A keni rënë ndonjëherë ne dashuri ju?

Nga Silvana Begaj

"Mëngjeseve të caktuara, me rreze dielli të caktuara, dashuria vjen e shkon pa lajmëruar."

Charles Bukowski



Jeta është kaq e ngadaltë në ardhje dhe kaq e shpejtë në ikje dhe ne duhet patjetër të gjejmë kohë të përjetojmë emocione. Unë e kam lënë veten në kërkim të ëndrrave duke zgjedhur të eci në rrugën më pak të shkelur. E panjohura të jep emocion të veçantë.

Lejoj në jetën time çdo emocion të mirë e të keq, por jo ato të neveritshmet e aq më pak ato që ndotin ndjenjën më të fuqishme e më të pastër që njeriu përjeton gjatë gjithë jetës.

Dashuria nuk është emision. Nga dashuria lindin jetë. Dikush duhet t´ua thojë programeve televizive se çdo gjë e ka një limit dhe jo çdo gjë ju vendoset një çmim. Dashuria ka vlerë.

Autorët e këtyre programeve më duken si ato hallat nga fshati që bëjnë martesa të stisura , me lajmësi të cilat vazhdojnë akoma në Shqipërinë tonë ku takohen dy botët:
ekstremisht moderne dhe ekstremisht të prapambetura me fanatizëm.

Bota e princërave të cilët mezi mbarojnë shkollën,mezi gjejnë punë, mezi mbledhin lekët e dasmës ose në pjesën më të madhe janë emigrant dhe ….Bota e luksit mediatik ku dashuria zhvillohet me shpenzime. Cdo takim bëhet me dhurata, në vende luksoze, dhe me princëra të kuruar deri në detaje.
Në vendin tonë akoma diskutohet dhe vriten për çështje nderi dhe në vend të luftohet kjo për ti bërë të gjithë të kuptojnë madhështinë dhe forcën e dashurisë, përballemi me një dashuri pa jetë, pa ngjyrë dhe pa emocion.

Por është një ndjenjë kjo dashuria që shpesh i mjafton drita e hënës për të qenë në parajsë.


Kush e ka lexuar librin ”Princi i vogël” e kupton se vërtet ne të rriturit komplikojmë dhe gjërat më të thjeshta duke e bërë jetën të pamundur. Pikërisht ky ”Princi i vogël” meriton te quhet ”Princi i madh”, jo të tjerët.

Por a keni rënë ndonjëherë në dashuri ju? Ju që helmoni brezat e rinj me ato vulgaritete? Ka aq shumë motivime që mund ti bëhen brezave të rinj sa të bëhesh i famshëm me dashuri të shtirur duhet të ishte e fundit.

Sepse dashuria ka kusht sinqeritetin, ka kufij universin dhe ka spektator hënën.

Ndaluni një moment dhe mendoni sa plot është jeta juaj dhe lërini ata njerëz gri të kenë spektatorë iluzionet e mbushura me hiç.

Por a keni rënë ndonjëherë në dashuri ju? E ju që keni rënë mbyllni me një lëvizje gishti pultin e tv dhe ato programe dhe përjetoni dashurinë e vërtetë në këtë jetë që vetëm me dashuri ia vlen te jetohet.

/a.m/NOA.al
 
Eh ku me doli dhe ketu kjo Silvana, se ne fb e bej skip lool

Po meqe qenka sjelle ketu e lexova. Mire e ka. jam me Silven kete here!
 
Bashke me kushen time sherre kishim vendos me bashkejetu e kurre mos me daShurruururuar ndonjehere dhe do adoptonim shume femije. Po cedo gjerat ndodhen komplet ndryshe. E hengra ate koqe ullini . U bera me femi madje kur nuk e prisja. ?
Qe atehere jam betuar qe nuk do behem kurre me bjonde . ?
 
Dashurohem por dhe merzitem shpejt... monotonia me vret shum. Jam tip qe cohet ne mengjes dhe du te buzeqesh... edhe pa motiv konkret sepse marr akoma frym!
Per mu jeta eshte dhurat dhe eshte krim ta shperderosh.
Zakonisht me pyesin: "pse qesh gjith kohes; cka per te qeshur..."
Ka...gjithmon ka dicka pozitive ne cdo ngjarje negative... edhe kur SKA, zakonisht e krijoj vet.
 
Kur shikoj përtej asaj që shoh ☻
tv land running GIF by #Impastor
 
Top