اfarë ka ndodhur me Apoloninë? Pyesni ministrin!

Love

βeℓℓe â๓e
  • Alarmi për rrëshqitjet në teatrin antik bëjnë bashkë drejtuesit e trashgëimisë në takim urgjent me Ministrin e Kulturës. Ky rast nxjerr zbuluar përçarjen mes strukturave që gërmojnë dhe atyre që duhet restaurojnë e konservojnë
Nga: Valeria Dedaj

timthumb.php

Rrëshqitjet masive të dheut në Teatrin Antik të Apolonisë shtohen pas shirave të ditëve të fundit. Një e treta e pjesës lindore të kodrës së teatrit antik të periudhës romake në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është fundosur dhe është mbuluar rreth 100 metra kub me dhe. Zona e evidentuar si më e rrezikuara nga këto rrëshqitje është pjesa e sipërme dhe e poshtme e teatrit.

Kjo gjendje alarmante mblodhi me urgjencë te Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, drejtorin e Parkut të Apolonisë, Marin Haxhimihalin, përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj, drejtorin e Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe dhe specialistë të tjerë.

Të kontaktuar nga “Shekulli” pas mbledhjes disa nga përfaqësuesit e instituteve përkatëse refuzojnë të flasin, deri në momentin që Ministri Aldo Bumçi të dalë në një konferencë për shtyp ku të bëjë të ditura masat që do të merren për gjendjen e krijuar.
Drejtori i Parkut të Apolonisë, Marin Haxhimihali ka qenë personi i parë, i cili ka bërë publike gjendjen e krijuar në park.

Ai thotë se “gjendja nuk është shumë e mirë dhe nuk ka siguri për ditët që vijnë nëse moti do të keqësohet. Por sot në mbledhje, ministri ngriti një grup pune, i cili do të merret konkretisht për përmirësimin e situatës”.
Sipas Haxhimihalit, kjo është një zonë e cila që prej antikitetit ka qenë e prekur nga burimet ujore. “Dhe këto burime të nëndheshme uji e bëjnë dhe më problematike situatën."
Po, konkretisht çfarë masash po merren pas “dëmit”?
Sepse është e pamundur të mjaftohemi vetëm me faktin se do të ngrihet një grup pune. Roland Olli, drejtor i Agjencisë së Shpëtimit Arkeologjik që ndodhet pranë Ministrisë së Kulturës dhe ndërhyn në raste emergjencash, na thotë se duhet të komunikojmë me persona më kompetentë për çështjen e Apolonisë, jo vetëm për problematikën, por dhe për masat. Për herë të fundit zoti Olli ka qenë në parkun e Apolonisë gjatë gërmimeve arkeologjike në stinën verore.

Ndërsa drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj bën të ditur se këtyre pasojave, edhe pse janë shkaktuar nga fenomene natyrore, u duhej paraprirë së paku nga studime gjeologjike të terrenit, “sepse, po të kishim evidentim paraprak të situatës, gjendja nuk do të ishte kjo”. Zërat në media që thonë se këto pasoja kanë ardhur prej gërmimeve të ekspeditës shqiptaro-gjermane, Gjongecaj i quan të pavërteta.

“Gërmimet janë bërë në mënyrë shumë korrekte. Ajo që duhej pritur pas këtyre gërmime dhe që nuk është bërë deri dje, është puna e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Deri tani nuk ka pasur asnjë dëmtim të zbulimeve që janë bërë gjatë këtij viti nga ana e ekspeditës gjermano-shqiptare, vetëm se janë mbuluar një pjesë e tyre nga uji”, thotë Gjongecaj. Por ç’thotë Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve? Pyetjes, a vepron në terren Instituti i Monumenteve për restaurim dhe konservim të gërmimeve që bën Arkeologjia dhe a është studiuar prej tyre rasti i Apolonisë, Baçe i përgjigjet me tjetër pyetje: “Unë duhet t’i bëja këto studime? Më mirë pyesni Haxhimihalin.” Për masat që do të merren, Baçe na sugjeron të pyesim Ministrin e Kulturës. Sigurisht ky i fundit nuk mund të kapet as përmes zyrës së shtypit dhe as përmes telefonit të tij.

Tashmë dihet se kjo gjendje nuk është situatë e krijuar rishtas. Përmbytjet nuk ndodhën sot për herë të parë. Vitet e fundit, Marin Haxhimihali herë pas herë ka dhënë alarmin për rreziqet e rrëshqitjes së dherave në zona të ndryshme të Parkut, si për shembull pranë muzeut, derisa në fund u evakuuan një mori objektesh antike drejt depove të Apolonisë. Dhe asokohe është shprehur për kërcënimet që i vijnë teatrit antik nga dëmtimet në kodrën perëndimore të Apolonisë. Haxhimihali flet për mungesën e sondazheve, ekspertizave në terren të gjendjes së monumenteve nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës Kombëtare në Tiranë.

Dhe tani “u lihet topi” specialistëve gjermanë. Po specialistët shqiptarë nga Instituti i Monumenteve ku ishin?
Përse vallë duhet të takohen vetëm në mbledhje urgjente, pas dëmtimeve dhe jo paraprakisht për të diskutuar problematikat e thëna prej kohësh nga drejtori i parkut të Apolonisë apo kushdo tjetër?
Këto problematika nga lindin?
Përse asnjë nuk e ka parë situatën nga afër?
Shumë prej këtyre pyetjeve do të kenë një përgjigje në ditët në vijim, sepse siç duket veç Ministri mund ta kryejë këtë formalitet.

Parku i Apolonisë është ndër më monumentalët e të gjitha periudhave të antikitetit në Shqipëri. prej nëntokës së lashtë të Apolonisë janë zbuluar rreth 50 statuja, pranë teatrit antik, që është nga objektet më të rëndësishëm të qyteti antik krahas mozaikëve, tempujve. Apolonia funksionon si Park Arkeologjik Kombëtar qysh prej vitit 2005 dhe është ndër destinacionet e pashmangshme turistike.
 
Top