• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Aborti (jo) i rrezikshëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Aborti (jo) i rrezikshëm

Shumica e aborteve bëhen brenda 12 javëve të para të shtatzënisë. Ka dy mënyra: me tableta ose me operacion. Por kujdes! Ato duhet të kryhen nga mjekët specialistë për këtë procedurë. Sepse ndërlikimet janë të shumta dhe të rrezikshme.Arian Alikaj, gjinekolog

Janë dy mënyra të realizimit të abortit: aborti medikal që kryhet përmes tabletave dhe abortit kirurgjikal që kryhet nga mjeku e që konsiston në hapjen e qafës së mitrës dhe nxjerrjes së embrionit. Por çfarë janë këto dy lloj abortesh? اfarë ndodh në secilin rast dhe sa efektivë janë?
Aborti medikal
Bëhet brenda 7 javëve të para të shtatzënisë. Mjeku përdor për abortin mjekësor një kokërr që quhet mifepriston, i cili bllokon progestertonin dhe është i nevojshëm për fiksimin e shtatzënisë në mitër dhe për zhvillimin e saj. 24-36 orë pas mifepristonit, mjeku jep edhe dy tableta të tjera, që quhen misoprostol (citotek). Ky shërben për të nxitur tkurrjet e mitrës dhje për ta zbrazur atë nga pjesët e shtatzënisë. Shumë gra kanë hemorragji deri në 13 ditë pas marrjes së tij. Kjo sasi hemorragjie minimale quhet spoting dhe mund të vazhdojë për disa javë.
اfarë ndodh gjatë abortit medikal?
Shumë gra kanë dhimbje në fund të barkut, si dhimbjet e menstruacioneve. Kanë hemorragji vaginale, si menstruacione ose diçka më shumë. Në këtë situatë ju mund të përdorni Ibuprofen, Tylenol, Mitrin për të qetësuar dhimbjet. Nuk keni pse të shqetësoheni. Kjo është një situatë normale.

KUR DUHET Tث KOMUNIKONI ME MJEKUN TUAJ?

Kur keni hemorragji dhe duhet të përdorni më shumë se 2 peceta në orë. Temperaturë mbi 38°Celsius për më shumë se 4 orë. Kur dhimbjet vazhdojnë edhe pas përdorimit të qetësuesve.

Sa efektiv është aborti mjekësor?
ثshtë i sigurt në 97% të rasteve. Kur ky lloj aborti dështon duhet bërë aborti kirurgjikal.

Aborti kirurgjikal
Ka dy mënyra për ta kryer si abort:
1. Aspirimi i embrionit me vakum.
2. Dilatacioni (hapja e qafës së mitrës me anët ët instrumenteve kirurgjikale) dhe kyretazhi (nxjerrja dhe pastrimi i hapësirës së brendshme të mitrës).Në të dy rastet është mirë që të përdoren qetësues të dhimbjeve, pasi procedura mund të jetë e dhimbshme.

اfarë ndodh pas abortit kirurgjikal?
Shumë gra kanë dhimbje në fund të barkut pas abortit. Për këtë duhet të marrin qetësues. Ndërsa hemorragjia mund të vazhdojë disa ditë (1 javë mesatarisht).

Sa efektiv është aborti kirurgjikal?

ثshtë i sigurt afërsisht 100%.

NDثRLIKIMET E ABORTIT
- 2-3% e pacientëve që bëjnë abort vuajnë nga çarja e mitrës. Shumë dëmtime mbeten të padiagnostikuara në momentin e abortit dhe shihen me vonesë në një situatë dhimbjesh. Rreziku i çarjes së mitrës është më i lartë tek gratë që kanë lindur apo që përdorin anestezi të plotë për të kryer abortin. Në shumë raste, pas çarjes së mitrës, duhet bërë heqja e saj, pasi dëmtimi është më i madh dhe shoqërohet me hemorragji të madhe dhe dhimbje të forta barku. Ky ndërlikim mund të shoqërohet edhe me vdekjen e gruas.

- Dëmtimi i qafës së mitrës, që shoqërohet me qepjen e saj, është 1% në abortet e tremestrit të parë. Këto dëmtime mund të shoqërohen me ulje të aftësisë riprodhuese të gruas. Këto dëmtime e bëjnë qafën e mitrës të paaftë për të çuar një shtatzëni në fund, ndaj këto gra rrezikojnë lindjen para kohe me gjithë ndërlikimet e saj.
Dëmtimet e qafës së mitrës mund të bëhen burim i infeksioneve kronike të qafës së mitrës, të cilat shoqërohen me sekrecione të shumta dhe që përsëriten herë pas here.

- Abortet e përsëritura rrisin mundësinë për vendosje jonormale të shtratit (placenta) që ushqen beben. Kjo sëmundje e shtatzënisë shoqërohet me hemorragji gjatë shtatzënisë dhe ka me vete rrezikun e lindjes para kohe. Në këto raste, lindja duhet të bëhet me operacion për të shmangur hemorragjitë e mëdha, që janë pasojë e vendosjes jonormale të placentës.

- Gratë që bëjnë aborte të përsëritura rrezikojnë të kenë infeksione të përsëritura, ndër to cilat më i shpeshti është infeksioni nga klamidia. Këto infeksione shtrihen në të gjithë barkun dhe shoqërohen me dhimbje kronike, ulin mundësinë për të ngelur shtatzënë dhe risin mundësinë e barrës jashtë mitre.

- Endometriti, që është infeksion i shtresës së brendshme të mitrës, është një tjetër ndërlikim që vjen nga aborti. Zakonisht, ai ndodh kur nuk nxirren nga mitra të gjitha pjesët e shtatzënisë, por mund të ndodhë edhe kur pastrimi është bërë në rregull. Ky ndërlikim mund t'i ndodhë të gjitha grave, por është më i shpeshtë tek adoleshentet që kryejnë një abort.

- Rreziku i kancerit të gjirit dyfishohet pas një aborti. E sa më i madh të jetë numri i aborteve, aq më shumë rritet ky rrezik.
- Abortet e përsëritura rrisin rrezikun për barrë jashtë mitre, e cila kontribuon në uljen e aftësive riprodhuese të grave.

Komplikacionet imediate të abortit
Përafërsisht 10% e grave që bëjnë abort, vuajnë nga komplikacionet imediate të abortit. Komplikacionet më të shpeshta janë: infeksion, hemorragji e madhe gjatë dhe pas abortit, emboli (vendosja e trombëve në mushkri apo në tru), çarje e mitrës dhe e qafës së mitrës, ndërlikime të anestezisë, kon¬vulsione, shok endotoksik (gjendje shumë e rëndë si pasojë e toksinave).

Nëse gjatë shtatzënisë së saj të parë gruaja ka pasur ndonjë problem, si: lindje para kohe, bebe me peshë të ulët, bebe me peshë të madhe, bebe me defekt në linjë, shtatzëni të ndërprera, lindje të vonuar (pas 42 javëve), papajtueshmëri RH, lindje me operacion (section cesarea), bebe të vdekur shpejt pas lindjes…ka shumë mundësi që të njëjtin problem ta ketë edhe në shtatzënitë e tjera.
Një grua që ka lindur një fëmijë me çrregullim gjenetik ka shumë mundësi që të ketë problem të lindë edhe fëmijët e tjerë. Për këtë arsye ajo duhet të konsultohet me gjinekologun dhe të bëjë ekzaminimet gjenetike në çift. Gjatë kohës së shtatzënisë, ekografia së bashku me amniocentezën dhe biopsinë e vileve të trofoblastit mund të përcaktojnë nëse fetusi ka çrregullime gjenetike apo jo.

- Nëse një grua që ka bërë gjashtë ose më shumë lindje, mundësia e një shumë të shpejtë, që mund të shoqërohet me shumë hemorragji pas lindjes është më e madhe. Numri i madh i lindjeve e shton mundësinë e hemorragjisë pas lindjeve. Kjo është në proporcion me numrin e lindjeve. Numri i madh i lindjeve shoqërohet me vendosje të ulët të placentës (shtrati që ushqen beben), e cila sjell hemorragji. Kjo quhet placenta previa.

- Para shtatzënisë ka shumë çrregullime që rrisin riskun për të pasur probleme gjatë shtatzënisë. Duhet të flisni me mjekun tuaj për të zgjedhur momentin më të përshtatshëm për të mbetur shtatzënë. Edhe pasi të keni mbetur shtatzënë, gjinekologu juaj, në bashkëpunim me mjekun specialist, duhet t’ju ndjekë rregullisht për sëmundjen bazë që keni.

Sëmundjet e zemrës
Shumë gra kanë defekte të zemrës, çrregullime të valvuleve të zemrës. Disa i kanë këto defekte të lindura e disa të fituara gjatë jetës.
Megjithatë gratë që kanë insuficiencë të zemrës para shtatzënisë, kanë risk të lartë për ta pasur probleme në shtatzëni, pasi kjo i rrit të rrahurat e zemrës. Për pasojë rëndojnë shumë problemet ekzistuese të zemrës ose bën që të shfaqen për herë të parë shenjat e sëmundjeve të saj. Shtatzënat me sëmundje të zemrës ndihen të lodhura në mënyrë ta pazakontë, ndaj ato duhet të kufizojnë aktivitetin e tyre fizik.

Gratë me sëmundje serioze të shtatzënisë mund të këshillohen të bëjnë ndërprerje të shtatzënisë. Risku për probleme e zemrës është i lartë gjatë aktivitetit të linjës dhe lindjes. Pas lindjes gratë me sëmundje serioze të zemrës janë në rrezik deri edhe në gjashtë muaj pas lindjes, kjo në vartësi edhe të tipit të sëmundjes.
Sëmundjet e zemrës në shtatzëni mund të prekin edhe beben: ai mund të lindë para kohe, me peshë të vogël.
Bebja mund të ketë të njëjtin problem në zemër me atë që e ka edhe nëna. Disa nga këto probleme të zemrës së bebes mund të zbulohen me ekografi para lindjes. Por ka defekte të tjera, të cilat është vështirë të zbulohen. Duhet të bëni shumë kujdes, sepse kur sëmundja e zemrës rëndohet gjatë muajve të shtatzënisë, bebja mund te vdesë në barkun e nënës.

Gratë me sëmundje të zemrës rekomandohet të bëjnë anestezi epidurale gjatë aktivitetit të lindjes. Anestezia bëhet ne vertebrat e fundit të shtyllës kurrizore. Kjo shmang dhimbjet, të cilat rëndojnë sëmundjet e zemrës dhe njëkohësisht shmang edhe ndjenjën e shtyrjes së bebes për ta nxjerrë jashtë. Shtyrja rëndon punën e zemrës, pasi rrit kthimin e gjakut në zemër. Në këto raste bebja mund të lindë me aparat (forceps) çka bën të mundur shkurtimin e kohës së nxjerrjes së bebes dhe lehtësimin e punës së zemrës.
Për gratë me disa lloje të sëmundjesh zemre, si: tension i lartë në mushkëri, stenoza e valvulës mitrale në stade të ndërlikuara, mund të rekomandohet ndërprerja e shtatzënisë sa më herët që të jetë e mundur.Telegrafi
 
Top