A lejohet të shkojmë në malin e Tomorrit për eskursion

Lauri

Anunnak
Mali i Tomorit ne Berat eshte quajtur ndryshe si Olimpi shqiptar. Shqiptaret besojne se eshte vendqendrimi i nje fuqije te mbinatyrshme, dhe te betohesh ne Baba Tomorin eshte me efikas se betimi ne Bibel apo Kuran.
Gjate historise se popullit tone eshte adhuruar gjithmone qe ne antikitet si vendi i Perendive. Pas shek te XVII ishin konvertuar 70% te shqiptarve ne islam, por pelegrinazhet per adhurim kane vazhduar edhe me pas
nga shqiptaret pagan te krishterizuar dhe te islamizuar..:)
Aty ndodhen edhe themelet e kishes se Sh. Merise, por per te mos shkeputur kete vazhdimsi shekullore marrin pjese ne pelegrinazhe mysliman, betakshi, ortodoks, synit. Kjo do thote qe shqiptaret i lidh me shume nje tradite antike se sa nje ideologji fetare moderne, si kjo e fundit islame e cila e ndalon duke e mallkuar ate qe shkon ne piknik (mundohet ta ndaloje)

[video=youtube;2CjqD-cPaeM]https://www.youtube.com/watch?v=2CjqD-cPaeM[/video]
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Ti keshtu deshiron ti shohesh muslimanet ne teresi, por njerezit po mbledhin mend, dhe s'ke per ti pare kurre keshtu. Kjo i bie sikur tani nje prift t'ua ndalon te krishtereve te mos shkojne ne Qabe lool, edhe pse nje gje e tille nuk ndodhe kurre dhe s'ka per te ndodhur. Secili besim fetar ka parimet e veta, te pelqejne apo jo. Islami s'ka nevoje per UPDATES sikur ju :respekt:
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

F. Konica
"Shqiptaret nuk ndahen ne te krishtere e mysliman, po ndahen me dy ane: Ana e kombetareve, ne te cilen ka shqipetare nga te gjitha besimet, dhe ana e zuzareve." Si puna jote loverboy, fol me temen dhe jo me nismetarin
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Tema ka t'beje edhe me qellimin e nismetarit, une fola edhe per temen. Lere ti faik konicen, Islamin s'ka nevoje t'na mesoje as faiku, as kaurret !
Kjo eshte e qarte sikur nata me dite:peshk:
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Islamin s'ka nevoje t'na mesoje as faiku, as kaurret ! :peshk:

Hani groshe ju hoxhallare hani se ju lirohet barku.
 
Marla

Quo Vadis!
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Pertej replikave te nxehta me lart, une nuk shof asnje te keqe te shkohet per piknik ne malin e tomorrit.

Nderkohe sa per punen e kaurreve une jam e krishtere por kam shkuar 3 vite rresht ne malin e tomorrit per pelegrinazh kam bere dhe kurban aty, kjo do te thote qe vendet e shenjta jane per tu respekuar nga te gjithe.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Marla, nje gje e tille ne Islam eshte e ndaluar rreptesisht, kjo vlen per ata qe e quajne vetem musliman dhe duan ta praktikojne. A mund te te ndaloje ty dikush ? Jo ! Je e lire, por si muslimane, nuk te lejohet. Jane gjera te prera keto, qe s'ka diskutime. Por Lauri kete e di, s'ka ca ben, por pelcet nga inati se nuk kemi bere updates qe 14 shekuj keto jane ndaluar, e din mire ky lool. Kujt i pelqen s'me intereson, ne jemi te kenaqur me gjerat e lejuara dhe te ndaluara qe na ka vene Allahu !:respekt:
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Ku ka haber loverboy dhe koleget e ti hoxhallare se kush eshte, dhe c'rendesi ka Mali i Tomorit per rracen shqiptare!! Dodona Pallazgjike -themelt e civilizimit
 
Po mire si shpejgohet qe une atje kam takuar shume muslimane madje kam takuar dhe Baba Rreshatin qe ka vdekur ndjese paste
 
Fly

Larguar

Baba - > Myslyman nuk shkon
Baba - > Bektashi

Bektashinjte ndryshojne nga myslymanet.

Perfundimisht: Nqs keni zemer te mire mos e rruani fare, cdo fe ka te mirat e saja nese shikon anen morale me miresi, nqs ti ke <3 te kalbur gjithmone ne ekstremitet dhe jo tolerance do shkosh.
 
Normal rob Zoti jam e mire sa me ska e di rrofsh per komplimentin :p

Pse bektashinjte sjane myslimane mo? Pastaj aty eshte edhe varri i Aliut
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

no koment lol .

Mire po ja ben Hartin, mos hajde ne eskursion. Mishin ne helle po e hame vetem pa ty. Te pelcashesh nga inati bashke me shoket tu..:)
 
Fly

Larguar
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Normal rob Zoti jam e mire sa me ska e di rrofsh per komplimentin :p

Pse bektashinjte sjane myslimane mo? Pastaj aty eshte edhe varri i Aliut

Jo tamam, un nuk di shum per fene por jane disi me te vecuar ose me "liberal" ndaj rregullave islame dhe ne nje fare menyre mund ti quash te "perjashtuar", psh bektashinjte nese nuk gabohem konsumojne mishin e derrit nderkoh myslymanet si e thane dhe me siper nuk e quajne "te shenjte", myslymanet nuk quajne asgje te shenjte qe nuk ja u lejon kurani apo feja e tyre, njesoj si me kishen e lacit apo dhe vet jezusin.

Nje rast tjeter eshte se Bektashinjte kane qene nga te paret "myslymane" (nqs mund ti quajm keshtu) qe kane mbeshtetur shkollimin e femrave etj...
 
Marla

Quo Vadis!
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Me aq sa di une bektashinjte jane myslimane shiite quhen jo Sunite, pra jane aplikante te fese me rregulla me te buta jo aq te forta sa sunitetet.

Te dy dhe shiitet dhe sunitet kane profet Muhamed qe adhurojne por shiitet(bektashinjte) adhurojne shume dhe Imam Aliun varri i te cilit ndodhet ne Tomorr (te pakten kshu e di une).

Tani mua troc me thene bektashinjte me duken puro shqiptare 100 %, pra njerez qe besojne ne fe por i bejne rregullat njerezore pak te qejfit Lol
 
Marla, nje gje e tille ne Islam eshte e ndaluar rreptesisht, kjo vlen per ata qe e quajne vetem musliman dhe duan ta praktikojne

Loverboy pyetje prap une... pra eshte e ndaluar eskursioni apo pelegrinazhi?
 
Fly

Larguar
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Me aq sa di une bektashinjte jane myslimane shiite quhen jo Sunite, pra jane aplikante te fese me rregulla me te buta jo aq te forta sa sunitetet.

Te dy dhe shiitet dhe sunitet kane profet Muhamed qe adhurojne por shiitet(bektashinjte) adhurojne shume dhe Imam Aliun varri i te cilit ndodhet ne Tomorr (te pakten kshu e di une).

Tani mua troc me thene bektashinjte me duken puro shqiptare 100 %, pra njerez qe besojne ne fe por i bejne rregullat njerezore pak te qejfit Lol

tani shtoj kesaj dhe faktin qe islamiket nuk tolerojne keto rregullat e buta dhe = debim, mohim, perjashtim.

Normalisht qe kane nje Fe "meme", Kush eshte Imam Aliu
 
Marla

Quo Vadis!
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Sunitet aplikojne rregulla ekstreme te islamizmit e thashe pra me lart.

Bektashinjte jane treguar me liberale por dhe i kane perndjekur gjithmone. Di dhe qe Ali Pasha ka qene bektashi si dhe te gjithe jeniceret apo komandantet e perandorise osmane qe vinin nga shqiperia ishin bektashinj. Dua te dal ketu qe ne kemi shpik kete sektin qejftellinj te myslymanizmit Lol

Imam Aliu ishte nipi dhe njekohesisht dhendri i profetit.
 
Po ta lexosh me siper e shikon qe Aliu keto rregulla i ka prezantuar dhe ne Medine pas vdekjes se Muhamedit, thjesht ketej eshte pranuar ose ne jemi nje nga vendet qe e kemi pranuar por nuk eshte se e kemi "shpikur" ne, mbase kane gjetur vetveten por jo qe e kane shpikur Shqiptaret

Gjithsesi njerezimi, miresia apo te berit mire per mua shkon pertej Fese
 
Po ti na ler te delirojme mooo :p

Gjithsesi njerezimi, miresia apo te berit mire per mua shkon pertej Fese

Ketu ta mbeshtes 100 % mendimin mo :D
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Loverboy pyetje prap une... pra eshte e ndaluar eskursioni apo pelegrinazhi?

Ekskursioni i thjeshte lejohet padyshim, por jo i tille ne forme pelegrinazhi. Muslimanet kane vetem nje Haxh (i ashtuquajtur Pelegrinazh), ajo eshte vizita e Qabese se shenjte.

Normalisht qe kane nje Fe "meme", Kush eshte Imam Aliu

Kjo eshte ajo si e shfaqin shiitet Aliun r.a. (nisu nga fotoja, qe sunitet nuk i paraqesin me foto asnjerin nga 4 udheheqesit e drejte pas vdekjes se Profetit a.s.).

Ku ka haber loverboy dhe koleget e ti hoxhallare se kush eshte, dhe c'rendesi ka Mali i Tomorit per rracen shqiptare!! Dodona Pallazgjike -themelt e civilizimit

Une kam haber rreth parimeve Islame, per t'cilat ti as 1 dite shkolle se ke, andaj edhe te mbyllet goja ne cdo debat me argumentet qe sjelli ::kafe::

Po mire si shpejgohet qe une atje kam takuar shume muslimane madje kam takuar dhe Baba Rreshatin qe ka vdekur ndjese paste

ne Islam nuk ka term "baba", perdoret nga bektashinjet, dege e shiizmit.

Nje rast tjeter eshte se Bektashinjte kane qene nga te paret "myslymane" (nqs mund ti quajm keshtu) qe kane mbeshtetur shkollimin e femrave etj

Mbeshtetja dhe urdheri per t'u shkolluar femrat eshte dhene para 14 shekujve nga Profeti Muhammed a.s, ku ne ate kohe as qe ekzistonin "Bektashinjet". Pra kjo bie poshte menjehere.

Te dy dhe shiitet dhe sunitet kane profet Muhamed qe adhurojne por shiitet(bektashinjte) adhurojne shume dhe Imam Aliun varri i te cilit ndodhet ne Tomorr (te pakten kshu e di une).

Sunnitet besojne se vetem Allahu eshte Ai qe meriton te adhurohet, askush tjeter, e as Muhammedi a.s. qe thua ti apo kushdo qofte tjeter.
 
Marla

Quo Vadis!
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Faleminderit :)

Prap pyetje: :)

1. Jane bektashinjte myslimane? ( dhe pse logjikisht i bie te jete, pra jane sekt i muslmanizmit si shembull marrim protestantet ne fene e krishtere)

2. Pse i referohesh vetem sunniteve per myslimane nuk jane shiitet te tille?
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Une kam haber rreth parimeve Islame, per t'cilat ti as 1 dite shkolle se ke, andaj edhe te mbyllet goja ne cdo debat me argumentet qe sjelli ::kafe::

Une nuk kam asnje ore shkolle per ata qe ti ke studiuar, dhe ta mbyll gojen me dy postime duke te helle poshte 10 vjet studime teologji trutharse tuajat. Me sill ketu cdo lloj teologu fetar islam e tu shkarravis te gjithve sebashku, se nje mizure keni te gjithe.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Nqfs ke dicka per temen urdhero, per FRYFQA, s'kemi nevoje :sun: - E kem pare shume here deri me tani sa ke shkarravitur po po, edhe me nene kur ke ofenduar, dhe t'u ka fshire postimi tek pyetje drejtuar te krishtereve lool. Ec tani, mos na e felliq temen !
 
Lauri

Anunnak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Ec tani, mos na e felliq temen !

Une nuk perfaqsoj asnje fe ketu prandaj mos permend besime te te tjerve kot, por vetem veten time. Ti flet ne emer te islamit. Dhe mos i fut gjelles spec djegs se filloj te te prish stomakun
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

1. Jane bektashinjte myslimane? ( dhe pse logjikisht i bie te jete, pra jane sekt i muslmanizmit si shembull marrim protestantet ne fene e krishtere)

2. Pse i referohesh vetem sunniteve per myslimane nuk jane shiitet te tille?

1) Jane grup i devijuar i muslimaneve

2) Sepse Bektashizmi eshte rryme e shiizmit, larg sunnetit (tradites se Profetit Muhammed a.s. dhe burimit te dyte te Islamit, SUNNETI). Islami nuk lejon alkool dhe nuk lejon idhuj nevruzesh e baba Tomora, adhurime varresh, ngritje teqesh, nuk lejon amoralitet ndersa alkooli sjell amoralitet, dhune, krime.

Bektashizmi ndahet ne disa drejtime dhe nuk kane lidhje te gjitha me Sufijt. Shumica e tyre as ere nuk marrin nga islami. Se jane te devijuar, sjelli shume argumente, per t'cilat besoj se nuk eshte nevoja, por do e ceki vetem 1. Ne Kur'an urdherohemi ta bejme namazin (faljen) 5 here ne dite, gjithashtu edhe sipas Sunnetit te Profetit a.s. (porosive profetike) qe 14 shekuj me radhe, perderisa bektashinjet falin vetem ate te mengjesit dhe mbremjes, ose ne e kemi te ndaluar ngrenjen e mishit te derrit, perderisa ata e kane mishin e lepurit etj etj etj...!
 
Marla

Quo Vadis!
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Tani une kam shume miq bektashinj ata e quajne veten myslimane festojne BAjram agjerojne e gjera te tilla. Shume te ngaterruara qenka keto pune, me mire spo pyes me :)
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: A lejohet të shkojmë në malin e tomorrit për eskursion

Tani une kam shume miq bektashinj ata e quajne veten myslimane festojne BAjram agjerojne e gjera te tilla. Shume te ngaterruara qenka keto pune, me mire spo pyes me :)

Mos u beje merak o Shefe se nuk jane shume. Thjeshte jane 73 sekte. Ketu ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni dominon sekti i Maturidit (Maturidizmi). :gat::gat::gat::gat: Kur ju nevojiten per numer i numerojne te gjithe e kur e bejen llafin kshu brockulla i ndajne e i shajne. Ne Kosove dhe Shqiperi eshte shume i perhapur Bektashizmi.

Kjo ndarje ne 73 sekte jane pasoje edhe e lufterave te sotme. Keto luftera kane qene te vazhdueshme por askush seshte marre me ta. Pas vdekjes se Muhamedit kishin luftera 100 vjecare se kush e la, si e la dhe qysh e la Muhamedi :poezi:
 
Top