A mund te urreni dike, vetem nga fjalet qe thone tjeret dhe nese po ose jo, pse?!

Adyy

Mentalist
Ke te drejt( replikova ne mendimin qe kishe shkruar)
hmmm... konstatime të cilat nuk elaborohen janë më afër gabimit se sa të saktës... pra, shumë e drejtë, do të ishte replika nëse do të thoshe se rezultat i një qëndrimi të tillë shpesh herë mund të jetë i pasaktë për shkak të këtyre apo atyre arsyeve... por sidoqoftë e pranoj konstatimin tënd se mund të jetë e gabueshme, e, edhe nëse është gabim, më mirë të gaboj duke i besuar dikujt që i besoj se sa të jem i pagabueshëm duke i besuar dikujt që s'e njoh...
 

Lindii

Antarë i Respektuar
hmmm... konstatime të cilat nuk elaborohen janë më afër gabimit se sa të saktës... pra, shumë e drejtë, do të ishte replika nëse do të thoshe se rezultat i një qëndrimi të tillë shpesh herë mund të jetë i pasaktë për shkak të këtyre apo atyre arsyeve... por sidoqoftë e pranoj konstatimin tënd se mund të jetë e gabueshme, e, edhe nëse është gabim, më mirë të gaboj duke i besuar dikujt që i besoj se sa të jem i pagabueshëm duke i besuar dikujt që s'e njoh...
Po mirë po qe se ndihesh mirëmë rregull. I qëndroj mendimit tim te mesipërm...
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Heret mbaj mend,ne vitet e gjimnazit ,kur dikush me tregonte se ai/ajo ishin sjelle keq e brutalisht ndaj atij/asaj ne menyre te pavetedijshme,filloja e kultivoja nje inat te brendshem qe edhe nese binte rasti te flisja mbi ato cka kish ndodh e dija (sipas nje pale),ja prisja te drejten e te shprehurit,por me kalimin e viteve u binda qe ishte teresisht nje gabim dhe tek une personalisht ,nuk ndodh me.Fuqine e ndikimit nuk e ka askush me tek une.
Kam durimin te te degjoj,te te mbeshtes,por kjo sme jep te drejten te urrej dike pa njoh kushtet per te cilat ka vepruar mire apo keq.
Eshte e drejte e mohuar te gjykosh dike apo urresh pa e njohur.
Shume miqesi te miat jane prish per kete fakt ,sepse une sjam sjelle si ata kabe dash me personat qe i urrejne,por mua sme dhemb fare kjo,sepse KJO jam une dhe e di mjaft mire qe ne jeten tone ashtu sic i kemi mireprit shume njerez,ashtu edhe do i percjellim me nje;pac vetem te mira ne jete!
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Përderisa edhe ti vet paske hap temë të till qenke ndikuar nga fjalët ?që i bije të jesh kontradiktore me temën që ke hapur .Të gjithë këtu kemi mospëlqime(për 1 veprim të momentit) dhe mendimet tona për çdo antarë, por disa e shprehin ,disa e fshehin ,dhe disa e bëjnë thashethem .Urrejta sjell veç urrejtje (nëse fjalët që janë thënë jan negative për ty pshm)veten do lëndosh përsëri ,në qoft se dikush vjen të bën ty thashethem për dikë tjetër të cilin e gjykon me difekte dhe të mangët në aspektin shoqërorë(e paragjykon me pak fjalë) të sygjeroj mos ta rëndosh veten me të tilla siklete.
Pra me pak fjalë ndikimi nga fjalët është në varësi të pjesës së karakterit(shyqyr zotit unë vet nuk ndikohem) .
 

Desa

Felix - Culpa
Aq sa mund ta dashuroj! ?
Interesante, por fjalët si fenomen kanë rëndësinë e vete manipuluese të mendimit, e aspak të ndjenjave apo veprave. Nuk gjykoj askënd bazuar në përjetimet e të tjerëve.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Po te isha ndikuar nga fjalet qe me kane thene tjeret.
Do kisha arrite mos ti besoja as vetes, se le me tjerve.
Ne jemi cfare preceptojme dhe analizojme po NE,ne te kundert je nje klloun i shemtuar.
 
Top