A po heton vërtet OBSH origjinën e Covid-19, apo është zëdhënëse e propagandës së Pekinit?

Kjo është ajo që tha në një konferencë akademike vjeshtën e kaluar një ish-kryeepidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

e-wuhan-tongji-hospital-in-wuhan-reuters1588279862.jpg


Ekspertet e OBSH-se

SHBA- Politikë-bërësit kinezë kanë promovuar muajt e fundit një teori të papranueshme: Koronavirusi i ri nuk e ka origjinën në Kinë, por ai është importuar nga Evropa. Kjo është ajo që tha në një konferencë akademike vjeshtën e kaluar një ish-kryeepidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Një teori që po promovohet shumë nga regjimi i Pekinit është se virusi hyri në Vuhan përmes paketimit të ushqimeve të ngrira. Këtë muaj Organizata Botërore e Shëndetësisë vizitoi Kinën, me synim hetimin e origjinës së virusit.
Një anëtar i delegacionit të OBSH-së, tha se është “e mundur që një pako mishi mund të ishte transportuar” në Kinë duke futur edhe virusin, duke i bërë kësisoj jehonë idesë së përhapjes së Covid-19 nga paketimi i ushqimit të ngrirë.
Raporte të ndryshme sugjerojnë se Kina i kërkoi OBSH-së që të binte dakord se do të hetonte edhe hipotezën e ushqimit të ngrirë, si kusht për të lejuar hyrjen e ekspertëve të saj në Vuhan. Por duke i dhënë kredite kësaj teorie të pamundur, OBSH po e dëmton besimin në projektin e rëndësishëm për të kuptuar se nga e ka origjinën ky virusi rrezikshëm.
Fajtori më i zakonshëm i cituar nga zyrtarët kinezë është salmoni i ngrirë, edhe pse zyrtarët kanë sugjeruar se virusi mund të ketë mbërritur në Kinë nga një kallamar i ngrirë, nga kokat e derrit apo produkte të tjera po të ngrira.
Në kundërpërgjigje, Pekini ka pezulluar importet e disa produkteve ushqimore, teksa po kryen inspektime dhe teste mbi ushqimin e ngrirë, që vjen nga importet amerikane dhe ato evorpiane. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), u shpreh e prerë javën e shkuar përmes një deklarate të fuqishme.
“Nuk ka asnjë provë të besueshme se ushqimi i ngrirë apo paketimi, është një burim i mundshëm i transmetimit viral”– tha të enjten Komisionerja e Përkohshme Kjo është ajo që tha në një konferencë akademike vjeshtën e kaluar një ish-kryeepidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Organe të tjerë shkencore në SHBA, kanë arritur në përfundime të ngjashme.

Komisioni Ndërkombëtar për Specifikimet Mikrobiologjike mbi Ushqimet ka deklaruar: “Pavarësisht miliarda racioneve dhe pakove ushqimore të analizuara që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 dhe deri më sot, nuk ka pasur ndonjë provë se ushqimi, paketimi i tij apo përpunimi të jenë një burim apo një rrugë e rëndësishme e transmetimit të Covid-19”-thuhet në deklaratë.
Më shumë se 100 milion raste me Covid-19 janë diagnostikuar në të gjithë botën dhe jashtë Kinës, dhe nuk është gjetur asnjë rast i vetëm në ushqime apo paketimet e tyre. Administrata Bajden, ka deklaruar paraprakisht se në mungesë të verifikimit të pavarur do të refuzojë gjetjet e OBSH-së.
“Deri më tani, kinezët nuk kanë ofruar transparencën e duhur, për të cilën kemi nevojë. Ne do të punojmë me partnerët tanë, dhe do të bazohemi në informacionin e mbledhur dhe analizuar nga vetë komuniteti ynë i inteligjencës, në vend se të nxitojmë të arrijmë në përfundime që mund të motivohen nga ndonjë gjë tjetër përveç shkencës”-tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs në fillim të këtij muaji.
Virusi ka shumë të ngjarë ta ketë origjinën nga bota e egër, duke infektuar kafshët dhe njerëzit përpara se të shpërthente në një pandemi. Gjithashtu, ka të ngjarë që ai ë ketë dalë nga një laborator kinez ku po studiohej. Dikush mund të jetë infektuar gjatë trajtimit të mostrave. Dyshimet më të mëdha bien mbi Institutin e Virologjisë në Vuhan, një laborator kërkimi i sigurisë së lartë që po eksperimentonte me koronavirusët. Teoria e rrjedhje së së virusit nga laboratori është ekzagjeruar nga disa analistë konspirativë, që sugjerojnë se virusi është krijuar qëllimisht për të shkaktuar këtë që po përjetojmë.
Por është më besueshme teoria e një incidenti në laborator. Ekipi i OBSH-së, thotë se teoria e daljes së virusit nga laboratori, është aq e pamundur saqë nuk meriton ndonjë hetim të mëtejshëm. Por salmoni i ngrirë po?

Duke i dhënë rëndësi teorisë së ushqimit të ngrirë, OBSH-ja po e bën veten më pak të besueshme, gjë që është për të ardhur keq. OBSH ofron funksione të rëndësishme të shëndetit publik, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku ndihma e saj shpëton jetë. Puna e saj është shumë thelbësore. Por nëse bën pazar me kërkimin e vërtetë shkencor për të pasur qasje në Kinë, OBSH rrezikon që të kompromentojë rëndë imazhin dhe misionin e saj.

/ABC NEWS
 

Attachments

  • e-wuhan-tongji-hospital-in-wuhan-reuters1588279862.jpg
    e-wuhan-tongji-hospital-in-wuhan-reuters1588279862.jpg
    92.4 KB · Shikime: 0
  • e-wuhan-tongji-hospital-in-wuhan-reuters1588279862.jpg
    e-wuhan-tongji-hospital-in-wuhan-reuters1588279862.jpg
    92.4 KB · Shikime: 0
Top