• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Aborti rrezikon edhe shtatzënitë e ardhshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse gjykohet sipas një studimi më të ri, gratë të cilat kanë bërë abort, mund të kenë probleme edhe me shtatzënitë e ardhshme. Studimi kanadez ka zbuluar se gratë të cilat kanë bërë abort, në shtatzënitë e ardhshme mund të presin vështirësi si lindja e parakohshme dhe pesha e vogël e bebes. ثshtë zbuluar se gratë të cilat kanë pasur së paku një abort, kanë për 72 për qind më shumë gjasa që në shtatzëninë e ardhme të lindin fëmijë me peshë më të vogël si dhe 90 për qind gjasa më të mëdha, për lindje të parakohshme. Studimi është kryer për të konstatuar se pse gjithnjë e më shumë foshnja lindin para kohe dhe me peshë më të vogël trupore. Studiuesit kanë analizuar 37 studime të kryera në mbarë botën mes periudhës nga viti 1965 deri më 2001. Ata kanë dashur të konstatojnë nëse abortet janë shkaktari i mundshëm i dukurive të tilla. Dr. Prakesh Shah, i cili ka punuar në këtë studim, thotë se ekzistojnë disa arsye pse aborti ndikon në shtatzënitë e ardhshme. “Arsyeja më e saktë është fizike, respektivisht dëmtimi i mundshëm i zverkut me rastin e abortit. Mendoj se femrat, kur vijnë për abort, duhet të paralajmërohen për të gjitha pasojat e dëmshme, që mund të priten në shtatzënësitë e ardhshme”, ka theksuar dr. Shah.
 
Top