A jeni te lumtur me jetën tuaj?

A është realizimi i të gjitha dëshirave tona termometri i lumturisë? Ndalni për një çast dhe mendoni për të gjithë ata njerëz me fytyrë të qeshur që nuk kanë asgjë dhe megjithatë e shtyjnë jetën me zemrën e çlirët, duke falenderuar për ditën e kaluar. E kështu mund të qeshim në momentet e bukura, por edhe në ato më të errëtat, duke pranuar faktin se jeta është një rrugëtim momentesh të gëzueshme dhe të dhimbshme.
Kemi përzgjedhur një test, i cili ju tregon se si është gjendja juaj shpirtërore. Përgjigjuni pyetjeve dhe zgjidhni profilin që ju korrespondon.

  1. Takoni ish-partnerin me të dashurën në krah…
a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

  1. Ju organizojnë një festë surprizë…
a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

  1. Cila nga këto shprehje ju pëlqen më shumë?
a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

  1. Dilni keq në një provim për të cilin ishit përpjekur shumë për të mësuar…
a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në dhomë

c. Merresh për pak kohë me gjëra të tjera e më pas i rikthehesh prapë studimit për të dalë më mirë herës tjetër

  1. Sa herë mendoni për ngjarjet e së kaluarës?
a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

  1. Më në fund ju realizohet një dëshirë e madhe që kishit…
a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot me energji

  1. Bie shi, çfarë mendoni?
a. Kur do të dalë prapë dielli?

b. Nuk do të dal dot…

c. Lulet duan diell, jo shi…

pexels-gustavo-fring-4173069.jpg

MË SHUMË A

E NDIQNI LUMTURINË, POR AJO LARGOHET!

Për ju lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kërkon mund dhe lodhje. Ka gjithmonë një çmim që duhet ta paguani për të qenë e lumtur. Për këtë arsye ndonjëherë ju mungon besimi dhe jeni e trishtuar. Megjithatë, duhet të vëreni mirë dhe të kuptoni se ajo që kërkoni është brenda jush.

MË SHUMË B

NËSE VJEN, IKËN SHUMË SHPEJT

Për ju lumturia ekziston, por ajo zgjat shumë pak. Është një oaz në shkretëtirë, të cilën herë pas here keni mundësinë ta përjetoni: në këto momente ndjeni kënaqësi, por janë vetëm çaste që zgjasin shumë pak, veniten. Është njësoj sikur lumturia të sjellë spruco ngjyrash në një jetë pak “bardhë e zi”.

MË SHUMË C

LUMTURIA BËN PJESË NË JETËN TUAJ

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundoheni me çdo kusht që ta mbani kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tuaj.
b.psikollogjia
 
I lumtur ? Nese per lumturine do kishte njesi matese do thoja qe jam kaqqqqq i lumtur ose kaqqqqqqq i palumtur . Lumturia eshte gjendje jo konstante .... iken e vjen , vjen e zevendesohet , zevendesohet dhe shkembehet .. behet edhe rutine me raste . E rendesishme ne jete eshte te kuptosh cfare vertet te ben te lumtur dhe si arrin cdokush te dale nga nje gjendje lumturie dhe te futet ne nje tjeter ... Te qenit human eshte mision i veshtire ... ose lufton te jesh i lumtur ose lumturon te tjeret . Pak a shume funksion si nje peshore me defekte ... diku anon nga ty dhe diku nga e panjohura 😜
Sa bukur flas ndonjihere une ... pikerisht keto gjera me bejne te mbledh me rrjete fluturash grimca lumturie ne ajer 😁
 
🥰🥰🥰 Agapi mou, sa bukur flet!!
 
Grifshave ja kam gjetur formulen une agapi mou ... ja hedh grurin ne pus dhe bie rehat ... po shih ti se mos me vjen ndonje levë pas koke nga ndonji xheloz kalimtar 😁😂😂
Ahahahahaha, jo agapi mou, une vec ty kam, c'pune kam une me macok tjere. :p
Psixi mouu, na kane shume zili dashurine tone. 🥰🥰
Por ne jemi te vetmit qe i rezistojme kohes me dashuri.
 
Ti je lumturia absolute agapi mou ... po flisja ashtu ne pergjithesi , per krijesat humane 😁
Perendesha ime ti 😍
Ahahahahaha, jo agapi mou, une vec ty kam, c'pune kam une me macok tjere. :p
Psixi mouu, na kane shume zili dashurine tone. 🥰🥰
Por ne jemi te vetmit qe i rezistojme kohes me dashuri.
Ja shembulli i vertet , as se lodhin trurin pertej asaj qe s'u preket ... Nga mos te jesh i lumtur per kta te dy? 😊😊👍
 
U pajtove ne ide me kete tipin perfundimisht ti ?
Deri dje beje thirrje e presione ta benin ban 😜
Mos e ngatërro një përkrahje në rast nevoje (e vlerësuar nga vetë unë) me pajtim ideshë.
Sa për informatë, personi në fjalë ka pak dallim, ose farre nga ca të tjerë, që për dallim i shprehin në privat 😉
Thirrje po, presion - të duket ty sepse nuk e din raportin tim me personin që i kam bërë “presion”.
Faleminderit megjithatë 🙂
 
Cdo dite sfidoj veten .. duke gjete lumturine ne grimca te vogla jete.. dhe vete jeta na sfidon duke na treguar qe sot mund jete dita e fundit .
 
Mos e ngatërro një përkrahje në rast nevoje (e vlerësuar nga vetë unë) me pajtim ideshë.
Sa për informatë, personi në fjalë ka pak dallim, ose farre nga ca të tjerë, që për dallim i shprehin në privat 😉
Thirrje po, presion - të duket ty sepse nuk e din raportin tim me personin që i kam bërë “presion”.
Faleminderit megjithatë 🙂
I ngaterrove pak fjalet ose mbase me qellim kuptimin ... po nejse se s po i futem me thelle .
Nuk arrij ta kuptoj ndryshimin midis nje thirrje histerike dhe nje presioni ne thonjza , por gjithsecili di dhe kontrollon sjelljen dhe qendrimin e tij , per me teper kur e konsideron veten mjaftueshem te rritur .
 
Futu më thellë po deshe, e drejta jote, por nuk ka më shumë se që shkruajta më lartë, sepse jam unë ajo që nuk futem më thellë ku nuk më përket. Për këtë jam mjaftë e rritur.
 
Futu më thellë po deshe, e drejta jote, por nuk ka më shumë se që shkruajta më lartë, sepse jam unë ajo që nuk futem më thellë ku nuk më përket. Për këtë jam mjaftë e rritur.
U kuptuam Desa ... qendrojme ne ceketire dhe jemi okay me te drejtat tona .
 
Tashi ne ket moment jam me thane te drejten.qe te shkoj amperi i lumturis ku duhet me duhet dhe nje masazh deri ne shkerrmoqje te kockave🤪
 
Top