اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Ado

FISEBILIL-LAH
E çuditshme, tronditëse, por është më se e vërtetë. Në Shqipëri çdo ditë tre femra operohen për të rikthyer virgjërinë. Statistikat që publikohen nga një websiti i lajmeve “Osservatorio Balcani e Caucaso” janë me të vërtetë një fakt tronditës i cili na kthen shumë e shumë vite më parë, kur virgjëria ishte “e shenjtë” dhe djemtë e burrat shqiptarë i pranonin gratë e tyre vetëm nëse do të ishin të paprekura. Pikërisht në zemër të metropolit, ku jeta rreket çdo ditë të sjellë elementë nga më të modernizuarit dhe gjithçka duket se po evoluon me shpejtësi, ky fakt duket se mbetet edhe sot një gangrenë jo vetëm për vajzat e reja por edhe për femrat 30 vjeçare. Gjithçka zbardhet në studimin e bërë, ku mosha kryesore e vajzave që qepen për të rikthyer virgjërinë është nga 18-30 vjeç. Sipas studimit ky fenomen që ka shpërthyer kohët e fundit, duket se është kthyer fatkeqësisht në modë të detyruar për vajzat shqiptare. Bëhet fjalë për operacione për rikthimin e virgjërisë.

Statistikat
Sipas disa statistikave që publikon “Osservatorio Balcani e Caucaso” në një shkrim, çdo ditë tre vajza shqiptare i nënshtrohen operacionit për rikthimin e virgjërisë. Këto vajza janë nga 18 deri në 30 vjeç. Ato vendosin që të paraqesin veten si të virgjëra tek mashkulli me të cilin do martohen, duke hedhur pas krahëve marrëdhëniet ****uale të së shkuarës. Operacionet bëhen në mënyrë sekrete. Për 20 minuta, femrat ribëhen të virgjëra. Sipas raportit, kostoja e një operacioni të tilla në klinikat publike është 200 euro, kurse në ato private më shtrenjtë.
Fenomeni, mjekët: Më të shumta vajzat nga zonat rurale
Në lidhje me këtë fenomen të çuditshëm që duket se po lulëzon shumë shpejt në vendin tonë drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu thotë se bëhet fjalë për një fenomen kompleks që nuk shqetëson vetëm vajzat që vijnë nga zonat rurale, por edhe ato që janë në zemër të kryeqytetit dhe të tjera vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shumica e operacioneve, thotë ajo, bëhen në Tiranë. Shkak për rritjen e operacioneve të tilla, thonë gjinekologët dhe sociologët, është emigrimi i meshkujve shqiptarë jashtë vendit. Ata gjejnë shpesh femra për tu martuar në vendin e tyre. Virgjëria është një sinonim i besimit tek partneri femër si dhe një ogur i mirë për marrëdhënien në çift./Ekuiliber/
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Tani jo hoxha e ka keq !!! bash hoxha e ka mir , sidoqoft kthimi i "virgjinitetit" nuk dmth qe ato sjon Rrugaçë ende :D ( me perjashtim te perdhunimeve apo X rast ekstrem ) ato qe e kan ba me deshire dhe tash deshirojne ta rikthejn skan ndonje emer tjeter :D
 
Didi

C'est la vie.

Domethen per tyja nje femer qe shkon e qepet quhet "Rrugaçe" si para se te bej operacionin dhe me mbas??

Hajde mendje hajde!

Nuk eshte e thene se nje goce qe shkon e qepet ka shkuar me 100 burra Ado,
te gjithe i bejn eksperiencat e tyre si femrat po ashtu edhe meshkujt!

Po vetem se meshkujve su thote njeri gje, ndersa femrat konsiderohen si te perdala. Aman
ndonjehere harrohet se ato eksperiencat qe bejn meshkujt, nuk i bejn vetem por me nje femer
qe ka nje familje mbas krave. Por keto gjera nuk shikohen..

Gjithsesi artikulli ste jep shume te dhena me detaje ndaj smund te flasim shume per
arsyet e ketij gjesti. E vetmja gje qe me vin ne mendje eshte se shumica duhet tu
perkasin disa familje me mentalitet akoma te mbyllur dhe qe u vin djem qe kerkojn gocat
te virgjera!
 
ricky_ch

******
Pe: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

S'po kuptoj se pse uk e dijnë se kot e kanë.
Simptomet që ndodhin për së pari herë
ato më nuk përsëritet.
Nejse, ky fati i mjekëve të mbushin xhepat.
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Qenka ulur numri, se mbaj mend nje teme tjeter thoshte nje numer te madhe:p

Gjithsesi, eshte operacioni me kot qe mund te ekzistoj.
Nje femer duhet te mbaj pergjegjesi per cfare ben, nqs e ka nisur jeten sek suale para marteses, ka qen vendimi saj (se adoleshenca, se mungesa pjekurise, se ka qen dicka e menduar ne nje moshe me te pjekur me njeriun e dashur, ska rendesi arsyja) ose nqs ka qen dicka pa lejen e saj (perdhunim), burri i ardhshem duhet ta dij. Pse te martosh nje njeri qe ste pranon sic je? Pse ta nisesh dhe me tej te ndertosh martesen me genjeshtra? Apo duhet ti ofrosh burrit ate qe veshet e tij duan te degjojne, dhe cfare syte e tij duan te shikojne?
Ja e mori vesh burri, cdo besh?

Plus jam kurioze, tere kjo mase femrash qe qepen, a martohen me meshkuj te virgjer, te paprekur nga dora femrore? Apo tek keta te fundit, virgjeria nuk konsiderohet cilesi, por mungese eksperience, dhe mangesi....
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

S'po kuptoj se pse uk e dijnë se kot e kanë.
Simptomet që ndodhin për së pari herë ato më nuk përsëritet.
Nejse, ky fati i mjekëve të mbushin xhepat.

Te ishte kot, sdo ishte aq numri e operacioneve, plus i meshkujve qe e besojne si te vertet....

Simptomet, hmmm, cdo femer eshte ndryshe, ska nje stereotip, qe te thuash o do ndodhi keshtu o ska.... Plus qe kush ben ate operacion, e mendon mire dhe "heren e pare" te re, se si duhet te aktroj dhe te disimuloj qe i mrekullueshmi burre i "pare" per heren e dyte (ose ca numri ka:p), mos kuptoj asgje.

Kete i imponohet disa femrave, kete ofrojne!

Edhe pse, mqs jam ne teme, si meshkuj qe jeni, po ju bej nje pyetje, nuk do donit te dinit gjithcka per njeriun me te cilin supozohet qe do kaloni nje jete? E njejta sic a do i thoni gjithcka per mardhenjet qe keni pasur (nqs keni pasur). Mua kjo me duket me e drejta, vem letrat mbi tavoline, ca ka secili, dhe uraaaa te nisim rrugen, nqs pershtatemi, nqs jo, secili ne drejtim te vete, pa u komplikuar shume.

Cdo operacion ka nje rezik, mbase minimal, por e nqs eshte 0.00001... 1 ne 100000 do vdesi psh ose do ngeli me organet gjenitale te coptuara/desfiguruara/shkatruara, a ja vlen te maresh persiper kete rezik? Sepse njeriu thot hmmm sdo jem pikerisht une ajo 1~! Ja qe jetes si dihet asnjehere.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Eh,pastaj kemi goje ne si shoqeri e flasim per.."Asociime sociale"..
Nuk eshte turp te dashurosh ,te besh dashuri,,:))..ashtu siq nuk eshte turp te deshtoj nje lidhje dashurie,jo c"do ndjenj kurorezohet..
Duhet te mesojm te jetojm per veten dhe jo per tjetrin,,(ketu fillon gjithcka ne thelb.)
Ka ardh koha te zgjohemi nga kjo injoranc ,,e trisht e turpshme,,dhe shume e lige..
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Te ishte kot, sdo ishte aq numri e operacioneve, plus i meshkujve qe e besojne si te vertet....

Simptomet, hmmm, cdo femer eshte ndryshe, ska nje stereotip, qe te thuash o do ndodhi keshtu o ska.... Plus qe kush ben ate operacion, e mendon mire dhe "heren e pare" te re, se si duhet te aktroj dhe te disimuloj qe i mrekullueshmi burre i "pare" per heren e dyte (ose ca numri ka:p), mos kuptoj asgje.

Kete i imponohet disa femrave, kete ofrojne!

Edhe pse, mqs jam ne teme, si meshkuj qe jeni, po ju bej nje pyetje, nuk do donit te dinit gjithcka per njeriun me te cilin supozohet qe do kaloni nje jete? E njejta sic a do i thoni gjithcka per mardhenjet qe keni pasur (nqs keni pasur). Mua kjo me duket me e drejta, vem letrat mbi tavoline, ca ka secili, dhe uraaaa te nisim rrugen, nqs pershtatemi, nqs jo, secili ne drejtim te vete, pa u komplikuar shume.

Cdo operacion ka nje rezik, mbase minimal, por e nqs eshte 0.00001... 1 ne 100000 do vdesi psh ose do ngeli me organet gjenitale te coptuara/desfiguruara/shkatruara, a ja vlen te maresh persiper kete rezik? Sepse njeriu thot hmmm sdo jem pikerisht une ajo 1~! Ja qe jetes si dihet asnjehere.

Këtë i ofrojnë? - Po para se të shtrihet në shtrat me dikend
çfarë ka në mendje: argëtimin apo diç tjetër?
Pse dikush kur e sheh është pjekur , nuk
tenton të gjejë shokun e jetës, në vend se të kërcejë
shtrat më shtrat? Apo, hajd se s'ka dert, herëdo-kurëdo e
gjej një budalla?!
Janë këto gjëra që sillen në mendje, apo ia lënë gjithmonë
fajin mashkullit se e mashtroi duke i thënë se do ta martojë?
Kuptohet se edhe mashkulli mban përgjgjësi, mirëpo fjalën e fundit
e ka femra.
Sidoqoftë, të dy e dijnë se marrëdhënja paramartesore
ndalohet sipas fesë, besoj se të gjithë e ndiejmë veten diku fetar,
mirëpo atë nuk e përfillin as një përqind.
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Titulli: Pe: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me opera

Këtë i ofrojnë? - Po para se të shtrihet në shtrat me dikend
çfarë ka në mendje: argëtimin apo diç tjetër?
Pse dikush kur e sheh është pjekur , nuk
tenton të gjejë shokun e jetës, në vend se të kërcejë
shtrat më shtrat? Apo, hajd se s'ka dert, herëdo-kurëdo e
gjej një budalla?!
Janë këto gjëra që sillen në mendje, apo ia lënë gjithmonë
fajin mashkullit se e mashtroi duke i thënë se do ta martojë?
Kuptohet se edhe mashkulli mban përgjgjësi, mirëpo fjalën e fundit
e ka femra.
Sidoqoftë, të dy e dijnë se marrëdhënja paramartesore
ndalohet sipas fesë, besoj se të gjithë e ndiejmë veten diku fetar,
mirëpo atë nuk e përfillin as një përqind.

Tani se nga feja, se nga tradita-mentaliteti ka meshkuj qe kerkojne femer te virgjer o ska. Ne rastin qe ata vete jane te tille, une skam asnje problem e asnje kundershtim. Kur vete ofrojne, pse mos kerkojne?! Ama ne rast qe ata vete kane bredhur x nr shtrate, edhe vijne me pretendime te ulta qe kur te martohen ta kene femren e paprekur, sikur nuk shkon me! Ato femrat me te cilat kane qene vete, ca do ndodhi me to?

Prandaj them, kur ata imponojne, ato ofrojne. Cfare ofrojne?! Cfare duan ata te pranojne/marin. Sepse nje mashkull i tille ca meriton?! Kur s'eshte as te pakten i aft te njohi ate me te cilen do martohet. Ca mund te besosh per nje mashkull i cili imponon dicka (se ashtu ndihet burre, i ritet egoja) dhe kur vjen hesapi marteses, ha genjeshtren e virgjerise?! Personalisht, me burre do konsideroja ate qe eshte i aft te njohi njeriun me te cilin do martohet, i cili ka aftesi te komunikoj hapur per absolut gjithcka, e nqs i pershtatet te martohet, jo keshtu sic bejne disa martesa me nje femer "ideale" te krijuar ne imagjinaten e tyre.
 
ricky_ch

******
Pe: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Pazari pa budallë s'bëhet.
Derisa të këtë këso budallica, pse jo?
Mos ta zgjas, thash edhe më lartë,
fjalën e fundit e ka femra.
Askush me zor s'e merr.
 
Endrra

VIP
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Ahahaha sa tem kot ... Veprime kot.... Njerez edhe me kot pa pike vetvleresimi.
Po te isha mashkull do Merrja me mire nje prostitute se sa nje te tille.....
Sa per mashkujt qe i duan te tila virgjeresh.... Ahahahaha ups pas asaj nate ku e gjeti nusja pervojen lol
Po sa mire me vjen, per kta meshkujt si bejne gjejne lol lol
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Paj s'eshte cudi. Kur ke meshkuj budalle ju shkon jeta femrave me gjilpere ne dore: qep e shqep???

Po puna e simptomave t'beqarise si mbet qe ta mesoje rinia????:mah:
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Ado mund te flesh i qete te virgjer do e marresh ....... :D dhe me leter nga mjeku lol lol
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Ado ska asgje faj.

Faj kanë statistikat, pastaj ata qe shperndajnë kete lajm. Po edhe vet veprat janë ne fund fajtore. :)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Nuk eshte turp te dashurosh ,te besh dashuri,

Perkundrazi, eshte gjeja me e mire ne kete bote te dashurosh dhe t'bejsh dashuri, ama me 1 :D S'eshte lezeti njesoj, si i pari si i dyti lool
 
AjSi

...
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Shume mire ja bajn . .Perderisa ka meshkuj kaq idjota e te trashe qe lejn goce te mrekullueshme vetem nuk eshte e virgjer (se mund ti ket ec nje lidhje keq) e shkojn e marrin kto lloj zhgarravinash qe kan shku me 500 e ju hiqen si t virgjera.

Hallall ju qoft edhe ishalla e marrin vesht qe i kan t qepme masi tjen martu e tken ba kalamaj qe tju ike mendja :D
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Ado ska asgje faj.

Faj kanë statistikat, pastaj ata qe shperndajnë kete lajm. Po edhe vet veprat janë ne fund fajtore. :)

Pse e kane fajin statistikat? Per nje realitet qe ndodh cdo dite ne Shqiperi, e jo vetem ( se ky operacion behet gjithandej, edhe pse ne disa vende me pak, e disa vende edhe me shume se sa 3 ne dite...).
Ose ata qe e shperndajne kete lajm? Ne kete rast Ado e solli ketu ( e me siguri ne menyre te pafajshme, pa asnje qellim:p) e kush e ka shkruar, se shikoj pse ka faj, sikur i thot ai/ajo vajzave "shko e qepu!"

E ku qendron tere faji ketu, ne kete realitet?! Qe njerzit hiqen komplet tjeter nga cfare jane, qe disa kerkojne..... e te tjeret nenshtrohen!
 
Quku

Marakli Krapit
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

ahahahhaha e mire kshu do jemi me fat :p
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Po kisha qellimin qe askush mos te lendohet nga kjo informatë. Për ate mendova se ndoshta me mir te mos ishte publikuar fare.... meqë, realiteti flet çdoher.

Pse e kane fajin statistikat? Per nje realitet qe ndodh cdo dite ne Shqiperi, e jo vetem ( se ky operacion behet gjithandej, edhe pse ne disa vende me pak, e disa vende edhe me shume se sa 3 ne dite...).
Ose ata qe e shperndajne kete lajm? Ne kete rast Ado e solli ketu ( e me siguri ne menyre te pafajshme, pa asnje qellim:p) e kush e ka shkruar, se shikoj pse ka faj, sikur i thot ai/ajo vajzave "shko e qepu!"

E ku qendron tere faji ketu, ne kete realitet?! Qe njerzit hiqen komplet tjeter nga cfare jane, qe disa kerkojne..... e te tjeret nenshtrohen!

Padyshim që e verteta shfaqet, sido qe te jetë ajo.
 
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Kur vajzat jane te pamorlaeshme eshte e kote te bejne operacione te tilla . Operacioni i tille askend te moraleshme nuk e bene !
Mos te behen vajzat merak , si i kane veprat e tyre edhe Zoti do ti shperblej simbas veprave . Jane femra te pandershme do te kene fat njeri te pandershem , jane vajza te ndershme , Zoti do ti rahatoj dhe bashkoj me njeri te ndershum . Punet e lumturis , rreskut dhe fatit jane kompetence e Zotit te Lartesuar , keshtu qe vetem lodhen kote keto vazjat .

Po te me kishin ndegjuar mua , si vajzat po ashtu edhe djemt duhet te behen vete mjek dhe ti kurojn veprat e tyre te liga , dhe nuk do te kishte nevoj per asnje mjek dhe operacion !
 
con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Eshte gabim ky artikulli se duhet jene me shume tre ne dite njoh une ne shqiperi qe e bejne kete gje se recepsionist punoj :p:p lol lol budallek aman ne rradhe te pare keta genjejne veten
 
Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Keshtu ndodh kur ka lloj lloj legeneash qe sdine te vlersojne femren per ate qe eshte .
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Derisa te ket vajza dhe djem qe shkojne padihava me njeri tjetrin duke e konsideruar ate akt si te turpshem mire tu behet te dyve. Nje njeri qe e ben me ndergjegje se marr.***uale jane dicka normale dhe jo e turpshme ska nevoj te qepet me mbrapa, pasi ose 1-s'do tja dije ose 2- eshte i vetedijshem pse ka ndodh ajo gje dhe di te pranoje se mund te ket gabuar. E VERTETA DUHET TE JETE PRIORITARE PER CDO NJERI! Ska njeri pa gabime, kush me pak e kush me shume, ama nuk duhet ta mbulojme veten me nje gabim tjeter me te madh qe eshte GENJESHTRA!

p.s. NA E KENI BAJAT FORUMIN!
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Keshtu ndodh kur ka lloj lloj legeneash qe sdine te vlersojne femren per ate qe eshte .

Po mire, ti tani vlereson nje mashkull ashtu si ty te duket Mashkull. Edhe nje mashkull ka te drejte ta vleresoje nje femer per ate qe eshte ( e virgjer psh). Ka ndonje problem ? Apo patjeter duhet ta vleresojne nje femer sic do ti apo dikush tjeter :D?
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Mir meshkujt, po femrat ?
Pse e ulin veten kaq posht?
Sipas mendimit tim nje femer qe kerkon nje operacion te tille ska aspak respekt per veten...
Un te kaluaren time nuk e mohoj kurre... e kaluara, eksperiencat e ndrryshme te jetes, njerzit, zhgenjimet dhe fitimet jane pjese e jetes dhe pa to sdo te ishim ashkushi.
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Nese rikthimi i virgjerise me cepje po e beka femren me te njerezishte dhe me te paster, vaj halli per ne, per 200 euro s'do kete me as prostituta jo te virgjera....pappapapa cka nuk ndodhe njder ne.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Nese rikthimi i virgjerise me cepje po e beka femren me te njerezishte dhe me te paster, vaj halli per ne, per 200 euro s'do kete me as prostituta jo te virgjera....pappapapa cka nuk ndodhe njder ne.
u pa puna mbete pa u martu ti edhe ni her.

me duket ky artikull qarkullon shum koh me par ne rrjetet e ndryshe.nejse turp per ato femra
 
Elushe

Vogëlushe
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Kush paguan per operacionin? Apo ua dergojne leket te fejuaret qe kane ne emigracion? Perpara se te vijne per "provat martesore"?
 
FearlessDiva

Good at being bad
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Numri qenka goxha i larte... i bashkengjitem mendimit te Delirium Mind... nese nje femer nuk ka respekt per veten, mos prit gje prej saj.
 
Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: اdo ditë në Shqipëri, 3 femra rikthejnë virgjërinë me operacion

Po mire, ti tani vlereson nje mashkull ashtu si ty te duket Mashkull. Edhe nje mashkull ka te drejte ta vleresoje nje femer per ate qe eshte ( e virgjer psh). Ka ndonje problem ? Apo patjeter duhet ta vleresojne nje femer sic do ti apo dikush tjeter :D?

Ore ti vlersoje per cfare te duash femren ,por te siguroj qe njerzit qe vleresojne femren er nga virgjeria per mua jane njerez te trashe,pa intelekt. Nje person gjykohet per karakterin qe ka,per inteligjencen,zgjuarsine,per menyren e te qenit,sjelljes qe ka,qendrimit qe mban ,er ciltersine qe ka,sinqeritetin,per virtytet e saj . E jo per faktin se eshte e virgjer apo jo. sIC FUNDJA VLERSOHET MASHKULLI PER TE GJITHA KTO NGA NJE FEMER,E JO NESE AI MASHKULL ESHTE I VIRGJER APO JO LOL LOL LOL
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top