtë arsye ndonjëherë ju mungon besimi dhe jeni e trishtuar. Megjithatë, duhet të vëreni mirë dhe të kuptoni se ajo që kërkoni është brenda jush.

MË SHUMË B

NËSE VJEN, IKËN SHUMË SHPEJT

Për ju lumturia ekziston, por ajo zgjat shumë pak. Është një oaz në shkretëtirë, të cilën herë pas here keni mundësinë ta përjetoni: në këto momente ndjeni kënaqësi, por janë vetëm çaste që zgjasin shumë pak, veniten. Është njësoj sikur lumturia të sjellë spruco ngjyrash në një jetë pak “bardhë e zi”.

MË SHUMË C

LUMTURIA BËN PJESË NË JETËN TUAJ

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundoheni me çdo kusht që ta mbani kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tuaj.
b.psikollogjia
 
Mendoj që lumturia nuk është e përfshirë në dizenjon e Krijuesit për njerëzimin. Lumturia është thjesht një nocion abstrakt, e krijuar nga vetë njerëzimi dhe si e tillë është relative dhe subjektive. (ajo që më bën mua të lumtur - jo domosdoshmerisht i bën edhe të tjerët)
Nga kjo pikëpamje mendoj që ajo nuk egsiston ose më mirë të themi lumturia është e përbërë nga copëza të vogla kënaqësie që përditshmëria na ofron secilit nga ne!
 
c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

Kështu pra. I bëjmë ballë gjithçkaje, e s’na preket lumturia.
 
Mund te them i kenaqur, lumturia eshte zhgenjyese, vetem sa te ben qejfin pakez dhe te perplas ku ti teket.

Ne fakt, Lumturia eshte ombrella, dhe eshte e perhershme. Kenaqesite dhe dhimbjet jane copeza qe formojne puzzlin e jetes.
Ty mund te te ndodhe 1 fatkeqesi por nuk te largon lumturine e pergjithshme, sepse rreth teje ke elemente te tjere qe ta mbushin shpirtin me lumturi. Nuk ka shance qe me 1 situate zhgenjyese paralelisht te mos kesh dhe nje situate te mire ne duar. Celesi eshte e gjitha si i qasemi ne cdo gjeje qe kemi dhe na eshte dhene ne jete nga Zoti. :)
 
Redaktimi i fundit:
Une e shoh ndryshe.. Thjesht nderro lumturine me fjalen kenaqesi.. Ose mund te jemi te nje mendjeje por me menyre te shprehurit te ndryshme 😀
 
Une i premtoj jetes,se sa te kem jete,do e gjej ne te lumturine! :))
Lumturia si cdo gje tjeter ne kete jete,shpesh eshte nje vendim,me shume se nje premtim apo kerkim i saj.
 
Po re .. ha , pi , rri .. pastaj prap ha , pi e prap rri .
Nuk po i futem detajeve .. keto mjaftojne ti ndaj me ju 😜
 
Lumturia ime fillon sa hap sytë:
1. Frymoj
2. Shoh tre fytyra engjujsh.
Të tjerat pak rëndësi kanë.
 
Top